Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka mohuar që në seancën e fundit parlamentare për sesionin që sapo u mbyll të jetë miratuar ndonjë ligj apo vendim mbi rritjen e pagave dhe dietave të deputetëve.
“Nuk ka asnje rritje pagash për deputetet. Përkundrazi, të jeni të sigurtë që nuk do ta votonim një gjë të tillë.
Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të sqarojë se janë bërë shkurtime, por jo rritje.
Ndër shkurtimet, pas shumë vitesh, hoqëm edhe qeratë e shtëpive për deputetët e qarqeve pranë Tiranës.
Për herë të parë këtë vit deputetët marrin 0 lekë shpërblim për fundvit”, shkruan Balla në Facebook.
Reagimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar socialist erdhi pasi mediat publikuan se në seancën e së enjtes , Kuvendi miratoi me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare dhe krerët e komisioneve të përhershme.
Për kryetarët e grupeve të PS, PD dhe LSI, me vendimin e ri do t’i shtohet 15% mbi pagën e deputetit, ndërsa për kryetarin e grupit të PDIU-së shtimi i pagës do të jetë vetëm 5%, pasi ka në grup më pak se dhjetë deputetë.
Po ashtu dhe krerët e komisioneve të përhershme do të kenë një shtesë page me 5%. Shtesa e pagave për krerët e grupeve dhe kryetarët e komisioneve do të ketë një vlerë prej 11 mijë dollarësh në buxhetin e Kuvendit.
Ndërsa për 127 deputetë të tjerë shpërblimi për pjesëmarrje në komisione do të jetë 2 mijë lekë për 12 mbledhje maksimumi në muaj. Për dietat për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, Kuvendi ka parashikuar një fond prej 335 mijë dollarësh për 127 deputetë.
Projektvendimi parashikon që 142 mijë dollarë të shkojnë si fonde për të paguar qeranë e deputetëve që ndodhen në qarqe të largëta. Ndërkohë edhe për shpenzimet e transportit do të ketë bonus.
Një fond do të lihet edhe për shkëmbiet dhe dhuratat me homologët e huaj. /gj.k/
Puna ne komisione edhe pjesemarrja ne komisione eshte detyra e parlamentarit,pse duhet te shperblehen edhe nje here?députéte e frances Kane ne disposition nje zyre ,qe eshte edhe dhoma e fjetjes jo ma e madhe se 20 mètre katrore edhe nuk ankohen! Kurse ketyre edhe shtepiate duhet me va paguar!
Eshte sikur mjeket te kerkoje shperblim pse bejne viziten ne pavillon!
……!!!???
TemA
Balla:Nuk ka rritje pagash për deputetët,hoqëm edhe qeratë e shtëpive.
TemA
Ndërsa deputetët shqiptarë rrisin pagat,deputeti italian i kthen shtetit 75
mijë euro.
http://www.gazetatema.net/web/2014/12/25/ndersa-deputetet-shqiptare-rrisin-pagat-deputeti-italian-i-kthen-shtetit-75-mije-euro/
Kujt ti besojme ? SHTYP-esave apo DEPU-leshesave?