Jozefina Topalli braktisi Bashën në Shkodër, edhe pse ndodhej në qytet për Krishtlindjen

25 Dhjetor 2014, 17:52Politika TEMA

Ndonëse Krishtlindjet janë një festë paqeje për të gjithë, përplasjet e brendshme duket se nuk janë shuar brenda demokratëve edhe pas hyrjes në Kuvend.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, uroi Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shkodrës.

Por ajo që ra në sy ishte  mungesa e deputetes së Shkodrës, Jozefina Topalli, e cila mungoi në vizitën që Basha bëri në Kishën Katolike brenda në Shkodër.

Gazeta “Dita” mëson se në këtë vizitë Basha shoqërohej nga deputeti Helidon Bushati, Voltana Ademi, si dhe nga ish-  deputetët Gjoik Uldedasj, Paulina Hoti dhe Ramiz Çoba.

Ky i fundit është tashmë kryetar i PD-së për Shkodrën.

Shtëpia e Jozefina Topallit nuk është më shumë se dhjetë minuta larg kishës në qendër të Shkodrës.

Madje ajo ka preferuar që Krishtlindjet t’i festojë pikërisht në Shkodër.

Një fakt i tillë vërtetohet edhe nga postimi që ka bërë në faqen e saj personale, ku uron të gjithë miqtë e saj, ndërsa ka postuar një foto familjare të bërë dje në darkë në Shkodër.

Madje, Topalli është edhe një katolike e devotshme duke marrë pjesë në çdo meshë me familjen e saj.

Që pas humbjes së PD-së në Shkodër, ish-drejtuesit  si Bode, Topalli , Patozi kanë kundërshtuar zgjedhjen e Bashës në krye të partisë, ndërsa ky u fundit ka spastruar partinë nga xhaketat e vjetra duke mos i zgjedhur në postet drejtuese.

8 komente në “Jozefina Topalli braktisi Bashën në Shkodër, edhe pse ndodhej në qytet për Krishtlindjen”

  1. Pasha perenin bash bukur fort ja ka ba jozefina atij bashuki .
    Festa e Krishtit s’kan asgja te perbashket me nji kriminel islamist si bashuqi sali berishes .Turp per ata shakdran qe i afrojn mbeshtetje ktij islamisti te thekun.

  2. rakia says:

    Cikli politik i Jozit mbaroi.Nuk ka me intersa politike.Ben shume mire qe nuk e pret.Mbi Bacen Sali nuk del dot.

  3. Atdhetari says:

    Jozhi zhelja te mendoj qe zgjedhjet e tjera nuk do jetne kandidim per deputete.Ta qaj rrogen qe rriten fashistat e mazhorances prej 3400dollar.Te pergatitet per burg per ato maskaralleqe qe ka bere.Hajdutet e vjeter dhe te rinj te futen ne burg ,me perjashtimte Edvinit se eshte shume fukara.Duhet ta besoni te gjatin se kur ishte ne krye te bashkis nuk ka mar asnje lek me perjashtim te roges. Edhe rrogen qe merte ja dergonte te vellait ne amerik qe ka bler 18apartamente dhe i leshon meqera .Harram ti ket.

  4. kaurri realist says:

    Ca me thane? E ka diftue vedin burrneshe edhe qytetare e vertete e Shkoderloces! Ka hike koha kur shkodranet ishin te detyruem me i bâ “fresk” familjareve te Enver Hoxhes.

    Rrespekt, Madame Topalli!

  5. Taras Bulba says:

    Jozi eshte fishkur i ku koha ,tani eshte koha e Grides,prandaj mos u merzit Jozi se Grida ka freskeri

  6. faikonica says:

    Po pse ia fut kot Mero.Kush ta tha qe asht katolike e devotshme?Vetem ne raste festash ka ardhe ne kishe,kur ishimn mediat aty

  7. Petro says:

    Po pse habiteni mor miq? Jozi po peson ate qe i beri te tjereve.Mjere ajo klase qe nxjerr nje njeri qe ta kete kunder.Jozi perkrahu vetem ata qe i urdhnonte padroni.Tash qe i erdhi fundi politik, asht teper vone.Te shoh jeten e saj dhe kujtimet dhe te jete me to e sinqerte.Sa i takon Bashes, do te jete i humbur vitin tjeter dhe do te kerkoj azil ne Hollande i shkreti se s ka buke.Mjere ky popull me karavidhet qe ka nxjerre!

  8. Genta says:

    Boll me topall e kompani qe ha mbylli deren e PD te gjitha femrave qe donin te aktivizoheshin. Cmira e saj nuk kush kufi. Aresyeja qe humbi shkodr zgjedhjet eshte pikerusht kjo zonje e zeze. Basha nuk duhet kursesi ta mbaje afer pasi do humbi pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje