Tropojë/ Familja në hasmëri, vetëm 10 minuta larg gjaksit

25 Dhjetor 2014, 19:36Politika TEMA

Në skajin më verior të Shqipërisë, rrëzë malit të Shkëlzenit në rrethin e Tropojës, familja Demaj mbush të tretin vit në ngujim.

Historia e gjakut për ta nis në Kosovë.

Djali i familjes Demaj qëllon për vdekje dy persona, nga tre që i kishin zënë pritë në 16 maj të vitit 2012.

Në gjakmarrje kemi hyrë në 16 maj 2012. Të ngujuar jemi, jemi dy pleq, burrin e kam 80 vjeç, vetë jam 62 vjeçe.

I çoj fëmijët në shkollë dhe nuk e di a më vijnë a s’më vijnë.

U thosha nuseve mos ua vishini fëmijëve rrobat e kuqe se e ke malin lart dhe na i vret dikush  në oborr”, rrëfen me lot në sy për Ora News, Nurija, nëna e djalit e cili ka vrarë dy persona.

Kërkesa e saj është në formë lutjeje: Shteti t’i shpëtojë familjen nga frika e vdekjes.

Pasi fëmijët e Nuries, emigruan në Belgjikë, refuzimi për të qëndruar ishte i menjëhershëm me pretendimin se familja në të cilën kishin hyrë në hasmëri ishte e një shtetësie tjetër, asaj kosovare dhe për ta nuk sillte ndonjë rrezik.

Ndërkohë, distanca që i ndan këto dy familje është vetëm 10 minuta.

Kërkoj nga shteti që të më shpëtojë familjen. Gjaksin me makinë e kam 10 minuta larg, edhe më këmbë bën gjysmë ore. Shteti belg ka thënë se Kosova është një shtet tjetër”, u shpreh Nurija.

Në këtë familje, në kullën e të cilës janë të ngujuar 11 persona, të ardhurat e vetme janë pensionet, që pjesa më e madhe e tyre shkojnë për medikamente.

2 komente në “Tropojë/ Familja në hasmëri, vetëm 10 minuta larg gjaksit”

  1. mario says:

    Qeveria shqiptare ,mbas aksioneve per hashashin , ndertimet pa leje dhe energjine duhet te filloj nje aksion per evidentimin e gjakmarrjes dhe te marre masa qe si kjo familje malesore ,dhe qindra te tjera ,mos te rrine ne ankthin e vdekjes. Eshte e pafalshme qe kjo plage, mos te zhduket njehere e mire qe dhe femijet e tyre mos te rriten nen friken per jeten.Mbare shoqeria civile te ngrihet per kete plage, qe ka marre shume jete shqiptare . Drejtesia duhet te thote fjelen e. Saj , se kjo qe ndodh qe nje nane tropojane i. ben thirrje shtetit per ndihme. Eshte dicka e trishtueashme dhe e dhumbeshme.Kam besim tek ministri Tahiri qe policia te ndihmoje keta familje per nje jete dinjitoze.

  2. katran karton llamarina says:

    ja se kush jan tropojanet!
    ne fillim shesin pordh,fryhen,bejn si t fort,dhe vrasin e hapin gjak.
    por kur vje puna me dhon llogari,sepse gjaku don gjak,ikin me vrap si lepuj shteteve t botes,mcefen bunkerve t ngujimit, dhe llapaqiten duke kerku ndihmen e shtetit. medemek ndihmen e ligjit per tu mbrojt.
    pse nuk kerkojn ndihmen e ligjit perpara se te vrasin keta qena?!
    pse nuk zbatojn ligjin dhe te mos te vrasin,por ta kerkojn te drejten me ligj e me shtet?
    apo ,kan pordh dhe e terheqin kembzen shpejt e shpejt mbi tjetrin.
    dhe masanej fillojn dhe i mbajn er pordhes se tyre!!!!!!
    edhe sala nji nga kta esht.
    bejeni prov dhe arrestojeni salen dhe nxirreni para gjyqit po nuk u llapaqi si langaraq!!
    dhe cojeni ne burg kur ta shifni po nuk e qin ne byth burgaxhinjt!!
    njeriu duhet te mendoj se car ben sot
    qe te mos behet pishman neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje