Braçe: A ia vlen të jetosh ndershmërisht në Shqipëri?

29 Dhjetor 2014, 12:14Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetet sociale i është përgjigjur jo vetëm akuzave të opozitës, por edhe komenteve dhe pyetjeve që i drejtohen, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Rrogozhinës ku një shtetas i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike u vetëvar.

Braçe ngre pyetjen nëse ia vlen të jetosh ndershmërisht në këtë vend, ndërsa thekson se në cdo vend që vjedh, shkon në burg.

A ia vlen të jetosh ndershmërisht në këtë vend?!

Domethënë të jesh një qytetar që paguan faturën e energjisë elektrike, të mos e vjedhësh energjinë.  Paguan faturën e ujit të pishëm, të mos e vjedhësh ujin.

Të ndërtosh në bazë të ligjit, në një tokë pronë e jotja, të trashëguar apo blerë ligjërisht, të mos zaptosh tokë private e publike e të mos ngresh pa leje të rregullt cdo lloj ndërtimi nga përdhes, shtepi, pallat, dyqan apo magazine mbi të.

Të ndjekësh rregullat e lëvizjes në rrugë, parkimit në të, të mos rrezikosh veten dhe të tjerët që me ty përdorin të njëjtën rruge, të mos u nxish jetën atyre që vuajnë mungesën e hapësirës publike zënë prej teje për makinën luksoze; Etj etj.

Një përpjekje për të zbatuar ligjet në fuqi, po sulmohet shume egër nga opozita politike së pari, e përbërë nga një lukuni keqbërësisht të një Qeverie të permbysur, ish kryeministër, ish ministra, ish zëvendeësministra, ish drejtorë e administratorë gjithfarësh.

Por, egzistenca e saj në këtë sulm as që më bën përshtypje!! Ajo që e ngre dhe bën prezent dilemën,janë njerëz që bëjnë qytetarin e ndershëm, atë që paguan me mudn e sakrifica cdo qindarkë detyrime faturash për mallra e shërbime të marra!!

Njëri pyet a ndjeni keqardhje dhe a keni humanizëm, referuar një rasti fatkeq ku i ndjeri ishte një abuzues i qartë e pa hamendimin më të vogel të energjisë!!

E pyes, po ti perse e paguan energjinë, e ke më kollaj ta vjedhesh dhe me përgjigjet, jo unë e paguaj nga dita e parë në të fundit e qindarkë më qindarkë!!

Tjetri thotë qartë se nuk është vjedhje edhe pse ligji nuk e lejon, është thjesht diferencë në cmim, referuar të njëjtit rast!!

E pyes, po ti perse ke një lidhje të ligjshme dhe sahat individual për matje, përse nuk e merr energjinë nga lokali ngjitur dhe për shkak të konsumit të madh, shpëton dhe një pjesë të mirë të parave, si diferencë me cmimin dhe më pergjigjet, jo unë dua të jem i rregullt edhe pse ka shumë që e bëjnë këtë!!

Një tjetër akoma thotë se ka gjasë që i ndjeri të mos ketë vjedhur, por të ketë paguar një cmim më të shtrenjtë se ai për të cilin është vënë nën akuzë, cmimi për biznesin, referuar në rastin e parë!!

Këteë nuk kam përse ta pyes, ky nuk di gjë, nuk i referohet as fakteve, sepse as nuk përpiqet ti njohë ato; shifrat e faturave të këtij rasti jo vetëm qeë e rrëzojnë hidhur, por akuzojnë përtej akuzës publike të ngritur para një gjykate!!

Më tej, miku Mero Baze thote se “ligjore ishte dhe diktatura e Enver Hoxhës, por nuk ishte një shtet i së drejtes”; duke lidhur një rast konkret me punën shpeshhere mizerabël të një administrate që për fat të keq është ajo që është dhe ku tentativa për ta ndryshuar u shtyp menjëherë nga i njëjti reagim, sic ky i tanishmi nën kërkesën që të mos ketë përmbysje në një administratë politike, të paafte e të korruptuar!!

Nuk ka asgjë prej Enveri në këtë histori; kudo, në cdo vend, të vjedhesh shkon në burg, nuk të mbajne hopa e as të paguajnë që të mos vjedhësh më!! Asfare!!

Nga e gjitha, dua të them; në këtë vend, kultura e mosrespektimit të ligjit, kultura e të jetuarit duke mos paguar, duke zaptuar, duke vjedhur, duke shpërdoruar është shumë e fortë, shumë shumë e fortë!!

Edhe pse ata që jetojne kështu janë më pak se 15%, janë shumica, ata që jetojnë ndershmërisht, ata që e mbajnë në këmbë këtë kulturë; nuk e di për c’arsye, por dalloj mes parimeve dhe arsye tërësisht personale apo më keq, një tentativë për të kundërshtuar gjithcka!!

Sepse Qeveria prodhon gjithnjë të pakënaqur, për shkak të pritshmërisë, për shkak të shtrirjes jo të plotë të veprimit të Qeverisë, për shkak të kohës së pamjaftueshme për të shërbyer gjithkënd të lënë menjanë, në harresë e të margjinalizuar, pa diskutim edhe për shkak të një administrate që nuk përmirësohet dot deri në nivelin e dëshiruar të shërbimit;

Do të ketë kundërshtim të fortë të cdo përpjekeje për ligjshmëri të lidhur ngushtë megjithë sa më sipër e të prirë nga një opozitë politike që po mbron paligjshmërinë si abitatin e saj natyral nga ku mund të nisë të rikthehet në pushtetin e humbur, në atë pushtet ku vendosmëria për të vrarë i mori jetën njerëzve mu në bulevard!!

Pas kësaj, puna është: po ata që jetojnë ndershmërisht ku do jetojnë?”, shkruan Braçe në rrjetin social. /gj.k/

 

21 komente në “Braçe: A ia vlen të jetosh ndershmërisht në Shqipëri?”

  1. arsen says:

    Edhe ne Mars jetohet, por te mos i vjedhesh tjetrit oksigjenin!
    Erion!
    Ne parim flet mire, por si ligjvenes je gjithmone “uje ne havan”
    Askush nuk ju pengon te vendosni Ligjin!
    Kush eshte ai,… qe nuk ka 24 vjet qe po e kerkon e nuk e gjen drejtesine?
    Para se gjithash. ARRESTONI SALI BERISHEN DHE LUL BASHEN!
    Te tjerat jane kollaj fare.

    1. Bankieri says:

      Ate pyetje drejtoja vetes ,drejtoja EDI RAMES ,drejtoja mikut tuaj te perbashket ARDIAN FULLHAJNI,shko co nje tufe me lule tek vari i te ndjerit ARTAN SANTO qe EDI RAMA ekzekutoj e drejtoj kete pyetje.Si mund te besohet ne drejtesin tuaj kur nje muaj me pare SHKELQIM CANI deklaronte se ne 2015 cmimi i energjis nuk do ritej.kur EDI RAMA deklaronte se tvsh e energjis do hiqej dhe se fundi a mund te jetohet ndershmerisht ne kete vend drejoja viktimave te gerdecit.21 janarit ,4 viktimave te vetvrara nga politikat e EDI RAMES nga pabarazia jo e shtetit te se drejtes por shtetit ploicor ku miqte e tu dhe te EDI RAMES vjedhin e vrasin e ju beni moral.drejtoj nje pyetje EDI RAMES pse i ndjeri qe vra veten ne burg per 350 mij lek te vjetra u mbajt ne qeli kurse FULLHAJNIN po e rehabiliton vete EDI RAMA ose BROVINA i qytetit studenti u la i lire e ai fatziu vrau veten dhe se fundi a jetohet ne ndershmeri kur ti i pari e EDI RAMA me shoke benit e beni politike me gjakun e viktimave te gerdecit 21 janarit .JU jeni thjeshte plehera Z ERION BRACE

  2. nabe says:

    ja vlen te jesh i ndershem vetem me te ndershmit
    me mafiozet duhet te jesh mafioz
    pa nje ligj qe kontrollon si u vune pasurite ky vend
    nuk shkon perpara
    vetem horrat e komunista t u bene te pasur te tjeret skllever
    98% te varfer e 2% te pasur
    ku e gjeten pasurine ,vodhen per gjithe naten e u bene te pasur te nesermen
    kjo gje nuk shkon
    spiunet e bllokmenet ishin te pasur e u ben me shume
    kjo eshte demokracia
    duhet termet 7 ballsh ,me mire dulla se dullet e rinj

  3. Goni says:

    Erjon, A ja vlen te vdesesh padrejtesisht ne kete vend?
    Do kisha deshire te te kisha perballe se keshtu nga larg me iken fjalet.Jo nga sugjestionimi i portretit tend por nga paturpesia qe ke qe duhet me patjeter te dalesh te flasesh edhe atehere kur duhet te heshtesh.

    1. nora says:

      O Goni , ajo qe ndodhi me ate zoteri eshte dicka qe edhe ndodh ne burgje. Kur je jashte nuk e kupton lirine , kur futesh brenda depresohesh. Per kete jane burgjet qe ti bejne njerezit te vetedijshem se kur je jashte duke gezuar lirine , mendoji te gjitha, zbato ligjin dhe udhehiqu nga pergjegjsia , jo bej si ca ndyresira qe vetem vjedhin, zaptojne dhe mashtrojne sepse mendojne se ligji nuk do ti nedshkoje sepse kjo ka ndodhur gjithe keto vite. Me vjen keq per jeten e atij zoterise por te gjithe ne duam shtet dhe vendosja e shtetit ne kete vend duhet te jete e forte, e vazhdueshme qe dhe qytetaret te binden se me ne fund cdo gje ne kundershtim me ligjin denohet. Ne votuam per kete gje. Ne e duam vendin ndryshe nga cna e serviri Saliu ne gjithe keto viteo i dashur Goni.

  4. sherifi says:

    Mire e ke ti o z.Brace,po edhe editoriali i Mero Bazes e ka nje baze, dhe per mendimin tim, juve neper administratat publike keni akoma pjesen me te madhe te personelit te partise demokratike dhe ata edhe me dashje mund te jene pengese ne zgjidhjen e problemeve te qytetareve.

  5. doktor frojdi says:

    Z. Braçe.Ke mese 2 muaj që je shmnagur nga roli i një “opozitari” brenda maxhrances qeverisëse por, paksa i përmbajtur pasi mendoj të ndonjë paralajmërimi që mund të ketë bërë Rama se po dëmton imazhin e qeverisë së majtë.Natyrisht ,nëse do vazhdoje me mendimet dhe kritikat e hapura ndaj gafave te qeverise Rama, do rrezikohej e ardhmja jote si politikan por një gjë desha të kujtoj : reputacioni pozitiv që pate fituar gjatë kesaj periudhe si një politikan i ndershëm dhe i pavarur nga presionet partiake, tani merr fund.As ju nuk mundet ti kundërshtoni veprimet abuzive te qeverisë suaj.Madje ,nuk keni guximin për ti kerkuar llogari Rames qe shmang rregullat demokratike të partise ,duke mos bërë zgjedhjet e detyrueshme brenda saj dhe Kongresin e rradhës.Autoritarizmi ka vite qe eshte ulur kembekryq në partine tuaj dhe do jetojë shumë vite të tjera,ndaj kur flisni per institucione e reforma demokratike filloni te partia nëse e keni seriozisht…

  6. Agim Anastasi says:

    Zoti Brace ,mendon se tani qe u vendos sistemi kapitaliste,kemi shtetin e se drejtes !!! E di Ti se ç’fare thuhet e cili eshte realiteti ketej. Patjeter qe nuk e di,pasi nuk ke jetuar ne perendim,por ke qene kalimtar. Po ta them une qe kam ne kurriz. Tjeter eshte te kesh te drejte dhe tjeter eshte te fitosh te drejten. Eshte paksa e komplikuar, por eshte e qarte se dhe ne se 100% ke te drejte , mundet qe te mos e fitosh te drejten. E drejta per sistemin ku jetojme eshte paraja,realizimi i saj. Ne se qeveria i fute qytetaret ne burg kjo ne perendim nuk eshte e pranushme, pasi shteti humbe dy here ,shumen e mos paguar dhe koston e burgut. Nuk flitet per ata qe kane pervetesuar shuma te medha. Por e kam fjalen per raste si ai qe varri veten. Ketej veprohet me gjoba e nderprerje te energjise. Ç’do muaj gjoba vjen duke u ritur. Keshtu fiton shteti apo firma. Por ju duhet dhe ta kuptoni popullin. Ne vime nga socializmi,sistem ku te gjithe mernim diçka neper ndermarjet. Ishim ne prone shoqerore dhe mendonim se na takonte. Por tani kudo te del privati ,e ky koncept do kohe te mirkuptohet. Aq me shume se ne ndarje prones shoqerore shumica doli me gishte ne goje.

  7. qytetar says:

    Z.Brace – gjykimi she artikulli yt,per rastin e te ndjerit qe vari vehten ne burgun e Rrogozhines eshte provokues . Ti je i zgjedhuri i popullit dhe ne rradhe te pare duhet te jesh ne mbrojtje te ndjerit , veprimi i te cilit eshte thjeshte dhe vetem nje shkrelje asministrative , bashka se ti dhe shoket tuaj qorra na e kethyet ne veper penale . Por ti i ke hypure kalit mbrapsh dhe te duket vetja se kush je . Ti ke ne kuvendin tend vjedhes dhe mashtrues profesioniste te milionave leke dhe nderkohe merresh me nje qytetar te semure , se paskerka 350 leke detyrim.Si deputet qe te kemi ( dhe mos qofsh ) ti duhej ta ngrije zerin ne radhe te pare , se kane burgosur nje shtetas i cili vuante ngadepresioni dhe gjendja e renduar ne burg e acaroje dhe e beri pesimst deri ne vet flijim , NE VEND QE TA DERGONIN NE SPITAL DHE TA KURONIN.dhe mos na bej moral dhe te na sesish dengla se si duhet te sillet kt popull fukara , duke krahasuar me milionat qe merr ti,dhe shoket e tu , duke shfrytezuar deputellekun tend

  8. ed says:

    Bracja hyri ne rradhe!

    Brace po tregohet shejtan-budalla, sepse te fjala vjedhje fut cdo gje qe i intereson qeverise, edhe problemet administrative!

    Brace, nuk quhet vjedhje kur paguan energjine me teper sesa duhet, sepse OSHEE nuk te lidh kontraten e biznesit!!!

    Ty dhe kryeministrit tend fukara, qe nuk ka lek te bleje mobilje ? :), do ju zene mallkimet e tre jetimeve.

    Turp, shkerdhata!
    PS: Po Sandrit i keni kerkuar llogari?

  9. myzeqari says:

    Pusho o papagall i EDI RAMES,si ske turp edhe flet, ne fillim duhet te flasesh per ILIR METEN me kompani, sepse jane ata hajdutet e vertete te ketije vendi dhe jo fukarenjte qe nuk kane buke te hane,dhe hipin ne shtylla per te lidhur dritat qe te ngrohin sado pake femijet e tyre minorene. Do kisha deshiren te ishit ju ne vendin e atyre prinderve qe qajne fshehurazi femijeve sepse nuk i mbushin dot barkun me buke thate, per te mos folur per gjera te tjera.

  10. elinor,..,, says:

    Ju mund te perpiqeni ta paraqisni si hajdut te regjur ate te ndjerin, por, me ate veprim fatkeq qe ai beri duke marre jeten e tij, ai e tregoi qarte se ka shume me teper dinjitet se Brraqe legeni e te tjere qe mbeshtesin burrecin e tyre kryeminister.
    Vdekja e tij eshte nje pergjegjesi morale e juaja dhe cfaredo shkerdhatlleqesh qe ju te flisni nuk mund ta ndryshojne kete fakt.

  11. kris says:

    Ke 24 vjet qe po na can trapin.Natyrisht qe nuk je i ndeshem qe jeton si pasha vetem duke bere ham ham

  12. Rezi says:

    Turp t’ju vije, mire qe jeni te pazote por beni edhe propogande, turp! Ti Erjon nuk ploteson as peshen dhe mund te kesh te drejte qe nuk reagon dot, ben vetem ham ham, por udheheqesi juaj i ndritur mbase duhet te shohe pertej fodullekut qe e ka kapluar. Turp t’ju vije sepse nuk late fukara ne kembe pa goditur, e kjo kuptohet per burracaket si ju eshte gjeja me e lehte. Une kam nje pyetje, cfare behet me fullhanet, gjonet, berishet, rulet, bodet, bashat, metat e ku di une sa e gjate eshte lista…….Turp t’ju vije sepse ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe, apo mbase ne e lexojme ndryshe….fukarenjte denohen me burg per shmangie nga detyrimet shteterore nga 1000 leke e me teper, ndersa “te pasurit” (mender sepse jane thjesht hajdute e kriminele) denohen me burg nese nuk shmangen me me shume se 100.000 euro……..nje kujtese e fundit per ju Bra h ce….. Ata kryetaret e komunave qe nuk kishin paguar energjine, ishin ca si shume cfare u be me ta…….apo harrova ligji eshte i zbatueshem vetem per fukarenjte….. Turp t’ju vije plehra……

  13. Tomorr says:

    Erion jam dakord me ty per shumicen e atyre qe shkruan.Po nga media lexojme se i ndjeri Qamil Zela eshte mbajtur ne burg pertej afatit. Athere kush mban pergjegjesi? Pse nuk thuhet asnje fjale ketu per gjykata e saliut qe ndoshta i bejne qellimisht keto vrasje.

  14. Eshte njeri nga Erionet, dmth! says:

    I shkreti erion…
    Tallja ka nisur prej kur Edi Rama, per ta urtuar ca, i hodhi ne koke Thesin e Çpuar te Ekonomise, dhe edhe ato dy kokrra qe kishte, ia mori era…

    Po qysh llafos ashtu, o Erion?
    Mire qe te paska ndodhur te mos e dish Boten jashte, por te pakten pyet. Pyet se sic punon ajo mendje ngushta jote, do kerkosh qe Shqiperia te Quhet Shtet Vetem i Qytetareve te Ndershem, ku do kete vetem Qeveri/Parlament dhe Burgje, se te tjeret do fluturojne Erion, do te bejne Naften ty dhe qeverrise e Komisionit tat Ekonomik!

    Po a e di ti o Erionke, qe eshte e vertete se aty nuk rrohet dot ndershem: se ke njezete vjet deputet bitha jote e pa tru, dhe nuk e ke marre vesh se pa pasur njeri ne politike te Madhe, nuk ngre dot biznes, dhe pa miq nuk e mbyll dot nje gjyq, dhe pa qene deputet nuk shkon mire me deputetin e Opozites se te dy palet bashke vidhni…

    Shkoni ne Funrealin e Atij Gjynahqarit dhe kerkoni ndjese: Po, merre edhe Sali berishen me vete, se njelloj jeni, ne mos jeni si ai po beheni, o Erion, ne mos me keq!
    Se, ai vrau kur i sulmuat Kullen, ju po vrisni se kane jyre ne borxh!

  15. George says:

    Zoti Brace! Kjo eshte diktature dhe terror mbi popullin e varfer. Ne vendet me demokraci te konsoliduar ky rast trajtohet shume thjesht, personit qe kapet duke vjedhur energjine i faturohet energjia e vjedhur, kamatevonesat dhe gjoba, asnjehere nuk burgoset ne menyre brutale. I vihet nje afat per pagesen e detyrimeve te meposhtme dhe ne qofte se nuk respekton afatin i nderpritet energjia elektrike dhe fillojne procedimet ligjore dhe penale. Burgosja eshte nje mase extreme per njerez me rezikshmeri te larte shoqerore dhe qe mund t’i shmangen drejtesise. Dhe pas perfundimit te gjykimit , ne qofte se akoma ky person vazhdon te mos paguaje detyrimin mund t’i konfiskohet pasuria ne qofte se ka pasuri dhe mund te burgoset. Ne qofte se nuk ka pasuri dhe para te paguaje detyrimet shpallet falimentimi dhe lihet i lire me mundesi per te filluar nga e para. Keto gjera i bejne shtete demokratike qe respektojne qytetaret dhe kujdesen per mireqenien e tyre. Ne Shqiperi nuk preken hajdutet e medhenj me pushtet dhe terorizohet populli i thjeshte. Ne fund te fundit e gjithe kjo eshte dobesi e popullit qe lejon te trajtohet ne menyre te tille. Nje qeveri qe trajton popullin ne menyre te tille eshte e dobet dhe e trembur.

  16. stela says:

    Po pra Brace, kjo eshte ceshtja!!!!

    – I behet moral popullit (i shkreti ska faj, se u drejtua keshtu per 20 vjet), qe energjia nuk vidhet po paguhet dhe ne krye te ketyre moralistave te peshtire eshte Like floriri, qe e pa gjithe populli me bllok ne dore.

    – I behet moral popullit (i shkreti prape faj nuk ka), qe nuk ndertohet as nje gardh pa leje dhe ne krye te ketyre moralistave eshte Rama, qe betonizoi pa asnje plan urbanistik, Tiranen. Nese bie ndonje termet ato ndertesa do shemben si karton.

  17. Gjergj Thanasi says:

    Zhan Valzhani i Viktor Hygoit ishte hajdut. Po, po ishte provuar se ai kishte vjedhur dy buke per te ushqyer femijet e uritur te se motres. Problemi ishte se ne mbreterine e Mbretit borgjez Lui-Filipit Zhan Valzanet hajdut buke shkonin ne burg ndersa spekullatoret dhe grabitesit e arkes se shtetit beheshin deputete, u jepeshin tituj kaloresie etj.etj. Drejtori grekofono-rilindas ne Gjirokaster ne biznesin e vet ( me letra ne pronesi te te birit) kishte vjedhur 18 milion leke. Erion se ti je ekonomist, cila eshte vjedhje me e madhe 35 mije leke apo 18 milion leke te rilindasit drejtor?! Mire keto pendethyerit i coni ne burg (une vete nuk e vjedh korentin, dhe nuk i mbroj keta mikro hajdutet), po mega hajdutet si Koco Kokedhima dhe i vellai qe vjedhin korent me lidhje dy fishe, a do i padisni ndonjehere penalisht?! Po bisnesmenet serbe me maska shqiptare, qe pervec kromit vjedhin edhe korent ne Bulqize, perfshire edhe zonen D pse nuk i coni te dera e gjykates?! Erion kam frike se Kryeministri yt ( i imi nuk eshte ende) ka kompleks inferioriteti ndaj serbeve, prandaj nje “front Company” e BIA_s serbe ia meremetoji ndertesen e Kryeministrise gratis. Ka dokumente interesante per kete ti e di o Erjon! Fullani akuzohet per shperdrim detyre me pasoje 7 milion dollare zarar (jane te 40 milione ne fakt, por le ta leme me 7), pse ky ngrefoset ne Mbremje Gala te Ish Pallati i Jakomonit? Me siguri 7 milion dollare vlejne me pak se 35 mije leke te vjetra. Apo e nxorret nga burgu Fullanin e ngrate per ta cuar te pije nje kafe pune me Santon se helbete te dy kane qene sheherlinj te vjeter, elbasanllinj nga Lagja Kala.Po zv/ministren e shkrete pse e pushoi EDI kot nga puna gjoja si hajdute korenti thjesht per te fabrikuar nje lajm per medien nderkombetare. Keshilla e sharlatanit te PR-se(Public Relations) nje fare Riccardo hausman-i dhe perversiteti i nipit te sh. Iljaz (Miti tona i Shek. XXI) moren me qafe nje zv/ministre. Une e kuptoj qe keto minifundet deputete, ministre e zv/ministre ju i keni vene per tu engledisur gjithsesi per te fabrikuar nje lajm nderkombetar nuk ia vlen sakrifikimi i nje rilindase zv/ministre. Z. Erion kujdes me mikro hajdutet e korentit se megahajdutet tuaj po ja kalojne per hajdutlleqe edhe te famshmit Sander te Klanit, i cili vodhi miliona euro pare ushtrie, policie, ministrie transportesh, ministri kulture deri dhe paret e Open Port ne Durres, ama edhe vete Arsen Lupeni (Sanderi i Klanit) nuk ra aq poshte sa te vidhte parate e kancerit apo parate qe USAID-i jep per te promovuar kauzen e LGBT-ve shqiptare. Erion une jam me ty dhe mendoj se ja vlen te jetosh si i ndershme ne Shqiperi, madje edhe kur vellai i ministrit vjedh edhe fondet e huaja per B…Q….-te shqiptare. Erion ti si kombinatas e mban mend Toren e Tiranes apo jo?! E pra a nuk eshte turp te vjedhesh fondet e te huajve per Toret e Shqiperise ne kete shekulll te ri ne kete shekull XXI?!

  18. Brcae Koti says:

    Brace ke filluat te flasesh shume kot. Une te kam ndjekur dhe kam respect per ty. Por ke vetem fjale se Fazllicit edhe ti I hape rruge me voten tende etj etj prandaj mos na bej moral kot. Dhe duhet te kesh turp qe nje te vdekuri qe nuk eshte gjalle te mbroje veten I ben akuze per vjedhje kur realisht nuk ka vjedhur asgje.Turp 100 here turp.Po kete me paturpesi beri edhe Rama dje. Ti nuk je aq injorant sa te mos kuptosh qe njesia e matjes se energjise eshte kv. Ateher une te pyes sa kv ka vjedhur I ndjeri. Ti mund te thuash sa te duash se keni deshire te rreni opinion, por ne fakt nuk ka vjedhur snje kv. Sa per shkrimin e Mero Bazes eshte me mire ta merrni si keshille se sa ti kundervihesh dhe duhet te dini se revanshi qe keni filluar kunder te varferve eshte shume me antiligjor se I enver Hoxhes. Se hajdutet e pasur I keni ne kuvend e qeveri dhe as nuk guxoni te ju thoni dhe jo me ti prekni se u duhen votat o te mjere me pushtet te mjere.

  19. ira says:

    Të mirëkuptoj z. Braçe. Je në ata pak, madje shumë shumë pak politikanë, që gjithnjë je orientuar dhe ke vepruar me ndershmëri. Dhe ko jo tani, por që para 20 e më shumë vitesh, si në opozitë, ashtu edhe kur PS-ja ka qënë në qeverisje. Ti e di se kurba e nevojës për të ndershëm, që në atë kohë dhe deri tani, ka pësuar vetëm rënie, madje tani nëse je i ndershëm dhe me kontribute, ashtu siç ke qënë dhe vazhdon të jesh ti, nuk je i aq pëlqyeshëm dhe nëse flet,mund të konsiderohesh kundra, madje bashkëpuntor i fshehtë i Berishës dhe në rastin më të mirë, del edhe i tepërt. Gjithsesi unë uroj që kjo mos të të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje