FOTOT e anijes në flakë/ Në "Norman Atlantik" edhe 22 shqiptarë. Ministria e Jashtme: Mund të jenë më shumë

28 Dhjetor 2014, 13:54Politika TEMA
FOTOT e anijes në flakë/ Në "Norman Atlantik" edhe 22

Në anijen që mori flakë në orën 4:00 të mengjesit, e cila ishte nisur nga Igumenica drejt Italisë mësohet se ndodhen edhe 22 shtetas shqiptarë.

Sipas medias greke “Zougla”, e cila i referohet rojeve bregdetare, pasagjerët janë të kombësive të ndryshme kur besohet se 234 persona janë grekë, 22 shtetas  shqiptarë, 18 shtetas gjermanë, 2 shtetas afganë, 2 turq dhe një me shtetësi malteze.

Numri i shtetasve me pasaportë shqiptare konfirmohet edhe nga autoritet shqiptare, por  sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, numri i shqiptarëve në anije mund të jetë edhe më i madh, pasi ata mund të jenë të pajisur me pasaporta të huaja.

Lista e personave me  pasaporta  shqiptare është: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo,V.Kane, G.Gega, F Cuci, H Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksander Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko .

Ministria e Mbrojtjes Shqiptare ka bërë të ditur se ministrja Kodheli ka komunikuar me homologen italiane, Pinnoti, për operacionin e shpëtimit, i cili paraqitet shumë i  vështirë për shkak të motit të keq. Mësohet se grupet e shpëtimit nuk kanë mundur të ngjiten dot në anije për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.

Këto janë fotot e para të marra nga mediat greke nga anija “Norman Atlantik”, e përfshirë nga flakët në mes të detit./j.h

 

11 komente në “FOTOT e anijes në flakë/ Në “Norman Atlantik” edhe 22 shqiptarë. Ministria e Jashtme: Mund të jenë më shumë”

    1. Filan Fisteku says:

      Kuraijo??? Ik komento ne site greke….sma ndjen fare per shqiptaret qe kane pasaporta te huaja….sepse ata sduan te jene me shqiptare. Prandaj sma ndjen fareee. Po fare

      1. vlora says:

        Ah debil! Po injoranca do ti nxjerre briret kudo.

        Po jane njerez te gjithe o kafshe! Edhe greket, italianet dhe shqiptaret, jane njerez!

        Prandaj nuk na shohin dot me sy ne ne gjithe Evropen, se jemi kafshe si puna jote

      2. taku says:

        o legen o kafshe o barbar te kesh 2 nenshtetsi nuk do te thot te jesh antishqiptar, pastaj jan njerez te gjithe, ste kan ber gje ty

  1. Haruni says:

    Mos, ne listen e pasagjereve qenka edhe Fahri Balliu ne kunaten e tij

  2. Klimax says:

    Te shpresojme qe te gjithe pasagjeret e anijes te kthehen shendosh e mire tek familjet dhe te dashurit e tyre!

  3. inshallah says:

    Se pashe emrin e turkofagos. Ishte nje turk po jo fagos

  4. Xhuliano says:

    Po mire vetem Italianet e Greket marin pjese ne shpetimin e njerezve ? Autoritetet Shqiptare dredhin zinxhirin ?

  5. ALEKSI says:

    Eshte e turpshme te komentosh per ata qe po mbijetojne ne nje fatkeqesi te tille, se jane me pashaporte shqiptare apo jo. Te gjithe jane qenie njerezore dhe per te gjithe duhet te lutemi.

    Nuk do ia uroja ‘fishekut’ ti ndodhte nje fatkeqesi e tille ne ndonje vend tjeter te botes, dhe te mos i jepej ndihma sepse nuk eshte italian serb amerikan etj.Kot nuk thone njeriu eshte me i keq se kafsha.

  6. sagitati says:

    — filan fisteku —
    Kur njeriu gjendet ne momente veeshtiresie si keta sot qe gjenden ne kete traget nuk Kane kombesi e nenshtetesi por Jane te gjithe njesoj.
    Ata pacin fat te mire dhe te kthehen shendosh neper familjet e tyre.
    Do doja ta shikoja kete fistekun ne momente te tilla se si do te vepronte ( do kapesh per lesh te bythes per te shpetuar )

  7. ismail qemali says:

    MESA DUKET MINISTRIA E MBROJTJES NUK ESHTE NE GJENDJE TE MARI VENDIME EDHE KUR NGJARJA VAZHDON NE UJRAT TONA .NO KOMENT.SFLAS DOT ME;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje