Bregu: U kthyem atje ku duhet të jemi, rezoluta të përkthehet në akte ligjore

25 Dhjetor 2014, 19:52Politika TEMA

Deputetja demokrate Majlinda Bregu përmes një statusi në Facebook ka komentuar kthimin e opozitës në Kuvend dhe miratimin e rezolutës së propozuar nga dy europarlamentarë.

“U rikthyem për ta rinisur aty ku e lamë: de kriminalizimi i Parlamentit, respekt të pakusht e sistematik të vendimeve të gjykatave nga maxhoranca, kompromis e konsensus për ligjet me 3/5 që reformat të jenë të qëndrueshme në kohë e jo pre e tekave dhe urisë së pushtetit.

U rikthyem aty ku vendi na e do të jemi, jo e thënë thjesht për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të shohin cdo ditë ndryshimin mes atyre që politikën e lidhin me krimin për të gjeneruar pushtet dhe opozitës që largimin e pushtetit të lidhur me krimin e ka kthyer sot në cështje madhore!

Me nje falenderim e mirënjohje për europarlamentarët Fleckenstein e Kukan, që dëgjuan me shqetësim e u përkushtuan me seriozitet të menjëhershëm në emër të grupeve të tyre politike në PE, për t’u bërë dëshmitare se rezoluta e votuar duhet të përkthehet në akte konkrete ligjore pa vonesë”, shkruan Bregu. /gj.k/

8 komente në “Bregu: U kthyem atje ku duhet të jemi, rezoluta të përkthehet në akte ligjore”

  1. titi says:

    uaaa mi none sa mire qe u kthyt.po pse iket?se rrahu nje rrugac nje rrugac tjeter,po pse u kthyet kur po u mbaronte mandati?apo per rrogat dhe privilegjet.do hiqni kriminelet,po mjer ne kush do na drejtoj pastaj sepse ketu ka aq shume kriminel sa nuk mund te gjesh nje te ndershem.ah po jane pensionistet qe nuk kane asgje per te vjedhur,por keta fakiret nuk i zgjedh njeri.me nje fjale shqipetar pirdhni se cfryheni neper bllogje.

  2. Sheremeti says:

    Ligjet me 3/5 jane ligje qe miratohen me 3/5 e numrit te deputeteve. Kete e sanksionon kushtetuta. Keshtu e deshi vullneti i zgjedhesve. Konsensusi eshte artifice antiligjore per ti bere gjerat lemsh. Kete do PD ja. Asaj nuk i pelqen zbatimi i ligjit. Kur ishin vete ne pushtet vetem me 71 deputete keta bene kerdine me shkelje kushtetuese dhe tani kerkojne ti vene bisht cdo ligji. Ne se Rama do te vere bishta antikushtetues sipas oreksit te PD.se atehere ky eshte nje problem shume i rende qe do ta vuajme me breza. Zoterinj ligji eshte i qarte. Zbatojeni dhe mos flisni si femije te pergedhelur.

    Nga ana tjeter do te de-ligjitimohej procesi zgjedhor dhe do te behej i panevojshem. Vullneti i shumices eshte edhe thelbi i demokracise. Ckuptim ka ti mohohet e drejta e shumices qe ti plotesohen tekat pakices. Kjo eshte absurde dhe te vesh duart ne koke.Keto gjera behen vetem ne shqiperi.

  3. Michael says:

    …mbaruan paret per resortet lux Dhe veshjet fashion- Koha per ri ciklim aferash !

  4. dita says:

    Ju flisni sikur populli nuk ju njeh.Erdhet ne kuvend per rogen e majme qe keni marre 6 muaj pa pune, haram u qofte besimi I popullit .Ju jeni dhija e zjebosur dhe bishtin perpjet. tu vij Turp turp e quani veten se punoni per popullin??? Ju punoni vetem e vetem per vete ,Ju u treguat si femi u ankuat pa asnje arsye dhe kerkuat tu marrin per dore nderkomtaret tu fusin ne parlament.Turp lat name.Cudi me ju kur ishit ne pushtet ju kalonit ligjet 71 tani kerkoni qe te mos perdori mashuranca votat e popullit 3/5 e parlamentit kjo nuk ka per te ndodhur kurre fleje mendjen. Mazhuranca do marri mendim opozites por ajo do vendos, se ajo drejton dhe mban per gjegjesi para popullit prandaj ka 84 vota .Populli ju njeh mire ju kush jeni se drejtuat 8 vjet dhe nuk pyetet opoziten. Shume me keq ju ne meste dites vrat 4 protestus ne mes te bulevardit, gjaku I tyre nuk harohet kurre moj majlinda. Ju ju pelqen vetja dhe mendoni, ju dini dhe te tjeret jan injorant. gabohesh rend majlinda. Shumica duhet te veproj sa me shpejte per te evidentuar bemat tuaja ne parlament,duke ju vene para pergjegjesis cilido qe ka vepruar ne kundershtim me ligjet.

  5. sherifi says:

    Per mendimin tim, edhe kjo Mailinda futesh ne ate grupin per te hyre ne parlament,ishte kunder bojkotit bashke me Patozin,Doden e disa te tjere, dhe keta i meshoin me shume asaj pikes per te pastruar parlamentin dhe administraten nga te inkriminuarit.
    Ju o komentues nuk e “kuptoni”por keta e kane per Saliun,Lulin,Imamin dhe pastaj per ata te vegjelit si puna e atij qe goditi strazimirin me grusht.

  6. sagitari says:

    Zonja kodra pas breegut ju nuk u kthyet per te miren e votuesve tuaj ( se nuk do iknit nga parlamenti pa arsye ) , por per xhepin tuaj qe shteroi se , rushfete skish me ,droga u dogj , shteti po behet me ligje, dritat e uji do paguen se zben ,e ju pa ato rrogat e majme si deputet do te perfundonit ne ndonje cep rruge si lypes ( por jo berisha e basha se qene me largpames dhe kane akome lek e dollare , prandaj nuk donin te hynin ne parlament )
    Sa per ate se hyte se u plotesuan kushtet nuk eshte e vertete , se ju nuk ja dolet ti vidhnit votat me ristanin gjate numerimit per arsye se ishin jashtezakonisht shume qe nuk bente dot asgje ,
    Por nese eshte e vertet ( konsensus dhe jo 3/5 ) , atehere do tju them bravo ja dolet ti viidhnit prape votat e popullit por kesaj here me zgjuaresi dhe jo me dhune..
    Ju po te mendonit per popullin nuk duhet te merrni rrogat e 5 muajve qe nuk shkuat ne perlament dhe ti kerkonit ndjese ketij populli e ti premtoni se nuk do te ndodhe me ( mua me duket e pabesueshme )
    Kur ishit ju ne pushtet benit si u donte qejfi me opoziten , me policine, me garden , me prokurorine e gjykaten , me presidentim pra me te gjitha e me cdo gje ( kurse tashti thoni qe dolet per ztrazimirin , per ate qe e ka koken si loqe turku ) .
    ULINI BISHTAT E SHKONI NE PARLAMENT TE NGROHENI NDONJE VEZE SE TJETER GJE NUK DINI TE BENI .
    PS I ERDHI ZOGU NJEHERE NE DORE DHE NUK E MBAJTI DOT , SKANE CFARE TE BEJNE SE JANE TE VOBEKTE .
    PS E PD ZBATONI SIC DUHET KYSHTETUTEN QE POPULLIT TJU BESOJE

  7. Jupiter says:

    Santa Majlinda della Corona Unita.. flet gopi i mafies puljeze per dekriminalizim.. po shtepine 300 m2 me cfare e bleve? Me leket e sateme? Dalle stalle alle stelle, bocchinare dalla nascita.

  8. sagitari says:

    zonja bregu para kodres o kodra pas bregut —
    cfare thua moj zonje se nuk po te kuptoj ?? ku ishit ju per pese muaj , pse nuk shkuat aty ku e kishit vendin dhe a do merrni pagat per keta 5 muaj ???? e di qe jane pyetje pa pergjigje se jeni hajdutet me te medhenj te ketij populli .ju nuk iket nga parlamenti se ju a kerkuan votuesit tuaj ( ajo pakica qe nuk kuptuan qe po talleni me ta ) por per ate qe e ka koken si loqe turku ( strazimirin ),prandaj i lini llogjet se nuk ju beson me njeri.
    ju nuk ktheheni per te ckriminalizuar parlamentin , por ta kriminalizuar ate ( shiko berishen ,mehdiun, ristanin,bashen, imamin,rulin,e te gjithe kompanine tuaj).ju ktheheni si puna e pules kur i vjen veza afer bythes shkon me vrap te furriku, dhe ju ktheheni se mbaruan paret neper xhepa e ska me te ardhura te tjera(keta dogjen drogen e lazaratit e te malesise se madhe,ndaluan ryshfetet , ska me akande e koncesione ,paguhen dritat e uji e shume te tjera) dhe nese nuk merrni rogat do te perfundonit ne ndonje cep rruge si lypsaret ( se ashtu po beni shkoni te lypni rrogat qe sju takojne ).
    kesaj here u treguat shume te zgjuar ,se pasi nuk ja dolet ti vidhnit votimet me ristanin sic benit gjithmone se ishin shume vota per tu vjedhur , e vodhet kete popull me menyre te kulturuar kesaj here ,me konsensus dhe jo 3\5 ( nese eshte e vertete )duhet tju themi bravo.
    kjo qeveri eshte e lidhur me krimin the, dhe ke te drejte se nuk vrau ne protesten tuaj me nje qindmije persona ( gje qe ju e bete )
    kjo qeveri eshte e lidhur me krimin se prishi djepin e droges ( gje qe ju nuk e bete )
    kjo qeveri eshte e lidhur me krimin se beri te paguhen dritat dhe uji (gje qe ju nuk e bete )
    kjo qeveri eshte e lidhur me krimin se prishi koncesionet tuaja milionere ( gje qe ju i krijuat keto koncensione)
    kur ju ishit ne pushtet kishte konsensus me presidentin(mojsiun e bamirin), me prukurorine ( sollakun e ina ramen) me policine ,me garden ,me gjykaten e mbi te gjitha me opoziten e atehershme (me numer me te madh se opozita e sotme )
    me fal moj zonje , vendi ka nje kushtetute dhe ju duhet ta zbatoni te paret ate se jeni te zgjedhurit nga populli (edhe pse nje pakicee vogel qe besojne akoma tek ju).
    prandaj ju duhet te shkoni ne parlament te ngroheni karriket edhe per kete kohe qe ju ka mbetur ( se nuk i dihet ne do kini mundesine te shkoni prape)dhe lerini lojrat tuaja te pista qe po beni se nuk ju dhimbset populli por xhepi juaj.
    PS, PD , LSI E TE GJITHE PARTITE E TJERA ; ZBATONI KUSHTETUTE!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje