Rreziku i një lufte në Europë, më i madh se kurrë

27 Dhjetor 2014, 14:48Politika TEMA

Që nga rënia e Murit të Berlinit lufta mes dy shteteve në Evropë konsiderohej praktikisht si e përjashtuar. Por Rusia është duke i detyruar aleatët në BE dhe NATO për të menduar të pamendueshmen. Nuk mungojnë skenare të tilla se si p.sh. konflikti rajonal dhe relativisht i “vogël” në Ukrainën lindore mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë botërore: Rusia mund ta përdorë si arsye gjendjen e rëndë humanitare në Donetsk për një ndërhyrje të hapur. SHBA mund të dërgojë në shkallë të gjerë furnizime me armë në Ukrainës – ose madje edhe të ndërhyjë me sulme ajrore ndaj pozicioneve të rebelëve duke u përfshirë drejtpërdrejt në luftime.

Diskutimi pjesërisht pa fund e krye, se si mund t’i vihet në ndihmë Ukrainës në mënyrë efektive, pasqyron hutimin e NATO-s. Aktualisht nuk ka ndonjë doktrinë sigurie dhe asnjë strategji për t’iu përgjigjur kërcënimit të ri nga Lindja. Politikanët perëndimorë që merren me probleme të sigurisë po regjistrojnë të shokuar se si Kremlini demonstron forcë ushtarake në krizën në Ukrainë.

Manovra tepër të rrezikshme

Vështirë se kalon një ditë që në hapësirën ajrore të tri shteteve baltike nuk regjistrohen fluturime të avionëve luftarakë rusë. Disa nga këto manovra janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Sepse avionët ushtarakë rusë i fikin transponderët e tyre dhe në këtë mënyrë janë të padukshëm për aviacionin civil.

Lista e incidenteve të rënda në rajonin e Detit Baltik po rritet përditë. Herë është një flotilje anijesh e luftanije ruse që shfaqen papritmas në bregdetin e Lituanisë e pas saj një herë tjetër shkel ujërat territoriale suedeze një anije amfib e paidentifikuar. Suedia do të intensifikojë tani sërish stërvitjet ushtarake për rezervistët.

Si në kohët më të këqija të Luftës së Ftohtë

Të tri shtetet baltike kanë porositur muajt e fundit armë për më shumë se një miliardë euro, sidomos sisteme për mbrojtjen antitank. Në fillim të verës forcat ruse kishte zhvilluar jo shumë larg nga kufijtë e këtyre vendeve manovra në shkallë të gjerë. E gjithë kjo e mbështetur edhe nga një retorikë e ashpër ruse kundër Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Të tria këto vende janë në NATO. Edhe anëtarit tjetër të NATO-s Rumanisë i është dashur të dëgjonte kërcënime ushtarake nga Moska, në luftën për ndikim ndaj Republikës rumanishfolëse të Moldavisë. Rumania tani konsiderohet si vatra e tretë e rrezikut, përveç Ukrainës dhe në vendeve baltike.

Fija lidhëse për bisedimet mes NATO-s dhe Rusisë ka qenë gjithmonë e hollë, dhe prej saj nuk ka qenë kurrë e mundur të endej një lidhje e fortë bashkëpunimi. Por tani edhe kjo fije e hollë është këputur. Njëra palë nuk e di më se çfarë planesh ka tjera. Si në kohët më të këqija të Luftës së Ftohtë imazhi për për arsenalin ushtrarak e tij dhe synimet ushtarako-politike të palës tjetër dominohet përsëri vetëm prej vlerësime të shërbimeve sekrete dhe analizave të ushtarakëve.

Evropa – një kontinent i pasigurt

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u ankua kohët e fundit se “Ne vetëm flasim për njëri-tjetrin, jo me njëri-tjetrin.” Moskomunikimi i ri është sidomos i keq për faktin se vitet e fundit në Evropë është shkatërruar sistemi i kontrollit të armëve konvencionale. Dikur NATO dhe Rusia kishin përcaktuar në të ashtuquajturin Traktatin për Armët Konvencionale në Evropë nivele maksimale për kufizimin e këtyre armëve si dhe kontrolle të përbashkëta dhe takimeve të rregullta. Por Traktati për Armët Konvencionale në Evropë është pezulluar tashmë ligjërisht dhe është politikisht i vdekur.

Në prag të vitit të ri, Evropa është një kontinent i pasigurt për shkak se është bërë e paparashikueshme në kufijtë e saj. Evropës i nevojiten urgjentisht dy gjëra: një doktrinë e re për politikën e sigurisë – dhe një politikë për të ndërtuar besimin./DW

40 komente në “Rreziku i një lufte në Europë, më i madh se kurrë”

  1. Nje shqiptar says:

    Evropa eshte sot me sigurte se asnjehere ne historine e saj. Kufijt e saj jane te paprekeshem. Eshte vetem Putini, qe i ka rrjedhe truri dhe ka nxjerre ne pah nacionalizmin, madheshtine dhe injorancen e Careve te Rusise. Nga veshja e tepert me pushtet dhe nga servilizmi keshilltareve dhe atyre qe e rrethojne ai po demton Rusine dhe zhvillimin ekonomik e demokratik te saj. Ai po demton rrugen e natyreshme te Rusise, afrimin dhe bashkimin me Evropen se ciles i perket.

    1. Blue Jasmine says:

      Evropa sot me shume se kurre , po kercenohet nga RREZIKU ISLAMIK!!

      1. raimond vlonjati says:

        Ne nuk duhet ta cajme koken , se po te sulmoje Rusi Shqiperine apo Kosoven gjithe Europa dhe USA do futet ne lufte per ne …..loooooooooooooooooooooooooooooooool

        Biles keta perendimoret e thone her pas here qe :..” Po te preki Rusi Kosoven & Shqiperine ,
        EU dhe USA do futen ne lufte kunder Rusise …” lol

        Ndaj ne jemi ne regull —

        Prandaj i thoni atij kaurit te gjate qe keni ne krye ,
        te mos blej asnje lloj armatimi,
        biles ti heqin edhe ato pushke druri qe kane neper duar ….

        1. narrofshtrtapin says:

          Me tope se ty nuk kam pare ndonjehere. Jeton dhe ne Amerike ti islamiku i mutit. Fuck off nga America dhe ike jeto ne shtetet islamike ose shko ne shqiperi te futi ed kaurri karin ne goje

          1. Adriatik says:

            Kur bejne dhe islamiket e vilajetit te janines politike boterore ec e merre vesh ti.

            Lutjuni allahut mos te zgjihet ndonje dite putini tape nga vodka dhe te shfarosi boten me nje te shtypur butoni.

      2. diar says:

        Rusia perballe evropes eshte nje dhi e zgjeposur, Rusia eshte nje shtet me shum probleme te bremdshme etnike, Rusia ka 120 milion banor preje tyre 30% musliman jo russe dhe dhjetra Republikaner qe kerkojn pamvarsi keta jan bomba atomike qe do ti mjaftonin russis ne raste se russia hyne ne ndonje Konflikte te hapur me evropen, pastaj mos te harrojm se russin dikure e poshteroje nie Afghanistan dhe me pas nie Qeqeni, pastje i madhi Hitler ne luften e dyte botrore vrau mbi 20 Million pordhaveca russe, dhe ate duke ber lufte ne Kater fronte paramendoni sikur ta kishte perballe vetem Russin, Pastaj russia ka nje popullsi pordhavece pijanece te degjeneruar, etj etj,

        1. Piratebay says:

          Hitlerin e perdhunoi Rusi i vetem me ca shperthitje te Britanise se madhe. Franca dhe SHBA nuk bene absolutisht asgje. Ruset kane jo 120 po tani me krimene 148 milion banore, 95% race e bardhe e paster Ruse jo si zezaket e kaftaniket qi jon bo shumice ne amerike. Tani secila race ka nga nje superfuqi: Verdhaniket(KINA), Raca e bardhe(RUSIA) dhe raca zezo-latine me ca koktej t’bardh qe po tkurret(SHBA)

          1. narrofshtrtapin says:

            Hahahas. Amerika e shkriu ekonomine ruse per 2 muaj vetem me te ulur cmimin e naftes. Kur ben dhe shqiptari si rracist qe i fusin k ne goje sa kalon kakavijen.

    2. lala says:

      TE KATERTEN DO E NISIM PRAP ME SHKOPINJE.

  2. teuta says:

    Si lume ne shqiptaret jemi rehat.Budallalleqet e monizmit si : vendkomandat e shtabit te pergjitheshem,pikat e drejtimit operativ te KESHILLIT MBROJTJES ,dhe objekte te tjera mbrojtje nga nje lufte e mundeshme,i shkaterruam dhe i dekonspiruam .

    1. feniks says:

      Mos kini frike o shqiptare te mencur,sido,mos ju te DJATHTET,se e keni nga pervoja e juaj e LUFTES SE DYTE BIOTERORE,qe cdo pushtues nuk ka qellim te rrije gjste ne SHqiperi,por vetem sa te kaloje rrugen!!!
      Qameti mund te flene nje nate,ose te hane nje darke!
      E ce pastaj?? EUROPA DHE RUSIA ESHTE ME BE!!!
      Edhe po na pushtuan ,akoma me mire se do arrijme BASHKIMIN E SHQIPTAREVE sic donte FASHIZNI E NAZIZMI!!!

  3. Albani says:

    Mos kini frike,N.q.s Evropianet nuk percahen na ha m…n Putini.
    me e thjeshte,d.m.th.vetem Gjermani,Poloni,Angli,france,me keta dy te fundit te jene fuqi berthamore,do te kemi nie fuqi ushtarake dhe ekonomike sa dyfishi i Ruseve,rezultati i nje lufte te mundshme, do te ishte qe Ruseve nuk do ti ngelnin dhe fasule per te ngrene.
    Ku ku pastaj te hidheshim dhe ne kunder Rusit’do ti shqyenim fare’.

    1. rajub says:

      Alban djali europa nuk eshte aq unike sa duket,francezet jane filo rus e Serb,plus ruset kane ne krahe edhe Kinen plus te gjitha keto vendet e lindjes jane pro ruse pamvaresisht se hiqen sikur jane kunder nuk di per Bullgarine po rumania eshte pro Ruseve,po ashtu greket e serbet po e po dhe keto vendet sllave te gjitha pro Ruse perjashto Polonine keshtu qe frike eshte per te patur se ne na kane hale ne sy.Ajo pake mbrojteje qe kishim ne kohen e monizmit u shkaterrua..ne fund te fundit i zoti e nxjerr gomarin nga balta,po filloi ndonje lufte te gjitha vendet do te mendojne per vehten e tyre njehere pastaj mun te kujtohen per ne….

  4. Leone-53 says:

    Si shqiptar me “lind” pyetja per vendin tim:
    Kush eshte interesi i politikes se vendit tim qe te jet SKLLAV i SH.B.A-se apo e Europes kurv (ne te cilen une jetoj prej 15 vitesh)?
    -SH.B.A-ja e ka ne kushtetute qe shikon ne radhe te pare INTERESIN e saj dhe nuk pyet te tjeret se çfar do bej (siç ka bere dje ne Vietnam, Kore, Laos, Kamboxhia etj. etjera dhe vitet e fundit ne Irak,Libi, Siri etj. etjera).
    Mos kujtojme ne shqiptaret se asaj i “dhimbset” Shqiperia?!…
    Po Europa kurv çna duhet ne shqiptarve kur ajo nuk trajton si duhet popullin e saj por “vdes” per afrikanet etj. etjera!…
    Ne duhet ne radhe te pare te kemi njerez te ndershem ne krye te vendit dhe nje DEMOKRACI FUNKSJONALE per vendin tone e jo si me deri tani ku Sali shpellari ka tallur bythen me ne (apo dhe e majta qe nuk ndryshon shume nga ai).
    Boll me berje SKLLAV i te tjerve qe as na kane patur ne liste dje por te jemi DINJITOZ per veten tone.
    Per kete as mos te çajme koken per Ruset apo Ukrainasit, le ti zgjidhin vet punet e tyre ata.
    Edhe ne NATO jemi te gabuar qe jemi “brenda”, veç humbje kemi as nje fitim (Fitim do te quaja NEUTRALITETI). Ciao!

    1. Albani says:

      Ne lufterat ballkanike dhe pas luftes se pare boterore kur u sanksionuan kufuite,ne SHqipetaret ishim vetem’;as me ANgline,as me Italine,me Francen,As me ameriken,as me Giermanin,as me turkun,as me Rusin,duke qene me asnierin,na pshurren,na copetuan,na ndane me fqinive.
      Dhe sot Leone-53,si shtet i dobet qe iemi duhet qe te hidhemi ne nie ane,dhe atie ku do te hidhemi(mbeshtetemi)do te paguaime dhe cmimin per egzistencen e qeveritareve e shtetareve tane mafioze.

  5. ustai says:

    O Albani kur flet pe Ruset ose sdi gje ose do jesh indokrinuar se mund te luftohet me sfurqe. Zakonisht hulumtohet pastaj flitet, por ju sdini asgje çfare luhet ne tave dhe mendoni se nje popull vital prej 300 miljonesh eshte nje kruajtese dhembesh, Naivitet.

  6. shqiptar says:

    te duket putini i rjedhur ty me emrin nje shqiptar JE SHUME LARGPAMES ZOTROTE me siguri finacohesh nga ata dylberat e brukselit po ta dish se nuk eshte rusia ajo qe te beri nje shtet bananesh po eshte pikerisht Europa brukseli qe tallin topet me shqiperine ketu e 24 vjet jane agjenturat e perendimit qe e bene shqiperine nje shtet kosh plehrash duke i futur hundet ne cdo pjese te saj edhe bojkotet qe gjoja behen ne shqiperi behen me miratim nga Europa jemi ne vitin 2015 dhe iken akoma kamionve fshehUrazi ne europe Europa aq qe se rruan per ballkanin thjesht per ta jemi nje zone kolonie e re ku mund te nxjerrin fitimet e tyre

    1. Albani says:

      Dakord me ato qe thua per Evropianet,por po te ishte ne dore te Ruseve ama,vellezerit e tyre Serbe me siguri do te kishin zbritur ne Durres.
      Do te leverdiste kjo gje ty.

    2. Nje shqiptar says:

      I nderuar zoteri , nuk te quaj shqiptar pasi kam pershtypjen qe mbjell mosbesim tek populli im qe nuk e ka humbur asnjehere ne shekuj shpresen per te ardhmen me te mire. Mua dhe mendimete mija nuk i financon askush perveç dashuria per vendin dhe popullin tim, ndjenja e sherbimit dhe borxhi qe i kam atyre nga qe jam larguar ne emigracion pa dhene plotesisht kontributin tim. Vendi im me ka dhene shkollen e duhur me te cilen punoj dhe fitoj me shume sukses prej 24 vitesh ne Universitetet e botes. I nderuar zoteri Shqiperia nuk eshte bere kosh plehrash nga Evropa por neqoftese flet per ambientin urbanistik te prishur dhe krizen e vlerave morale, keto jane te perkoheshme i kane kaluar pothuajse tere vendet gjate ndryshimeve te sistemit ekonomik apo politik dhe dyndjeve ne mase te popullese drejt qyteteve.
      Rusia i nderuar zoteri, duke pushtuar Krimene dhe duke armatosur ruset qe jetojne ne Ukrainen lindore ka marre rrugen e gabuar ne politike. Ka zgjedhur rrugen e luftes. Te gjithe e dine se Rusia eshte potence ushtarake e nivelit planetar, domethene qe mund te shfarose jeten ne planetin TOKE, por njekoheisht ajo do te shkaterronte edhe veteveten dhe planeti yne do te popullohej nga bakteret dhe mikrobet qe mund te shpetonin nga nje lufte e hapur nga Rusia. Keto gjera dihen tashme dhe askush me mend ne koke nuk i hyn rruges se luftes, por kerkon dialogun me miqt apo armiqt e tij. BRSS ishte shume me i fuqishem po ishin udheheqesit rus komuniste me Gorbaçiovin ne krye, qe nuk e çuan boten ne shfarosje, eliminuan luften e ftohte dhe futen Rusine dhe vendet e tjera ne rrugen e demokracise dhe zhvillimit ekonomik. Putini po shkon perseri drejt grackes se luftes se ftohte, pushtetit te policive sekrete dhe gares se armatimeve qe do ta shkaterroje perseri ekonomine ruse dhe do te rrezikoje jeten demokratike te popullit te tij. Lufta monetare qe ka filluar kunder Rusise eshte teper shkaterruese pasi behet me mjete te sofistikuara financiare qe shume pak specialiste ne bote jane ne gjendje ti kuptojne. Ndersa ti besh balle nje sulmi te tille nuk ia del dot asnje shtet sado i fuqishem te jete. Mjafton te ju kujtoje ju zoteri se vetem fondi Soros, brenda pak muajve gjunjezoi Angline dhe monedhen e saj sterlinen ne vitn 1992. Fondet private spekullative financiare qe po sulmojne Rusine jane tashme me dhjetra. Rusia duhet te dialogoje sa me shpejt dhe ti shmanget rruges se konfrontimit violent.

  7. Tironci says:

    Vete e gatuan kete situate me politiken e tyre djallezore politikanet perendimore, tani po na benka edhe paralajmerime, qe ne kuptimin e pare te lene te kuptosh se do te behen investime ne fushen e mobilizimit ushtarak , pra me pak fjale miliarda per arme dhe mundesisht edhe berthamore.
    Ukraina ishte mire sic ishte, bile rusia i afroi ndihme prej 15 miliarde dollare, ishin politikanet quramane te perendimit qe kerkonin te provokonin putinin apo testoninkapacitetin e tij si dhe te vendosnin zaptime mbi pasurite natyrore te rusise apo me mendimin duke qene prane kufirit Rus ,te eliminonin efektivitetin e raketave Ruse me raketa antirakete, dhe ne kete menyre krijuan kete sallate lufte. Rusia dhe kina jane dy fuqi berthamore dhe nga me te fuqishmet ne bote, dhe te dyja si partnere mund te shkaterrojne gjithe boten. Megjithe kete paralajmerim, politikanet perendimore perseri bejne gabimet njeri mbas tjetrit dhe i vendosin sanksione Rusise duke e acaruar situaten edhe me shume.
    Mjere popujt e shkrete se ci pret, se ata qe gatuan kete gjelle, e kane siguruar me pare veten e tyre dhe te familieve te tyre.

  8. Albani says:

    Mendimi im eshte qe Ruset nuk e kane kapacitetin per tu konfrontuar me fuqite evropiane bashke(dhe Afganistanin nuk e nenshtruan dot),nuk e kane fuqine ekonomike,kur vetem sanksionet monetare po ja shkaterrojne ekonomine e monedhen,nuk e ka dhe stabilitetin e duhur,dhe lufta do dhe fasule te cilat Ruseve do tu mungojne ne nje konflikt afatgjate,N.q.s. lufta do te jete atomike,atehere humbin te gjithe.Une nuk thashe qe Ruset (170 milione),por Gjermanet.Anglezet,Polaket,francezet jane 300-milione,dhe ti kujton qe keta do te luftojne me cfurqe.

    1. lemi says:

      Alban
      Fale anglezve dhe Britanezve sot egziston Rusija,mos te ishin keto shtete me Ameriken,sot Putini do te fliste gjermanisht,Rusit nuk ja mban me Gjermant,me shtetet tjera i ka aleat qe e shpetun ne LDB,e per tjera shtete si hungarija qekija e tjer,Rusi nuk nin,perpos qe i frigohet Gjermanit,ka dhe friken nga Turku.

  9. tomsojeri says:

    Ky Putini i cmendur qe ja ndezen flaken mu aty ke bytha te ri e te bej sehir ashtu si ja kurdisen edhe ne Gjeorgji e ju prishi planet atyre qe e duan rusin te coptuar ! Ktu Evropa e “coptuar” qe kerkon te bashkohet me Merkelin e “cmendur”qe po behet cop ta lidh kte “krushqi” e po e pushton Greqin pa luft e po i zhyt dita dites ne varferi me “shtrengim rypi” qe as brima ska me qe te ngec thepi ,esht mese normale dhe e justifikuar e shum demokratike, me udheheqsit e saj qe kan zbathur breket e pranojn kto kushte ! Ky Putin “cari” e beka se nuk e dashka Rusin e po rezikon te luftoj me “mullijt e eres”qe te haj koken e tij !Qenka budalla i madh ky ! Shkon e investon per luften shuma qe sjan ndegjuar kurr e bile quhen provokuse!Shkon e ben marveshje me Kinen e ju shet gazin me cmim kostoje pothuaj !Me sa di un ruset skan qe kurr nje shtet agresor e skam ndegjuar te ken pasur koloni por kan qen objekt dhe synim pushtimi si nje ven qe esht mjaft i pasur me mbi dhe nen token e saj ! Ajo qe po ndodh sot ne Ukrain vertet tragjedi per kte komb te madh, e sot bota ka nevoj per ekuilibra forcash ! Dominimi total i nje fuqie con ne skllaverim te pafuqishmeve ne sherbim te saj !Nuk di nese kjo esht ruga e sakt qe ka zgjedhur ky udheheqes per ta mbajtur rusin ne kte nivel potenciali te fuqishem ,por un shof se me kto vatra lufte qe mbijn si kepurdha kudo nje shtet i till esht i domosdoshem !E them kte pa pasur as me te voglen tifozllik rus por mendja ime modeste keshtu shikon se jemi me afer paqes se luftes………

  10. juli says:

    Ruset nuk jane 170 milone ,
    Ruset e paster jane 110 milone
    Te tjeret jane popuje te shtypur qe jetojne ne kete perandori
    Vetem myslimanet e rusise jane 15 milone,
    Te tjeret jane qytetare te kombesive t ndryeshme te popujve qe perbenin BS,
    Mos kujtoni se keta kane ndonje dashuri te madhe per ruset
    Ja kujtoni kur hitleri sulmoi BS ,te tere popujte e shtypur te saj bashkepunuan me gjermanet kunder ruseve
    Urrjejtja dhe dhimbjet qe u kane shkaktuare ruset gjate shekujve i beri te bashkepunonin akoma edhe me hitlerin,
    Te vetmes gje qe perndimi i druhet nje perplasje me rusine eshte se ajo nje fuqi berthamore
    Perndryshe nga cdo ane ai(perndimi) ka epersi ndaj saj
    Ruset nuk qene ne gjendje te fitonin as 50 ekstremiste te basajevit ne ceceni ,dhe u detyruan te benin genocid mbi tere poullsine cecene qe ti mposhtnin
    Perndimi,dhe shba munde te shkaktojne krize ne rusi kur te duan,

    Por ne rusi nuk ka nje force tjeter me serioze qe te munde te flasin dhe te bashkepunojne
    Ne Dumen Ruse ,pas partise se Putinit(atdheu jone rusia)ne vend te dyte jane komunistet e Zhuganovit dhe ne vende te trete fashistet e Zhirinovskit,,
    Nga 3 te keqijat PerndimiDhe SHBA. kane zgjedhur te keqijen me te vogel.

    1. albatros says:

      Perendimi e humbi luften me ca rreckamann Talibans por me zemer luani

  11. tomsojeri says:

    Tironso !Jemi ne nje frekuenc dhe tani lexova komentin tend e tirons jam dhe un ! Kjo esht e verteta dhe bashkohem me ty e vertet kto “gjell ustallaresh”e kan “helmin” me veprim te ngadalt e mjer femijt tan !

  12. iliria says:

    NUK BEHET SHAKA ME NJE KOMB QE KA 60 PERQIND TE ARMVE BERTHAMORE DHE KIMIKE NE BOTE LLOGARTIE BEJENI VET EUROPA ESHTE PERCARE DHE SKA FUQI U PA EDHE LUFTEN E DYTE BOTRORE QE VETEM USA E NDALI STALININ NE GJERMANI TE TJERA JANE LLOGJE KAKAVJE

  13. mal. shova says:

    Po c perfaqeson Rusia per shqiptaret.
    Prania e shtetit rus apo faktorit sllav ne ballkan per shqiptaret ka qene pozitiveapo negative,?
    Ose nuk e dime historine ose e harrojme
    Ndikimi rus ne ballkan coi ne formimin e nje serbie te madhe me territore ku jetonin popullsi shqiptare coi ne formimin e shtetit grek dhe ne dyfishimin e territorit te saj gjithashtu ne formimin e nje shteti te madh bullgare
    Edhe politika e sotme Ruse bazohet pikerishte ne ate te perandorise para revolucionit bolshevik
    Per ta interesat e tyre perputhen me ato te kusheririt te tyre jugor serbise
    Qellimi i tyre eshte kthimi i Serbise ne faktore dominues ne ballkane,
    Po c do te thote kjo per ne shqiptaret!!
    Po faktori amerikan c perfaqesone sot per ne shqiptaret
    Fale faktorit amerikane sot kemi ne ballkane 2 shtete e gjysem,
    Fale faktorit amerikane si kurre ndonjehere shqiptaret kane ne dore celsat e paqes apo te luftes ne ballkan
    Sot ne ballkane fqinjet tane qe nuk na perfillnin dhe qe na shikonin si cifutet hitleri tashme jane te detyruare tena respektojne,
    Dhe kjo jo sepse na duan apo i kemi vellezer e logjikshme,por sepse interesat tona perputhen me interesat e tyre ne ballkan ,
    Tani persa i perket aspektit ekonomik apo demokracise se cale qe kemi ne nuk e kane fajin amerikanet
    Nuk eshte faji i amerikaneve se ne nuk kemi politikane te denje qe te punojne per vendin
    Keta kemi keta mbeshtesin
    Te tere keta stjuduan ne universitetet e tiranes dhe nuk na i sollen amerikanet nga universitetet e tyre
    Berisha Nano Rama Meta Qaj neno qaj moj nene ,
    U ka zene rrota bishtin edhe atyre me keta funderrina jane te detyruare te bashkepunojne.

  14. ustai says:

    Ngelen ruset ne dore te shqiptareve per ti analizuar, ne sdime ku jemi per vete o te mjere, nje popull ne 5 shtete, te pakten rusetbdine se çeshte flamuri dhe kombi, jo si ne qe shesim breket per ca leke dhe jo me flamurin.
    Yyyy komb i trashe beni politike boshe kur nenen po ju lerojne keta qe keni ketu majtas e djathtas.
    Shikoni o te mjere ku do nxirrni çyrekun e bukes per neser.

    1. Smock says:

      Perfekt ustai , ke shume te drejte ,
      por kta jane mesuar me lehjet ne turm me dy gishtat perpjet ,
      qe pasi i kan fytyr ne sum i lepijne ,jane thjeshte histerike shpellash .
      Un ben kta fundi botes te diskutojn mbi nji superfuqi qe dridhet Bota vetem kur i degjon emrin Ruse.
      Njerez kote ,qe rrojne kot ,qe flasin kot ,qe sja kane iden agjeje ne kte bote .
      Rrini mer idiota inteligjent e shifni boten tuaj ,ju sjeni ne gjendje te kuptoni cfar luhet ne politikat e vendit tuaj ,do njihni politikat e botes e superfuqive .
      Rrini o minje te qet ne vrimen tuaj ,sepse vetem erresiren njihni asgje tjeter ne kte bote .
      Jame kurjoz cfar thone afrikanet mbi ameriken !

  15. limari says:

    Po ikni rroni ne Rusine tuaje ndersa u pelqeka kaq shume o traper ballkanik te epokes se gurit i
    Ikni tek Putini juaj qe fut ne burg femra me femije te vegjel vetem e vetem se kendojnin kenge qe tallnin ate dhe sistemin e ij
    !

  16. Smock says:

    Nqs ne japim nji opinion mbi x shtet europian themi ate qe dijme te sakt ne radhe te pare dhe nuk mendojme si shume ktu qe nisen nga simpatite
    apo nji x kendveshtrim .
    Personalishte nuk me lidh asgje me x shtet apo superfuqi ,
    por flas ate qe di dhe jam i sigurt ne ate qe them , sepse vetem nji idiot mundet te guxoj te flasi sot per gjera qe si di ,per gjera qe sja ka iden .
    Si nuk mesuan njiher ato kafka aty te rrespektojn njiher ate qe bota e quan Llogjike te njerezimit .

    Sillni dicka ne rregull ne jeten tuaj ,dicka qe do kishte te bente me normalitetin e te menduarit dhe vepruarit ,sepse jeni duke u semurur cdo dite e me shume nga idiotesia qe ju ka infektuar trute.

  17. koha says:

    Rusia pordhe kot,,nuk po them Europe ,,por Rusi-Shba as 30 minuta lufte nuk zgjat ,,te raundin e pare rusi del nga ringu.

  18. timi says:

    KU po na fusin ne lufte keta muzhiket e rusise ,me sa duket keta nuk dine gje tjeter vetem te bejne sherr,ne vend te punojne si ne perendim,kerkojne tu imponohen te tjereve me arme.

  19. bilal says:

    meqense shqiptaret jane te zgjuar pse sndertojne shqiperine?
    pse rrine ne perendim kot?
    pse nuk kujtohen per atdheun e tyre?

  20. zqk says:

    As mos pirdhni per lufte! Sa te kemi Ramen e Mim Kodhelin ne krie te puneve, s’ka c’na beje as rusi e as serbi.

    Tani qe hoqem dore nga kallashi, do kemi arme plot! Pale flota jone ajrore-helikopterore, e stervitur ne lufte me drogambjellesit ka dale me e forte se kurre, si ben dot gje asnje rus, sigurisht i vdekur, se atyre te gjalleve nuk i dihet.

    Serbi nje dron ballisti do qe t’dhitet n’breke.

    Presin spiunet qe te na tregojne planet e serbit, se e dine ata qe pas nja 2 vjeteve do dekonspirohen prej parimit te transparences se dosjeve.

    Ne fund te fundit, po e pame keq, hapim nje bunker-art te dyte dhe s’ka c’na ben gje asnje armik.

  21. Giacomo Pucini says:

    Pooo, pooo ashtu eshte PO na sulmoi rusi neve, Amerika ja ben kurrizin cope e cike prandaj mos kini frike sa te kemi nanen e madhe Amerike. Edhe Kina do na ndihomoje neve, Po si ka pas thane aj i madhi Macedun: Shqiperise nje fije floku kush tja preke/ Do tja bajme kambet direke/ Do ta lame krejt pa breke/ dhe sumen do tja bajme byreke. E madhe kjo fjala qi tha macedumi.
    Prandaj mos kini frike, dhisni dore per dore se na mbrojne bota!

  22. mira says:

    Sa i gezoheni luftes ju albansit.Po pushoni njehere te shifni se dhe paqja eshte me e mire.E them se 99% e komentusve jan te gezuar te shperthej lufta

  23. lala says:

    Ne sedo botes ti vesh zjarre mer ca …….

  24. Miri says:

    Po ne akoma kemi nostalgjike te Ruseve ketu ne Shqiperi.
    Nese plas nje lufte i kemi ca filoruse
    Sa per mbrojtje a sistem mbrojtjeje apo Ushtri ne jemi OUT
    Shtet pa Avion Luftarak
    Pa anije Luftarake
    Pa nendetese (i kishim)
    Ushtare qe hane fara
    Police qe vene gjoba
    Helikoptere turistike
    Bunkere te ekspozuara
    Tunele te shkaterruara

    Ahhh se harrova
    Na mungon nafta edhe sikur ti kishim
    Shtet ku vidhet nafta e policice ushtrise
    VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje