Baftjar Zeqo i Fierit paditet nga prokuroria për shpërdorime

26 Dhjetor 2014, 20:24Politika TEMA

Prokuroria ka dërguar një tjetër kryebashkiak në gjykatë.

Pas Shpëtim Gjikës dhe Xhelal Mziut, prokuroria ka kallzuar penalisht kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo, për shpërdorim detyre.

Bashkë me të akuzohen edhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier për t’u trajtuar me banesa sociale si të pastrehë. Kallëzimet, pavarësisht specifikave të tyre, që lidhen me faktin se përse duhet të ishin trajtuar si të pastrehë, në përgjithësi trajtojnë të njëjtat problematika dhe shkelje të procedurave ligjore nga ana e Komisionit të Strehimit, të ngritur për përzgjedhjen e aplikuesve si të pastrehë.

“Nga materiali kallëzues dhe pyetja e personave të cilët nuk janë kualifikuar për trajtim me banesë sociale, është konstatuar se pretendimet e tyre lidhen së pari me faktin se Komisioni i Strehimit ka publikuar një listë e cila nuk ishte e pikëzuar, në ambientet e Bashkisë Fier. Në këtë mënyrë asnjëri prej tyre nuk kishte mundësinë për të mësuar se me sa pikë ishte vlerësuar nga Komisioni, që të kishte mundësinë të ankohej nëse nuk ishte dakord me vlerësimin”,-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërsa theksohet se kallëzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave të cilët kanë aplikuar por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë./b.l

 Të akuzuar akuzuar:

Për veprën penale « Shpërdorimi i detyrës », në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Të akuzuar:

Për veprën penale « Falsifikimi i dokumentave », gjashtë herë parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

 

19 komente në “Baftjar Zeqo i Fierit paditet nga prokuroria për shpërdorime”

  1. aldo says:

    Seriali vazhdon, vetem aktoret ndryshojne…

    1. Epiriiiii says:

      Me Burr Kurve se ky nuk besoj se ka Shqiperia.

      1. ka ka says:

        Po ka mor djalo ka, eshte Sali Berisha prej Vicifolit

    2. roberto says:

      Shqipëria ka drejtësinë më të korruptuar
      Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar disa ditë më parë se vendin ynë ka
      drejtësinë më të korruptuar në Evropë.
      “Ne kemi drejtësinë më të korruptuar
      në Europë, kemi një sistem drejtësie që është një turp botëror, e dimë ne dhe e
      gjithë bota mbarë. Përballja me aktet dhe vendimet e gjykatave, me të drejtë
      pyesin që si ka mundësi që asnjë gjykatës nuk është ballafaquar me ligjin
      për shkak të shkeljes së ligjit nga ana e tij”?
      Para ca ditesh pas nje shqyrtimi prej 4 vjetesh te kerkese padise time per pensionin e pa paguar te pensionit te parakohshem te ushtarakut,mora nje VENDIM GJYQESOR NGA GJYQTARI GENTIAN MEDJA i gjykates Administrative te Shkalles se Pasre te Tiranes,qe kush do ta lexoje do kuptoje ky gjykates jo vetem eshte i PA AFTE,por as nuk di te lexoje ligjet dhe VKM e jo te jape drejtesi!
      Gjyqtare te tille te pa afte jane njelloj te RREZIKSHEM sa edhe te KORRUPTUARIT,ndaj duhen FLAKUR nga DREJTESIA dhe duhen ndeshkuar per MOS DHENIEN E DREJTESISE!!!

  2. fieri says:

    Hajd past këmën e mbarë të hetohet pak edhe për stadiumin që na kushtoj më shumë se elbasan arena për ekipin e futbollit që i faturon 350mij euro në vit duke pasur 40përqind të aksioneve dhe gjithmon me lojtar 30mij leksha për pallatin e sportit pë lekët eparkimeve se ku shkojnë se ee ka kthyer fierin në parkepark privat për pallatet që janë bërë si mullarët e koperativave dhe na kan zën frymën për lulishtet imagjinare që jan vetëm në letra për urën e famshme që po bën 10vjet e spo mbaron. Etj. Etj. Etj. Bato+koço=rilindje.

  3. BEU says:

    Pas ketij , QAZIM BEJ SEJDINI i Elbasanit….Derrat nje “NOCKE” kane…por heret a vone populli do ti denoje me forcen e votes dhe drejtesia me forcen e ligjit keta maskarenj te panginjur, keta Kryetare INJORANTEEEEEEEEEEE.

  4. Beu says:

    Pas ketij rradha e Qazim Bej Efendi Sejdint …te Elbasanit. Derrat nje “nocke” kane. Heret a vone keta mafioze qe u pasuruan me djersen dhe gjakun e popullit, te cilit i bejne karshillek ne cdo moment, do te ndeshkohen nga drejtesia me forcen eligjit apo nga populli me forcen qe na jep vota…. Kryebashkiake te ketij formati,kane marre peng popullin, njerezit ethjeshte dhe punojne per FAMILJEN…se shpejti lista e FAMILJES..nga vetja dhe nga gruaja e QAZIM LALE SEJDINIT.. i cili bashke me nje drogaxhi qe ka nderruar mbiemrin, kane bere namin me banesat e te pastreheve….BURGU eshte me e pakta per keta felliqsira

  5. adem says:

    Baftjari ka miq ne zemer te Evropes. Nuk kane cti bejne fare se eshte ne rregull, e ti gezoje festat.

    1. Epiriiiiiiii says:

      Baftjar “Mulleti” nuk ka vetem miq ne Qender te Europes por ka edhe Armiq bile i ka edhe me shumice pavarsisht se lajkoset dhe bene si i mir si pozitiv me te gjithe por e Di shume mir ci ka bere Fierit dhe kujt i ka shkel ne Kallo, apo shpreson se do ta Shpetoj K.Kokedhima sepse dikur ai e ka ndihmuar duke i shitur Pronat qe Kokdhima i ka Privatizuar me nga 500Lek

  6. Lymi prej Rade says:

    Kjo histori ka nje jave qe ka ngjare, por qeveria vetem sot e publikoi qe njerezia te harrojne rritjen e cmimit te energjise ne kulm te dimrit.

  7. Arben says:

    GJITHE PLEHRAT E QYTETIT TE FIERIT, I CILI ME SA DUKET I KA SHUMICEN E BANOREVE VETE PLEHRA QE VOTOJNE KETA NJEREZ.

  8. fieraku4u says:

    KANCERI I QYTETIT FIERIT BAFTJAR ZEQO, NJË VEMJE PËR QYTETARIN FIERAKE. NËSE KY KANCER RIKANDIDON PËR PS, UN VOTOJ PËR PD.

    EDI RAMA DUHET TA LARGOJ KËTË MBETJE FEKALE…

    1. LORA says:

      Une do te thosha se baftjari duhet te denohet,,,,sa per sikterisjen e tij nga froni i kryebashkiakut,mendoj se kjo eshte teresisht ne doren e qytetareve te Fierit.
      Nese fieraket nuk e ushtrojne kete te drejte te tyre,,,,,harram e pacin.
      Pershendetje “fieraku4u”.

  9. Fieraku says:

    Ahhhahaahahahhah! Fatmir Kajollit i ndalohet dalja jashte shtetit?Po ai po doli jashte Shqiperise e perlajne pepinot e Italise se e kane denuar me 40 vjet burg dhe “ZHDREJTESIA” shqiptare i mohoi ekstradimin.Ndersa Baftjar Kioska ka nje mije te zeza te tjera ndersa kjo eshte akuze koti.

  10. petro says:

    Po keni harruar dakon … Qyteti yne me i vjeter eshte tjetersuar ne menyre barbare.Dhe ta dini se marshon i sigurte drejt mandatit te trete.Para,para, para me lopate do te shperndaje vetem qe te fitoje. te mbetet perseri nen cadren e politikes.

  11. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Shikoni me ke merret baftjari me mafioze dhe vrases si Fatmir Kajolli.Burre pa koqe se edhe djalin e ka te marre se nuk pillte dot

  12. paskal says:

    baftjar zequa eshte njeriu qe e shkaterroi komplet qyetin e luleve , fierin.

    I ka prere te gjitha pishat e qytetit ( si nuk eshte denoncuar nga ministria e mjedisit me perpara), e ka mbushur fierin me kriminele qe vetem zaptojne pjese te qytetit e ngrene aty lavazho, lokale, kioska( dhe ne mes te ures tek kisha ka ven nje kioske , ka prere tubot e ures).

    Ai e ka shkaterruar ke te qytet nga me te bukurit ne shqiperi, e ka kthyer ne nje germadhe.

    Nuk e futin dot ne burg se ai ka kriminelat mete medhenje te fierit me vete, i ka dhene tender te bashkise atyre, ka ndare leket me ta.

    Shikoni stadiumon e lojrave medore, e prishi ate dhe tani e kal bere vend per fekale.
    Fajin e ka populi fierak qe e duron kete derr ( se ter diten vetem ha e pi , dhe eshte bere si derr).

    Poshte baftjari dhe klanet qe e mbrojne ate . Burgu nuk eshte asnje gje per te, ne krahasim me gjemat qe ka bere.

    burg perjete atij

  13. Ku shkojne gjithe ato leke gjobash per parking te gabuar?? 2.Kajollin nuk e gjen gje se eshte keshilltari i Metes tani,dhe pyllin e semanit s ja merr njeri se ja ka lene babai.

  14. x says:

    O Baftjar po te vjen verdalle, do ti dergojme ne burg te gjithe bustet qe bere ne Fier, mqs e do sh artin ti prandaj! Promovoje dhe ne burg, po mundem edhe ato dy buallicat para bashkise, sepse ato vlejne sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje