Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, Meta zhvilloi fillimisht një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale.
Duke folur për median pas vizitës, Kryetari i Kuvendit uroi që kjo ditë të sjellë sa më shumë mbarësi për familjet shqiptare dhe për shoqërinë tonë.
“Në këtë ditë Krishtlindje do të uroja gjithë besimtarët e krishterë, por edhe të gjithë popullin shqiptar, sa më shumë mbarësi për të gjithë, shumë urime, shumë bekime dhe gëzime në familjet e tyre, por natyrisht edhe në gjithë shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit zhvilloi vizita në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë si edhe në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës.
Meta theksoi se kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve dhe na fton të jemi më solidarë e më të bashkuar me njëri-tjetrin.
“Kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve, është një festë që na bashkon të gjithëve në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe natyrisht që është një ditë e cila në fton për të qenë gjithnjë solidarë dhe më të bashkuar me një-tjetrin”, u shpreh ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. /gj.k/
Shtypi shqiptar vazhdon me kembengulje vizionin ateist te trasheguar nga sistemi monist. Jepet pershendetja e cdo politikani per krishtindjet (shpesh qe nuk kane te bejne me krishterimin fare), por mungon ajo e perfaqesuesve legjitime te kishes katolike dhe orthodhokse qe ndajne te njejtin zot.
Shifeni pjellat e djallit se sa te pafytyr jane perball njerezimit !
Pikerishte ky ,qe eshte nji nder shkaktaret kryesore te shkaterrimit atij vendi ,shkaktari mjerimit dhe ekzistences se krimit e bandave politike ne pushtet ,te mizerjes qe mbizoteron ne ate shoqeri ,ka guximin te hyje ne nji Kishe dhe akoma me shume tallet me popillin duke i uruar “Te mirat” nga Zoti ,nga nji Zote qe kriminelet e terroristet do ti shikoje nen dhe. ptu hipokrizi rrace qensh te ndyre qe gjasme nen maskat e tolerances helmuat nji jete te tere nji komb te tere .
ME C’FARE SYZESH I SHIKONI KETO ZOTI KRYETAR I KUVENDIT, SHQIPTARET KURRE NE HISTORINE E TYRE NUK KANE QENE ME TE PERCARE SE SOT,DHE KJO ESHTE PASOJE E POLITIKES KRIMINALE QE NDIQET NE SHQIPERI,POLITIKES SE HAJDUTEVE TE DJESHEM DHE E MASHTRUESVE TE SOTEM