Degjeneron festa e PD-së në Korçë, shmanget sherri

27 Dhjetor 2014, 15:01Politika TEMA

Partia Demokratike e Korçës ka festuar sot 24-vjetorin e themelimit të saj.

Por, festa ka dështuar dhe për pak ka degjeneruar në një incident me pjesmarrësit e pakët që kanë qenë në të.

Në këtë festë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, edhe pse kishte thënë se do të ishte prezent, e ka anuluar pjesmarrjen e tij.

Në festë nuk janë ftuar themeluesit apo kryetarët e degëve në vitë.

Nga Tirana nuk ishte i pranishëm asnjë sekretar apo drejtues qendre.

I vetmi që ka qenë prezent, ishte deputeti i zonës, Ridvan Bode.

Kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano, është përpjekur të japë një mesazh gjatë kësaj festë, por pjesmarrësit kanë qenë indiferentë ndaj tij dhe në sallë gati sa nuk ka plasur një incident.

Mano ka përjashtuar nga kjo festë të gjithë drejtuesit e vjetër të PD-së, për shkak se ata njihen si kundërshtarë të tij dhe të linjës së Bashës.

Për këtë arsye, festa ka rezultuar në një dështim./b.l

16 komente në “Degjeneron festa e PD-së në Korçë, shmanget sherri”

  1. sherifi says:

    Jame i sigurte se keshtu do te ndodhi ne te gjitha deget e tjera ne gjithe Shqiperine.

    1. Kastriot Myftkaraj says:

      Po Elvi nuk ka qene bre? A ja hengsha sumken, qe e ka si pambuk, e Ka!

      1. Mira says:

        U zunë malokët e jugut. O Korça bre, po bëni mo një çiçkë paqe…!
        Elvi Fundoja, gazetari malok i jugut që çoi dhe vajzën e tij të votonte i ka ngrirë veshi…..!

    2. Leku Leter says:

      Pas rritjes se cmimit te energjise eshte shume lajm i rendesishem, tamam per lajm te pare ne krye!!!!

    3. Fronti Demokratik says:

      Po shok! Shqiperia po lulezon! Le te ulurijne kulaket!

  2. bobi says:

    Ndryshimi midis PS dhe PD eshte se nje gje e tille PS po i ndodh tani ne pushtet kur mendohej se do te ishte me e bashkuar…. Arsyeja eshte se shumica e deputeteve te sistemit me liste nuk eshte e lidhur me elektoratin socialist dhe se pas formimit te qeverise kane ndihmuar ne punesimin e miqve, servileve apo te afermve te tyre duke i lene socialiatet me kontribute partiake ne te njejten gjendje siç kane qene ne opozite….

  3. al paci says:

    Pd do ti duhet te pakten dhe 20 vjet qe te behet metevertet demokratike. Nuk te len uqrit e vjeter te pd qe te bejn basha zgjedhjet e tij. Berisha kishte ne program mbledhjen afer pd te fort kriminela dhe te korruptuar dhe keta tipa esht shum e veshtir ti largosh.

  4. TemaBollMashtrove says:

    Kjo eshte nje mashtrim i gazetes Tema.Kam qene vete ne kete feste dhe vertet qe nuk kishte shume personalitete por Andre Mano i permendi te gjitha emrat nje me nje dhe i falenderoi te gjithe themeluesit e partise.Keshtu qe ky eshte mashtrimi i disate i bere nga nje gazete jo-profesionale dhe e varur e gjitha nga politika TURP per ju qe e quani veten gazetare

    1. Altin says:

      Mire e ke ti, Po Tema ske çuar gazetar te vetin. Ka shume mundesi t’i jete rreferuar “BIRN-it”.

      Ne 10 lajme qe jep 9 i ka nga BIRN! tamam politike “Kombetare” -vetem se nuk e dime se te kujt Kombi – se politiken a Kmbit Shqiptar s’po e ben!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Manua e ka patur blusken pa lare,qe ka veshur kete te PS-s ?!!

  6. rovigo says:

    Kjo parti ka pjerdhur me kohe….Ngushellime.

  7. A says:

    Tani PARTIA DEMOKRATIKE eshte degjeneruar komplet dhe SALI BERISHA beri ate qe ne kete parti te mos kete njeri as njerezillik, as ndershmeri, as dashuri per atdheun, as dashuri per popullin, as ndergjegje per te thene te verteten, as ate qe te jemi te barabarte perpara ligjit, por kryesorja eshte se cfare te vjedhim, se cfare te grabisim deri ne pronat e paluajteshme qe dihet se kujt jane me dokumenta, si te mashtrojme, si te genjejme, si te ngaterrojme dhe te intrigojme dynjane, te vrasim e te presim, pamvaresisht se shkelim ligjin, rregullat dhe normat e shoqerise pozitive me te 4(KATER) KEMBET. Sepse militanti i SALI BERISHES nuk ka 2(DY) DUAR dhe 2(DY) KEMBE, por eshte kthyer ne gjendjen e kafshes qe i ka te gjitha kembe. Truri nuk i punon ose i punon vetem per pislliqe si te krijojme ndonje GERDEC, si te vjellim paret e rruges se KOMBIT, si te vrasim ne mes bulevardit me 11 JANAR 2011. Ku 70 PERQIND e institucioneve shteterore dhe private, familjeve dhe individeve me mendesi SAAALISTE nuk duan te paguajne energjine elektrike me vjedhje, me humbje ne rrjet me shperdorime. Gjithcka te prishet dhe te shitet per skrap, tani nuk ka me as skrap.
    Arsimi, kultura, shendetesia me ane te reformave te “””EFEKTESHME””” u “””SISTEMUAN dhe u RREGULLUAN””” dhe “””kapen sukseset me te larta”””.
    Tani, bejne mbledhje, festa perkujtimore dhe zgjedhje dhe po te pyesish pjesemarresit ne cdo 2(DY) VETA sejcili te kallezon nje version ndryshe si ka shkuar dhe zhvilluar takimi. Nje gje kane te perbashket keto lloj vemjesh militante SAAALI BERISHES, qe te gjithe qe kane keto veti i lavderojne dhe i quajne te shkathet dhe te zgjuar.
    Mbas ketij personi, SALI BERISHES dhe PeDe-se jane mashtruar shtresa e te persekutuarve politike dhe e ish pronareve, te cilet nuk e treguan veten ne nivelin e duhur, por frikacake dhe derdimena.
    Ky eshte NJERIU i RI i krijuar nga SAAALI BERISHA. Tung.

  8. gega says:

    O dobiçat e temes pse nuk mi postoni komentet

  9. Alda says:

    Ky foli nje ore, ata andej po pinin, asnje nga Tirana desh u rafen jo e degjojme jo se degjojme se po fliste si udheqes i madh. Doli dhe dhjetorist ky. Budalla ore. I more goces se tezes time 2 mije euro kur ishte drejtor arsimi. U pasurua kur kandidioi per kryetar bashkie. Mbaruan djemte ne PD qe vune kete. Ky eshte kylysgh i Lules dhe Pollos.
    Ne Korce PD do shkoje tek 20% jo me shume.

  10. xhino says:

    iku per lesh Elvi me gjith partine e tij PD po kthehet ne nje organizate joqeveritare dhe fitim prurese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje