Shqiptarëve u kursehet rritja e çmimit të dritave

26 Dhjetor 2014, 16:25Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara, BIRN

 

Enti Rregullator i Energjisë, ERE, miratoi një tarifë unike për energjinë elektrike për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekësh për kWh, gjë që mbart një rritje të vogël për pjesën dërrmuese të konsumatorëve dhe ulje çmimesh për konsumin e luksit.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi të martën (26 dhjetor) tarifat e reja të energjisë elektrike ku tarifa për konsumatorin familjar do të unifikohet në 9.5 lekë për kWh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej 500 deri në 600 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet që konsumojnë mbi 450 kWh në muaj.

Tarifa e miratuar është dukshëm shumë më e ulët se sa ajo që qe kërkuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Siç mund të shihet në grafik, familjet me konsum mesatar 300 kWh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 648 lekësh ndërsa familjet me konsum mesatar 400 kWh do të kenë një shtrenjtim prej 168 lekësh.

Për konsumin më të lartë, fatura e energjisë do të vijë në rënie, ku uljen më të madhe do ta përfitojnë konsumatorët më të pasur. Për një familje që konsumon 800 kWh në muaj, fatura aktuale është 10,800 lekë ndërsa ajo e vitit të ardhshëm do të jetë 1,700 lekë më e lirë.

Për familjet e varfra qeveria ka premtuar kompensim prej mesatarisht 650 lekësh në muaj dhe për rrjedhojë, numri i familjeve humbëse nga skema e re e faturimit pritet të jetë minimal.

Skema e re e faturimit të energjisë elektrike sjell përfitime minimale financiare për OSHEE

OSHEE i ka faturuar në të shkuarën konsumatorëve familjarë në vend rreth 71 për qind të të gjithë konsumit me 7.7 lekë për kWh ndërsa rreth 27 për qind u është faturuar me 13.5 lekë për kWh. Diferenca përbëhet nga konsumi i faturuar për hapësirat e përbashkëta.

Bazuar në këto të dhëna, nga tarifat e reja të energjisë elektrike, OSHEE pritet të marrë rreth 518 milionë lekë më shumë gjatë vitit të ardhshëm, shifër kjo mikroskopike në të ardhurat e përgjithshme të korporatës.

Nga ana tjetër, duke qenë se qeveria ka planifikuar kompensim për familjet e varfra në masën e 16 milionë dollarëve, ndërkohë që rritja totale është vetëm 5 milionë dollarë, buxheti i shtetit do të dalë me humbje.

 

 

14 komente në “Shqiptarëve u kursehet rritja e çmimit të dritave”

  1. VL says:

    Buxheti do dale me fitim se skema eshte bere per te goditur ata qe kane biznese ose familjare qe kishin me shume se 1 lidhje e qe ne njeren paguanin sa nje lemoshe dhe ne tjetren harxhonin sa 10 familje…prandaj me fitim do dale,se ndryshe nuk behej.

    1. xhoni says:

      Si s’ke turp o Gjergj Erebara; je edhe gazetar i BIRN. Ne vend qe te demaskosh kete gjobe me te cilen qeveria Rama padrejtesisht ndershkon 75% te shqiptareve, ti i lepin bythen duke thene qe rritja eshte shume me e vogel nga sa pritej. Te dhjefsha gazetarine tende ‘onvestigative’ !!!

      1. spartaku says:

        Xhon! me nga vash se e ke marre me shume te perpjekur.Na u nxehe ti dhe na plasi bytha.Ti do jesh ndonje bythelepiresn i Saliut qe nuk la gje pa vjedhur.Cmimi i energjise eshte plotesisht i merituar, se edhe bizneset, te pasurit, paguanin fashon prej 300kvh, dhe nga ana tjeter qe harxhonin pa esap sa nje lagje nuk e paguanin por pensionistet e te varferit.
        Po kjo te dukete drejt ty?Ti je nje miop qe nuk shikon dote as vehten tende.

  2. Treviso says:

    A nuk do ishte me mire qe çmimi i energjise te mos ndryshonte dhe ato 16miljon leke ti kalonin direkt ERE. Kush te kalonte fashen te paguante me shume, sipas tarifave te vendosura. Kjo forme e organizimit len hapsira per mashtrime.

  3. Leku Leter says:

    Filluat me shkrime qe tentojne me zbut kte rritjen e cmimit, shikoni rritjen e cmimit te bizneseve te medha o debila. Po ata do rrisin cmimet e produkteve sepse u eshte rritur cmimi, dhe ne te varferit do e hame dyfish!!!!!! O mjeranet e Rilindjes, ta gezoni Edvinin..

  4. Gattamelata says:

    Skema favorizon shtresat e larta qe edhe do harxhojne me shume, edhe do paguajne me pak se ç’paguanin! Nderkohe te varfrit do paguajne me shume per te njejten sasi!

    Supozohej se ishin te majte keta lejlat, po po na dalin te djathte me keto qe bejne!

  5. PLAKU says:

    Grafiku eshte me mangesi te theksuara Ai nuk ka as spjeguesit ne boshtet respektivisht ,vertikal dhe horizontal Nje grafik pa keto te dhena ,pavaresisht ngjyrave dhe vijave nuk mund te publikohet pasi nuk eshte per publikun e gjere te cilin kerkon te sqaroje.

  6. beni says:

    Ja perseri i varfri do ta haje, sepse po te kishin ara do te konsumonin me shume energji elektrike,por shumica prej tyre nuk kane buk te hane ,juve thoni se do tua kompesojme ,ti mos e rrit nese ti do ta kombesosh,

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    OSHEE dhe qeveria shqiptare,duhet te tregojne se jane te afte, te mbledhin leket e faturave, qe kane shperndare neper konsumatoret.
    Ngritja e çmimit te energjise elektrike,nuk ka vlere,po qe se nuk mblidhen detyrimet e qytetarve,per konsumin e energjise elektrike.

  8. Hitleri says:

    o popull dele, e gezofshim rilindjen, votat nuk ja dhame me deshire, ato na i blene!!
    nuk e kuptoni se ja rriten qmimin pikerisht atyre qe e kane te sigurt se i paguajne…..

  9. psevertete says:

    Artikull teper i dobet dhe me titull pa kuptim, duket qe sponsorizohet nga qeveria. Si mund te thuash kursehen kur cmimi rritet?

  10. faro says:

    Llogari!? Hajde dhe gjeje! Po deri tani edhte thene qe humbjet ishin mbi 40%, ku perfshiheshin edhe vjedhjet, qe padyshim kane qene me sasira te jashtezakonshme sa edhe sustat e shtratit i perdornin per rrezistenca, apo sa edhe stallen e lopeve e ngrohnin. Atehere si ti kuptojme keto % qe jep autori kur ndan 2 perqindje, njera per cmim minimal qe sipas tij eshte 77% dhe tjetra 21%. Pra del se shumica humb. Po ish hajdutet ku i fut autori? Pra ne cilen perqindje? Me duket se ky gazetar as vete nuk kupton ato qe thote.

  11. rilindja says:

    Ci keni keto shkrime plehra o plehra kujt doni ti hidhni hi syve mor bashibozuke.Ae dini ju qe ne duhet te kemi cmimin me te ulet ne evrope se e prodhojme vete? A e dini se ne eksportojme ne serbi dhe serbet e paguajne me lire energjine?Po bashkite dhe institucionet shteterore a do ta paguajne energjine duke qene se jane debitore te medha?Po bizneset e ilir metes dhe pushtetareve te tjer qe paguajne sa nje kafene lagjeje cdo bejne?Dhe kur e ngriten cmimin ne palcen e dimrit,shikoni sa kanibale jane.PLEHRA.

  12. xhoni says:

    Si s’ke turp o Gjergj Erebara; je edhe gazetar i BIRN. Ne vend qe te demaskosh kete gjobe me te cilen qeveria Rama padrejtesisht ndershkon 75% te shqiptareve, ti i lepin bythen duke thene qe rritja eshte shume me e vogel nga sa pritej. Te dhjefsha gazetarine tende ‘onvestigative’ !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje