Djali i kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dako, është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me makinë.
Mësohet se 20-vjeçari Xhulio Dako është aksidentuar në rrethërotullimin e Kënteës, ndërkohë që ishte dukë udhëtuar për në Tiranë.
Ai është dërguar në spital në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 20-vjeçari ka thyer tre brinjë.
Interesant është fakti se në vendin ku ka ndodhur aksidenti, banorët e zonës kishin kërkuar disa herë nga Dako, që të merrte masa.
Ata kanë protestuar disa herë, pasi në atë zonë ka ndodhur aksidente të shumta.
Më i fundit që është aksidentuar, ka qenë pikërisht djali i Dakos./b.l
Comments are closed.
Djali te kete te shkuara dhe mire qe nuk pati gje te madhe, por edhe njerezit kur protestoin duhen degjuar.