Në pamje të parë dhe në gjykim sipërfaqësor, këto mund të cilësohen thjesht si dy intervista të dy personave publikë, që vazhdojnë të përkrahin linjën politike të ish-kryetarit socialist dhe ish-kryeministrit Fatos Nano.
Nuk është vetëm kështu. Javët e fundit, është ringjallur në media dhe opinionin publik, zhurmnaja e vjetër dhe e re e rikthimit të Nanos në politikën aktive. Lajmet më të fundit, që mund të konsiderohen edhe si thashethemet më të fundit, thonë se ai po mendon të kandidojë për kryetar të bashkisë së Tiranës në verën e ardhshme. Në kushtet kur rreth kthimit të Nanos janë harxhuar tonelata me letër dhe bojë, si dhe kur në rrjetet sociale gjen gjithfarë lajmesh e gjoja-lajmesh, menduam se është interesante të njihet nga afër, sesi e perceptojnë sot pozitën dhe figurën e kryetarit historik të PS, por edhe stilin e filozofinë e tij politike, dy personazhe të njohur të së shkuarës së saj jo edhe aq të largët: Majlinda Keta dhe Zef Preçi.
Nga Skënder Minxhozi
Majlinda Keta: Një lider që e do e majta dhe e djathta
Zonja Keta, fillimisht një pyetje “përgjithësuese”: si ju duket qeverisja e deritanishme e Edi Ramës?
Mund të thuash pa ekuivok se qeveria Rama po tenton të prodhojë si “me dorë të fortë”, por në produkt, elementë të ekzekutimit cënojnë rëndë produktivitetin. Rama po përpiqet për të ndërtuar një perceptim publik të orientimit të tij drejt shtetit të së drejtës, por në ngjarjet e prodhuara ku fjala “burg” është rënduar deri keqpërdorim, lejon të mbjellë të kundërtën në perceptim, atë të shtetit në luftë me të gjithë. Vlerësoj çmitizimin mbi “mosfunksionimin e shtetit” në Lazarat pa kuptuar, pa u informuar publikisht se çfarë rruge zhvillimi ka marrë jeta e atyre banorëve. Kam vlerësuar ndërhyrjen e forcës së shtetit mbi katastrofën në vijën bregdetare dhe qendrat urbane, por do të isha që para kësaj duhet të ishin konsideruar komunikimet publike mbi atë që përfitojmë të gjithë bashkë nga kjo ndërhyrje. Kjo do të kërkonte më shumë transparencë, por dhe llogaridhënie, pasi një pjesë e qyteteve ku është ndërhyrë fuqishëm në mbi 2 mandate, janë qeverisur nga të majtët dhe vetë Edi Rama.
Kjo transparencë nën përgjegjësi do të na kishte orientuar më shumë drejt konsensusit publik, sikurse do të na kishte bindur më shumë për barazinë e respektuar, efektshmërinë që kishte për mirëfunksionimin e shtetit ligjor. Shqipëria nuk ka nevojë për qeverisje nga një Kryeministër me dorë të fortë. Ne kemi nevojë për një qeverisje të fortë, bazuar në institucione me adresim të fortë e të sigurt zgjidhjesh të problemeve. Këtë profil ja detyron Kryeministrit vendi që 27% të të miturve e ka nën moshën 6 vjeç të ekspozuar në masë të madhe nga kequshqyerja, si produkt i varfërisë në vend. Duhet kujdes në çështjet ku e majta sfidon në emër të së majtës. Gjykoj se Ramës i duhet të presë më tepër majtas, në ideimin e reformave dhe transmetimin dhe komunikimin e tyre publik. Është mirë që kryeministri rend për ndryshime të thella, pasi jemi në pozitë të pafavorshme “në të bërin” realitet të këtyre ndryshimeve, por në komunikimin publik duhet të kesh gjuhë për aleanca dhe pjesmarrje, jo për urrejtje e rebelim.
Kjo maxhorancë ka bërë një rrugë të gjatë, që nga vitit 2005, kur e majta la pushtetin. Një ndër synimet e kryetarit të ri të opozitës së asaj kohe, ka qenë ndërprerja e lidhjeve me trashëgiminë e mëparshme socialiste, që përfaqësohej nga Fatos Nano. Sa i drejtë ka qenë ky proces?
Është tjetër ta duash një gjë dhe tjetër ta arrish. Mes shqiptarëve, në 2014-tën, ka ende nga ata që mbeten nostalgjikë të Enverit, ndonëse ai ka 30 vjet që ka vdekur dhe kemi çerek shekulli që pretendojmë se po ndërtojmë një sistem socio-ekonomik të kundërt me filozofinë e tij politike. Vetë Rama është një pjesë e trashëgimisë socialiste nën Nanon, në filozofinë e ftesës për t’u bërë pjesë e së majtës qeverisëse, si figurë politike ministrore; është pjesë e gjithë atyre intelektualëve, që nën frymën e Nanos në drejtimin e PS-së, i mundësuan suksesin në bërjen e shtetit pas 97-tës. Problem duhet të ketë Nano në vlerësimin dhe transparencën që i duhet të ketë me të majtën dhe publikun shqiptar për cilësinë e ftesës dhe mbështetjes që i dha Ramës deri sot si Kryeministër i të majtës.
Proçesi për të cilin ju më pyesni, tani është në fazën që po mundëson krahasimin. Jemi vetëm një vit pas marrjes së pushtetit politik të së majtës, në kushtet e Shqipërisë që po pret hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa trashëgimia lidhet me një proces ku nga mungesa e shtetit në 97-të, pas tetë viteve, u dorëzua një shtet me standarde të përmbushura në prag të MSA, nga territor i bashkëjetesës pushtet-banda, në një vend me Strategji kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit Europian, pjesë e së cilës është edhe suksesi i Ramës ministër dhe Kryebashkiak. Unë besoj se e majta i njohu Kryeministrin Ramës, pasi gjykoi se cilësoi mirë e suksesshëm ministrin dhe kryebashkiakun. Askush nuk mund të ndërpresë trashëgiminë e një partie, po aq sa të vetevetes në karrierë. Luftë me erën, i thonë kësaj.
Prej më shumë se nëntë vjetësh, filozofia e drejtimit të “gardës së vjetër” të PS është ndërprerë. Ku mendoni se qëndronte esenca e asaj mënyre të të drejtuarit të shtetit?
Premisa logjike për gjykime “gardë e vjetër” është e gabuar për jetën dhe karrierën e një partie. Për ato që e bartin këtë cilësim, apo menduan se po e aplikojnë apo e arritën, do t’u thoja se më shumë kanë humbur sesa kanë fituar në jetën parlamentare dhe qeverisëse. Një Namik Dokle në drejtim të shtetit, do t’i kishte mundësuar më shumë pjekuri institucionit të së majtës së vërtetë, më shumë besueshmëri fjalës në emër të tij për publikun, më shumë burrëri kompromisit dhe lojës me opozitën, për interesa të mëdha të vendit. Në pretendofshin se e mundësuan, unë do thoja më mirë të kishte përfshirë më shumë ustallarë, se servilat e ndjekësat e ustallarëve, në këtë qeverisje të së majtës pas 9 vjetësh. Ajo që po ndodh prej një viti, nuk ka të bëjë fare me të bërit shtet duke lëshuar pushtet, pasi është ende e mjegullt cilësia e pushtetit politik.
Ka pasur, kohë pas kohe, fjalë për rikthimin e Nanos në politikën aktive. Sa i dobishëm do të ishte një gjest i tillë tani?
Shqipëria në 24 vite ka ndërruar jo pak Kryeministra. Brenda të majtës, kanë konsumuar pushtetin disa Kryeministra. Megjithë respektin për disa prej tyre, sidomos duke i veçuar elementët qeverisës, mes shqiptarëve ka një të tillë si Nanoja, që e kërkojnë të djathtë e të majtë. Zor se ka nga ata që në përdorim marrin cilësimin “Koha e Nanos”. Për të gjithë është e qartë që nën frymë të Nano-politikës, e majta dhe e djathta urrehet dhe përjashton njëra-tjerën më pak. Nano-politika nuk prodhon armë kundër popullit, sikurse nuk përdor jetë njerëzish për të kapur karrike, Nano-politika ka kritikë e ndeshje mendimesh, por jo përjashtime dhe hakmarrje, pasi ai realisht është bashkëpunues dhe jokonfliktual në denigrim. Nano ka një vlerë të madhe, është Kryeqytetari i Politikës.
Momenti për të është kurdoherë, sidomos në kushtet e një politike që luan në gjysmën e fushës dhe bën autogola, kjo pasi ka ndihmuar përmes saj, në ngritjen e murit që e ndan kategorikisht me gjysmëfushën tjetër dhe e quan lojë me dy fusha dhe me dy porta.
Kritikët e ish-kryetarit Nano thonë se ai ka pasur shumë flirte me Berishën në vitet e fundit dhe se ka qenë një “kolonë e pestë” brenda të majtës shqiptare. Si i komentoni këto kritika?
Këto kritika mbajnë era miopie politike, injorance politike, egoizmi vocërrak, militanzmi ekstremist dhe jo realpolitikë, që të detyron të pranosh se me kundërshtarin politik ndeshesh me ide dhe alternativa, aq sa dhe bëhet kompromis dhe bashkëpunohet në emër të interesave të atdheut. Një gjë duhet të dijnë mirë këto lloj kritikësh: atdheu është mbi partinë, pushteti duhet të lëshohet në emër të shtetit, karrikja jepet kur digjet vendi nga arma apo varfëria, konfliktualiteti apo protesta publike. Nano nuk ka prodhuar as edhe një ngjarje nga ato që përmenda më sipër, ndonëse ja kanë përdorur për t’i marrë lirinë dhe për t’i cënuar edhe jetën. Edhe në këto dy kushtet e fundit, ai nuk shkatërroi kurrë partinë, forumet e zgjedhura dhe Statutin, nuk dogji vendin kur humbi pushtetin, përkundrazi instaloi institucionin e DORËHEQJES në parti e pushtet, kur progresi në sukses nuk përkoi me rezultatet e votës. Kjo, jo se gjithshka lidhet me personin Nano, por me filozofinë e tij të të drejtuarit të shtetit dhe të PS-së. Lidhet me filozofinë e frymës së udhëheqësisë Nano, bazuar në oksigjen e profesionalizëm, në pushtete të ndara, media të shëndetshme dhe komunikim pa urrejtje mes shqiptarëve, të ndarë majtas e djathtas, brenda të majtas por edhe në Shqipërinë në luftën mes qytetares dhe anadollakes e klanores. Për personin Nano kam edhe unë syrin tim kritik, por këto janë gjëra që ndahen mes miqsh apo bashkëpunëtorësh, kur ata vendosin të bashkëpunojnë. Shqipërisë i duhet Nano-filozofia e të bërit politikë, në emër të së majtës dhe për shtetin.
Zef Preçi: Nano gëzon ende mbështetje!
Zoti Preçi, le të flasim për një herë të vetme jo për ekonominë, po për politikën, në kuptimin më të ngushtë të tërmit. Si ish-ministër dhe përfaqësues i një të majtë që sot konsiderohet “e vjetër”, çfarë mendoni se ka hedhur poshtë padrejtësisht qeverisja e re, nga trashëgimia e mandatëve qeverisëse të PS së para vitit 2005?
Ju faleminderit për ftësen për të folur për dicka që prej afro një dekade është “arkivuar” ndër prioritetet e interesave të mija. Pas përvojës së shkurtër në përbërje të qeverisë “Meta 1”, mbas angazhimit dyvjeçar në përbërje të stafit kryesor të Presidentit Moisiu (2002-2007) dhe për një përiudhe të njëjtë në drejtimin e Autoritëtit të Konkurrences (2004-2005) nuk kam patur angazhime përsonale në funksione politike. Natyrisht, ashtu si për çdo njëri që jeton në këtë vend, nuk jane dhe as kane qenë jashtë vemendjes sime edhe zhvillimet politike në vend, në sensin e forcimit të demokracisë, ndërtimit të institucioneve të shtetit të së drejtës, rritjes së pjesmarrjes qytëtare në qeverisjen e vendit, etj.
E që të jem i drejtpërdrejtë ndaj pyetjes suaj, është vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të krahasosh dy periudha qeverisjeje. Kjo si për shkak të shkallës së ndryshme të demokratizimit të institucioneve politike dhe kushtëtuese të vendit, aq edhe për shkak të shkalles së demokratizimit të shoqërisë shqiptare në tërësi. Ardhja e një drejtuesi të ri në çdo formacion politik, siç ishte ngjitjae z.Rama në drejtimin e PS mbas dorëheqjes së z.Nano, u shoqërua edhe me një numër transformimesh në gjirin e asaj force politike, që publikisht njihen si riorganizim i saj, por që në thelbin e tyre forcuan rolin komandues të “njëshit” dhe hap mbas hapi zëvendësuan forumet e zgjedhura me ato të emeruara, të ardhura kryesisht nga njësitë e qeverisjes vendore (komunat dhe bashkitë), nga komuniteti i biznesit dhe nga formacione parapolitike të afërta me z.Rama.
Por ajo që “i vuri kapakun” këtyre transformimeve ishtë shtrirja e kësaj fryme edhe në nivel shtetëror. Me fjalë të tjera, ndryshimet kushtëtuese të 2008-tës nxorrën jashtë funksionit cilindo mekanizëm të demokracisë dhe llogaridhënies së brendshme, jo vetëm në formacionet politike (partitë) majtas e djathtas, por edhe ne nivel qeveritar, madje edhe shtetëror. Kjo shpjegon përse është zbehur kaq shumë roli i institucioneve kolegjiale dhe përse lufta e sotme politike fokusohet gati tërësisht në ruajtjen/marrjen nën kontroll të institucioneve, pra në emrat e përveçëm, të cileve ju delegohet “pushteti i deleguar”, dmth titullarët e partive i emërojnë drejtpërdrejt, pa e vrarë shumë mendjen se si e pret këtë ose atë person qytëtari, komuniteti, etj. Kjo shpjegon përse biznesmene të çdo katëgorie, duke përfshire edhe disa oligarkë të vertëtë (një numer syresh edhe me të kaluar të dyshimtë dhe kriminale), u jane turrur karrigeve të Kuvendit, duke e pare atë “altar të kombit” si mburojën më të mire të së shkuarës dhe të kapitaleve të tyre, se përse një numer emërimesh në adiministratën publike nën një ligj që nuk po mbaron se arnuari si “pelhura e Penelopes”, janë kontestuar nga opozita dhe opinioni publik…
Kjo shpjegon edhe përse ekonomia e vendit nuk ndryshon pozitivisht, ose pse rritja e saj është kaq e vogel, gati sa nuk vihet re (psh tek punësimi), edhe kur ndërrohet maxhoranca dhe aftësia konkurruese e ekonomisë sonë kombëtare është në “vend-numuro” prej katër a pesë vitesh…
Kur evokojmë tetë vjetët e qeverisjes së PS (1997-2005), çfarë ka qënë pozitive dhe negative? Cila do të ishtë lista juaj “pro” dhe “kundër”?
Ashtu siç sqarova edhe më lart, të gjitha krahasimet çalojne, por ajo që mund të thuhet në ligjeratë të drejtë, është se në atë periudhë “vijat ndarëse” midis pushteteve kanë qenë me të qarta e të dallueshme, sidomos raportet e ekzekutivit me dy pushtetet e tjera dhe me mass-median; ndërhyrjet e ekzekutivit mbi pushtetet e tjera kane qene me te pakta; vizioni qeverisës mbi rrugët e reduktimit të varfërisë dhe përshpejtimit të zhvilimit ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe integrimin Euro-Atlantik të tij, ka qënë më i qartë dhe me i matshëm; bashkëpunimi qeveri-opozitë ka qënë më institucional dhe konstruktiv, mbi bazën e interesave kombëtare në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, antarësimit në NATO, integrimit në Bashkimin Europian, janë përballuar probleme të mprehta rajonale, siç ishte sulmi i NATO-s mbi ushtrinë jugosllave që çoi në lindjen e shtetit të Kosovës, konflikti i armatosur në Maqedoni që çoi në Marreveshjen e Ohrit, etj.
Me këtë nuk dua të injoroj përpjekjet e sotme në këto drejtime, edhe pse kam bindjen se qëndrimet e maxhorances se asaj përiudhe bazoheshin jo vetëm ne “raportin e forcave” – pra të numrave ne Kuvend, por mbi të gjitha në njohjen e fushë-veprimit të ekzekutivit dhe “rregullave të lojes” demokratike, gje që kam përshtypjen se nuk është shumë e qartë ne kushtët e sotme… Ndoshta është vendi të kujtoj se loja e sotme me numrat në Kuvend, që mund të përkthehet në fuqizimin numerik të maxhorancës mbas zgjedhjeve (përndryshe dobësim i opozitës), në publik lexohet edhe si blerje e pistë deputetësh (përndryshe rrënim i besimit publik ndaj institucionit të Kuvendit), e pse jo edhe si kërcënim për një funksionim normal të vetë demokracise në vend…
Sa realist është rikthimi aktiv i Fatos Nanos në skenën politike? Sa mendoni se do të përkrahet ish-kryetari historik nga ata që dikur e kanë votuar, por që sot e shohin me dyshim?
Ne kontekstin e sotëm, me duket se një zulmë e madhe analistësh (që jane në garë të shërbejnë kreun e rradhës të partisë kryesore qeverisëse), mbasi kane bindur veten, po përpiqen të bindin edhe këtë të fundit se në raportin midis demokracisë dhe stabilitetit, predominon sigurimi i stabilitetit, duke u përpjekur kështu t’i ofrojnë një bazë doktrinare disa aksioneve të drejta qeveritare për normalizimin e funksionimit të shtetit në fushen e luftës kunder evazionit (psh aksioni kunder lojerave të fatit), aksioni për mbledhjen forcerisht të detyrimeve për energjine elektrike, etj., që në fakt bazohen në përdorimin vend e pa vend të forcave të rendit, e për të cilat mendohet se po çimentohet figura e udhëheqësit të fortë se “kështu e do ky popull…” Ndoshta ketu qëndron edhe diferenca në vizion ndërmjet drejtuesve të maxhorancave të majta që ju merrni për krahasim në këtë intervistë. Pra në mënyrën se si ata përdorin mekanizmat demokratike në formësimin e personalitetit të vet politik dhe në faktin se cilët janë përfituesit e vërtetë të politikës që ata prezantojnë: thjesht ndjekësit luajalë të tyre, apo edhe komuniteti dhe shoqëria shqiptare në tërësi…
Nisur nga kjo optikë, qënien aktive ose jo në politikë të zotit Nano, e shoh si refleksion të ndjesisë personale të tij, në lidhje me besimin publik që ka gëzuar dhe gëzon, ashtu edhe si një element të përgjegjshmërisë së tij në atë mase sa politika përceptohet si një kontribut dhe e mirë publike…
Personalisht kam çmuar dhe çmoj kontributin personal dhe institucional të z.Nano në rindërtimin e shtetit dhe në drejtimin e qeverisë, në një përiudhë tepër të vështire mbas krizës së gjithanshme të vitit 1997; për rivendosjen e marredhenieve shtetërore me institucionet financiare ndërkombetare dhe futjen e vendit në binarët e rritjes ekonomike të qëndrueshme; për shtensionimin e klimës politike dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë qeveri-opozitë dhe në mundësimin e konkurencës së altërnativave, si brenda forcës politike që ka drejtuar, ashtu edhe në nivelin e shoqërisë shqiptare; për ofrimin e modelit të doreheqjes nga posti i lartë politik dhe shtetëror në dobi të stabilitetit të vendit, si një standard i gjithëpranuar në botën demokratike; për arritjen e kompromiseve të rëndësishme sipas filozofisë “të lëshojme pushtet për të bërë shtet”; për hapjen e partisë ndaj intelektualeve dhe shoqërise civile dhe ofrimin e modeleve që kane në themel garën demokratike dhe konkurrencën e vlerave (a nuk është vetë z.Rama një produkt i asaj hapjeje të PS-se?); për një politike rajonale që harmonizon interesat kombëtare të shqiptarëve, me fuqizimin e bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me BE dhe SHBA, për inkurajimin e biznesit dhe të sipërmarrjes vendase në funksion të rritjes ekonomike, për përpjekjet për diversifikimin e pranisë se investimeve të huaja; për hapat cilësore ndershteterorë, që afruan vendin me BE (marreveshja e Stabilizim-Asocimit, Konferenca e Selanikut, etj.), etj.
Natyrisht që ky është thjesht një vleresim i imi, dhe mbetet tërësisht në diskrecionin e z.Nano nëse do të riaktivizohet në jetën publike ose jo, ne të ardhmen. Në këndveshtrimin tim, një njeri me përvojë politike shumëdimensionale si ajo e z.Nano, me sukseset dhe dështimet e veta, është një aset i vlefshem sa për vendin, aq edhe për forcen politike që ka krijuar dhe drejtuar për 15 vjet me radhe…
Politika ishtë dhe mbetet një fushë ku përvoja e mbështet novacionin dhe gërshetimi i brezave siguron vazhdimësinë dhe garanton qëndrueshmerine… Ndërsa trajtimet e tjera që synojne t’i kundërvënë një gjeneratë një gjenerate tjetër, apo injorimi i përvojes, kësaj mesueseje të rreptë që na ndihmon të gjitheve të kuptojme ku jemi dhe ku po shkojme, nuk mendoj se i sherbejne forcimit të demokracise në vend, por ndihmojnë në konsolidimin e udhëheqësve politikë e shtetërorë të tipit autokratik dhe të paparashikueshëm në sjelljen e tyre institucionale. Dmth po flasim për rastin kur ushtrimi i qeverisjes mbështetet mbi një sistëm vlerash të njohura e të respektuara nga publiku dhe jo si pushtet i pakufizuar i “njëshave” që nuk japin llogari askund. Me keqardhje kushdo mund të konstatoje se me sa shihet, sistemi yne elektoral në fuqi nga 2008-ta, tashmë e ka varrosur përfundimisht jo vetëm konkurrencën e lirë brenda grupimeve politike, por edhe “alfën dhe omegën” e demokracisë – barazinë e votës dhe të drejtën për të zgjedhur… Dmth sistemi i emërimeve dhe komandimeve nga lart-poshtë dhe pa debat, është bërë normë e jetës institucionale, duke e vendosur parlamentin si baza e republikës sonë, në një pozitë aspak të përshtatshme dhe larg pritshmërive të qytetareve votues e taksa-pagues të vendit. Pavarësisht kësaj, personalisht besoj se z.Nano ende gëzon mbështetje në shoqërinë e sotme shqiptare, mbështetje që sipas meje, nuk lidhet me shtresa nëpunësie apo biznesi…
A përbën stili drejtues i Ramës, përtëj kontestimit kulturor për trashëgiminë historike të PS, edhe një fenomen objektiv, që pasqyron ndarjen me tranzicionin post-komunist?
Ne vlerësimin tim, ka shumë ujë në debatin rreth post-komunizmit dhe përfundimit të tranzicionit… Shoqëritë e vendeve ish-komuniste që kanë shënuar arritje reale në këtë drejtim, janë mbështetur në (ri)ndërtimin e institucioneve të ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë, në garantimin ligjor/kushtetues dhe në praktikë të lirive dhe të drejtave të njeriut, në adaptimin hap mbas hapi të atyre standardeve themelore të shteteve demokratike dhe vlerave të qyteterimit perëndimor që i kane bërë BE dhe SHBA, ato ç’ka janë sot – një ëndërr dhe aspiratë e njerëzimit… Kështu që përtej vullnetit të mirë për ta identifikuar njërin udhëheqës apo tjetrin, me këtë apo me atë periudhe historike, për shkak të qënies ose jo ish anëtar i PPSH-së, apo për t’i dhënë njërit apo tjetrit atribute që nuk i ka (psh moshën me të re si privilegj, kur të gjithe e dime se një ditë do të plakemi….), më ngjajnë me njëlloj “djegeje të etapave” për vetë “liderin”, në përpjekjet për formësimin e personalitetit të vet, por që janë të “përtypshme” vetëm si element i konsumit mediatik e kane vetëm vlera propogandistike… Edhe këtu shfaqet gjerësisht përpjekja që Shqipëria reale, ose ndryshe “Shqipëria tjetër”, të mbulohet nga Shqipëria virtuale e prodhuar nga mediumet në gjatësinë nga Universiteti Publik deri të ish-Stacionini i Trenit, nga selfie-t në udhëtimet e panumërta të udheheqësise se re…
Të jemi të qartë: maxhoranca aktuale qeverisese, në sjelljen e saj politike po shfaq disa reminishenca të maxhorances paraardhëse, ndërsa i gjithë sistemi yne aktual po shfaq një defekt thelbësor: nuk funksionon si një sistem i mirëfilltë politik. Kjo shprehet në mospjesëmarrjen e opozitës, që duket se po shnderrohet në njëlloj kulture politike që në fakt nuk ka lidhje me demokracine. Kjo lloj sjelljeje jo vetëm që ju pamundëson përfaqësimin një pjese të konsiderueshme të qytëtareve, por edhe bën që vetë sistemi politik, të mos funksionojë si i tille. Kapardisja e “fituesve” e shndërruar në normë, është bërë e padurueshme dhe vetë-viktimizimi i opozitës po ashtu….
Është e patolerueshme dhe turp që Shqipëria, mbas njëqind vitesh shtet kombëtar, të qeveriset nga një elitë politike që në vend që të komunikojë hapur me qytetarët e vet, endet dyerve të kancelerive europianeve, duke akuzuar njëri-tjetrin vend e pa vend dhe duke u qarë “Ejani të na bashkoni!…”
Sot e majta ndodhet e mishëruar në dy projektë kryesore politike. Si e shihni të ardhmen e saj? Ribashkim, apo vijimësi në të njëjtat pozita?
Një pyetje për të cilën nuk kam përgjigje të shkurtër. Problemi themelor në vijimësi mendoj se mbetet në ç’raport do të qëndrojnë interesat pragmatiste të drejtuesve respektivë të partive në fjalë, me dinamikën e qeverisjes. Kështu, një qeverisje funksionale (që arrin objektivat politiko-qeverisëse), pra që mundëson ruajtjen e mbështetjes publike, për rrjedhojë edhe të funksionimit të koalicionit – krijon premisa për bashkim/shkrirje të të dy formacioneve politike në një të vetëm, dhe e kunderta. Një qeverisje anemike, pa rezultate dhe me imazh që zbehet me kalimin e kohës (tani jemi gati në mes të mandatit), mund të mbajë në këmbë koalicionin (për shkak edhe të ndarjes së posteve të larta kushtetuese dhe në pushtetin e riorganizuar vendor ne të ardhmen e afert), por kjo nuk mund të mos nxisë tendencat centrifugale dhe të rrisë paparashikueshmërinë për të ardhmen e koalicionit aktual qeverisës… Pra të gjitha opsionet, sipas meje, jane të mundshme dhe vetëm cilësia dhe arritjet e qeverisjes, mund të shërbejne si premisa për situata të reja politike në vend.
DUhet urgjentisht zgjeruar dera e bashkise. Se Nano osht ba si kacek me uthyll
akoma I ledhatoni keta dinosaur….
NANO KE HARRU ME VDEK….
Ju more qelbesira qe shani e shfryni kunder. Nanos, ose jeni qorra ose jeni hajvane. Ne kohe te Fatosit leku ishte leter. Ekonomite familjare lulezonin. Askush nuk ankohej per buke si sot, askush nuk numeronte qindarkat si sot, me pak fjale ishte nje parajse ekonomike. Sot jeni te gjithe skllever te shtetit. Sot me parate tuaja mbushen barqet e pushtetareve dhe xhepat e ofiqareve, eshe instalu sistemi i gjobave dhe i taksave te larta qe spo le njeri e biznes te ngreje koke. Vertete asokohe shteti ishte shume i dobet, dhe infrastruktura nuk ishte me e mira, por ishim 100 here me mire se sot…
…sot ju rrofshin vizat dhe BE-ja, ju rrofte Edi Rama dhe Linda
(uroj qe tju haje per se gjalli sivjet dhe mot tju mbeten vetem kockat)
Dole mor mafioz i ndyre, mor hajdut i qelbur, prappe ne skene te Shqiperise ti more felliqesire. Ti duhesh futur ne burg mor qelbesire, more jashteqitje e ketij kombi. Ik mor legen thyej qafen se asnje nuk te harron vjedhjet dhe akrobacirat e ndyra qe bere me Sali Pashe Toptanin. Ke marre fund si karte politike. Nuk te do njeri more zuzar, more kurvar, qe le gruan dhe jo vetem kombin, dhe ja mbathe ne Viene. HAJDUT!
Ka ardhur ti kerkpje leke Rames sepse ka ngel keq. Ai eshte i afte ti marre disa deputete Rames, sipas thashethemeve nje grup prej 20 deputetesh i eshte afruar.Te shohim cdo te ndodhe
po ai kot kthehet se nuk ka asnje te ardhme ne politike sidomos tani, Berisha iku, Nano iku, tani do iki edhe Rama edhe do vijne te rinjte
http://bit.do/a-do-rikthehet-Fatos-Nano
VERTETE ESHTE PAFYTYRESI PER KEDO QE NUK E KUPTON SE KUSH E DON RIKTHIMIN E KOMUNISTIT NR-2 (TE VETESHPALLUR LIBERAL), PADYSHIM E DO KOMUNISTI NR-1 SALI BERISHA SE ESHTE NE PRAG TE FUNDIT TE TIJ PAKTHIM SEBASHKU ME FAMILJEN E TIJ BIOLOGJIKE E POLITIKE.
NE KETE FUSHATE ESHTE FUTUR GJITHE BIZNESI MAFIOZ SHQIPETAR QE KONTROLLON MEDIAT FILO-BERISHJANE DHE FILO-NANOISTE, QE NUK DUAN SHTET DHE ZBATIM LIGJI SIC KERKON DEMOKRACIA E SOTME PERENDIMORE, POR DUAN RRUMPALLE-SHTET TE TIPIT SALI BERISHA E FATOS NANO.
LARGQOFTE NE JETE TE JETEVE RIKTHIMI I NANOIZMIT DHE BERISHIZMIT, QE NUK JANE ME PAK SE ENVERIZMI E RAMIZIZMI, POR NE SHUME ELEMENTE JANE EDHE ME TE KEQINJE SE ISH-BABALLARET E TYRE TE ISH-BLLOKUT TE PPSH.
Nje sugjerim per gazeten “TEMA”:duke zgjedhur te tilla intervista ju keni kaluar ne anen e NANOS ,populli nuk harron bixhozin ,korrupsionin dhe venien ne sherbim te SALES nga ana e NANOS per te sabotuar PS,mendoj se nuk duhet promovuar ne te mire te vendit figura te tilla.
ne fillimet e tij politike,Nano tregoj se ishte nji politikan dhe njeri qe munde te pranohesh lehte si lider,por me ikjet kembadoraz ,dhe baltosjen qe i beri partise se tij,doli nji njeri shume i peshtire.thone dhe per huqet e tij te semura ,qe nuk besoj se ja vlen ti japesh nji vote.
keta politikane duhen futur ne ‘makinerine e Skrapit’per riciklim,dmth e kane mbaruar ciklin e tyre.
Ore mos shikoni pamjen e jashteme,shikoni cfare ka koka brenda,Nano eshte njesh per shqiptaret dhe Shqiperin,tolerant,gango,politikan…tavolinat plote kan qen ne kohen e Nanos!Cfare doni ju te keni frigoriferin plote,apo premtime per 300000 mije vende pune?
ORE.TREBESHINA…..E KUPTOJ QE BEN SHAKA.POR NANUA ESHTE NJE ATAVIZME(MBETURINE) SIC ESHTE SALA .KETA TE DY JA HYNE ME TE DYJA BULCITE,NUK KISHIN TE NGOPUR.!!!PO PRIT O TU MBYLLTE SE POPULLI DURON POR PASTAJ TI FUT 3 GISHTA NE BYTHE…DHE ZBEHESH ME ROB……KESHTU EDHE KETA TE DY NUK BEHEN ME NJEREZ…
Nuk bej shaka,eshte e vertet qe ne kohen e Nanos kish me shume mirqenie…e verteta eshte e hidhur….
Asnjehere Nano nuk ka qene i perkushtuar as si udheheqes i partise,as si k/minister, Nano historikisht ka qene nje njeri qe nuk ka menduar per mireqeverisje.
Nanua duhet tja di per nder Sali Berishes qe e futi ne burg dhe prej andej doli si hero i shqiperise.
Kjo Majlinda mos eshte nga fshati Kete ne malesine e thelle te Tiranes shpine te Matit ?
Ka ardhur te trubulloje ujrat. E ka sjelle miku i tij ..plaku Mere ,per te perçare votuesit e majte dhe te mare mbeshtetje nga Komunistet.
O Zot ! Akoma kta qelbesira te kalbura deri ne palc po na i servirni per gjell te fresket!!!!!Ku je katandisur o shqiptar e si po duroni eren e tyre ne tavolinen e politikes !!!Te lidhur fort me njeri tjetrin vetem rotullohen sa tju vi radha te vazhdojn pshurjen qe nisen e hajnin qe nuk i ngop !Po ato fytyra me po ate prejardhje ,te vjeter e te rij me synim vetem pushtetin per ate cka u fal ky,e ju jeni per ta objekt qesharak prej te cilit marin marin e vetem marin me cfardo lloj pazaresh qe nuk i njihni e i hani si femij i uritur !!!!!
Me Nanon,PS do kete nje frikacak me shume,ajo ka nevoj per njerez te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem,te sakrifices dhe trima. !
Imazhet e Berishes dhe Nanos duhet te zevendesohen,jo ne menyre mekanike,por bindese,duke mos ofruar prostituta politike,por njerez te perkushtuar per progresin !
Politika shqiptare eshte ne krize,por jo ne nivelin per te ricikluar plehra !
Gazetes Tema dhe atyre qe e lexojne!
Tju vije turp qe i beni reklame sharlataneve te komunizmit,Nanos e Berishes!
Turp tju vije !
bie dakort me ju rufeja!
duhet pastruar politika nga plehrat qe i zune frymen qe me 92 dhe jo me te riciklohen plehrat qe po na kthen mbrapsh Austria.Sikur kemi nje ligj qe ndalon importin e plehrave?
eshte kethyer per te reklamur rakine.
Mblidhni halet kudo qe jane neper bote se hale me te madhe nuk do te gjeni ,jemi te sigurte per prodhime bio te gatshme per ne BE.
Vazhdon politika diversioniste e percarjes se te majtes nga kryekrimineli,kryemafiozi,kryehajduti,krye i pabesi dhe kryepercaresi i shqiptareve Sali SERB Berisha.
Si e vetmja shprese per riardhjen ne pushtet te bandes se tij.
Ska mbetur hajdut, batakçi, psikopat,sociopat e tyrrli ndyrësire pa hyrë në politikën shqiptare?!
Përse shqetësoheni se do të rikthehet një batakçi pijanec?
Te shkruash koment per kete ceshtje ,eshte humbje kohe per indicidin dhe humje energjish per politiken shqiptare.
Rikthimit te Fatos Nanos
I duhet vetem Balos
Edhe rikthit te Saliut
Nuk I duhet me njeriut
Kohe e tyre ka kaluar
Prandaj duhen harruar.
Mbi 20 vjet qe drejtuan
Shqiperine e shkaterruane.
Lerini keta te gjore
Te hane ca dite pensione
Te mos duken me predere
Se duken si “Plaku Mere”
Iku dimri’ erdhi vera
E te tjera,e te tjera….
Per ju qe skuptoni.
Nese rama do te kandidatoje per bashkine do te thote qe basha do te fitoje prap.
Ju kujtohet votat qe terhoqi hysni milloshevici dhe rama humbi.
Fatos nano eshte ne gjendje te thithi shume me teper vota dhe te beje te mundur fitoren e bashes.
Budallenj me kompjutwra.
Quhet efekti nader.
Ky mostra i duhet sali vicidolit,trafikanteve dhe kurvave te firmave piramidale.Ne koshin e plehrave!
Figura me padeshiruar per shqiptaret, njeriu qe u tall me besimin dhe voten e shqiptarve
kujt i plasi ne publik per kete palaco jeni ju media e felliqur dhe e shitur qe i jepni hapsire nje funderrine si ky
sa per leverdi per kthimin e ketij i intereson vetem baces qe te ktheje dyluftimin e e vjeter sepse pa tosin i ka kaluar koha atij ndersa kur jane te dy i duket me me kuptim baces
Parlamenti ka aprovuar nje ligj per plehrat e pariçiklueshme. Te zbatohet ky ligj dhe per Fatos Nanon.
Pse cuditeni, Hysni Milloshi vdiq prandaj duhet dikush per t’i hequr ca vota PS qe bashkine ta marre perseri Basha. Historia perseritet.
Me komentin e Treviso jam i mendimit qe te mbyllen edhe komentet pasi kenaqesia e ketij mendimi brilant.
Prap doli ky drogaxhiu,
i jepni shishen
dhe te vazhdoj per qef te vet.
E po cna polli….
Rikthimi i Nanos në politikën aktive është i pamundur. Unë mendoj dhe besoj se ai këtë e di shumë mirë. Mbase intervistat si këto dy të mësipërmet, janë pjesë e një skeme, sa për të hedhur një gur në ujë, për të sonduar elektoratin, por është një skemë, që nuk do të ketë asnjë rezultat. Kjo sepse Nanon nuk e rrëzoi dhe nuk e zboi antarësia, simpatizantët e së majtës, të PS-së, për fajet dhe gabimet e tij gjatë viteve që qeverisi, por kryesisht e rrëzoi Katovica dhe krimi i organizuar, sepse ai me dashje apo pa dashje, solli vonesa dhe shmangje në zbatimin e skenarit.Me Berishën kjo nuk ndodhi. Ai duhet edhe këto katër vjet, të pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që edhe në opozitë, ta diskretitojë krejt të djathtën.
Sigurisht qe Nano ngelet nje nga pratagonistet me negative, ne mos me negativi (ndoshta ne nje nivel me Berishen), i gjithe periudhes se tranzicionit raskapites shqiptar! CV e tij eshte e mbushur plot me paradokse, cudira dhe keqqeverisje shembullore. Sinqerisht nuk e kuptoj, pse disa si puna e kesaj Ketes kerkojne ti rrisin vleren nje pushti, qe nuk i vlen askujt!
Nano u ka dhene mundesine 3-4 personave qe Te behen kryeminister midis tyre Ilir Metes , Pandeli Majkos dhe se fundmi edhe Edi Rames qe mundohet Te duket si burri me I mire I kombit .Ishte Fatos Nano qe e solli kete politikan dhe e ngriti aty Ku eshte,por ky politokan sharlatane kur kaloj lumin I tha Te dhjefsha kalin ,i mori partine dhe as ne pervjetorin e partise Nuk e ftoj .kujton ky se e ka partine socialiste me dore Te hekurt me ca servila dhe ministra Te paafte do vendose diktaturen , Kujton se ja ka lene baba ,PS eshte e Te gjitheve dmth edhe e Fatos Nanos , Nuk ka demkraci ne nje parti pa u degjuar dhe respektuar mendimin e lire.
NANO – BERISHA = SHKOP I LYER NE TE DY ANET,QE S`I HYN NE PUNE ASKUJT,PERVEC SE I SHKAKTON TE VJELLA.
Lexohet me larte: Nje lider qe e do e majta dhe e djadhta?!
Nuk e di se per çfar te djadhte flitet?
Per PD-ne!
Gaboheni, PD-ja nuk perfaqson te djadhten shqiptare.
Le ta gjej vet ajo se ke perfaqson perveç shpellarit Sali.
Pse ofendoni prej nje kandi shume te ngusht! Ska nje individ tjeter ne Shqiperi qe analizon realitetin shqiptar dhe problemet qe e rendojne ate, ne perspektiven e kohes. Pa e kuptuar kete realitet, politika nuk mund te zgjidh problemet e Shqiperise, ashtu si nuk i ka zgjedh. Shume perqendrohen ne jeten private te Nanos dhe mundesis se a mund te kthehet ne politik, ska nevoje per ofendime, kete lereja kohes.
Nje megalloman i emruar nga Ramiz Alia, si duhet as dreqit.
Ketij nuk i duhet as dreqit jo me popullit,,,ti qene je shkatare i shkatrimit te ketij vendi ,ti duhesh fute i pari ne burg pastaj sala e me rradhe.
Ku e ka fatF.Nanon ky popull,ne kohen e Tosit ish:Ha Duce,pi Duce,bollek si ne kohen e Italis,te gjithe punonin,hanin,po ne duam ata qe na rrahin dhe thone fjale te bukura qe jane dhe pak figurant,packa se dridhemi si qeni nga te ftohtit,dhe shtrengojm rripin deri ne brimen e fundit,per te qeshur e per te qare!
Ndalohet importi i plehrave.
Kjo vlen deri ne momentin qe nje person qe ende nuk eshte per tu kaluar ne plehra mund te jete kandidat i te majtes per bashkine e stermadhe te TR,por nese ky person do te jete zonja e liderit te LSI,athere edhe Nano mund te quhet i pranueshem,dhe shume biles…..Never say never….
ASHT NDALUE ME LIGJ IMPORTIMI I PLEHRAVE
Fatos Nano nje pijanec,dembel deri ne ekstrem.perkrahes i drogaxhijve dhe trafikanteve.Kjo fushate behet me qellim te caktuar dhe me sponsorizimin e shpellarit te Vicidolit. Ne keto momente te veshtira qe po vijne per PD me zgjedhjet vendore ne prag dordoleci vrases i Vicidolit kerkon te riciklohet , dhe menyra me e mire eshte qe te gjeje nje aresye ” MORALE”. Dhe miku i mire i vjen ne ndihme ne momente te veshtira. Duhet nje rikthim i Nanos qe te perligje ligjerisht rikthimin e tije ne krye te PD-se. Sepse pas zgjedhjeve vendore do te kete nje rremuje edhe me te madhe ne radhet e te veteve dhe Luli i vocer nuk mund te sherbeje ma si fasade e drejtimit te partise,dhe si rjdhoje do te kete shume rrezik qe ti ike dretimi real i PD-se. Dhe keshtu do mblidhet laku per te gjithe krimet qe ky shpellar ka ba.
Per mendimin tim ne qofte se do te riciklohen ne politike dy figurat kryesore qe e kane demtuar demokracine ne Shqiperi per nje kohe me se 20 vjet,shprehja e te madhit Konica do te kembonte perseri shume aktuale per Shqiperine dhe vete Shqiptaret: “Shqiperi te kam dh…. s’me ke kuptuar asnjehere”
Oakland Community College
Michigan USA
FATOS NANO DHE
SALI BERUSHA ISHIT E KEQJA E SHQIPERISE
Kthimi i nanos me n te vogel i duhet bashajve per te cap nja 500-1000 vota nga socialistet aqe sa mori kryetari i komunisteve dhe qe gjasme doli ne krye basha.Nje loje e ndyre. Mbase e meritonte burgun qe beri por parate i mori nga populli. Do Zoti e merr te dy edhe salen edhe nanon.Tung
Mero Baze,duket,ka filluar presionin ndaj Edi Rames. Natyrisht, arsyet i di ai.Por, cdo njeri normal,i cili nuk shkel ligjet,nuk ndjen frike nga qeverisja e sotme. Mendoj se nuk eshte normale te promovohen mbeturina te Ramiz Alise. Tani eshte momenti qe Rama te shohe vetem nga njerzit qe realisht kane nder, kudo qofshin ata. Dhe sidomos te shohe nga ata qe po rriten dhe lulezojne ne perendim.
Kush trembet nga kthimi Fatos Nanos ne politike?
Karieristi.