Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin e Lëvizjes “FOL” në Prishtinë se “shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë ndërkombëtarisht të respektuar sa ç’janë sot”.
“Ky është fakt historikisht domethënës. Është një nga ato fakte që mbeten të ndezuar në rrugën e historsië edhe kur kanë kaluar 500 vjet.
Por kur jemi bashkëohës të një fakti të tillë ka rrezik ta humbim vlerën e faktit në fjalë”, tha Rama.
Kryeministri Rama kërkoi gjithashtu rritje të përgjegjësisë në të ardhmen përfshirë organizimin shoqëror në dy shtete të ndryshme të shqiptarëve. Rama theksoi se nevojitet një rrugë e re ndërveprimi qeveri -shoqëri.
Kryeministri u shpreh se duhet të zgjerohet hapësira e ndërveprimit mes politikës me shkollat dhe Universitetet.
Rama nënvizoi se edhe klasa politike e të gjithë realiteteve shqiptare kudo ku janë, duhet të jetë e përgatitur për të marrë maksimumin nga ky moment dhe të ardhmen që na pret.
Kjo pasi sipas tij, politika shqiptare është ende e prapambetur në raport me të ardhmen që e pret si dhe në raport me bazën e përfaqësimit politik, duke shtuar se kjo është fakt në të gjitha hapësirat e kombit shqiptar.
“Kjo kohë e re, po sjell vazhdimisht për shqiptarët, një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është se shqiptarët s’kanë qenë kurrë kaq të respektuar në arenën ndërkombëtare sa sot. Ky është një fakt historikisht domethënës, që mbetet si pika të ndezura të historisë.
Është po kaq e vërtetë se kur jemi bashkëkohës të një fakti të tillë, jemi rëndom përgjegjës për humbjen apo rëndojmë pamjen e një fakti të tillë. Është një fakt domethënës në Shqipëri, ku ende sot shkëputja leniniste ndaj kundërshtarit politik nuk është shkëputur.
Mbase shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të justifikuar për brishtësinë e bashkëveprimit, por prapë prapambetja e politikanëve shqiptarë, në të gjitha hapësirat ku jetojmë, dhe në raport me bazën e përfaqësimit politik, është fakt edhe atje.
Unë hyj tek ata që në këtë moment potencial për shqiptarët, perceptoj një zhvillim politik dhe ndërkombëtar dhe ta shfrytëzojmë këtë potencial që e kemi në dorë, dhe jo domosdoshmërisht të përsëritshëm të paktën në 50 vjet”, tha ai.
“Është momenti për ta ngritur në një shkallë të re përgjegjësinë tonë ndaj ardhmërisë. Kemi parë dhe shohim thuajse përditë se në ç’masë të ekzagjeruar virtytet përdoren për veprime të pavirtyshme sidomos në politikë”, tha Rama.
Rama gjithashtu theksoi se përfaqësimi politik në Luginën e Preshevës është shumë i rëndësishëm. Kryeministri Rama ka njoftuar gjithashtu se, “Beogradi do të ndërtojë një Universitet në Bujanovc”.
“Kur ballkanasit lodhen nga durimi, nuk ka BE që i fut në vathë, që të bashkëpunojnë si dele të urta”, u shpreh Rama, duke paralajmëruar se rajoni mund të lodhet nga durimi, lidhur me politikat gjeruese të unionin evropian, dhe kur diçka e tillë ndodh atë herë sipas tij bëhet edhe më e vështirë që rajoni të bashkëveprojë siç i cilësoi ai, si “dele të urta”.
Teksa uroi qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2015, Rama nënvizoi se rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë duhet të finalizohet në BE.
“Ju uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar Vitin e Ri 2015! Vit shpresëplotë që do ta hapim me mbledhjen e kthimit të dy qeverive për të parë se ku jemi në rrugën e bashkimit të rrugëve tona drejt së ardhmes, që ky moment i madh të mos na ikë pa i marrë maksimumin.
Të vazhdojmë të jemi faktor nxitës për të çuar përpara procesin e paqes në rajon por faktor me autoritet dhe të respektuar që BE të kthejë kokën nga ne, si shqiptarë dhe të ndahet nga frika e madhe që e ka mbërthyer, lodhjes së zgjerimit siç thonë ata.
Ti bëjmë të kuptojmë se ne cenohemi nga lodhja e durimit. S’ka më BE që i fut në vathë ballkanasit kur lodhen nga durimi, që të bashkëpunojnë si dele të urta”, theksoi Rama.
Ai shpreh se do të ketë një tjetër mbledhje të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për të parë se deri ku është ecur me projektet e përcaktuara që në takimin e parë.
Mbledhja mes dy qeverive pritet të mbahet në fund të muajit mars të 2015.
“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike.
U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015″, shkruan Hashim Thaci në rrjetin social facebook/gj.k/
Ka filluar dhe ky te marre kot, me histori legjendare e triumfe epokale.
KY QE THUA TI O (ALBUSH) ESHTE Z.EDI RAMA….QE ASNJE KRYEMINISTER I ME PARSHEM I VJEN TEK THONJTE E KEMBEVE…..KUR TI ZESH EMRIN ME GOJE LAJI ATA DHEMBE TE KRIMBUR. !!!!!
Ne fund te 8-vjecarit qeverises do ta kuptoni qe edhe edushi esht si ish kryeministrat e tjere…..po ju be vone Evropes tju fuse juve ne vathe o ramush,thjesht do tju lere te endeni si endacake per nje cope buke rrugeve te botes me keq se sa sot.A mund ta kuptoni se sa deklarate injorante eshte kjo o popull?
Sdo flisja kaq i sigurte per 8 vjecarin qe ju thoni. Mendoj se do kete veshtiresi serioze PS per te gjetur madje edhe komisionere. Un per vete nuk shkoj me, dhe si un sh te njohur te mi. Ne votuam te vij PS ne pushtet dhe jo pushtet e G99.
Edi Rama , me fjalimin qe mbajti dhe pyetje pergjigjeve nga pjesetare te takimit
tregoj edhe njihere pjekurine e tij profesionale ,politike dhe nji burre i vertete shteti !Njeriu ,qe kemi fatin te na drejtoje ne keto momente krize globale te veshtire , eshte me te vertete nji fat i madhe per kombin tone.
Emagjinoni ,qe te ishte ky njeri ne vitet e pasdiktatures si kryeminister ,cfare zhvillimi do te kishte vendi yne.Eshte nji humbje e madhe kohe dhe valutore ,mungesa e nji shqiptari te vertete.Koleret e vendosura nga inteligjencat e huaja ,e realizuan shkaterrimin total te vendit tone sa i perket cdo segmenti ekonomik dhe politik !E bene Shqiperine te dukej si GAXHORRI i Ballkanit ,ne mes te Europes ,kur nuk ishte e tille.E treguan me levizjet e tyre politike ,si nji karikature qe sa here degjojne te huajt emrin Shqiperi…i pershkon nji rrenqethje dhe ne fund nji buzeqeshje cinike ,si me thene Afganistan,apo Irak apo Sudan !Megjithate ,me mire vone se kurre.Per kete jane fajtore te gjithe ata kunguj shqiptare qe vijuan te votonin dhe te mbeshtesnin grupin udbash,me ne krye Kardashin,Feudalin ,apo si mund ta quaj tjeter, Inxhinierin ,Projektuesin e Shkaterrimit te Kombit NDTRESIREN Sali !
….pasi rajoni te lodhet nga durimi atehere me logjike elementare, rajoni le te shplodhet nga durimi….vet Rama dikur pat reguar nje barsolete ne nje studio televizive , ate te mizes ne b..e te kalit qe krekosej me mendimin qe e shtynte ajo karrocen, nuk ka nevoje te jemi grindavece, integrimi eshte proces rihabilitimi ekonomik , social, mendor, shpirteror , botkuptimor, civilizues, ….hidh syte rreth e rrotull te kuptosh se sa ndryshe jane realitetet e fqinjeve qe na rrethojne dhe sa afer europes jane ato krahasimisht me realitetin tone,…mos te kemi iluzionin se mqs filluam te paguajme faturat e ujit dhe te dritave u beme europiane dhe duhet te krekosemi dhe te ulerijme qe nuk na pranon europa.Europa ekonomikisht ka kontribuar mjaftueshem dhe me sa duket ne keto kohe te veshtira po vazhdon te kontribuoje, le te behemi ne njehere europiane e pastaj le te artikulojme edhe ndonje ironi diplomatike per politikat e zgjerimit
PERGEZIME ERASMUS. NJE LEKSION CIVILIZIMI. PAK E SAKTE.
me pelqen KUNJA qi cpon tollumbacet e BE-se te cilat shetisin mbi qiellin politike te Ballkanit z.Kryeminister .
Ironi e forte mire ja ben hipokriteve te brukselit.
E ka kap semundja faloniane.
parole parole parole
Ky psikopat nuk eshte mire me duket, vetem brockulla ncjerr nga goja. Cudi si nuk i thote ndonje drejtues europian: po mire mo zoteri nqs u lodhe mos u mer fare me ne, fundja skemi nevoje per ty
EDI RAMA po flet jo ne emer te popullit shqiptar sepse populli shqiptar kerkon te futet ne Europe nje ore e me pare,ai po flet nga vetja e tij, duke pare se nuk eshte ne gjendje te beje reforma sepse ja ka zene duart korrupsioni dhe meta ai I thote europes se duhet te me pranoni keshtu sic jam I korruptuar,ne aleance me LSI nje parti super e korruptuar nuk keni rruge tjeter, a thua se europes I behet vone se shqiperia nuk po hyn ne Europe,ata [Europa] thone shyqyr nje bela me pak.
europes vertet nuk i plas per ne nqs se futemi ne be apo pos ikur serbi edhe shqiptari ti hapin deren kines apo rusit atehere kruvave te bruksleit do tu vinte keq historia e ka pare qe ka ardh edhe rusi vetem se po erdhi kete here nuk iken me nje lufte e madhe ne ballkan edhe Europa iken per lesh
Si mund te ket BE kur ju doganat i keni kthyer ne poste vjedje te qytetareve. Në Morinë “Rilindja” ka dy Çimë doganjerë me shkollë të “Lartë” Vitrina. Për 162 euro “brek e kanatjere” të kërkojn 70 euro, “si të jen me aksiz?”. S’ka blej për qef, por me faturrë tatimore. Blerja me dyzin e brekeve ndalohet, Çim doganjeri të shpjegon se kjo është tregti, nuk ndrrohen brekët çdo ditë, një herë në javë. Ti i thua po un kam te drejt te blej 250 euro gera pa u doganuar, dhe ai fillon prralla me “Spiropal”. Atëherë paguaj nën dorë dhe ke brek për çdo ditë. Ose rilindje pa brekë.( hiqni duart nga çantat e udhëtarëve se na flliqët, nuk mbehet shteti tu vrapu pas kokrrës ullirit.)
Kryeministri nuk njeh historine e shqiptareve pertej 1945¡Shqiptaret Kane qene te respektuar déri sa erdh Enver Hoxha ne krye te shqiperise,lexoni pak per napoléonien e pershtypjet e tij per shqiptaret,shqiptaret qe due ishin kolektionist me famé ne Pariz,apo ne turqi,ne egypt po ashtu!
Faj in nuk e Kane shqiptaret,po politikanet shqiptar ne qofte se nuk jemi sot te respektuar,sepse gjithe vota e ka kuptuar se nuk vyni gje e mendoni vetem per si te vjedhjim ma shume!!