Zgjedhjet lokale 2015, a do kandidojë Rama deputetë për kryetarë bashkish?

27 Dhjetor 2014, 20:49Politika TEMA

Kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo e konsideroi goditje politike në prag të zgjedhjeve lokale, rihapjen e çështjes së abuzimeve me banesat sociale në Fier dhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit për ta çuar atë në Gjykatë bashkë me 6 anëtarë të Komisionit të Strehimit, të cilët akuzohen se në  vitin 2012 përfshinë në listën e përfituesve persona që kishin në pronësi biznese dhe pasuri të paluajtshme.

Por pavarësisht kësaj çështjeje ose jo, pyetja për zgjedhet lokale lidhet edhe me disa kryetarë bashkish që kanë disa mamdate dhe kanë një konsum normal nga pushteti. Pra nje rikandidim i tyre është jo dhe aq i sigurtë. Për më tepër që sipas burimeve nga ResPublica, në Fier  mendohet që të kandidohet një figurë tjetër, pse jo edhe nga brenda grupit parlamentar.

Burime nga Partia Socialiste e Fierit thonë se vetë deputetë të zonës e kanë trajtuar këtë problem në takimet me socialistët e ndershëm të Fierit. Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkish nga lista e deputetëve është një opsion në tavolinë për Partinë Socialiste. Edhe për  bashkinë e Tiranës u përfolen tre deputetë, ndonëse Rama mohoi më vonë që ata të ishin kandidatë. Pra kandidimimi i deputetëve është një zgjidhje që nuk përjashtohet. Në Qarkun e Fierit  deputetët më aktivë janë Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin koçi, Adelina Rista etj, të cilët janë kandidatë potencialë për kryetarë të bashkisë së Fierit.

40 komente në “Zgjedhjet lokale 2015, a do kandidojë Rama deputetë për kryetarë bashkish?”

  1. VL says:

    Pirro Lutaj eshte batakci te tjeret jane OK.

    Zeqo Gomarit pastaj duhet ti vije turp ka 3 mandate dhe ska bere asgje,pervecse ka shkaterruar Fierin,bile tani kerkon te katertin…asnje fierak nuk do tja shikoje me surratin.

    Per te tjeret as Gjika nuk besoj se do rizgjidhet,as Dako bile edhe Sejdin plakushi i Elbasanit i ka mjaft 3 mandate,le te zgjedhin nje te ri…Sa per Tiranen Majkon ose Blushin…Monika kryemadhin se voton njeri…une jo njehere.

    1. Ada says:

      Moshen e Sejdinit e ka treguar puna qe ai ka bere per qytetin tone, por mbi te gjitha e kane treguar votuesit e Elbasanit te majte e te djathte qe ne zgjedhjet e kaluara i dhane 8000 vota avantazh!!!

  2. taipi says:

    Pirro Lutaj aktiv?!!! Sigurisht qe eshte aktiv ne vjedhje solari nga Uzina e Ballshit, punesime trafikantesh qe skane lidhje me PS dhe per ngrenie zogjsh ne saç…

  3. socialist fieri says:

    Me fal po me cilet socialiste po i konsultojne emrat?! Deputetet e PS kane mbi 1 vit qe nuk perballen me bazen duke qene se keta te fundit jane pa pune dhe te mashtruar rende nga te zgjedhurit e tyre. Socialistet jane gati ti rrahin me shkop qelbesirat me ne krye Edi Ramen qe vete i sollem ne pushtet.

    1. taipi says:

      Plotesisht dakort!

  4. ZamoTori says:

    Pirro-Mania, edhe mbase,do pyetur Pajtohimja me Micon,po qene dakort ata edhe behet.

    1. fshatari says:

      Do behet lesh e Pirros… :p

  5. koordinatori says:

    Sec kam kete iden se Niko Peleshin,Rama e levizi nga Korca per ti dhene bashkine e Tiranes.
    Pra sipas meje kandidati i PS per Bashkine e kryeqytetit eshte zgjedhur me kohe dhe kane qene mese te kujdesshem ata te PS qe ta nxjerrin hapur deri me tani.
    Peleshi do te marr dimensionin qe i takon personit te tij,nje nga figurata me me potencial ne PS nuj mund te mbahet nen hijen e Kryeministrit,ai eshte thirrur prane tij vetem per disa kohe,derisa te arrinte momenti qe atij ti hapej rruga e duhur.
    Dhe mire do te ishte,pasi eshte nje figure me shume vlere,dhe person i vendosur e i prere.

  6. sherifi says:

    Per mendimin tim; Armando Subashi eshte njeri i kompletuar,por natyra e tij e qete,per Fierin si qender e rendesishme dhe me potencial mund te kete probleme ne menaxhim,per dy te tjeret nuk flas dote se nuk i njohe.
    Ndersa nese PS-ja vendos Piro Lutajn,e ka te sigurt humbjen ne Fier.

  7. anonim says:

    me shprehjen “socialistet e ndershem” kuptohet gjithcka nga filozofia e partise ne pushtet dhe medias qe i sherben asaj.

  8. Albpetrol+Endri Pyka says:

    kete Adelinen ekeni degjuar ndonjehere te flase,Ervin Koci petull,Armandua shok i Endri Pykes ,kryetar bashkie ne Fier per mua duhet Endri Puka,ne Vlore Koco Kokedhima ,ne lushnje Erion Brace,ne durres Blendi Klosi,ne Tirane Monika Kryemadhe dhe te gjithe te marrim aratie,me falni se harrova Saranden aty duhet pedofili i Kocos

  9. Mario says:

    Te kandidoje te gjithe qelbesirat me precedente penale ose ato me shkolle nate qe kane mbetur pa u futur ne parlament pasi keta mund te paguajne KESH elektoratin fshataro-idiot qe me se shumti jeton ne Shqiperi. Eshte mesuar populli im t’ja fuse vetes siç ka bere 45+ …vite me qeverine e enverit & bijve sot.Vetem nje kerkese kam qe mos te harroje te kandidoje idiotin me te trashe k/bashk.actual ne Gjirokaster))))

  10. fieri says:

    Më në fund pak dritë për fierin vini armando subashin që të rilindi edhe ervini sështë keq po armandua ka më shumë eksperiencë më sa për tiranën do jetë monika dhe kjo ka kohë që dihet i duhen lekë lsi dhe tirana është një minerë që në duart e tyre si lënë matirial pa zhvatur.

  11. paskal says:

    Aman ore!

    Me mire vini nje gomar ne krye te bashkise se fierit sesa nje fshatar.

    PO vute ndonje fshatar na moret ne qafe !

  12. Gezim says:

    po edhe ne Vlore do kandidoj Cim Sallami i Lsi ose Dashi i Havase i Pdiu. Nje prerje kulturore jane te dy figurat. Hahahaha vajmedet deputetet vajmedet.

  13. Emra says:

    Deputetet te vazhdojne punen e tyre dhe nuk kane pse te lene mandatin ne mes sepse njerezit i kane votuar per ti perfaqesuar.

  14. fieri says:

    ervin koci ahhhhhaaaaaaaa ky qofte vetem fisin e vet ka fut ne pune, asnje tjeter, as ne fshatin e vet se duan, as ka votuar njeri per kete, votat ika marr sesduan njerzit pd

  15. leksi says:

    Ed rama, degjo ato qe te votojne dhe mos u merr me Blendi Klosiin qe bashke me Vangjush Dakon shkaterruan Durresin si qytet si dhe PS e durresit ,ku komanden e bejne jabanxhi qe si plas. bytha per ate qytet. Ne se do fitore te sdigurte ne Durres ,vendos qytetar te vjeter te durresit qe i kane dhene PS per 23 vjet , qe ti i njeh shume mire. Klosi eshte personi qe nuk gezon piken e respektit ne durres eshte vetem dallaverexhi. Ne se don figure te paster dhe te ndershem ke Leonard kocon qe e njeh mbare opinioni durresak qe gjithmone ka dhe kontribut. Te madh per PS e Durresit dhe jo Dako qe e degjeneroi Durresin . Ne shkoder absolute per fitore eshte e nderumja Keti Bozhdari , kurse ner Tirane duhet nje Ben Blush qe i ben nder vet kryeqytetit , si personalitet ne politike dhe art.Blushi si bashkiak dhe Ju si kryeminister ,mund ta ktheni Tiranen ne metropol te vertete europian. Beji keto levizje dhe nuk do te pendohesh,mos hy ne fushat me miq qe jane konsumuar kaq sdhume me zullume sa nuk fitojne me kurre.

  16. lili says:

    Fieri ka edhe te tjete deputete : anduel xhindi , majlinda bufi , ilirjan celibashi . Asnje prej tyre nuk eshte i pershtatshem ? …

  17. lili says:

    Ne fier ka edhe deputete te tjere : anduel xhindi ,ilirjan celibashi , majlinda bufi . Asnje prej tyre nuk eshte i pershtatshem ? …

  18. geni says:

    Keto komentet perdoren shpeshhere per te share edhe nga persona qe mund te kene dhe probleme personale dikush hequr nga puna dikush nuk eshte futur ne pune por per cfare sugjerohet nga shkrimi me sa kam degjuar nga emrat qe permenden mendoj qe Ervin Koci eshte me social, i thjeshte dhe i ndershem. Por emrin e vendos Rama me Meten keto emra qe shkruhen vetem sa krijojne mundesine per ti share ata qe u jepet mundesia ne menyre anonime.

  19. Arbeni says:

    Opo vdiqem me Bafto leshin. Ishalla kemi fatin te vendoset ai Subashi djale qytetar.

  20. Bledi says:

    cdo ky Pirro Armoja ne fier…… do heqin dore keta nga keto kandidatura fshataresh. Fieri kerkone qytetar jo PIrrron e djalin e batos ervinin njerez kote pa vlere dhe te inkriminuar. Kete subashin se njohe por duket goxha pozitiv ashtu si dhe Adelina qe do ishin figura goxha me te mira se keta hajdutet e tjere.

  21. Altini Yzeiri says:

    Patjeter qe e meritone A. Subashi djale persembari.

  22. Flori says:

    Konsumim te madhe ka Batoja edhe asnjegje nuk ka bere per fierin.do ishte me mire qe te ishte Armandoja kesaj here per kryetar bashkie.

  23. Agim P says:

    ahahahahah o Bledi tamam e ke thene per Piros Armon se ngeli duke vjedh nafte me ate drejtorin e tij qe ka vene ne ballesh. ore nuk behet shqiperia me keta lloje plerash. ja prite kur ta vendosi ate Manen per kryetar bashkie ne Ballesh ahahahaahhaah mjere shqiperia. ndersa ne fier eshte ai kryetari asaj pemes me hekura booooo mjere ne. vini nje njeri persembari.

  24. Ledion says:

    Ndonse jetoj ne usa dhe pak mundesi kam te jem pjese e votimeve, mendoj se armandoja ja vlene.

  25. Oltioni says:

    Pa tjeter kesar here duhet te jet Armando Subashi

  26. Astriti Behaj says:

    Edini deklaraten e Batos?? Dua te qendroj edhe nje here kryetar bashkir qe ta zhvilloj zonen e plazhit ashtu si zhvillova Fierin. Ahahhaha cfare eshte ky injorant mo qe vazhdone tallet me qytetaret e fierit. I denje per postin e kryetarit te bashkise nga keta qe jane listuar me siper do te ishte A. Subashi.

  27. Petriti says:

    Po cfare do bej me Batoja pika qe si bie o Astrit. Ai e shkateroj kete qytet dhe ska me asnje shans te ri si kryetar bashkie. Edhe investimet qe po behen i ka bere si mos me keq, ndertime pa leje qe nuk jane prishur akoma. Tani dashka te zhvilloj edhe zonen e plazhit qe ta bej si mos me keq me Fatmirat e tij. Duhet dhe ca viza parkimi ne zonen e plazhit. Po futeni ne burg kete plehre se eshte njeri i inkriminuar ndane leket me njerez te botes se krimit. Kane tre muaj qe nuk marin rroget punonjesit. Kesaj here kerkojme nje njeri me pervoj drejtimi. Nje njeri qe ka rezultate te me parsheme ne drejtimin e institucioneve me rendesi te vecante pasi edhe bashkia mund te quhet nje institucion i rendesishem.

  28. Ermal Aliaj says:

    Armandoja do te ishte nje kandidat i denje per bashkine e fierit

  29. samiu says:

    Opo Bato gomari do jet prape se nuk i ve njeri njerzit e mire si Subashi apo Rista.

  30. E.M says:

    Bato gjanica duhet te iki. Kesaj radhe duhet nje qytetar. Armandoja do te ishte ok.

  31. Dauti says:

    Do vlente kandidatura e A. Dhimes ose A. Subashi

  32. gangsta says:

    ku e njihni Pirron ju o jevgjiter. jeni bere si grate telendare neper mejhane. ikni ore paraziter qe edhe breket tuaja s’dini te lidhni, jo te jepni mende.

    1. Bledi says:

      Hahahhaa po njohim Manen ce duam te njohim Piron. Populli thote nje fjale “me thuaj se me cilin rri te te them se cili je”. Hajd Tung shoku gangsta

  33. ish punonjese e qarkut says:

    Ato komentet siper po ti shikoni me vemendje I ka shkruar nje dore ne qarkun e Fierit per Armando Subashit, manari I Koco Kokedhimes. I kam pare vete kur I shkruante se mendojne qe Edi Rama genjehet nga keto komente. Vendoseni se e do Fieri shume. Njerezit e tij pa shkolle I mbajti pune ne qark ata me UT I larguan.

    1. i pa pune says:

      i paske provu ca dit tuj punu po ne qe sja kena ndje akoma rilindjes…… mos u qaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje