Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, thotë se Basha rrezikoi që të çonte në krizë partinë e vet, dhe jo mazhorancën, me bojkotin e gjatë të Kuvendit.
“PD rrezikoi që në vend që të çojë në krizë sistemin, të çojë në krizë vetë partinë.
Politikisht është luajtur shumë keq, sepse një pjesë e deputetëve që nuk pranojnë më që të funksionojnë siç ka funksionuar PD në këto 20 vitet e fundit, mund të mos i bindeshin urdhrit të partisë për të djegur mandatet kot pa asnjë argumentim dhe mund të hynin në Parlament, dhe kështu mund të përçahej PD”, ka thënë ai për Ora Neës.
Marku thotë se kriza e vërtetë do të ishte nëse opozita do të digjte mandatet.
Ky ishte dhe shqetësimi i ndërkombëtarëve që angazhuan dy deputetë të PE-së për të ndërhyrë në zgjidhjen e saj dhe hartimin e rezolutës.
“Kukan erdhi sepse u krijua një situatë absurde. Duhet pranuar se nëse PD nuk ka pasur sukses në arritjen e ndonjë objektivi politik, por në fakt shkaktoi krizën.
Në momentin që partia kryesore e opozitës nuk merr pjesë në parlament për një kohë shumë të gjatë dhe shkon drejt djegies së mandatave, kjo do të krijonte krizën.
Kriza nisi dy tre ditë para se të digjeshin mandatet e PD-së, sepse po të mos ishte çështja e djegies së mandateve, nuk do të kishte kurrfarë krize.
Nëse do të digjeshin mandatet e PD-së dhe opozita do të ngelej pa parlament, pastaj do krijoheshin probleme dhe ndërkombëtarët u shqetësuan pikërisht për këtë dhe kjo do të ishte kriza e vërtetë”, ka thënë ai.
Por a është një fitore për Bashën kjo?
“Çfarë fitore e Bashës?! Fitore që hyri në parlament?! Ai ishte. Është sikur njeriu të dalë nga shtëpia, të hyj në shtëpi dhe më pas të thotë fitova shtëpinë.
Nuk ka pasur arsye të dalë dhe ishte një marrëveshje për të krijuar mundësinë në mënyrë që të hynte në mënyrë dinjitoze” thotë Marku.
“Por bojkoti në vetvete nuk ka qenë ngjarje e madhe politike. Nuk kushtëzoi maxhorancën, nuk rriti ndjeshmërinë e publikut ndaj një X çështje të caktuar. Ka dhe një problem, publiku sa e ka ndjeshmërinë ndaj personave të inkriminuar, pasi është elektorati që e ka votuar.
Kushdo që ka qenë i inkriminuar ka shkuar në një zonë të caktuar dhe ka marrë votën. Pra edhe elektorati nuk e ka shumë ndjeshmërinë”, vijon ai.
Rezoluta thotë Marku nuk përcakton asgjë, as për 84 votat dhe as për dekriminalizimin e parlamentit.
“Gjetja e një konsensusi për mos përdorimin e shumicës së cilësuar ka qenë praktikë e jetës parlamentare dhe më para, dhe ngre pyetjen si do bëhet dekriminalizimi??
Një rezolutë nuk zgjidh problemin është një anomali që buron si funksionojnë partitë tonë. Mungesa e demokracive brenda partive shqiptare sjell që liderët tu drejtohen elementevë ordinerë për të drejtuar partinë, elektoratin.
Pra nuk konkurohet me vlera por me njerëz që mbledhin njerëzit i vënë në rrjesht brenda partisë, kërcënojnë elektoratin, më pas kërcënojnë njëri tjetrin në fushatë.
Dekriminalizimi bëhet me gjykata nuk merret me vendime politike, nuk mund të merret me vendime politike”, shprehet ai./b.l
PD eshte percare!Gjithe bojkotthyesit deputete nuk do zgjidhen me.Partia mbi te gjitha!
Ik o njeri i pështirë. Nuk leni gjë pa folur kur ju mënjanojnë pak. Me mirë më pak në numur se me fëlliqësira si ti.
Eshte me se e vertet kjo qe Thote zoti Marku.Ai eshte nje demokrate i vertet dhe thote ate qe ne realitet e shqeteson per partine e tij(pd-ke).Ndonjerit qe nuk i pelqen le te shkoi te Sali krimineli e te falet,ti puthin kepucet.
Kena me derrtue nji demokrati alla islam mer ta marrsha ,
ku me pas mrena tana stint e vitit .
Pranvera arabe ,vera notuse e tipit bangladesh,vjesht zhele zhele ,dhe dimer allaturka si ao e vicidolit