Kërcënoi Ramën, Apeli liron Bashkim Hoxhën: Isha u dehur, i kërkoj ndjesë

25 Dhjetor 2014, 16:49Politika TEMA

Gjykata e Apelit liroi nga ambientet e paraburgimit avokatin Bashkim Hoxha, i cili kërcënoi rreth tri javë më parë kryeministrin Edi Rama në telefon.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Apeli ndryshoi masën e sigurisë ndaj Hoxhës, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Mësohet se gjatë seancës së sotme avokati Bashkim Hoxha i kërkoi sërish ndjesë kryeministrit Rama, duke theksuar se ka qenë në gjendje të dehur kur i ka dërguar mesazhet në telefon.

Hoxha qendroi në ambientet e paraburgimit për dy javë.

Ai akuzohet se ka kërcënuar dhe shqetësuar kryeministrin Rama.

Hoxha i ka dërguar kryeministrit 12 mesazhe në orët e para të mëngjesit.

Në një prej tyre ai e krahësonte Ramën me Ismail Qemalin, ndërsa më pas e ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin.

 

7 komente në “Kërcënoi Ramën, Apeli liron Bashkim Hoxhën: Isha u dehur, i kërkoj ndjesë”

  1. E qarte gjyakata dhe prokuroria shqiptare eshte e mbushur plot me elemente te paafte dhe islamik ,prandaj lene nji terrorist islamik te lire .
    Shkrij z.kryeminister kto institucione te fares se djallit ,te ndertuata nga saleh birishi shpelles.
    Sa te ekzistoje kjo fare e ndyr antinjeri ne shqiperi sdo ket kurr
    normalitet qetesi apo mireqenje e akoma me keq drejtesi .

    1. niku says:

      Eshte qesharake te merresh seriozisht me kete person qe duket boterisht qe nuk eshte as kriminel as qytetar i dores se dyte, do ishte ne nderin e kryeministrit qe ky te mos kishte bere asnje dite paraburgim, u lini kohen e mjaftueshme qe organet te merren me te gjithe mend ndaj njerzeve te rrezikshem dhe jo ndaj ketij persni qe edhe ta paguash nuk behet kurrsesi kriminel dhe aq me teper ndaj Z.Rama.

  2. Kritiku says:

    Edhe “gazetaret” ne Shqiperi u kane dhene “lirine e perhershme” trurit te tyre! Shikoni se çfare shkruajne: Ne titull shkruhet qe “Apeli i jep lirine…” dhe ndersa kur lexon me poshte shikon qe Apeli nuk ka dhene lirine por ka ndryshuar vetem gjendjen proçeduriale te te pandehurit. E ka lene ne hetim ne gjendje te lire, nga ajo me burgim qe ishte deri tani. Por “lirine” personi nuk e ka fituar akoma sepse fjalen e fundit e ka Gjykata me vendimin qe do te marre, kur te jete koha.
    Tek paragrafi i fundit shkruhen idiotizma qe vetem analfabetet funksionale mund ti shkruajte ato. Shkruhet qe Prokuroria ka sekuestruar si telefonin e te pandehurit ashtu edhe proçedimin penal te nisur nga policia. Ore njerez, policia nuk nis proçedura penale, ate e ben vetem Prokuroria! Pastaj nuk quhet sekuestrim zozerimi i aktit te proçedures penale.
    Kush ju beri ju gazetare!

  3. Kastriot says:

    Zoti Kryeminister duhet ta fale kete njeri, sepse nuk eshte nje person problematik, por njeri i edukuar dhe me halle dhe nuk e ka patur me te keq pavaresisht gjendjes se tij depresive ne komunikimin me te. Shume mire ka bere Gjykata qe e ka lene per gjykim ne gjendje te lire. Z. Bashkim mesa di i ka kerkuar ndjese kryeministrit Rama per shqetesimin qe i krijoi.

  4. ylli says:

    MOS E FALNI PIJANECIN DHE ARROGANTIN
    NJEREZIT DUHET TE MESOJNE RESPEKTIN DHE TE PAGUAJN PER PALACOLLEQET E TYRE
    KY ESHTE NJE MASKARA DHE TE DENOHET,,,AQ SA E MERITON,,QOFTE EDHE DY DITE POR DUHET TE DENOHET,,,

  5. Arben says:

    HAJDE LAJM HAJDE.

    300,000 VENDE PUNE.

    VENDOSJA NE SHINA E SISTEMIT TE DREJTESISE.

    CFARE BERE ME KETO OR MIK, MOS NA BEJ FILMA SE JO PER GJE PO NUK KE TALENT PER KETE PUNE.

  6. Sapa says:

    Ishe i dehur?pse nuk e lavderove por e shave?pastaj keta qe te nxorren jashte a i respektuan ligjet e shtetit apo moren shumen e duhur?edhe neqoftese i demtuari ne kete rast kryeministri thote e kam falur nuk duhet te te fale drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje