Shpulla e Arvizu për Berishën: S’është faji im që është prishur me gjithë ambasadorët e SHBA

27 Dhjetor 2014, 09:42Politika TEMA

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka rrëfyer marrëdhënien e vështirë me Sali Berishën.

Fillimisht ai ka komentuar përse përdori temrin SHQUP për PD-në, që nga Berisha u cilësua si fyerje.

Kam nja dy komente. Ka kohë që kam hequr dorë nga përpjekja për të shpjeguar si apo pse Z. Berisha sillet ashtu siç sillet. Në lidhje me referencën për SHQUP, është e qartë që nuk synonte të tregonte mungesë respekti. Me sa kuptoj, ajo ka qenë ndërtesa e vjetër SHQUP.

Kësaj ambasade i referohet shpesh si ‘Rruga e Elbasanit.’ Selia e vjetër e PD ishte ‘Selia Blu,’ më duket. Ma merr mendja, do quhej Selia Blu e Re ose diçka e tillë. Kam dëgjuar t’i referohet si SHQUP dhe ky ka qenë konteksti. Nëse problemi është se e përdor Z. Rama, atëherë me sa duket nuk mund të them asgjë që e thotë edhe Z. Rama”, thotë Arvizu në një intervistë për “Mapo”.

Ai thotë se Berisha është prishur me të gjithë ambasadorët amerikanë, dhe për këtë faji duhet të shikohet pikërisht tek ai.

Në lidhje me Z. Berisha, përpara se të vija këtu, kisha dëgjuar nga shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, por sigurisht edhe nga njerëz këtu në Shqipëri, lidhur me marrëdhënien e tij, historinë e tij me ambasadorët amerikanë dhe si kushdo që është i ri, isha i vendosur që të ishte ndryshe, që mandati im ishte sigurisht të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara dhe kjo sigurisht përfshin të punosh me qeverinë e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë sa të mundesh dhe në atë kohë Z. Berisha ishte Kryeministër.

Nuk kemi pse t’i kthehemi gjithë historisë së 2011, por mendoj se mora shumë kritika nga kundërshtarët e Z. Berisha për këtë arsye. Nuk bëra ndonjë shfajësim atëherë dhe sigurisht s’kam ndërmend ta bëj tani. Ua lë njerëzve të vlerësojnë, ndërsa unë largohem, se si do ta karakterizojnë marrëdhënien time me të apo me politikanë të tjerë. Por, mendoj që në fund, njerëzit duhet të pyesin: A ka ndonjë cen të brendshëm në sistemin amerikan që zgjedhin këta ambasadorë që arrijnë me qëllime të caktuara dhe pastaj largohen me një histori të caktuar?

 A ka ndonjë gjë të gabuar në themel tek këta individë, përfshi edhe mua, apo mos problemi qëndron diku tjetër?”, thotë ai.

Megjithatë, ai thotë se debatet më të nxehta i ka pasur me Ramën në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë.

Kur kthej sytë pas në katër vitet, debatet, argumentet më të vështira, më të nxehta që kam pasur me ndokënd, privatisht, ishin me Edi Ramën. Më kujtohet një herë, ishim në zyrën e tij në PS; ishte një çast qetësie totale, më pa në sy dhe më tha: “Nuk më besohet që sapo e the këtë”. Iu përgjigja: “Edhe vetë jam pak i habitur që e thashë”. Pra, kemi pasur dallime të vërteta, por për një kombinim arsyesh, gjërat ndryshuan. Mendoj se pikëpamjet e mia, pozicioni im, përfaqësimi i Shteteve të Bashkuara, ka qenë shumë konsekuent, qoftë në 2011, 2012, 2013, 2014 dhe duke ecur drejt 2015.

Nuk mendoj se ka ndryshuar. Por fakti që tani ai është Kryeministër, kemi diçka që do e quaja një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunuese, komunikim të mirë – prapë nuk biem dakord për gjithçka – por në pikëpamjen time, ai ose të paktën ne kemi kapacitetin të biem dakord për të mos rënë dakord. Dhe kjo është diçka që unë, dhe ambasada e kemi edhe me kryetarin e LSI, Kryetarin e Parlamentit. Është një cilësi e rëndësishme. Pra, bravo atyre dhe jam i kënaqur për këtë. Kështu duhet të jetë partneriteti i vërtetë”, e mbyll Arvizu./b.l

 

17 komente në “Shpulla e Arvizu për Berishën: S’është faji im që është prishur me gjithë ambasadorët e SHBA”

  1. adi says:

    Sa jam i kënaqur që e takoj Oltën. Si një çift pëllumbash.

    1. triumf says:

      jahahahh pse mo ca pellumbash jane ata dy me njoni i zi njoni i bardhe

      http://bit.do/shpulla-e-arvizu-per-berishen

      1. vlonjati says:

        Pse nuk e dini qe ka pellumba te bardhe dhe te zinj?

    2. WOW says:

      Uueeee sa I modh je o orangutan. Trap trap po ca gjona me ne fund I kap.

  2. HAJDUTI says:

    po si mund te besosh nje anormal so saliu…shikoje nga emri e koka…vkkk…mendon si anadollak…falet si musliman..beson se eshte me katolik se papa…dhe vret si ISIS …..

  3. antonio says:

    E mbushe thesin ti or mik lumi thuaj cfar te duash ik i kenaqur ate bej se te gjith ambasadoret qe vin ikin te lumtur.

  4. qytetar says:

    Z.Arvizu hik i qete ne Amerike se Shqiptaret din te vlersojne,
    te kan vlersuar ty personalisht dhe adhurojne Ameriken
    dhe politiken e saje ne raport me Shqiperine.
    Te vafte mbr jeta ty dhe familjes tende kudo qe tw shkosh.

  5. human says:

    joti seshte por i departamentit po, pasi na kane len nje antishqiptar ne krye per 23 vjet bashke me nje klase politikanesh te korruptuar deri ne gryk, eshte qe kur i the burre shteti nderkoh qe ishte bure leshi!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duke u nisur nga karakteri,Berisha, klasifikohet ne tipat e pavarur,jo bashkepunues !
    Nuk mund te them se eshte kopetent,por me bindje them se ka qene komunist dhe vazhdon te manifestoj tipare te edukates fillestare komuniste.
    Berisha,ka bere nje gabim,ka ngateruar krahun politik,i denje per lider te te majtes, konsumon energji pa fund djathtas.
    Botformimi i tij e ka “perplasur” me te gjithe ambasadoret amerikane !

  7. Gezimi says:

    Ndoshta e kam gabim, por di qe ky ambasador e ka quajtur Burre Shteti. Cfare kohrash jetojme (O Tempora O Mores, thoshin latinet). Fundja kjo eshte Shqiperia, ku “militojne” dhe vegjetojne lloj lloj te derguarish
    qe luajne rolin e ambasadoreve! Sa turp!

  8. E verteta says:

    Amono mos na e shani kaq shume Skenderbeun nr 2.

  9. Andrea says:

    Diplomacia eshte art dhe politika eshte kurve qe ju z.ish ambasador po e loni bukur.Me rastin e largimit do te ishte ne nderin tuaj qe ti kerkonit falje ketij populli qe JU mbrojtet dhe qojtet BURRE SHTETI nje kriminel ordiner i cili per 24 vjet ka vjedhur e vrare kete popull martir.Jini JU z.ish ambasador qe mbas pergezimeve,perkrahjes pa kufi i dhate krahe ketij tradhetari te kombit qe mbijetoi ndaj urejtjes mbare popullore ku i kini siguruar edhe mos prekjen ketij perbindeshi me emrin Sali si dhe bandes se tij me yllin ne ngjitje hajdutin e 200 milion eurove ne rrugen e kombit,nenshkruesin e tradhetise kombetare per ti falur grekut hapesira detare si dhe urdher dhenesit per vrasjen e demostruesve te 21 dhjetorit.Gjithashtu ju siguruat edhe pa prekshmerine e hajdutit te banges z.FULLHANI,por pa haruar dordolecin president.Lojrat para largimit se keshtu ka vepruar Saliu me te gjithe ambasadoret amerikane sikur nuk shkojne ose na shpjegoni se perse te gjitheve ju Saliu ju ben lolo dhe ju percmon mbasi mbaroni mandatin.A duhet qe edhe ambasadori i ri duhet ti jape mbeshtetjen maksimale ketij perbindeshi dhe kur te largohet te degjojme te njejtat llogje.Ngushellime qe e kuptuat me vonese kete qenie me emrin Sali por te pakten leru rruge dhe hapesire me ambasadorin e ri qe te veprojne ligjet e shtetit ndaj ketyre banditeve qe ju bejne per qepe e kripe apo e gjitha kjo eshte diplomaci?

  10. Opinionisti says:

    Enveri paska qenë më në rregull nga mendja se Saliu sipas teje se në fund të fundit ai luante sipas rregullave të Luftës suaj te Ftohtë ku Shqipëria u bë pjesë jashtë dëshirës se saj.
    Po Saliu? Me ç’mut rregulla luan? Apo te psikikës së tij perverse?

  11. KOLJANA Moza says:

    DON ZHUANI ARVIZU DHE OLTA BIONDE

    Si psherëtimë doli nga zemra me tallaze erotikë e guvernatorit amerikan në vendin tonë, A. Arvizu, kjo shprehje e thënë në intervistën dhënë Sokol Ballës në prag të lamtumirës: «Më vjen keq që gjatë katër vjetve qëndrim në Shqipëri nuk e takova Olta Gixharin». Shumë shqiptarë, që nuk e njihnin Oltën më parë, kanë menduar:
    «Sa diplomate e shquar qenka kjo zonjusha Gixhari, gjersa i paska mbetur merak guvernatorit Arvizu një bisedë kokë më kokë me të, si ajo e Sillos me Nafijen dikur!».
    Në fakt, po t’i hedhësh një sy fotos së nxehtë të Oltës këtu poshtë, nuk mund të thuash se merakliun e rrugës së Elbasanit e ka zënë kot qymyri me të. Mirëpo ideja e parë që i ka lindur shumëkujt, duke dëgjuar këtë gulçimë epshore të një diplomati karriere të moshuar e të thinjur është kjo:
    «Me sa shumë Olta brune e mulate paska zhvilluar biseda kokë më kokë guvernatori ynë gjatë katër vjetëve që sundoi në Tiranë, gjersa nuk e mbajti dot nepsin pa e shprehur publikisht në televizion kundrejt Oltës bionde, në prag të lamtumirës nga haremi Shqipëri!?».
    Ka shumë të ngjarë që Arvizu nuk e dinte se po ia hapte zemrën e tij «të plagosur» një zemre tjetër «të sapoplagosur»: gazetari që po e intervistonte e kishte tepër të freskët «divorcin e heshtur» që bëri me të shoqen (dy fëmijë së bashku) për shkak «tradhtie bashkëshortore». Ndonëse në tekstin e divorcit nuk vihej gishti se cili prej të dyve ishte «mëkatari» (marrëveshje paraprake e ish-çiftit), një gazetë e dorës së dytë rrëshqiti si rastësisht këto fjalë:
    «E ëmbla Belinda ka qenë e përzgjedhura e Ramës, fillimisht si zëdhënëse e Bashkisë së Tiranës e më vonë si Drejtoreshë e «Albkontrollit» – një institucion i dëgjuar për korrupsione në seri».
    Mirëpo këtu mpleksen disi fijet, po të mbajmë parasysh faktin se Doktor Berisha (si mjek) e ka akuzuar hapur Ramën në bordellon-parlament: «Ti je ipotent si mashkull, nuk të punon…», ndërsa piktori i «Rilindjes» iu kundërpërgjigj: «Jozefina është viagra jote».
    [Dialog «burrash shteti» në kohë krize, apo jo?].
    Nejse, le të rikthehemi tek «çështja Arvizu». Bravo i qoftë biondes sonë: si aktore zemërgjerë që është, duke konstatuar sikletin shpirtëror të guvernatorit, iu përgjigj flakë për flakë atij në gazetën Dielli: «Jam gati të takohem me Z. Arvizu në Shqipëri, ose në Amerikë». Nuk dihet nëse Aleksandri i Vogël i ambasadës së madhe amerikane do të flejë dot i qetë ose jo, derisa ta zhvillojë bisedën «diplomatike» kokë më kokë me të përzgjedhurën e tij të fundit në haremin Shqipëri…
    Ndërkohë plitikanët (anti)shqiptarë kanë nisur tashmë hetimet intensive rreth shijeve të guvernatorit të ri, se cilat i pëlqejnë më shumë prej seksit të bukur. Gjithsesi ata nuk do ta kenë të vështirë t’ia plotësojnë ëndjet atij, sepse haremi shqiptar është duke u shtuar shpejt në sasi e cilësi, për shkak të mungesës së perspektivës së vajzave dhe varfërisë galopante.

    Robëruesja e zemrës së sevdalliut Arvizu:

    1. human says:

      Koljana Moza, e lexova me kenaqesi mendimin tend dhe duhet ta pranoj qe nese do te isha ne vend te meros do ta vendosje direkt tek editoriali per nja dy dite! Bravo me bukur nuk mund te shprehet mendimi ndaj ketyre pseudo ambasadoreve dhe ketyre plehrave qe na drejtojne !!!

  12. Tomorr says:

    Mr Arvizu, Berisha just had killed 4 unarmed protesters and you called him a statesman because he canceled a anti protest. Common be serious. It is true that berisha had problems with all previous US ambassadors, but only you called him a statement- big fiasco of you.

  13. kanan tafili says:

    Departamenti amerikan i zgjedh ambasadoret per ne shqiperi jo nga nga koka por nga K,,,,,RI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje