Partia Demokratike vijon me qëndrimin e saj se cmimi i energjisë elektrike është rritur dhe se këtë do e ndjejnë qytetarët shqiptarë në muajt në vijim.
Deputeti Luciano Boci tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike tashmë është një fakt.
“Rama, çuditërisht harroi premtimet e tij në 2013, për ulje të ndjeshme të çmimit të energjisë. Ai harroi gjithashtu premtimet për ndihmë emergjente ndaj familjeve që nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë, për skema lehtësuese dhe mosnjohje të faturave abuzive.
Të gjitha u harruan. Ndërsa sot, e vërteta është që përfundimisht çmimi u rrit dhe kjo rritje do të na prekë të gjithëve:
Do të prekë në radhë të parë 76% të konsumatorëve të cilët që nga 1 janari do të paguajnë 24% më shtrenjtë energjinë e tyre. Nga 7.7 në 9.5 l/kë/muaj, pa llogaritur edhe shtesën 20% të TVSH-së.
Këto janë shtresat më të prekura të popullatës, dhe paratë për të paguar rritjen e çmimit do t`i heqin nga ushqimi dhe veshmbathja për kalamajtë dhe familjarët e tyre. Kompensimi i premtuar i qeverisë është qesharak kundrejt nevojave të vërteta të kësaj shtrese;
Por çmimi është rritur edhe për pjesën e mbetur të konsumatorëve; nga 1 janari 2015 shumë produkte bazike si buka, vezët, qumështi, etj do të jenë më të shtrenjta për të gjithë ne, si pasojë e rritjes shumë të madhe të çmimit të energjisë për prodhuesit.
Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën opozita e kishte paralajmeruar me kohë që kur denoncuam megaskandalin financiar dhe moral të CEZ-it, ku 600 milionë euro të shqiptarëve përfunduan në xhepat e kompanisë çeke”, theksoi Boçi. /gj.k/
Ike ore I korruptuar ! E njoh mire kete felliqesire se me ka dhene mesim. Nuk kishte professor me mendjemadh , me te poshter e te korruptuar. Nuk kam ndonje inat personal se une kam qene student I mire e provimet i merrja vete , pa lek. Por qe te dale Boci e te qaje hallet e popullit , kjo tregon se kush eshte PD-ja .
Aman, ngelet gam gam ter jeten!
Nderkohe qe qeveria po ben ceshte e mundur per te mbushur gropat qe late ju nga te katra anet!
Vazhdoni llapacituni se vetem kte dini te beni mire!
Deklaratë për shtyp e deputetes Olta Xhaçka:
Është për të ardhur keq se ku është katandisur Partia Demokratike.
Që kishte probleme me shifrat, kjo dihej që në kohën kur ishin në qeveri. Por që shkalla e mashtrimit publik të arrinte në nivelin e këtyre ditëve të fundit, kjo është vërtetë për të ardhur keq.
Pasi shqiptarëve u duhet një opozitë që di të mbajë qeverinë nën vëzhgim, por edhe të ofrojë alternativa. Por edhe vetë qeverisë i duhet një opozitë që sjell fakte dhe argumenta, jo thjesht dhe vetëm që mashtron gjithë ditën e ditës.
Sot opozita arriti kulmin kur tha se çmimi i bukës do të rritet si pasojë e rritjes se çmimit të energjisë. Por e vërteta është se çmimi i energjisë për furrat e bukës nuk ka ndryshuar. Është i njëjti çmim që ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët duhet të jenë të qetë për këtë gjë.
Nga ana tjetër, dëshiroj t’u tregoj shqiptarëve diferencën mes nesh, që sot po qeverisim Shqipërinë, dhe atyre që ishin në pushtet për plotë tetë vjet.
Ne themi se çmimi i energjisë u mesatarizua. Më parë deri në 300 kilovat paguhej 7,7 lekë, mbi 300 kilovat paguhej 13,5 lekë. Ndaj, tani që çmimi është njehsuar 9,5 lekë, kjo do të thotë mesatarizim.
Partia Demokratike derdh lot krokodili. Mirë që pas tetë vitesh e solli sistemin energjetik në prag falimenti, por çfarë bëri me çmimin tetë vjet rresht? E rriti. Nuk e mesatarizoi, por e rriti.
Për fashën 300 kilovat e gjeti çmimin 4,5 lekë, e rriti njëherë në 7 lekë dhe në fund e rriti në 7,7 lekë.
Për fashën mbi 300 kilovat e gjeti çmimin 9 lekë, e rriti njëherë 12 lekë dhe në fund e rriti në 13,5 lekë.
Për çmimin e konsumit të ambienteve të përbashkëta, e gjeti çmimin 4,5 lekë, e rriti njëherë në 7 lekë dhe në fund e rriti në 8 lekë.
Në tetë vjet, i rritën çmimet plot dy herë, njëherë në 2006-tën e pastaj në 2010-tën. Dhe në fund, humbjet në rrjet u rriten, vjedhjet u shtuan, sistemi shkoi drejt falimentit.
Ndaj sot, kur çmimi nuk po rritet, por thjesht po thjeshtëzohet e mesatarizohet, e mira është që opozita të paktën të mos gënjejë, si në rastin e furrave të bukës, çmimi i energjisë për të cilat nuk ka ndryshuar.
hahahahahahah RRENAAAAAAAAAAAAAAAAA
Komentus, komento rritjen e çmimit te energjise. Bravo qeveria qe rrit çmimin e energjise. Sa me shume ta rrisesh çmimin aq me shume gezohet RILINDJA.
Eshte e dukshme qe nuk e ke haberin lidhur me ndryshimin e cmimit! Lexo lajmet me durim, komentues, informohu, konsultohu me profesioniste, dhe ke per ta kuptuar qe CMIMI NUK ESHTE RRITUR, KUPTOJENI NJE HERE E MIRE.
Po mbylleni gojen o ndyrsira a nuk e lat ju ne gjendje katastrofale komplet rrjetin energjitik a nuk shitet ju hidrocentrale dhe parat nuk dihet ku shkuan dhe sot energjia nga keto hidrocenyrale blihet me shtrenjt a nuk keni bere ju kontrata me hidrocentralet e rinj qe energjine e prodhuar nga keta ta blini me shtrenjte nga tregu pse nuk thoni para se te akuzoni sa ilate borxhet ndaj OSSHE dhe KESh I vetmi faj i kesaj qeverie eshte qe nuk ju ve juve ne bangon e te akuzuarve dhe tu sekuestroj pasurit tuaja te vena me korrupsin e vjedhje qe te shlyhen borxhet.