Kush fiton e kush humb me çmimin e ri të energjisë elektrike?

25 Dhjetor 2014, 18:04Politika TEMA

Për një familje e cila konsumon saktësisht 300 kilovat/orë në muaj, çmimi i ri që pritet të miratojë Enti e rrit faturën e energjisë nga 2 mijë e 772 lekë që është aktualisht, në 3 mijë e 420 lekë pas 1 janarit, duke përfshirë edhe taksat.

Në fakt, njëhsimi i çmimit rreth nivelit prej 9.5 lekë për kilovat e rrit faturën mujore për të gjitha familjet që konsumojnë deri në 450 kilovat/orë në muaj.

Ndërsa për ato mbi këtë nivel konsumi, formula e re e lehtëson barrën, siç e tregon edhe kjo tabelë. Qeveria do paguajë 16 milionë dollarë për të kompensuar një sërë kategorish me të ardhura të pakta nga rritja e çmimit.

Sipas skemës, rreth 204 mijë familje në vend do të marrin nga 700 lekë në muaj kompensim për rritjen e çmimit. Por të dhënat e vetë Entit tregojnë se numri i konsumatorëve që preken nga çmimi i ri është shumë më i lartë.

Qeveria këmbëngul se një pjesë e madhe e tyre abuzojnë me tarifën aktuale, pasi për të ulur pagesat kanë instaluar më shumë se një matës që të përfitojnë nga blloku i mbrojtur prej 300 kilovat.

Ndaj, sipas saj, fiksimi i çmimit në një nivel do të ulë abuzimet, edhe pse kjo lëvizje shkon në kundërshtim me një nga parimet kryesore që ajo ka shpallur, atë të progresivitetit, pasi rrit barrën për familjet me të ardhura të pakta dhe e lehtëson atë për të pasurit./TCH

7 komente në “Kush fiton e kush humb me çmimin e ri të energjisë elektrike?”

  1. xixa says:

    TASHMA DIHET BOTERISHT SE KJO QEVERI ESHTE QEVERIA QE KUJDESET PER PASURIMIN E BOSEVE NE KURRIZ TE SKLLEVERVE PUNETOR PA ASNJE TE DREJT,PAGUANI O SHQIPETARE PAGUANI ENERGJI,NAFTE TAKSA DHE PUNONI NGA 60 ORE NE JAVE.

    1. Xha Barka says:

      Humbasin shqiptaret(shumica) dhe fitojne hajdutet(politikanet)shume thjesht!

  2. Pelasgian says:

    RRASU KKKKK SHQIPKARVE SE JAN MSU TE SHK.,..DHYM QYSH TE VEGJEL . PAGUNI KAFSHE PAGUNI PER PRONARET TUJ .

  3. PERENDIMI says:

    TE SIGURT DIME QE PER TE HUMBUR HUMBET POPULLI I NDERSHEM QE NUK VJEDH NDERSA SE KUSH FITON ESHTE PYETJE 1 MILION $ SEPSE ATA QE FITOJNE I KANE MILIONAT NE EURO.

  4. qytetari says:

    Fitun deputetet qe dyfishuan rrogat dhe dietat e veta.

  5. ri (qi) ndje says:

    {risni se nuk keni pare gje akoma…………… ri(qi)ndja sa ka filluar.

  6. lushnjar says:

    Rendesi ka ta paguajn te gjith e qeveria mos te mbuloje humbjet nga leket e buxhetit se nqs ritja esht me 6 mij leke te vjetra per ata qe konsumojne 300kw, ky nuk esht fund i botes. Po ama jo ti vij furrit te bukes apo vilws 5 kateshe fatura 200 kv e askush mos te levizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje