Në deklaratën e bërë dje në një konferencë shtypi, Berisha tha se PD-ja nuk mund të futet në një palë zgjedhje që janë përcaktuar në tavolinë nga Koalicioni i PS-së.
Sipas tij, ndarja e re territoriale i jep epërsi këtij koalicioni në 51 bashki, nga 61 gjithsej [pra, në rreth 84% të tyre].
Por Berisha harron se Koalicioni i Majtë e krijoi këtë epërsi pothuaj në të gjithë territorin e vendit, kur ai ishte kryeministër.
Nga 89 ZAZ që ka vendi, Koalicioni i Majtë pati epërsi ndaj Koalicionit të Djathtë në 79 prej tyre.
Pra, në 89% të të gjithë ZAZ-ve. Sidoqë t’i kombinosh ZAZ-të, për të krijuar bashkitë e reja, ose edhe në qoftë se ruhet ndarja e vjetër,
Koalicioni i majtë, në bazë të votave të vjetshme, ka epërsi në mbi 80% të njësive.
Ndoshta Berisha, në vend që të merret me analizën e rezultateve të vjetshme, bën mirë t’ia lërë në dorë ekipt të ri të PD-së të marrë një rezultat më të mirë se mori ai vetë në qershor 2013…
E.Zaloshnja
Me vjen keq per ju gazetaret qe nuk kuptoni as ate qe shkruani vet. Nuk ka koalicion te majte apo koalicion te djathte ne Shqiperi. Ne Shqiperi ka vetem klane, grupime njerezish, parti politike, te cilat mbrojne vetem interesat e tyre te ngushta dhe te atyre qe i ushqejne me fonde. Perndryshe ne cfare krahu do ma fusnit Sali Berishen. Deri ne 90 ishte komunist dhe mbas 90 pretendonte se ishte demokrat. Po Ilir Meta ne cfare krahu futet qe e filloi karrieren me PS pastaj kerceu te autobuzi PD dhe sot eshte ne koalicion me Ramen. Po Rama ku futet, i majte apo i djathte? Mesa di une e majta ben politike ne favor te me te dobtit kurse e djathta ben politike ne favor te biznesit dhe oligarkise. A nuk ju duket pak se ne Shqiperi gjerat jane mbrapsht, ajo qe ju quani e majte ben politike te djathte dhe i bie kokes fukarait kurse nga ana tjeter ajo qe ju quani te djathte ben politike te majte duke u hequr sikur nuk e ze gjumi per popullin? Kohet kane ndryshuar. E majta dhe e djathta jane perralla nga e kaluara. Tashti cdo gje rrotullohet rreth pasurise e cila ka nje force terheqese gravitacionale te frikshme.
RITJA ENERGJISE ELEKTRIKE,PAPUNESIA,DROGA;TRITOLI,Varferia GENJESHTRA E PREMTIMEVE TE PS -BERISHA NUK KA PSE TE FRIGOHET NGA NDARJA TERTORIALE KY POPULL DO THOTE DIKUR MJAFTE ME.
Edhe “analiza” e ketij Zall-oshnjes e paanshme fare!!!!!
Si nuk ben sikur eshte i pavarur te pakten?
Eh more z.Zaloshnja, po Berisha eshte si puna e atij qe:”pse i ke dhene gomarit uji te ftohte dhe pse i ke dhene uji te ngrohte”.
Saliu thote me futni ne burg, keta ende i thone rri jashte!
Nuk ka ne Shqiperi ideale te majta apo te djathta.Ketu kush vjen ne pushtet punon fort per tu pasuruar duke ia futur sa me thelle popullit.O shqiptare me keta politikane nuk ka per tu bere asnjehere ky vend.Mjere ne dhe brezat qe vijne, sepse po marrin “kulture” mafiozesh!!!!!!!!