Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët duke nisur nga 1 janari i vitit 2015.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se do të ketë rritje të çmimit të energjisë për 75 % të familjeve shqiptare dhe për biznesin.
“Siç është bërë tashmë zakon, në ditsët e fundit të vitit, qeveria u dhuroi shqiptarëve një dhuratë për vitin e ardhshëm; rritjen e çmimit energjisë elektrike!
Nga 1 janari i vitit 2015 shqiptarët do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Ato shtresa në nevojë, pensionistë, persona me aftësi të kufizuara e kushdo që ishte i mbrojtur deri më sot, falë qeverisjes socialiste do të paguajnë 9.4 lekë/ këh në vend të 7.7 lek / këh (dhe kjo pa TVSH). Plot 24 përqind më shumë!
Dje propaganda qeveritare po përpiqej të na mbushte mendjen se çmimi mesatar është më i ulët! Unë nuk e di se cilit shqiptar i intereson çmimi mesatar. Askujt nuk i duhet se sa ka qenë mesatarja. Por të gjithë me një aritmetikë të thjeshtë, e kemi të qartë që nga viti i ardhshëm 75% e familjeve shqiptare do të paguajnë 24% më shumë.
Të qartë e kanë edhe qytetarët të cilët me të drejtë prisnin nga qeveria heqjen e TVSH-së për energjinë e si këmbim të votës së besuar ajo u dhuroi rritjen e çmimit të energjisë.
Akoma më të qartë, për fat të keq, e kanë ato nevojtarë që i besuan taksimit progresiv të qeverisë, dhe sot 97% e tyre po mbajnë mbi shpatulla taksat e rritura.
Të qartë e ka dhe qeveria, që po përpiqet të shpikë gjithçka për të mos thënë të vërtetën. Shqiptarët do të paguajnë më shumë nga Janari për energjinë elektrike, ashtu siç sot paguajnë më shumë për taksa.
Shqiptarët do të jenë më të varfër nesër se sot, sepse shteti po dështon të luajë rolin e tij social. Sepse shteti për shkak të paaftësisë po zgjedh rrugën më të lehtë, atë të ngopjes me taksa qytetarëve”, theksoi Tabaku.
Në vijim ajo shtoi se Shqipëria reale është shumë ndryshe nga ajo virtuale, ku duket se kalon kohë së fundmi kryeministri dhe stafi i tij.
“Miku i biznesit pasi u përkujdes në rritjen e taksave për shumicën prej tyre, tashmë krenohet se nuk kemi më një taksë të sheshtë prej 10% por e kemi prej 15%.
Po u shton dhe një barrë tjetër mbi to, rritjen e çmimit të energjisë. I cili, do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e produkteve dhe njëkohësisht në kostot e biznesit.
Duke shtrenjtuar akoma më tej jetesën! Duke i hapur rrugën kështu një tjetër viti të vështirë dhe depresiv!
Për bizneset e mëdha rritja e cmimit të energjisë është 11.8% ndërkohë që ka sektorë si Industria rritje me 33% e Bujqësia rritje me 35%.
Në ç’do vendim që kjo qeveri merr filozofia është e qartë! Kush shpenzon më pak paguan më shumë, kush shpenzon më shumë paguan më pak!
Kryeministri që ka dëshirë të ndërtojë Republikën e tij brenda mureve virtuale, duhet të kuptojë se shqiptarët e kanë të pamundur të jetojnë nën këtë trysni që dita ditës po bëhet më e vështirë për t’u përballuar.
Dhe qytetarët do të dalin nga kjo spirale krize, do ta ndalin të keqen të bashkuar në protestë”, theksoi Tabaku. /gj.k/
Lere propaganden moj Pacavure e berishes se nuk mashtrrohet me Populli me ju ndyrsirat e pd.
O pacavure po ti vellain ne pune e ke te anta me rroge 2 million leke. Pazare ke bere plot me fondet kur ishe ne bashki. Pellumb Seferin drejtori i kopshteve e cerdheve me baben tat bulcen i ndan leket e korrupsionit e di gjithe tirana, burri yt saimir sumcja ka vjedh e eshte i zhytur ne pislliqe si kryetar bordi te banka credins. E ti o laraske fton per proteste per rritjen e cmimit te energjise se ta ndjen shume. Leshko ordinere
Do ti thoja kesaj shurres qe, nese do te behet e besueshme te thote qe cmimi eshte rritur me 240 % . Keshtu qe njerezit do fillojne te thone se ne mos kaq,por dicka eshte rritur. Me kete lloj strategjie PD do te korri suksese te njepasnjeshme.
KUSH JE TI MOJ SHURE QE FLET NE EMER TE SHQIPTARVE QE VODHET SA PLASET
juve te PD-se sduhet te flisni fare se ju na sollet ne kete dite jeni te tere plera ginjeshtare hajdute ….
Po moji,po,ti po na flete sikur juve e late Shqiperine “bace me lule” dhe erdhi kjo mazhorance dhe po i ve kazmen gjithe atyre arritjeve qe sollet ju per 8 vjet rreshte.
Jane te shumte ata njerez,jane mbi 80% qe i kane te qarta gjerat,qe e dine mire se si e late ju kte vend,dine edhe ate se sa mund dhe pune duhet per ta risiell te pakten ne kushte normale.
nje gje nuk po kupton mire ky milet; si ka mundesi qe nje opozite te beje thirrje vetem per protesta qysh ditet e para qe doli ne opozite me vullnetin e shumices derrmuese te shqiptareve, a e kuptoin keta perse dolen ne opozite.
JU TE PD NUK KINI GOJE TE FLISNI SEPSE JU E KATANDISET NE KETE GJENDJE TE MJERUSHME GJITH SISTEMIN ENERGJITIK E TE UJESJELLSIT PO ASHTU TAKSA E TATIME SEPSE I LEJUAT JU TE GJITHE KRYETAR BASHKISH DREJTORA DEPUTET E MINISTRA QE TE KENE BORXHE NGA 100 MILION E 200 MILION LEK PA PAGUAR DUKE SHKELUR LIGJIN DUKE DITUR QE FAMILJAREVE TE NDERSHEM SA KALONTE MUAJI PA PAGUAR JU COJIT ELEKTRICISTAT PER TJUA PRERE DRITAT NDERSA PUSHTETARVE DHE TE PRIVILEGJUARVE I LEJUAT TE VJEDHIN DERI SA E CUAT NE RUMPALLE GJITH SISTEMIN SHTETEROR NE CDO ASPEKT DUKE I PAGUAR FAMILJARET E NDERSHEM DHE BISNESET E VEGJEL DUKE JU RITUR CMIME E TAKSA E TATIME SIPAS OREKSIT DUKE TOLERUAR TE GJITHE ATA ME PUSHTET DUKE JA FUTUR POPULLIT DHE TAKSAPAGUESVE TE RREGULLT.
Dakord qe kta te PD-se nuk duhet te flasin, po ne te PS-se a duhet me pranu qe 7.7=9.5 ???????
Hajt pra me thoni ju mue se kam me pague njisoj si me cmimin 7.7,ene me cmimin 9.5 lek per kw, ene una jam me ju.
Ju rrofte fanatizmi partiak se aj na ka mar ne ne qafe, ene na shkojm posht e ma posht.
Kjo pseudo opozite qe vec genjen me paturpesi , nxjerr ket tru larasaken dhe jep lajme pa piken e argumentit dhe fakteve . A e din ti moj deputete se ai 75% i shtresave qe nuk kalojne 300 kw , shumica jane qe kane 23 vjet qe paguajne, dhe pjesa prej 25% jane qe nuk paguajne dhe jane pjesa derrmuese elektoratit te PD. Kur qeveria jote ishte ne pushtet , e ngriti tarifen e energjise nga 3 leke per kw ne 7.7 leke per kilovat ,pra ne 150% , dhe nuk pyeti as opozite dhe as popullin. Sot ju dogj zemra per popullin ku shumica ishte skllavja juaj dhe pakica qe nuk paguante ishin ata qe e rropen kete vend me ju ne krye. Si keni surrat e kerkoni llogari per energjine ,ku qete ju qe e shitet tek CEZi,, vodhet pa hesap parate kur e moret serish ,dhe nuk e cuat ceshtjen ne gjygj se Sala e dinte qe nuk fitonte kurr gjygjin dhe ja la me qellim qeverise se sotme per te veshtiresuar situaten. Ai e dinte se ishte shkaktar i mos pagimeve dhe prishjes se kontrtates se njeaneshme. Protesta eshte forme e demokracise , por kerkon qe ato qe e drejtojne te kene te drejte morale , por jo ju ku shumica e drejtuesver te PD kishin 8 vjet qe nuk paguanin , as personalisht dhe as institucionet ku drejtonin. Shemnbulli me i keq eshte Bashkia ku ti ishe nenkryetare , ku borxhi juaj eshte 2.3 MILION dollar.Qeveria do kompesoje shtresat ne nevoje me 7000 Leke, per heqjen e fashes 300 kw dhe jo hajduta si puna juaj qe e shkaterruat kete vend.
Ti je dhe qytetare dhe zonje, por mos genje se mua mu ulen dritat. Atyre me fashe do ju kompensohet dhe pik.