Ish- deputeti demokrat Sami Gjergji nën akuzë për “mashtrim me kredi”

26 Dhjetor 2014, 17:13Politika TEMA

Ish- deputetit të Partisë Demokratike Sami Gjergji, është në akuzë për mashtrim me kredi.

Lajmi konfirmohet për ABC Neës nga burimet zyrtare pranë njësisë së task-forcës në Prokurorine e Tiranës, sipas të cilëve, Gjergji nuk e ka pranuar akuzen.

Mësohet se nga hetimet disa mujore dhe bazuar në materialin kallëzues të njërës prej bankave të nivelit të dytë në vend, prokuroria i ka komunikuar akuzën e mashtrimit me kredi, biznesmenit të vezëve Sami Gjergji.

Sipas të dhënave të dosjes, thuhet se në vitin 2009, ish deputeti Gjergji ka marre një kredi me vlerë 1.7 milione euro.

Për këtë kredi, mësohet se biznesmeni-deputet ka lënë si garanci hipotekore tre objekte, të vlerësuar nga ekspertët e bankës, me një vlerë prej 5 mln euro.

Banka e ka miratuar kredine, dhe Sami Gjergji e ka terhequr shumen.

Hetuesit thonë se biznesmeni nuk ka shlyer këstet e pagesës, duke detyruar bankën, që gjatë këtij viti të kerkoje ekzekutimin e vendimit, për marrjen e kolateralit të lënë nga Gjergji.

Por, nga shitja e tyre dhe vlerësimi i bërë nga ekspertët e bankës, ka rezultuar se këto objekte, nuk kapin shumen e kredisë së marre nga Gjergji, ndaj dhe banka ka ngritur pretendimin se ish deputeti e ka mashtruar.

Ky pretendim është kundërshtuar me nga vete biznesmeni.

Sipas arsyetimit te ish-deputetit, vlerësimin e kolateralit, e kanë bërë ekspertët e bankës, ndaj ai nuk mund te mbaje përgegjësi penale, për uljen e çmimit të pronave të lëna si garanci.

Sipas akuzës, është provuar se Sami Gjergji gjatë dorëzimit të dokumentacionit në bankë për marrjen e kredise, ka vene ne dispozicion dhe një shkresë ku thuhet se nuk ka detyrime ndaj personave të tjerë.

Por, në të vërtetë ka rezultuar e kunderta dhe ai ka shlyer keto detyrime me parate e perfituara nga kredia.

Hetuesit thone se ndaj ish-deputetit Gjergji mund të ngrihet edhe akuza e “falsifikimit të dokumenteve” deri sa banka të sqaroje gjithcka per kontratat orgjinale të miratimit të kredisë.

15 komente në “Ish- deputeti demokrat Sami Gjergji nën akuzë për “mashtrim me kredi””

  1. Astrit says:

    Kete e kupton dhe bufi qe kush ka mashtruar eshte vleresuesi i pasurise se qe ka fryre vleren reale te pronave te kredimarresit. Kete me siguri e ka bere ne marreveshje me kredimarresin dhe me ndonje drejtues te larte te bankes (sic ndodh rendom ne bankat greke psh) dhe leket i kan ndare te tre: vleresuesi, kredimarresi dhe CEO i bankes.

    1. Ezopi says:

      Ngadale more bir mos u dhjas kaq shume. Ky vertet ka qene ish deputet i PD deri ne 2009, por ka nja 5 vjet qe del ne cdo Tv me Bamir Topin. Madje ka nga ata qe thote qe i ka sponsorizuar ndertimin e shtepise, prandaj pak me serioz me klasifikimin si njeri afer PD.

      1. Astrit says:

        E ca lidhje ka kjo qe po thua ti?? Ketu ska te beje fare politika. Njs

  2. Treviso says:

    Me thoni nje emer bisnezmeni demokrat qe te jete i rregullt me shtetin, se me popullin nuk do tjua besoje njeri.

    1. Astrit says:

      Me thuaj ti nje te PS qe te jete ne rregull

  3. stili says:

    Si ka mundesi keshtu ,andej nga stani p.d jane te dekriminalizuar pse po ndodhin keto gjera , e di perndia etyre Sali kete gje ,,,,,,,,,?

  4. Eagle says:

    Qe demokratet jan mashtrusa te pabese e dija
    Por qe te akuzoj banka qe pse I ka mbivleresuar pronat e tija kur me ligj banka vlereson sa vlejne pronat e kredimarresit kjo eshte e padegjuar njehere

    Dallavere pa hesap kan bere ish drejtorat e bankes ne kembim te rryshfeteve
    Hajdutet jan tek banka.

  5. teti says:

    Ky ish deputeti,eshte viktime e klanit Duka-Bode,sepse sapo ky kaloi me Bamir Topin,ne dogane i kane sekuestruar makineri moderne gjermane per ndertimin e nje fabrike gjigande me vlere 6 milione $,dhe ne kte mes fitoi veza e arte e Dukes qe u kthyen ne monopol te tregut,veza vajti 25 lek kokrra dhe me e keqja eshte se nuk lejohet importi I vezeve

  6. durrsaku says:

    E hongri ne xhaxhi miu!

    Ne ish pronaret(pronaret me sakte, se termi ish-pronaret eshte vazhdim i terminologjise se luftes se klasave dhe direktivare katoviciane te r.alise) jemi te paafte, te ngathet, te pazote, te paditur, te frikesuar edhe pse e kemi tradite familjare tregtine si te brendshme ashtu edhe te jashtme, jemi eklipsuar nga kto palo biznesmene te tranzicionit qe per 10-20 vjet u pasuruan sa ne qe pronat i kemi trashegim brez pas brezi e qe spo mund t’i gezojme, nga kta pseudobiznesmene qe fryhen me kredi, dhe kur i vjen fundi i ngulin dhembet njeri – tjetrit.

    Ko, ko, ko, xhaxhi miut i polli gjeli veze floriri.

  7. Arta says:

    Perse nuk thoni qe Sami Gjergji eshte n/kryetar i partise se Bamir Topit FRD ??? Apo edhe per kete fajin e ka Saliu ? Sami Gjergji eshte grup me Bomin & Gon Papulin etj Ram-ista qe dolen si njerez te pavlere/pamoral te cilet hodhen nje lopate ne gropen qe i bene partise qe i beri pa merita presidente & deputete…Prandaj keto njerez pa vlera moren vota aq sa mund te marre nje lyps, nuk futen as edhe nje deputet ne parlament ne zgjedhjet qe kaluan me gjithe fryrjen qe paten.

  8. teti says:

    Ky fakiri eshte viktime e klanit Bode-Duka,sapo ky kaloi me partine e Bamir Topit iu sekuestruan ne dogane makineri moderne gjermane me vlere 6milione $ per fabriken qe do ndertonte dhe ky falimentoi.Ne kte histori ka vetem nje fitues,veza e arte e Dukes te krimit te klanit Zemunit,vajti veza 30 lek kokrra dhe ministri i bujqesise fliste anapulla

  9. Gezimi says:

    Nuk perben cudi ajo qe ka qene deputet i PD. Tashme kete hordhi e njohim se c’ka bere gjate kohes se qeverisjes, por, ne se eshte e vertete se eshte bashkuar me Topin, ky i fundit te mos na derdellise me neper televizione se do jete turp i madh!

  10. . says:

    Pashe Jezu-Muhametin a din kush SAMI GJERGJI ashte Kaurr apo Arabosunit???

  11. petro says:

    hahahaaa Pune horrash, qe u futen neper parti per t’i perdorur ato si cader per per te mbuluar ato qe kane bere dhe po bejne.Po mire, ata qe i vune ne liste per deputet, nuk mbajne pergjegjesi? Apo jane paguar? S’ka nga ta kapesh.Te pegeret ka arritur gjer mbi hunde.Nga te dy apo tre, apo te gjitha anet e politikes.Epo, skorje jane de, skorje te komunizmit…

  12. xheJ eN Bi says:

    Sami Gjergji ne fund te vitit 1972 erdhi ushtar ne Brigaden e pare te Artilerise ne Inst . Bujq, te Kamzes . Ne nje marrshim qe beri brigada Samiu ne nje fshat hyri ne nje shtepi dhe kercenoje familjaret e asaj shtepie me Kallashnikove dhe per kete u denua me burge.

    Dhe nga kjo Samiu na doli i Perndjekur Politike si shume e shume te tjere,keshtu qe u mblodhen gjithe plerat ne PD-e dhe Ne vuajme pasojat e ” Qeverisjes nga PLERAT “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje