Një arrest absurd që solli një tragjedi

28 Dhjetor 2014, 21:06Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

Nuk është e drejtë që qeveria të konsiderohet fajtore për vdekjen e Qamil Zelës, njeriut që vari veten në burgun e Rrogozhinës më 28 dhjetor 2014 pasi qe arrestuar “i dyshuar” për veprën penale të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike dhe gjendej në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”. Por unë e konsideroj qeverinë fajtore për arrestimin e tij si dhe për masën e sigurisë krejtësisht të paarsyeshme “arrest me burg”.

E konsideroj qeverinë fajtore për krijimin e një klime terrori ndaj të varfërve, për arrestime “me urdhër nga lart” të të pafuqishmëve, të cilat janë shumë larg të qenit arrestime me synimin e zbatimit të ligjit. Ata janë arrestime të fukarenjve dhe të pambrojturve në një kohë që hajdutët e vërtetë të vendit, qofshin ata në qeverisje apo në opozitë janë të lirë dhe të pacënueshëm.

Qamil Zela rezulton se qe vjedhësi “i zakonshëm” i energjisë elektrike. Më falni, jo tamam vjedhës. Policia ka identifikuar dy dyqane nën pronësinë e tij, të lidhura me sahatin e familjes së tij. Dmth, energjia paguhet, ose regjistrohet si borxh. Por sipas policit që kreu arrestimin e këtij krimineli, ai kryen “vjedhje” për shkak se energjia që i faturohet biznesit, është më e shtrenjtë se sa ajo që i faturohet familjeve. Link dokumenti. Ky është një konkluzion jo shumë i qartë matematikor.

Për energjinë e konsumuar nga dy bizneset e tij, të cilat qenë, një fast food dhe një sallë interneti në qytetin e Lushnjës, i ndjeri duhej të paguante 12.2 lekë për kWh energji elektrike të konsumuar. Kliko këtu për të parë tarifat aktuale. Ndërsa si familjar, duket se ka paguar 7.7 lekë për kWh për 300 kWh-të e para dhe 13.5 lekë për kWh për konsumin mbi 300 kWh. Duke supozuar se 300 kWh është konsumi normal i familjes së të ndjerit ndërsa pjesa tjetër është konsumi i dyqaneve, atëherë ka gjasa që në fakt, Qamili duhej të futej në burg pse ka paguar më shtrenjtë energjinë elektrike dhe jo më lirë. Ai ka paguar 13.5 lekë për kWh në vend që të paguante 12.2 lekë.

Shkurt, logjika e përfitimit të tij përmes lidhjes së energjisë nga sahati i familjes së vet te bizneset e veta “për të paguar më lirë”, siç ka konkluduar polici që e arrestoi, nuk është shumë e fortë.

Sipas policisë, i ndjeri është arrestuar më 28 tetor të këtij viti. Gjykata e Lushnjës, më 30 tetor, e ka certifikuar si të vlefshëm arrestimin e tij “në flagrancë” dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”. Link.

Tani, arresti me burg është një masë që teorikisht merret kur bëhet fjalë për një kriminel të rrezikshëm. Një njeri që mund të arratiset nëse ndiqet në gjendje të lirë, mund të frikësojë dëshmitarët, mund të manipulojë provat e të tjera. Këto nuk duket se hyjnë në rastin e Qamilit, babai i tre fëmijëve, i cili rezulton se është pagues i energjisë elektrike, por nuk e ka paguar atë si “biznes” por si “familje”.

Ai pati qëndruar sakaq plot dy muaj në burg para se të vriste veten. Nuk dihet se për çfarë arsye nuk e ka apeluar vendimin e masës së sigurisë, nuk dihet se pse nuk luftoi për të bërë të qartë se qe arrestuar për një situatë kaq absurde.

Me logjikën e arrestimit të Qamil Zelës, çdo pronar apartamenti në Tiranë që aktualisht është dhënë me qira për zyrë dhe çdo qiramarrës për zyrë i një apartamenti duhet të shpallet hajdut pasi përdor energji “biznesi” me kontratë familjeje.

Fakti është që kur urdhri për arrestime dhe për zbatim ligji vjen nga lart, rezultati nuk mund të jetë i ndryshëm. Zbatimi i ligjit do të bëhet një situatë kafkeske, ku qytetari është gjithmonë i kapur në shkelje dhe i dënueshëm.

Për këtë është fajtor qeveria.

74 komente në “Një arrest absurd që solli një tragjedi”

  1. Lulja says:

    Absurd eshte truri jot prej gazetari te trashe qe nuk do te beheni shtet. Ne usa nqs kapesh i pire heren e dyte ne timon denohesh me dy vjet burg…..o idiot. Sa absurde te duket kjo? A e ke idene sa jete njerzish shpeton ky absurditet o gazetar debil…….te gjithe ata qe hyjne ne burg pesojne depresion dihet ….Ashtu sic u tregua i forte qe vidhte disa vjet te mira le te behej burre dhe tani. P.S revolucioni do kete gjimone firo.

    1. Tarasi says:

      Ty Lule te paskan lene pa ujitur qe shkruan brockulla…??

      1. Taplasi says:

        O Lule shpejt qeke vyshkur.Po ku eshte pare te hysh ne burg se ske lek te paguash energjine.Mos ki merak ses si e ka nisur piktor biruca do thyej qafen shume shpejt. Turp kush tallet me vdekjen e keti njeriu

        1. mergim tari says:

          Ne kete rast ti TAPLASI e ke gabim pasi ketu nuk behet fjale per nje njeri qe nuk ka patur te paguaje, pasi behet fjale qe I ndjeri kishte dy dyqane…….. Dhe me logjike ato dyqane nuk I kishte hapur per tu bere fukara. Vdekja eshte e rende, por me e RENDE eshte qe ju e keqperdorni……

          1. mergim leshi says:

            Po mor seks,po ata 4 qe u vrane me 21 janar per beth te ilir metes a nuk tu duk se i perdori,dhe ja futi sa krahu?????

        2. Pilo Lala says:

          Edi Rama nuk i kerkon votat nga hajdutet, por nga ata qe kerkojne te behet shteti.

        3. fshatari says:

          O Taplas paguaj vella se po te kapen si hajdut ligji te qi mu ne bythe ndersa ky Erebara qe i ka shpetuar mrekullisht sindromes Down duhet ta dije qe ne burg nuk te fut qeveria por gjykata dhe ligji…sa per ate anal-izen aritmetike njihu me mire me te dhenat dhe do shohesh se i ndjeri nuk i ka bere lidhjet per te paguar me shume por shume me pak …duke vjedhur te gjithe NE

        4. behuninjerzonjerez says:

          Vk, fukara me dy biznese, na habitet fare.

      2. vini says:

        lule te te vije turp me komentin qe keni bere. ju nuk jeni e denje te jetoni ne ate vend ku jeton sepse eshte shume e lehte te komentosh nga larg. nese te vjen nje fature ne usa qe ju mendoni se eshte e kripur ju mund ta zgjidhni ne tel kete problem. po shqiptaret e shkrete qe kane paguar miliona per gjeneratore, paisje shteiake qe prishen nga luhatjet e tensionit, vjedhjet kolosale me tendera, mos investime te munguara ne 23 vjet cfare duhet te thone??? IDIOTE
        https://www.facebook.com/groups/qeveriavirtuale/
        Kemi te bejme me nje rast tipik kur vendimet dhe ligjet behen pa perkufizuar ne menyre konkrete se cfare konsiderohet veper penale. nese personi ne fjale ka abuzuar duhet te llogaritej abuzimi qe nga data e hapjes se aktivietit dhe te faturohej por jo te burgosej, perse nuk i eshte thene qe eshte e kundraligjshme ose te edukohej ne forma te tjera. E di qe mosdija nuk eshte justifikim para ligjit por aq shpesh sa ndryshohen ligjet udhezimet ne kete vend duhet te rrish me shume se gjysmen e dites te njohesh procedurat dhe gjysmen tjeter ne pune . Mendoj qe eshte absuditeti me i madh qe nje polic, prokuror, tatimor, doganier, nenpunes civil etj abuzon me ose pa vetedije me fuqine e ligjit per shkak te interpretimit qe mund ti behet ligjit. Por edhe hartuesit e ligjeve duhet te ven mend dhe te analizojne cdo aspekt kur i formulojne ato. ne kete rast formulimi ka lene shume vend per abuzim dhe eshte kendveshtrimi idiot i nje nenunesi. nese ky i shkreti vrau veten neser mund te kete nje person qe vret punonjesit e shtetit jo per shkak te detyres po per shkak te mosrespektimit dhe analizimit te situates per te perfituar ndoshta dhe dicka. Ligji duhet te kete forma edukative dhe te jete bere me sens pozitiv.

    2. Astrit says:

      Meqe ju ne amerike jeni kaq te zgjuar…sa vjet denohet nje qe vjedh 220 milion euro ne amerike vetem me nje tender, sic ka bere Luli?? Po nje qe jep leje ndertimi pa kriter e shkaterron nje qytet sic ka bere Edvini?? Mos te flasim per vrasje pastaj

    3. gorezi says:

      Nuk duhet te kishte shall ne qeli.Nuk duhet ti lihet askujt mundesia qe ne burg ti beje keq vehtes dhe shokeve.Kjo eshte e para gje qe nje gazetar duhet te shkruaj.E dyta keqardhja ,qe eshte njerezore ,nuk duhet te ndikoje ne ngjarje apo ne fakte.
      I ndjeri Ishte vjedhes I energjise elektrike ,qe eshte nje produkt tregu si gjithe produktet e tjere qe po ti vjedhesh ,futesh ne burg.
      Ne fund:Shqiperia ka nje gjykate te pavarur qe vendosi qe te jete ne burg.
      Ne qe e kemi votuar kete qeveri duam qe te jete akoma me e rrepte ne zbatimin e ligjit dhe mos degjoje ata qe e katandisen kete vend ,Xhungel.

      1. Pilo Lala says:

        Gjykatat jane te Berishes dhe Nishanit.
        Edi nuk ka force mbi to.

    4. Trebeshina says:

      Lule moj Lulke po qenke e pashpirte,ne vend qe te pakten te heshtesh se i dha fund jetes nje baba qe ka lene femije jetim ne mes te kater rrugeve,na bene te ndershmen,ne asnje vend te botes nuk burgoset njeri per energjin,me e shumta gjobitet dhe i nderpritet rryma,shteti serioz u krijon mundesi te paguajn duke punuar,po ketu kush punon qe te paguaj?Kriminele dhe shume cinike je,mbase te merr dhe ty haka e ketij qe iku se e pergojon!

    5. @lulja says:

      Ti duhet te mbash nick-un lulelakra.

      1. Nardi says:

        Hahahagaha tamam lulelakra

    6. stela says:

      Ka te drejte gazetari. Edhe kur le apartamentin me qira ben biznes. Duhet te paguash tarife biznesi

    7. Tan_Tironci says:

      Z.Erebara. Perpara ligjit, jane te tere te barabarte. te pasur edhe te varfer, te kamur dhe fukarenj. Nese ti shkel ligjin si *i dyshuar* prit te vendose drejtesia. Nese ben *martirin*, ska faj aspak Qeveria. Po shkele ligjin duhet te perballesh edhe me pasojat. Sme pyet kerrkush mua, kush jam , sa pare kam, cpune bej, por me vejne gjoben ktu ne Amerike, dhe nese kam shkelur ligjin, qe te tere e dine, atehere dhe me arrestojne, dhe perseri sme pyesin, se kush jam, cpune bej, dhe sa fukara jam.
      me vjen keq, por me klete shkrim, shko e fshij sumatricen.
      me vjen keq per te ndjerin qe mori nje vendim ekstrem, por…. perderisa furnizonte dy bizneset e tij, duke vjedhur energjine….. atehere, ja ka bere vetes.

    8. danili says:

      o lule esht e vertet sic tha ky gazetar po ti qenke idjote…

    9. genti says:

      ke shume te drejte
      mirepo po te lexosh komentuesit me poshte e kupton arsyen pse duhet te ikesh nga ai vend

    10. Alban says:

      trëndafile ti qenke motra e asaj komunistes së Beratit që nuk donte as ujë e as drita vetëm të kishin partinë e fortë.TURP.

    11. edi says:

      Bravo Lulja! Keta kur vjedhin ju duket cdo gje ok, kur kapen jane njerezit me te pa-fajshem…harrojne depresionin tone , kur paguanim deri ne centezimon e fundit faturat stratosferike, qe na vini nga bandillat e shtetit rrumpalle te Saliut, pra edhe faturat e ketyre mostrave …Gazetar idjot dhe maskara…….Ky eshte nje irritim per te gjithe ata qe jane pagues te rregullt ndaj shteti.

  2. Berisha Strazimiri says:

    Shkrim i GODITUR. Por nje gje nuk na sqaron ne shkrim autori. E futi brenda QEVERIA ? Apo ishte PROKURORIA dh GJYKATA te cilat jane te pavarura nga qeveria? Ndaj shkrimin adresoja organeve qe kane nxjerre keto dokumente . Nishanit dhe Llalles.

    1. Objektiv says:

      E sakte, duket qarte niveli i gazetarit. Gjithashtu, na ka bere nje tufe llogarish lidhur me pagesen e energjise si familjar apo si biznes nga fukarai me 2 dyqane. Por askund nuk pashe ndonje citim. Ka bere ndonje verifikim gazetari apo ka ka punuar me “imagjinate?!

      1. Qemali i drejte u prehte ne paqe, Ngushellime femijeve qe mbeten jetime says:

        Komentet e juve te dyve duket sikur jane te shkruara nga ata qe jane vene nga Edvin Rama. Edhe neper disa artikuj te Temes, komentet jane te shkruara si ne kohen e Enver Hoxhes. Komente si tuajat jane cnjerezore, mizore dhe diktatoriale, sepse askush ne mbare boten nuk flet me kenaqesi per vdekjen e dikujt si ndodh neper keto komente cnjerezore. Por keshtu flitej ne kohen e Enver Hoxhes, dhe Edvin Rama eshte edukuar nga komunistet dhe nuk mund te devijoje nga identiteti i tij. Ilustrimi mund te shihet psh edhe ne artikullin ku Edvin Rama ka publikuar disa dokumenta qe nuk justifikojne arrestimin e te ndjerit, dokumenta qe tregojne injorance dhe diktature te eger cnjerezore te imponuar nga Edvin Rama. Nuk ka njeri qe te mos skandalizohet nga vdekja e njerezve. Kurse ne ato komente te njerezve te vene nga Edvin Rama flitet e kunderta per nje njeri te thjeshte qe as debitor nuk duhet te kete qene, megjithe pacavuret qe publikon Edvin Rama.

        I ndjeri kishte paguar energjine e elektrike me shume se sa do duhej te paguante per biznes, sepse per shpenzim familjar kishte paguar deri ne 300 kw me 7.7 leke/kwh dhe mbi 300 kw e kishte paguar me 13.5 leke/kwh ose me 1.3 leke/kwh me shume se sa duhej te paguante per energjine per biznes qe ka cmimin 12.2 leke/kwh.

        Nga keto llogari rezulton, se shteti i Edvin Rames ishte debitor ndaj te ndjerit me 1.3 leke/kwh per te gjithe energjine e faturua mbi 300 kw dhe per aq vite sa ka bere te tilla pagesa. Shteti eshte debitor ndaj te ndjerit Qemal edhe pse nuk ia ka njohur si shpenzim energjine e paguar. Ne Burg duhet te futet Edvin Rama.

        U prehte ne paqe Qemali! Gjithe shqiptaret jane ne Zi per vdekjen e tij te parakoheshme. Ngushellime Familjareve dhe femijeve te tij qe mbeten jetime nga nje diktator i eger qe abuzon me pushtetin duke mbjelle deri edhe vdekje.

  3. ed says:

    te kam dhjere rilindjen dhe Rame trapin, qe nuk di tjeter vec te godase me te dobetit e te vendose ne krye te tavolines Sandrin.

    Berisha te vriste gati me dore te vet, kurse ky te vetevret me rregullat e veta absurde.

    1. ??? says:

      Eshte i frikshem mentaliteti idiot i disave ketu dhe raporti i cuditshem qe kane me kuptimin e ligjit! Po shkele ligjin denohesh, pike!

      1. ed says:

        Mor krriç, ne cilin vend te botes futesh ne burg per borxh ndaj nje ndermarrjeje private???
        Mesa di vetem ne Arabi dhe Dubai hyn ne burg per borxhe ndaj dikujt tjeter pervec shtetit, dmth evazion fiskal.

        Ligji eshte ligj idiot, dhe ministri bashke me kryeministrin jane edhe me idiote!!!

        Kurse ti nje cope gomari qe nuk di te dallosh te drejten publike nga e drejta private!

        1. edi says:

          Ore gomar! Ne cilin vent te botes te vidhet energjia sikur ketu???????Ikni ore idjota, se na kenoi care menderen. Sa here do kishim vrare veten, kur plehrat e Saliut si ju mendonin ne te njejten menyre. Po pse more gomerer bashke me Erebara-n, ato faturat e kripura qe paguanin familjet shqiptare, se i donte menderja malokuve me vila dhe 8 vite qe nuk paguanin energji. Keqardhje per nje jete njeriu, por aspak keqardhje per hajdutet qe energjine e tyre e kam paguar une dhe shume si une, qe njohim shtetin.

      2. ? says:

        Gjithashtu i frikshem mentaliteti i kryeministrit per te terrorizuar te varferit (kur jane grup jane vertet te frikshem) dhe kusaret barkmedhenj nuk preken me dore

  4. filan fisteku says:

    as ka vend fare te justifikojme vjedhjen….jemi lodhur me gjynaf….. nuk behet shteti pa ligje…..adhurojme gjithe diten gjermanine….dhe shajme veten se jemi shqiptare qe sbehemi…..dhe kur duam te bejme shtet….dalin keta te djathet dhe fillojne…..jo shtetit policor…. ne fakt stili i Berishes ishte LIRI – DEMKORACI…. (me lini mua mbret…kurse ju o popull beni cte doni)…..prandaj e dhjeu pronen…duke i then shqiptareve ta gzoni token e xanun…..prandaj i la Piramidat e famshme qe te mbetej mbret…..donin katunaret shqiptare diploma? dhe Mreti Birisha leshoji Vitrinat e Kristalet….donin kafshet te ngroheshin….i la te lire te rrafshonin pyjet!…..metoda e tij 25 vjecare ishte te ruaj karrigen duke dhi Shqiprin!!!!…..por vetem pas disa dekadash do kuptohet se cfare HAXHI QAMILI ishte BIRISHA

  5. Majestiku says:

    Kemi nje prove tjeter te prokurorise dhe gjykatave tona sfacato.Qeveria nxjerr ligj per vjedhjen dhe eshte Prokuroria dhe gjykata qe cmon se kemi te bejme me vjedhje apo jo.Ne rastin konkret ndalimi i te ndjerit ka qene i drejte,pasi lidhja e energjise se bisnesit me matesin e shtepise eshte shkelje.Por a duhet mbajtur ne burg apo jo eshte Gjykata qe vendos.
    Mirpo keto qelbesira prokurori dhe gjykata jane konformiste me qeverine e Rames per qytetaret e zakonshem dhe per peshkaqenet e pushtetit qe shkoi, u mbyllin dosjet ose i lirojne ne salle.

  6. Opinionisti says:

    Shqiperia eshte probabilisht i vetmi vend ne bote ku vjedhësit justifikohen.

    Gazetari duhet futur ne burg per nxitje te akteve joligjore ose ne psikiatri per debilitet: t’i vije te pakten keq per veten e vet dhe parate qe paguan (nese i paguan…)

    p.s. Ngushellime familjes se te vetvrarit. Shpresoj qe akti i tij te beje te kuptoje te tjeret se as vjedhja dhe as vetvrasja nuk eshte zgjidhja.

    1. Qemali i drejte u prehte ne paqe, Ngushellime femijeve qe mbeten jetime says:

      Komentet e juve te dyve duket sikur jane te shkruara nga ata qe jane vene nga Edvin Rama. Edhe neper disa artikuj te Temes, komentet jane te shkruara si ne kohen e Enver Hoxhes. Komente si tuajat jane cnjerezore, mizore dhe diktatoriale, sepse askush ne mbare boten nuk flet me kenaqesi per vdekjen e dikujt si ndodh neper keto komente cnjerezore. Por keshtu flitej ne kohen e Enver Hoxhes, dhe Edvin Rama eshte edukuar nga komunistet dhe nuk mund te devijoje nga identiteti i tij. Ilustrimi mund te shihet psh edhe ne artikullin ku Edvin Rama ka publikuar disa dokumenta qe nuk justifikojne arrestimin e te ndjerit, dokumenta qe tregojne injorance dhe diktature te eger cnjerezore te imponuar nga Edvin Rama. Nuk ka njeri qe te mos skandalizohet nga vdekja e njerezve. Kurse ne ato komente te njerezve te vene nga Edvin Rama flitet e kunderta per nje njeri te thjeshte qe as debitor nuk duhet te kete qene, megjithe pacavuret qe publikon Edvin Rama.

      I ndjeri kishte paguar energjine e elektrike me shume se sa do duhej te paguante per biznes, sepse per shpenzim familjar kishte paguar deri ne 300 kw me 7.7 leke/kwh dhe mbi 300 kw e kishte paguar me 13.5 leke/kwh ose me 1.3 leke/kwh me shume se sa duhej te paguante per energjine per biznes qe ka cmimin 12.2 leke/kwh.

      Nga keto llogari rezulton, se shteti i Edvin Rames ishte debitor ndaj te ndjerit me 1.3 leke/kwh per te gjithe energjine e faturua mbi 300 kw dhe per aq vite sa ka bere te tilla pagesa. Shteti eshte debitor ndaj te ndjerit Qemal edhe pse nuk ia ka njohur si shpenzim energjine e paguar. Ne Burg duhet te futet Edvin Rama.

      U prehte ne paqe Qemali! Gjithe shqiptaret jane ne Zi per vdekjen e tij te parakoheshme. Ngushellime Familjareve dhe femijeve te tij qe mbeten jetime nga nje diktator i eger qe abuzon me pushtetin duke mbjelle deri edhe vdekje.

    2. Alfonsi says:

      obobo sa kar qe je o i shkrete

      1. Opinionisti says:

        Nuk te kundershtoj dhe jam dakort me ty.
        Kush zbaton ligjin ne Shqiperi dhe paguan cdo detyrim eshte madje kar i madh.
        Per momentin…

  7. Tarasi says:

    Rasti i qytetarit Qamil Zela eshte shume i trishte dhe njekohesisht domethenes.

    Qeveria shqipatare “ben te fortin” me qytetaret e pambrojtur, dhe per me teper i le ne meshire te fatit ne hallet qe i krijon.
    Edi Rama ketu ka nje pergjegjesi direkte… Si eshte e mundur qe nje qytetar harrohet 2 muaj ne burg per nje kundravjtje administrative, nderkohe qe Ardian Fullani lihet i lire te shkoje ne darka presidenciale ?

    Turp me te madh per Qeverine dhe shoqerine shqiptare nuk ka !
    Ju kam dhjere mu ne Politike, shoqeri civile dhe media bashke !

    Edi Rama, merru me kriminelet e seres tende , dhe mos terrorizo qytetaret, te cilet per me teper nuk i mbron dot as jeten !

    1. Tomorr says:

      Pse qeveria e ka ne dore zvarritjen e procesit gjyqsor apo sala? Kur them sala kam parsysh ata gjykates dhe prokurore qe ka punesuar sala.
      Burgosja per ate qe vret veten mund te mos jete shkak.NUk diskutohet ketu me siguri ka nje mije arsye dhe nuk eshte aq kollaj te dalesh ne nje konklzion sic dilni ju ketu.

  8. Zani says:

    Edhe une dakort jame qe qeveria duhet te jet e rrept ne zbatimin e ligjeve por Jo vetem ndaj qytetarve te thjesht dhe te pa mbrojtur, po me keta politikan miljarder cfar behet?. Qeveria nuk ka nevoj te bej terror mbi qytetaret ka masa te tjera administrative gjoba do ishte me e sakta. Do ju jap nje shembull une jetoje ne Angli Londer kam mare nje gjob per parkim qe nuk isha ne dijeni si duket zezaku ka mare te dhenat e makines fotografi vendin e parkimit dhe ska patur kohe te vinte gjoben ne xham sipas rregullave se un kam ikur, ne kete kohe une kam nderruar adresen e Shtepia the letrat paralajmeruse nuk merja the gjoba nga £ 60 ka vajtur ne £ 270 qe duhet ta paguaj pas gati nje viti, avokati thot te bije me lire te paguash gjoben se sa te merresh me ne, pa paguar akoma kete me ka ardhur tjetra £ 130. E shikoni si i ben leket shteti apo komuna cme duan ata mua ne burg. Ne qofte se une nuk I paguaj me marin codo gje ne shtepi qe te plotsojne leket e tyre

  9. pegasus says:

    Lulja…me vjen keq por ke nivel te ulet..i dehur mbas timonit eshte njelloj si vrases…te pervetesosh energjine nuk do te thote se ke vrare..pastaj ai fatziu nuk paska pervetesuar asgje madje sipas ati gazetarit nese kupton shqip del se ka.paguar me shume..Do drejtesi Edi…tia filloje nga hajdutet qe ka ne parlament..pastaj ti zbrese njeriut te varfer per kurriz…

  10. Bardhi Tolabi says:

    O Erebara,djale zotni!
    Te kam ndjekur ne TV. dhe kam vene re se je ne krahun e gabuar,ne mbrojtje jo vetem te hajduteve private,por edhe te qeverisjes te kaluar,e cila ishte rrjeshtuar ne krahun e hajduteve.Ke mbrojtur dhe cmimin skandalos te ish Saliut,per blerjen e energjise nga HEC-et private,dhe kete cmim duhet ta paguajne te rregulltit dhe jo ata qe vjedhin energjine.Mblidhni mendjen dhe bejini analizat,per te mbeshtetur berjen e shtetit shtet,pamvaresisht se cila force politike ka ne dore qeverisjen.

  11. genti says:

    pershendetje
    Dua te shpreh ngushellimet e mia per familjaret si fillim.
    Sa i perket artikullit kam nje sugjerim per Z. Erebara e te gjithe personat publike me mendimet e tyre mediat ne pergjithesi.
    Ju lutem, mos u beni pjese e ligjitimimit te anarshise, sepse vetem anarshi eshte kjo qe eshte ndertuar keto 25 vjet ne Shqiperi. Njerzit ngaterojne demokracine ( qe duhet te mbeshtetet vetenm ne rregullat e ligjet e shtetit) me te vepruarit secili ne koken e vet si ne “mallin e hasmit”.
    Nuk ka arsye per tu shprehur nese duhet denuar me pare ai qe vjedh portofolin, banken, shtetin, apo pronen private te dikujt. Ata ndryshojne vetem nga masa e ndershkimit qe e jep gjykata e jo qeveria. Por nqs ne shqipetaret nuk e kuptojne se shteti ndertohet mbi rregulla e jo mbi shkeljen e tyre do te kalojne edhe 100 vjet te tjera e perseri nuk do te hedhim dot bazat e shtetit.

    Ju zoterinj te medias nqs jeni te ndjeshem ndaj problemeve e halleve te popullit ne fillim perpiquni te jepni kontributin tuaj me vepra e duke u perpjekur te edukojni ate pjese te shoqerise qe nuk eshte ne nivelin e duhur per te ecur perpara si shoqeri.

  12. Tomorr says:

    Sipas gjykimit tend faj ke edhe ti qe nuk ke shkruar asnjeher me para qe ti beje te ndergjegjshem njerzit se po te vidhnin do te kishin pasoja. Ku ishte ti deri tani? Cterror flet ti mor? Ky nuk eshte terror eshte thirrje per te paguar energjine.

  13. Kreshnik says:

    Qeveria Ben gabim qe fut njerez Brenda per keto raste.ka marr pak kot …me keto arrestet..Edi Rama duhet te jete koshient qe keto jane pasoja te qeverisjes mafioze 23 vjecare sa te majta ashtu dhe te djathta..eshte politika qe e mesoi popullin keshtu…nuk behet shteti me nje vit,,, as me dy vjet..Roma nuk u ndertua pe 1 vit por per qindra vite…me tolerant me njerezit, me tolerant me popullin..Gjykatat sot shkojne me trendin e Qeverise dhe Jo trendin e se drejtes..Masa e sigurise I sherben drejtesise sic e thote dhe paracolesi thjesht per mos prishjen e provave apo nga shkalla e krimit..kur behet fjale per vrasje…ne rastin e gjykimit me themel percaktohet shkalla e fajesise..Ky qytetar ka vdekur pa u gjykuar, dmth I pafajshem…Fajin e vetem e ka qeveria qe ne cdo 3 fjale, 1 e ka burg dhe ky burg eshte bere menyra me e mire qe dhe gjyqtaret te shperblejne perulesine ndaj qeverisjeve…

  14. liri a vdekje says:

    Nuk ka asgje absurde i dashur nqs duam shtet ku dikush paguan dhe tjetri ha ne kurriz te tij ,shiko lokalet ku kondicioneret punojne non stop dhe tavolinat bosh ,nuk besoj qe ste ka bere vaki nqs jo bej nje gjiro neper tirane dhe beji llogarite si i del fitimi ,absurde esht te mos trajtohen ca si te nenes dhe ca si te njerkes

  15. Astrit says:

    Pastaj fakti qe me sh paska ndejt ky ne burg per vjedhje energjie (qe mesa tregojne faktet e servirura nga Edvini spaska vjedh gje) se Fullhani….no comment!!!!!!!!!!! Per fullhanin edvini thoshte sjam prokur e gjykates un, per fukaranjte u beka edhe prokuror edhe gjykates…edhe prift e hoxhe qe predikon moral!!! Vajmedet Edvin!!!

  16. feniks says:

    Sipas meje i ndjeri Qamil Zela eshte arrestuar PADREJTESISHT.
    Se pari:Ai nuk ka VJEDHUR energjine elektrike,sepse energjia, qe ai perdorte per bizneset e tij ka kaluar nepermjet matesit te energjise elektrike e nuk kishte bere lidhje te jashte ligjeshme!
    Bile ne kete rast ai e ka paguar kete energji te shpenzuar,doemos mbi 300KW,me nje cmim me te larte(13,5 leke per kw),ndersa si biznes duhej te paguante vetem 12.2 leke per kw!
    Ne se nuk eshte arrestuar me urdher nga lart,me siguri punonjesit e OSHEE Lushnje,kur vendosen per arrestimin e tij, duhet te kene qene o te PA AFTE,O TE DEHUR,O TE KORRUPTUAR!!!
    Keta punonjes duhet te PUSHOHEN NGA PUNA dhe te ndiqen penalisht per SHPERDORIM DETYRE ME PASOJE VDEKJE!!!
    Se dyti:Pergjegjesia KRYESORE per mbajtjen e tij ne “ARREST ME BURG” eshte e gjyqtarit apo gjyqtareve qe kane marre kete vendim .
    Ne se ai(ata) nuk kane marre urdher nga lart(sepse gjykatat tona keshtu i mesoi Sali Berisha),vendimi i mases “ARREST ME BURG”,jo vetem eshte i PABAZUAR NE ASNJE LIGJ DHE PROVA,por verteton haptazi minimalisht PA AFTESINE E KETIJ(KETYRE)gjyqtari,per te QENE GJYQTAR,per me teper qe mbajtja e viktimes mbi 72 ore,pa asnje PROVE E LIGJ,shkaktoi VDEKJEN E TE PARABURGOSURIT ( aq me teper pas pagimit prej tij te DEBISE).
    Ky(keta) gjyqtare me SHPERDORIMIN E DETYRES jane bere FAJTORE per vdekjen e te ndjerit dhe duhen PEZULLUAR NGA DETYRA DHE DHENE PER NDJEKJE PENALE!!
    Vendime te tilla te pa pergjegjeshme e te pa bazuasra ne ligj e prova,gjyqtaret ne Shqiperi kane marre vazhdimisht,por ASKUSH NUK I KA KONTROLLUAR E NDESHKUAR ADMINISTRATIVISHT E PENALISHT,vetem ne raste te pakta e ne se u ka shkelur ne KALLO BOSEVE TE PUSHTETIT!!
    Ka ardhur koha,qe gjyqtaret te pergjigjen edhe PENALISHT per DEMET QE U SJELLIN QYTETAREVE ME VENDIMET E TYRE TE PADREJTA!
    Ne se flitet per REFORME NE DREJTESI,kjo ane e problemit nuk eshte TRAJTUAR asnjehere ne DREJTESINE tone!
    Edhe une,kam te fresket keto dite ,qe jam bere viktime e nje VENDIMI KARIKATURE TE NJE GJYQTARI TE GJYKATES ADMINISTRASTIVE TE SHKALLES SE PARE,TIRANE,qe edhe nje ANALFABET ta lexoje ate VENDIM e kupton se ka te beje me nje GJYQTAR TE PA AFTE,qe nuk njeh as GJYHEN LETRARE SHQIPE,AS DREJTESHKRIMIN,AS LIGJET dhe as TE JAPE DREJTESI!!!
    Eshte TURP I MADH,qe ne GJYKATAT TONA te vegjetojne pertsona te tille,qe ua NMXIJNE JETEN SHQIPTAREVE!!!
    Kuptohet se une kete gjyqtar,pasi te mbaroje gjykimi ne APEL dhe Gjykaten e Larte,do ta DENONCOJ ne KLD,Ministrine e Drejtesise,Avokatin e Popullit dhe per me teper ne MEDIA!!!
    MALLKUAR QOFSHIN GJYQTARE TE TILLE!!!

    1. rezart says:

      Cfare ligjesh kemi ne qe gjyqtaret edhe kur japin vendime te PADREJTA e qe u sjellin atyre perfitime me miliona,mjaftohen vetem me rrezimin e tyre ne shkallet me te larta te gjyqesorit,ndersa gjyqtaret nuk ndeshkohen per shkeljet ligjore te tyre ne dem te humbesit!
      Prapa nje vendimi te padrejte,jo vetem eshte nje PADREJTESI,por per me teper eshte nje rast KORRUPSIONI,qe per nga perfitimet mund te shkoje ne dhjetra milione euro!
      Si mund t’u jepet kaq shume FUQI VENDIMARRESE nje njeriu te vetem,qe gjykon ne shkalle te pare,sa as KRYEMINISTRI nuk e ka???
      Ketu fillon PADREJTESIA,KORRUPSIONI DHE KRIMI!!!
      Me e poshtra ne kete mes eshte se kur pale e paditur eshte SHTETI dhe gjyqtaret vendosin padrejtesisht ne favor te tij,nuk gjykojne asnjehere FAJIN E SHTETIT duke ndeshkuar ate>
      Rast flagrant eshte GJYKIMI I PENSIONEVE TE PARAKOHESHME TE ISH USHTARAKEVE!!
      Ndonese per te gjithe ushtaraket eshte kryer e njejta SHKELJE LIGJI apo VKM,gjyqtare te ndryshem japin arsyetime te ndryshme dhe vendime te ndryshme duke rrezuar nje ligj ne nje rast dhe duke e pranuar te drejte ne raste te tjera!
      Per te njejtat kushte,nje ushtaraku i jepet perfitim psh. 10 leke,nje tjetrit i jepet 10 mije leke!!!
      Ku eshte drejtesia ketu???
      Dhe e kerkojne KORRUPSIONIN NE HENE kur ai eshte ne toke e ne mes te GJYQTAREVE!!!

  17. Drini says:

    Une them se fajin e ka komunizmi sepse komunizmi na la te varfer dhe ne tani nuk kemi mundesi te paguajme dritat prandaj mund te vrasim edhe veten- Ja keshtu i bie shkrimi i Gjergj Erebares

  18. Bardhi Tolabi says:

    O Erebara,djale zotni!
    Te kam ndjekur ne TV. dhe kam vene re se je ne krahun e gabuar,ne mbrojtje jo vetem te hajduteve private,por edhe te qeverisjes te kaluar,e cila ishte rrjeshtuar ne krahun e hajduteve.Ke mbrojtur dhe cmimin skandalos te ish Saliut,per blerjen e energjise nga HEC-et private,dhe kete cmim duhet ta paguajne te rregulltit dhe jo ata qe vjedhin energjine.Mblidhni mendjen dhe bejini analizat,per te mbeshtetur berjen e shtetit shtet,pamvaresisht se cila force politike ka ne dore qeverisjen.
    Harrova te shtoj dhe kete “pakujdesi”,te z.Erebara.Ky i ndjeri,nuk hyn ne kategorine e “fukarenjve”,sepse ka dy aktivitete private.Ne se ata qe kane aktivitete private i quan fukarenj,z.Erebara,cfare jane ata qe nuk kane te tille aktivitete,pervec krahut te punes?

  19. elton says:

    Nuk e shihni qe e kane lene 2 muaj ne burg? Po une qe i paguaj gjithe jeten dritat, ke duhet te fus ne burg kur i heqin?

  20. Sa u dogjen para kryeminsitrise ne kohen e ish famekeqit ,kriminelit saleh rrahman berisha ?
    Spo permnedim vrasjet direkt qe kryeu pushteti kriminal i drejtuar nga kafsha e shpelles .
    Shteti ka ligje dhe ligji do funxionoj . Se dikush ben nji vetvrasje apo kushedi kush e ka vrar ,per kte qellim , kjo sdo te thote aspak qe ligji i shtetit mos te ekzistoje .
    Shtetin e sherihatit shkoni nqs doni dhe e gjeni ne siri por jo ktu ne Shqiperi .
    Kush eshte shkaktari qe e sjkaktoje nji mizerje te tille ne ate vend ?
    Te gjithe e dijme mire sallllllllllllleeeeeh-u berishaaa krimineli qe vrau 28 vete per pazarin e familjes ne Gredec dhe ekzekutoje 4 shqiptare para kryeministerise .
    Ky fakt ,ky krim nuk i shqetesoka fare ndergjegjen ktyre te ashtuquajturve gazetare shqiptare ? Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu b.qrat e njerezimit ,ju sjeni gazetare per lepirs koqesh padronit ,mafies ,krimit.

  21. Majestiku says:

    O re zoterinj,drejtesi ben drejtesia jo qeveria.Nese drejtesia te mban ne burg eshte faji i saj.Nese te mban nga presioni i qeverise,aq me keq per te.Por ne rastin konkret drejtesia jone e kalbur qellimisht ekstremizon vendimet ndaj qytetareve te thjeshte qe nga ana tjeter te dalin peshkaqenet e Berishes qe ajo u mbyll dosjet dhe te akuzojne Ramen.Kjo eshte nje marreveshje e heshtur Sali-Drejtesi.

  22. Sa u dogjen para kryeminsitrise ne kohen e ish famekeqit ,kriminelit saleh rrahman berisha ?
    Spo permendim vrasjet direkt qe kryeu pushteti kriminal i drejtuar nga kafsha e shpelles .
    Shteti ka ligje dhe ligji do funxionoj . Se dikush ben nji vetvrasje apo kushedi kush e ka vrar ,per kte qellim , kjo sdo te thote aspak qe ligji i shtetit mos te ekzistoje .
    Shtetin e sherihatit shkoni nqs doni dhe e gjeni ne siri por jo ktu ne Shqiperi .
    Kush eshte shkaktari qe e shkaktoje nji mizerje te tille ne ate vend ?
    Te gjithe e dijme mire sallllllllllllleeeeeh-u berishaaa krimineli qe vrau 28 vete per pazarin e familjes ne Gredec dhe ekzekutoje 4 shqiptare para kryeministerise .
    Ky fakt ,ky krim nuk i shqetesoka fare ndergjegjen ktyre te ashtuquajturve gazetare shqiptare ? Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu b.qrat e njerezimit ,ju sjeni gazetare per lepirs koqesh padronit ,mafies ,krimit.

  23. Albann says:

    Logjika jote matematikore s kate share,por ajo ligjore eshte pertoke.Nese ligji thote qe konsumi I energjise nga biznesi duhet te jete I shkeputur nga ai familjar perndryshe ndeshkohet me burg,atehere c rendesi ka I jep me shume apo me pak shtetit?Nese ti paguan me shume kjo do te thote qe je Brenda ligjit?.Neser cmimi ndyshon e raporti yt matematikor bie poshte..Pastaj ku e di ti qeai konsumon 300 kw si familje.Mbase konsumon 100kw.Ai person nuk ndeshkohet per “Demin Financiar”.Ai eshte arrestuar per shkelje te ligjit “lidhje e paligjshme”.

    Sipas logjikes tende nese nje punonjes I korporates energjitike e faturon nje familje dyfish atehere ai eshte I pafajshem se ka shkelur ligjin por ka rritur te ardhurat e korporates dhe arkes se shtetit.Mund te kontribosh me shume ne shtet por shkel ligjin…dhe kjo ndeshkohet.Mos zbatimi I ligjit shoqerohet me korupsion qe ne vazhdim “hedh poshte logjiken tende matematikore sepse eshte me I demshem financiarisht se kontributi(mbipagesa)qe ai familjar-biznesman ben.

    Nje gazetari te ndershem si lejohet kjo “shkelje e syrit” perballe “dhunimit” te ligjit -Hajde se ky paguan me shume s ka pse e ndeshkojme.Keshtu do edukohen shqiptaret me ligjin?

    Dhe e fundit qe dua te shpjegoj:Kur nje femije I dhuron cokollata dhe pse si ke mundesite,ai femije mesohet keq.Nje dite do ia ndepresesh dhe ai pervecese do qaje,ndodh qe edhe do perplase koken pas murit apo te vetesakrifikohet.Shqiptaret jane llastuar aq shume sa tani kur u kerkohet te zbatojne ligjin….sillen si femije te llastuar,ku vetem logjika s punon.Booll me cokollata.Boll u sollet si femije te llastuar.

  24. tan says:

    Gazetar eshte antagoniste ne shume pika ,nuk kuptohet se per ke e ka bere kete shkrim pervec se i adresohet personit te gabuar (do te ishte e udhes ti drejtohej Bujar Nishanit drejtuesit te Drejesise) Adriatik Llalles drejtues i prokurorise ,dhe jo Qeverise -Policise
    Policia ka bere detyren ka zbatuar ligjin ka arrestuar ne flagranc nje vjedhes sic do te ndodhet ne cdo rast per cdo gje ne cdo vend te botes moderne.
    E dyete gazetari duhet te kap problemin tek gangrene qe po e shkatrreon kete vend Prokuroira dhe Drejtesia ,Me vend ben pyetjen gazetari perse personi nuk ka apeluar vendimin ,por eshte e qarte se ka rene ne doren e mafjes e gjyqatreve dhe ketu duhet ta kerkoj problemin gzatari dhe jo ta devijoja tek qeveria ,qeveria nuk ka asnje lidhje me gjyqesorin dhe prokurorine ,Kush duhet te mbaje pergjegjesi per kete njeri eshte Prokuroria dhe gjygjatret e korruptuar qe mprehin shpaten sa here qe shkon dikudh perpara tyre per te marre derjtesi.Prokuroria e gjyqatret jane ne garre kush te rrjep me shume qytetarin
    E dyta gazetar perkufizin fatkein shtrese e varfer.
    Po si mo gjyqtare nga e nxorre kete
    se ju jeni te papare kush eshte i varfer ai qe ka nje shtepi dhe dy biznese qe per nuk do te paguaj mallin qe konsumon dritat.
    po ta marrim te mire qene lajmin qe ju percillni dy aktivitet dhe nje shtepi ne te gjithe rajonin ballkanik jane ne nje kategori mbi nivelin mesatre te popullsise per te ardhura ,sepse nje shitese ka rroge 150-200 mij lek ne muaj dhe nuk e shohim te futete ne burg per vjedhej energjie.
    Ku jane kete te varfer qe ju si gazetare u dilni ne mbrojtej ,perse nuk ju dilin ne mbrojtej gjithe atyre puntoreve,mesuesve,etj qe pagujane dritat muja per muaj edhe pse e shtyn muajin me rrogen e tyre te cdo muaji.
    Me vejn keq per personin per jeten e humbur por zgjedhje e tij ishte personale ,megjithe se ka shume shtresa si te perndjekurit pronaret qe ne 24 vite jane rrejour nga Qeverite dhe sistemi drejtesise rralle ata kane bere veprime te tilla ekstereme dhe rralle gazetare kane dale ne mbrojtje te vuajtjeve te tyre megjithe se ata kane zgjdhur rrugen e respektimit te ligjit .
    Gazetar jam dakor me dy komentuesit je inkoherent ,i njeaeshem ,dhe aspak korrekt dhe mbi te gjitha genjeshtar ,
    turp

  25. gjithmone kam qene dhe jam dakord qe te zbatohet ligji.
    por ,ne kete rast eshte abuzuar nga gjykata dhe jo nga qeveria.
    qeveria nuk jep urdhera qe te arrestohen njerezit.
    arrestimet behen vetem sipas ligjit.personi i ndjere,{respekt per shpirtin e tij } ,nuk duhej te ishta as arrestuar dhe as burgosur.duhej paralajmeruar qe te bente rregullimin e lidhjeve perkatese .
    Ate e vrau drejtesia dhe askush tjeter !

  26. shqiptar says:

    Sa kohe qe Rama ka mbledhur gjithe horrat ne parlament, ne drejtori qendrore e kudo ne administrate, normal qe policise i ka mbetur te arrestoje qyqare te pambrojtur. Tipike per nje shtet halabakesh, te beje te fortin me te dobetin.

  27. HAJDUTI says:

    eshte nje gabim qe mori dhe jete njeriu…duhet pare e rishikuar cdo gje para se te burgosen njerezit….po abuzohet me arrestime si jo me pare…

  28. peshkaqeni says:

    Kur je peshkaqen Imadh si fullhajni, meta, basha, zen, argit, sali berisha ste therret njeti ne prokurori.
    Por kur je peshk I vogel si ky I ndjeri dhe Indetshem te rrasin ne biruce edhe pse ske vjedhur.
    Ky I shkreti ne pamundesi per te blere kabllo per nje lidhje tjeter I ka rene shkurt.
    Turp pet ju qr e akuzoni qe ka vjedhur. Nuk ka vjedhur.
    Ky I vargeti paska qene I ndershem e me srder.
    Shpirti ne parajse. Po te kishte dale ne gjyq, si do ta akuzonte prokurori? Per cfare sasie?
    Ju qr e djani kete paci fatin e tij.
    Gjynah per pilice, gjykata, prokurore, opinion e qeveri qe kemi.
    Ngushellime te sinqerta familjes. Polici, gjykatesi dhe prokurori duhen arrestuar. Po dhe rama qe nxjerr urdheresa si ne kohen e zogut.
    Njeti qe ska ide nga formimi I pushteteve dhe pavaryesine e tyre.
    Coeni ramen ne shkolle se nuk ecen vendi me nje kryeminisyer qe snjeh shtetin dhe ligjet.

  29. kasemi says:

    i varfer me dy dyqane

  30. Alban Dega says:

    TE LUMTE MENDJA E HOLLY E PENDA E MPREHTE

    Revoltuese… Ngjethese…Trinity se k jo vdekje tragjike te nje te pafajshmi. Aq me te per I semure …me depresion.
    Polici, prokurori dhe gjykatesi qe e cuan dhe mbajten ne burg… duhet te shkojne ne burg…
    A nuk diten te bejne nje llogaritje te thjeshte aritmetike per demin qe i kishte shkaktuar vetvetes dhe vjedhjen e vetvetes.
    Nderkohe Sali Kusari, Shkelzen Gerdeci, Lulzim Argita 400 milione euroshi, Ritvan Bo…le borxhmarresi me fajde 11.99 per qind per te financuar Autostraden e Megahajnise se kombit mbajne lesions e lehin dite e nate kunder krimit. Sa shpejt u harrua megakuaria qe mbushin xhepat e vetit dhe thane xhepat e shtetit e miletit.
    E Aleksander Palla ne vend te bej Krye prokurorin e shtetit ben avokatin dhe protektorin e ketyre megakusareve e megavrastareve… Lanet.

  31. Rs says:

    E denoj gjykata apo qeveria?Popull dele

  32. funerali says:

    Eshte e sigurte, nuk eshte vetvrasje, e Kane vrare. Doktori eshte I kenaqur qe porosia u kry.
    Tani eshte radha e gazetareve dhe e komentatoreve te rafin uje ne havan.
    Po si more koqe me tre femije qe e prisnin dy biznese the vogla dhe ca para menjane do vriste veten. Ai qe arin te krijoje nje stabilitet financiar per familjen me perpjekjet e tij, ne nje vend si shqiperia ne asnje menyre nuk mud te jete depresiv.

  33. tomorri says:

    Po me cudit qe ky artikull vjen nga BIRN. Kam menduar se ata jane me te pergatitur se kaq.

    Gazetarit: heres tjeter konsultohu me kodin e procedures penale apo me juriste te forte lidhur me qellimin e mases se paraburgimit, qe nuk kufizohet vetem me frikesimin e deshmitareve dhe manipulimin e provave.

  34. alush says:

    Te ndjerin nuk e vrau as gjykata e as qeveria,ai vrau vet veten!

  35. interesi says:

    Interesant si nuk e kane vrare te gjithe te burgosurit veten….!Kjo ngjan me arratisjen e dikurshme qe edhe e dije ligjin me vdekje dhe perseri merje rrugen per Janine….Drejtesia zbaton urdherat e malokut per te bere sa me shume njerez te thjeshte te pakenaqur.Ministria e Drejtesise duhet te kontrolloje aktivitetin ligjor te Pd e te antishqiptareve te saj.I ndjeri e dinte qe po te mos nderpriste vjedhjen pas skadimit te afatit do te shkonte ne burg.E mori ne qafe PD, ne mos i dha urdher si militant i saj te sakrifikonte jeten per idealin e Partise e derdhjen ne ar te Shkerdhenit.

  36. Sapa says:

    1)Cdo shqiptar i ndershem(jo militant)deshiron me shume se kurre shtetin ligjor.
    2)Cdo shqiptar i ndershem(jo militant)nuk deshiron kliken e Saliut se e pa cfare gatoj.
    3)Cdo shqiptar(jo militant)revoltohet kur ky shtet ka fuqi politike vetem per te denuar vetem vjedhesit e energjise elektrike dhe kryehajdutet pusht tetare rrine ne fronin e mbretit dhe luajne te ndershmin.Pra ky popull priste tjeter lloj qeverisje pavaresisht se ishte traktat i qelbesirave.Ka hyre ne vitin e dyte kjo qeveri dhe i katerti vjen shume shpejt dhe te njetat gjera do degjojme.Korrupsjoni eshte si gjithmone i pranishem ne vatrat shqiptare dhe as pallatet qe po shemben as hajdutet e energjise nuk mund te bejne shtet kur zyrat shqiptare qe nga presidenti i republikes e deri tek kryetari i komunes jane te infektuara dhe nuk ka ilac qe ti sheroje.Nuk me dhimbset jeta e hajdutit por e njeriut qe shkoj kot prej mungeses se shtetit funksjonal.

  37. Dea says:

    Me vjen shume keq per te ndjerin :(. Por, me vjen cudi, si mundi te vari veten, pasi paraburgimi i Rrogozhines eshte i tejmbushur, ne cdo moment ka te paraburgosur aty, jane nga 4 deri ne 15 veta ne dhome. Si ka mundur te vari veten pa e pare njeri. Dhe, e dyta, ne asnje menyre ky zoteri nuk duhej futur ne burg, “arresti ne burg” eshte mase ekstreme, gjykata ne vendim duhet te arsyetoje se perse nuk eshte e pershtatshme nje mase tjeter. Po te vleresohej drejt dhe te zbatohej kprc duhet te ishte dhene nje mase me e bute. Por, ne ate gjykate, ku ka vetem femra si dhi, veshtire te jepet nje mase tjeter sigurimi, vetem “arrest me burg”. Gjithashtu, dhe presioni i qeverise, burg burg burg, ben punen e tij. Si perfundim, turp, per kete drejtesi dhe kete qeveri. Kisha shpresuar shume te nje rilindje, por kjo seshte menyra e duhur ?

  38. leksi says:

    Erebara eshte gazetari me ordiner qe i fut hundet gjithandej gjoja ne levizjet e shoqerise civile. Ky gazetar ne shkrimet e tij eshte kundra cdo reforme dhe kundra intresit te shumices.Kur njeriut i iken truri I vogel komandohet nga organe te tjera, prandaj dhe ne shkrimin e mesiperm ky koqe eshte kunder reformes ne energjitike, ku shumica e fukarenjve eshte trajtuar si skllave per 23 vjet dhe nje pakice qe ky i del ne mbrojtje kane hanger ne kurriz te te pareve. Keqardhje te padiskutueshme per humbjen e lushnjarit . Po ku ishe ti mer koqe Erebara kur 8 vjet kerciste druri mbi shumicen e fukarejve dhe agallaret e PD sic po del kishin miliona bortxhe ndaj shtetit? Pse nuk the nje llafe per pazaret e PD me cezin , per rritjen e tarifes nga 30 leke kw ne 77 leke kw , pa pyetur as opoziten dhe as popullin? Hajde mer shkerdhat njeri se ju jeni plehrat qe mbajtet rregjimin e Sales per 8 vjet duke bere furce, dhe la vendin ne katastrofe ekonomike me borxh mbi 72% te GDP.

  39. E zhgenjyer nga Rilindja. says:

    Çdo muaj shkon elektriçisti per faturimin,kape qe ne fillim hajdutin por na u shpif qe duhet bere shteti duke denuar te vegjlit,por do pare aresyeja se çfare ka ndodhur ne burg!!!!!Do beje shtet!
    Ketu ka ndertime pa leje sa te duash e zaptim territori dhe u legalizuan nderton ne punen tende, nje tende ta prish shteti ,po komshiu pse jo per te njejten gje e ka kete tende! Pra shteti para ligjit te gjithe njesoj e jo kjo ndertesa tek Shkolla” Kristaq Rama”nuk prishet qe ka dhe ngushtim rruge aty.Ku eshte shteti ketu. Dhe une qe besoja tek Rilindja.

  40. bruna says:

    Zoti Kryeminister, Jepi popullit vende pune ashtu sic premtove Brenda dhe jashte vendit, jepu pune te punojne dhe te shikosh sa te drejte do jene me ligjin. Personalisht, famjfamilja ime jeton ne tirane dhe esht nje nder familjet Qe ka paguar energjine elektrike cdo muaj dhe personalisht Jam shum dakord Qe ka ardhur koha per drejtesi ne shqiperi. Ne asnje vend te botes nuk esht pare Qe nje pjese e banoreve te nje qyteti te paguaje sa per gjith qytetin. Flas ktu per tiranen si deshmitare e realitetit Ku ndodhemi. Ajo Qe un nuk Jam dakord esht se ti zoti kryminister premtove shum e shum. Kam mare pjese ne fjalimet e tua te dyja heret Qe erdhe ne Firenze dhe me sinqeritetin me te madh me vjen keq qe kam harxhuar kohen time per te degjuar mashtrimet e radhes. Me vjen keq Qe si gjithmone per te mbushur xhepat tuaja ndeshkoni popullin. Nqse do te zbatosh ligjin nise nga ju politikanet i dashur kryeminister, futi ne burg te gjith bisnesmmenet e politikanet Qe kane vjedhur sa kane dashur e Qe skane paguar energji elektrike e tje e tje pastaj drejtohu popullit. Nqse kane vepruar keq e kane bere per buken e gojes. E THEKSOJ- JEPI POPULLIT VENDE PUNE TE PUNOJNE, SIGUROJU NJE RROGE FIKSE MUJORE DHE TE SHIKOSH SI ZBATOHET LIGJI DHE si regullohen gjerat vete. Me vjen keq per popullin shqiptar Sepse nuk i meriton keto vuajte. Dhe me vjen turp Qe prezantohemi neper bote nga kjo politike me parazita si ty zoti Kryeminister Edi Rama apo si Lulezim Basha apo si Sali Berisha. Jeni te gjith njesoj, mjer ne rinia e vendit Qe na keni rene per pjese. Perfitoni dhe vidhni te drejten e cdo qytetari. Turp tju vije.

  41. besi says:

    Nese eshte e vertete qe ky person nuk ka vjedhur energji por ka lidhur bisnesin me sahatin e shtepise(mund takete bere se te merrje lidhje per bisnes,vetem lidhja, kontrata kushtonte ~1000.000 leke)cdo kush e kupton qe nuk ka vjedhje. Ne kete rast duhet te hetohen policia dhe gjykatesi qe mori masen arrest me burg dhe me goxha afat sikur per nje kriminel te rrezikshem.

  42. Per ristanin miliarder Rilindja deklaroi qe kish lidhje kriminale, une riston e shoh ne Parlament, ky eshte shteti i se drejtes qe po ben Rilindja. Dhe direkt edirama, se ne kete rast nuk mund te thote qe s’di gjo qe poshte bojne padrejtesi e mafiozlliqe!!
    Me thuaj z. klKM ky eshte shteti se drejtes apo i terrorit meqe ti s’ke ko.. Te besh shtet, ose me mire te kane kapur per k…?!
    Erabara si gjithnje ne anen e se drejtes, pershendetje, Tirona.
    Ps
    Ju deeele rilindaqorre qe komentoni si lule- lakra ini te zgjebur ne tru,
    nuk kina ca t’bojm, qe ini shume osht fati i Tiranise & sharlatanit te rradhes edramPikturisti qe shtyn diten ne fron me sepate ne dore, uhuhuhuh, mas qafe, tha, e ka, ik edvin ne shpi s’o me inot qo pune, mos e boj zullumin sa te Kucedres se Shpelles Vicidolit, nuk te con ne ‘histori’ impotenca & delirimi
    ene se je çun Tirone çorap k u q,
    ik me kaq, trim!!!
    Se
    Njala
    gati
    o…

    1. roberto says:

      O :po ristani”!
      Te ndjerin e VRANE PROKURORI DHE GJYKATESJA E LUSHNJES,ushtaret e Sali Berishes!
      Me cfare PROVASH E FAKTESH keta urdheruan ARRESTIMIN DHE “BURGUN PA AFAT” ne nje kohe qe lane te lire FULL-hajnin per vjedhjen e 7 MILIARD lekeve te Bankes se Shqiperise!
      Prokurori dhe Gjykatesja te NDIQEN PENALISHT PER SHPERDSORIM DETYRE ME PASOJE VDEKJEN!!!
      Ne BURG gjyqtaret KRIMINELE,qe e denojne gjoja per t’i bere qejfin qeverise,por ne fakt bejne LOJEN E BERISHES per te bere sa me shume te PAKENAQUR!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje