Gjykata e Lartë/ Nishani kërkon bashkëpunimin e partive parlamentare

26 Dhjetor 2014, 12:08Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet bashkëpunimi në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Presidentit Nishani  në letrën drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare u kërkon bashkëpunimin në detyrimet kushtetuese dhe ligjit nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në listën e konkurrentëve.

“Kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në kuadër të këtij proçesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet iuaja të rëndësishme, lutem të na i dërgoni ato brenda datës 5 janar 2015”, shprehet Nishani.

Presidenti Nishani u vë në dispozicion listën e konkurrentëve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, që vijnë nga radhët e gjyqësorit me 15 kandidate, nga radhët e juristëve me 22 kandidate, ku spikasin emra të njohur të jurispundencës. /gj.k/

2 komente në “Gjykata e Lartë/ Nishani kërkon bashkëpunimin e partive parlamentare”

  1. nini says:

    ik mo ca karin me kete mut,, e ka kthy presidencen ne dege-seksion te partise demokratike

  2. agim says:

    po sikur ka nje ligj qe te detyron te pyesesh nje keshill konsultativ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje