Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri sot bilancin e punës së institucionit që drejton dhe ka shpallur objektivat për vitin 2015, nisur nga miratimi i buxhetit afatmesëm të bashkisë dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Basha falenderoi fillimisht këshilltarët “që u ngritën mbi interesat partiake” dhe e miratuan këtë buxhet.
“Në krye të prioriteteve të administratës sime është zhvillimi ekonomik dhe punësimi, si përgjigje e drejtpdrejtë ndaj nevojave të mëdha për punësim e punësim cilësor, me paga më të larta dhe siguri.
Shpallja e këtij objektivi u prit jo pa skepticizëm tre vite më parë se çfarë mund të bënte Bashkia. Është e qartë se pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëjë diçka.
Dhe ne, mund të them, kemi bërë më shumë se diçka. Ne krijuam klimë miqësore ndaj biznesit, ulëm taksat dhe barrën fiskale me qëllim shtimin e punësimit dhe punësimin cilësor, me paga më të larta dhe siguri në punë”, theksoi Basha.
Në vijim ai shtoi se promovimi i investimeve të huaja është një aspekt i rëndësishëm i punë sonë.
“Për fat të keq, vepra më kryesore, krijimi i një parku teknologjik, me qeverinë rajonale të Bolonjës, ka mbetur në vendnumëro, sepse hapësira u konvertua në Ministrinë e Mbrojtjes, por ne do të shohim projekte të tjera”, tha ai.
Kryebashkiaku paraqiti si një lajm të mirë dhe sukses numrin e të punësuarve, që sipas tij është 25 mijë në tre vjet dhe vetëm 12 500 në vitin 2012.
Por sipas Bashës, lajmi i keq është se ky numër ka ardhur në rënie për shkak të rritjes së taksave dhe çmimit të energjisë elektrike tek bizneset dhe konsumatorët.
“Problem është bllokimi i projekteve strategjike në kryeqytet që ka sjellë një rënie prej 2500 vendesh pune dhe rënie tjetër po kaq të madhe për shkak të bllokimit të bulevardit dhe terminalit. Gjithsesi, bilanci ynë është pozitiv. Dhe për vitet në vazhdim, deri në 2017, është që ne do të përpiqemi për uljen e taksave që mbledh Bashkia e Tiranës. Vetëm përmes uljes së taksës, vetëm nëpërmjet konsiderimit të biznesit si aleatin tonë në këto kohë krize, të bëjmë plane për të ardhmen”, u shpreh ai.
Lidhur me projektin e rëndësishëm të Terminalit Multimodal të Tiranës, Basha tha se ai do të ndërtohej në hyrje të Tiranës dhe parashikonte 5 platforma treni dhe 3 platforma tramvaji.
“Ai do të reduktonte emetimin e gazit dhe blozës dhe do të lironte 3.5 km parkim, që sot zihet nga autobusët e linjave. Mendoni një gjatësi nga Brryli deri tek “Vasil Shanto”.
6 ton blozë në ditë i kursen mushkërive të qytetarëve të Tiranës ky projekt i penguar nga Kryeministri Rama, që ka rritur akcizën e cigareve”, theksoi Kryebashkiaku i Tiranës. /gj.k/
Kur?!,mer Pallosh,se te mbaroj mandati,o by…q..r.
Zoti kriminel, me thuaj nje realizim nga projektet qe i demostrove elektoratit para se te vije ne krye te bashkise. Kryekquteti dhe qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje per nje pleh si puna juaje qe te udheheqi Bashkine. Dhe plehu ka rendesine e tije, por ti je nga ato plehra te rrezikshem per shoqerine.
O bastard (Basha)! Ti je mallkimi me i madh i ketij qyteti! Totalisht i paafte, rrenacak dhe pordhac! Nje kopje e shemtuar e dhendrit serb dhe barbarit te Viqidolit! U shofte fara dhe emri jot! Tani shyqyr zotit i ke ditet te e numuruara si ‘kryetar’ fallco i Tiranes!