Mesila Doda: Do t'i drejtohemi NATO-s, Shqipëria drejtohet nga spiuna dhe sigurimsa

29 Dhjetor 2014, 16:16Politika TEMA

Deputetja demokrate Mesila Doda reagoi ndaj pr/ligjit të miratuar nga Qeveria për hapjen e dosjeve, ndërsa theksoi se protektorët e krimit politik godasin edhe njëherë procesin e pastrimit të shtetit nga kriminelët.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua dhe ligji i dosjeve i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të hapur e rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.

 Ligji që u miratua sot dhe theksimi i kryeministrit për të mos trajtuar lustracionin, pasi ky nuk ishte këndvështrimi i tij, nxjerr qartazi qëllimin e futjes së një ligji paralel për dosjet.

 Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin, i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe te persekutuarit politike, ka më se një muaj që është i depozituar në parlament dhe ende nuk merret në konsiderate.

 Sot ndeshemi edhe me deklaratën e ministrit që në orvajtjen për të amnistuar krimin politik, pjesë drejtuese e shtetit dhe Partisë në pushtet, tashmë është bërë edhe Kryetar Parlamenti edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke treguar edhe njëherë atë tendencë diktatoriale të kësaj qeverie për të uzurpuar cdo pushtet tjetër, atë të legjislativit dhe të drejtësisë”,theksoi Doda.

Sipas saj, ligji që flen në protokollin e Parlamentit prej një muaji nuk ka asnjë element antikushtetues dhe ministri vetë është në dijeni dhe i ndërgjegjshëm se thelbi i shqyrtimit të lustracionit në këtë ligj është trajtimi, një për një i veprimtarisë se spiunëve, drejtuesve të sigurimit të shtetit dhe organeve të tjera të dhunës dhe të politikbërjes diktatoriale dhe jo dënim kolektiv sic po përpiqet të hedhë shashka, kryetari i ri i gjykatës kushtetuese Veliaj.

“Në këto kushte, Grupi i shoqërisë civile që e solli këtë ligj dhe mbështetësit politik të këtij ligji,

Studentët e dhjetori dhe deputetët mbështetës do duhet që t’ia dërgojnë Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të dhënat mbi mënyrën se si qeveritarët e sotëm i shmangen lustracionit dhe se si vazhdojnë të qeverisin me punonjësit ë sigurimit që dikur rekrutonin e drejtonin spiunët.

Të dhënat do ja dërgojmë NATO-s, që ta dijë se si ju punoni dhe drejtoni me sigurimsa e spiunë.

Do i drejtohem me një apel gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, personalisht dhe një për një, veçanërisht atyre që janë pjesë e një sistemi që shembi komunizmin dhe që kanë të persektutar e të vrarë në familjet e tyre dhe rrethin e tyre. i kërkoj ti bashkohen një vetdije të re politike për të mos mbrojtur kriminelët e djeshëm që sot vazhdojnë të jenë në majën e politikës qeveritare.

Ligji që kërkon të shitët si risi, është vetëm një mënyrë për të shantazhuar spiunët e nivelit të ulët por njëherazi të mbrojnë xhelatët dhe shefat e qeverisë dhe partisë.

I drejtohem shoqërisë civile, studentëve dhe vecanërisht të persektuarve të mos lejojnë që xhelatët ti trajtojnë si numra në dëmshpërblime dhe të tallen duke vazhduar të nderojnë e dekorojnë xhelatët e komunistët. 

Më së fundi ju kujtoj se nuk mund të ketë spastrim të politikës nga krimi ordiner pa u spastruar njëherë e mirë nga krimi politik, i cili është rrënja e monstruoziteteve të djeshme e të sotme”, theksoi ajo. /gj.k/

 

21 komente në “Mesila Doda: Do t’i drejtohemi NATO-s, Shqipëria drejtohet nga spiuna dhe sigurimsa”

  1. ??? says:

    Une nje gje nuk kuptoj, deshe ligj perse nuk e beri 13 vjet ne pushtet partia jote? Perse qurravitesh tani kur qeveria thote qe do hapen te gjitha dosjet pa perjashtim? Kush ta mesoi ty fjalen “lustacion”, Saliu? Ne gjuhen Shqipe thuhet pasterti dhe hapja e dosjeve nuk mund te behet duke bere ligj per pasterti e pastaj te perdoret per gjueti shtrigash sic ka bere Saliu yt. Dosjet hapen te gjitha pa perjashtim dhe publikisht. Ligji I lustracionit qe kerkon ti eshte ne vetvete antikushtetues dhe kunder te drejtave te njeriut, sepse nuk mund te besh nje ligj per nje grup te caktuar te shoqerise. Cdo gjykate do ta hidhte poshte dhe ligji yt do ti mbyllte perfundimisht me gjykate dosjet. Kete kerkon edhe Saliu apo jo?

    1. Vlora says:

      Mesila…ish zedhenesja e qeverise socialiste ne vitin 2000 ka rreshkit ne ekstrem fare! Komedi me dy akte!

    2. Toni says:

      Hahaha kjo flet sikur vjen nga Marsi! Ku ishe ti moj Mesile kur ishe ne pushtet? A mendon se Berisha qe ti i rrije ne krah ishte demokratik dhe i la institucionet qe ti permend, dhe jo vetem ato, te lira dhe demokratike? Perse nuk e bete ligjin ju vete ashtu sic donit por na vjen tani qe po e bejne keta dhe hedh dengla! Nuk ju beson njeri! Jeni te gjithe vetem intrigant e genjeshtar. Cojini protestat tuaja jo vetem ne NATO por edhe ne Mars! Te gjithe jeni si ata cilimijte qe ankohen tek mesuesja se i ngacmon shoku prapa. Me leje zysh…! Hahahaha shkoni merrni BE-ne se late nam tamam si femije te papjekur, qe nuk mund te beni asgje mes njeri tjetrit. Perpara se te shkosh ne BE shko ne parlament dhe takohu me kryeparlamentarin, shko ne parlament dhe bej verejtjet e tua, jep sugjerimet e tua dhe mos fol rrugeve apo ne facebook. Ti je perfaqesuesja e popullit. Ngri shoket e shoqet e tua dhe shprehni mendimin tuaj. Si e doni ju. Qeveria ka sjelle eksperte te BE-se nga Gjermania dhe eshte ne rregull. Po vepron sipas keshillave te Europes. Mos lehni si qen rrugeve por ndiqni institucionet. Pastaj lajmeroni edhe planetin Mars qe t’ju zgjidhe punet. Late nam, late.

  2. N.V. says:

    Çfare kalamajsh ka kjo PD-ja Esslingen Hijenes!….
    Shëëëëëëtttttttt….Se do ti themi Gogolit te vijë tu hajë!!!!!!…….

  3. N.V. says:

    Po kjo Palma na eshte bere si Timoshenko,
    me g e r s h e t a….!
    Oh , çfare majmune!…

  4. N.V. says:

    Çfare kalamajsh ka kjo PD-ja e Sali Hijenes!….
    Shëëëëëëtttttttt….Se do ti themi Gogolit te vijë tu hajë!!!!!!…….

  5. Populli says:

    Po ne qe kemi konstatuar qe Shqipëria drejtohet edhe nga prostituta kujt ti drejtohemi meqenese NATO u merrkerka vetemme Spihuna e Sigurimsa?

  6. tarrasi says:

    kulcedra qe po vret njerz cdo dit duke janisur qe nga tritoli dhe rrezimi i shtepive arrestimi dhe burgosja politike enjerzve qe sedon ket kuceder duhet bashkuar dhe ta zhdukim njher emir edvin kristaq ramen durimi ka nje fund populli esht lodh meket koper neper kam sameshpejt te bashkohemi aq memir dojet per shqiprin dhe shqipiaret dhe shqiprin

  7. tarrasi says:

    kulcedra qe po vret njerz cdo dit duke janisur qe nga tritoli dhe rrezimi i shtepive arrestimi dhe burgosja politike enjerzve qe sedon ket kuceder duhet bashkuar dhe ta zhdukim njher emir edvin kristaq ramen durimi ka nje fund populli esht lodh meket koper neper kam sameshpejt te bashkohemi aq memir dojet per shqiprin dhe shqipiaret dhe shqiprin ti zhdukim bllokmenet

  8. Kapter Jari says:

    Mesila Palma ?

  9. feniks says:

    Si vone je kujtuar moj BUKURANE per te hapur dosjet?
    Po kur kishe PARTINE TENDE NE PUSHTET,pse nuk e haoe nje here te vetme ZGURREN tende per kete qellim?
    A keni fytyre ju PD-istet,qe TALLNI MENDEREN SI AJO PERRALLA “CFARE UJI I DHE GOMARIT”????
    E kush na qenkan keta te ashtuquajturit “STUDENTET E DHJETORIT”,qe ti na e derdellit here pas here???
    Cfare paskan bere keta studentet atehere dhe keta te tjeret pas DHJETORIT,na kane rene ne GJUME???
    Po studentet e JANASRIT,SHKURTIT,TETORIT etj cfare paskan bere???
    Ne se studentet na i bekeni MBESHTETES TE DEMOKRACISE,po pas 90-tes ku ishin fshehur keta studente DHJET-oriste,qe lejusan DIKTASTUREN FASHISTE TE SALI BERISHES TE SHKATERRONTE SHQIPERINE???
    Po sot ,A KA STUDENTE ME DAMAR DHJETORI,si atehere,apo tani nuk ka me SIGURIM SHTETI,QE T’I ORGANIZOJE se tani Berisha e realizoi ate cfare i caktuan PADRONET E TIJ NE BEOGRAD:SHKATERROJE SHQIPERINE,ME THEMEL,QE NGA HISTORIA E LASHTE,HERONJTE,LUFTRAT DHE HERONJTE PERDHOSI DHE PERCAJI SHQIPTARET SA TE HANE KOKAT ME NJERI TJETRIN!!!
    Po ti,moj e DHJETE-oriste,si e durove DIKTATUREN FASHISTE TE BERISHES ,ndersa tani na LLAP se do beke namin!
    Te fshiu Berisha ne gjithcka sic fshin….ate,ndaj mbylle ZGURREN se nuk ta var njeri ty!!!
    I hapje dosjet se aty i kishe,ndersa tani merr ate rrogen e deputetit deri sa te mbaroje legjislatura se pastaj PUTHU ME MILON!!!

  10. leo england says:

    O tru laraske, o sureat kale, po ku ishte PD per 8 vite e nuk tu degjua zeri ty prostitute qe do varje njerez tek palma se kerkomin demim te hajduterve e vrasesve si Lulja e Sal qeni???? Ik moj ndyresir prostitute.

    1. kampaçurreta says:

      NGJITUR PAS ZONJES DODA ESHTE “KACURRELI” BERISHA DHE PAS BERISHES ESHTE I PISPILLOSURI LUL. PJESA DERMUESE E DEPUTETEVE TE PD JANE ISH SIGURIMSA TE SHTETIT.DOSJET ISHIN MIRE TE HAPESHIN KUR ISHIN GJALLE SPIUNET TANI QE KANE VDEKUR VETEM DO VAJTONI PSE NUK I HAPEM ME PARE,SPIUNI DHE KRIMINELI ME I MADH I KOMBIT VAZHDON TE JETE NE KUVEND,ZONJA NE FJALE LE TE KERKOJE NE GRUPIN E SAJ PARLAMENTAR SIGURIMSAT, KOMUNISTET NUK KANE QENE NE ORGANET E SIGURIMIT,JEPI NJE STATUT TE PPSH ZONJES DHE TA MARRE VESH SE SIGURIMSAT JANE TE GJITHE ANETAR TE PD. TE FALA NGA UNE QE NUK KAM QENE KURRE AS KOMUNIST AS SIGURIMS DHE KAM 20 VITE QE NUK MARR PJESE NE VOTIME DHE PO TE KEM FATIN TE JETOJ EDHE 200 VJET NUK DO VOTOJ KURRE. VENDIN E KANE DREJTUAR DHE E DREJTOJNE VETEM BATAKQINJET.

    2. shqip says:

      gjeja me komediane e kesaj nismetares eshte se e mban veten per ze ndryshe nga te tjeret. mirepo kuptohet lehte qe do ta terheqi vallen si ja kerkon sali blloku. jane bere si te hutuar qekur rama tha se do hapi dosjet e se nuk ka me budallenj qe te besojne ne nje tranzicion pa fund. ne kete pike pedet e kane te humbur davane. nese p.s. eshte rrjedhim logjik i p.p.sh pa “birone”, p.d. eshte struktura e vertete e sigurimit famekeq qe funksiononte paralel me sigurimin e shtetit , ate qe merrej vetem me sigurine kombetare. ne fakt ne kete pike te nxehte çuditerisht magazinjeri i shqupit dhe doktori kasap nuk po ulerasin si zakonisht. po perdorin mesila timoshenkon per tu bere gjoja te besueshem. medemek se na eshte perfshire edhe shoqeria e pa civilizuar e altin goxhajt. nuk e di mbase e nxjerrin si shkak edhe hapjen e dosjeve e bojkojtojne akoma dhe nje here parlamentin. nuk e di kush nga ata eurodeputetet e ka radhen per ti bindur te rikthehen ne sallen e gallates. jo se nuk i dime rengjet e pd, po do ishim çliruar nga kjo paçavure 23 vjeçare duke ua grisur maskat ketyre bastardeve qe po e mbajne peng shqiperine.

  11. ari says:

    Bab Sigurimi qe drejton cdo qelize te ketij vendi nuk mund te lejoj qe te prishet skema qe ka ndertuar e qe po mban ne kembe,Dosjet nuk hapen se Baba ka
    merak se demtohen ish te burgosurit se ato jane me shumice b/puntore se me letrat qe vet pergatiste e jua vinte para per ti firmosur nen torrtura qe ju merrnin jeten..,tani ju vjen keq se mos ju prish imazhin,Ka merak se po demtohet
    siguria kombetare ato qe e shiten nje here bythen nuk mund ta rishesin,ka merak se jane demtuar dosjet,qe vet i ka manipuluar ne 24 vite duke i kthyr ne letra pa vlee,por nje e sigurt eshte se emrat e SPIUNEVE dhe e Esesve nuk mund te manipulohen…. e per me tej Mersila eshte e kote…eshte kope e madhe…..

  12. lul says:

    Bab Sigurimi qe drejton cdo qelize te ketij vendi nuk mund te lejoj qe te prishet skema qe ka ndertuar e qe po mban ne kembe,Dosjet nuk hapen se Baba ka
    merak se demtohen ish te burgosurit se ato jane me shumice b/puntore se me letrat qe vet pergatiste e jua vinte para per ti firmosur nen torrtura qe ju merrnin jeten..,tani ju vjen keq se mos ju prish imazhin,Ka merak se po demtohet
    siguria kombetare ato qe e shiten nje here bythen nuk mund ta rishesin,ka merak se jane demtuar dosjet,qe vet i ka manipuluar ne 24 vite duke i kthyr ne letra pa vlee,por nje e sigurt eshte se emrat e SPIUNEVE dhe e Esesve nuk mund te manipulohen…. e per me tej Mersila eshte e kote…eshte kope e madhe…..

  13. studenti i qershorit says:

    aaaaaaju te dhjetorit (studenta) po na persekutoni ne te qershorit.Pas nja dy vjetesh do brohorisni per ENVERIN qe shani ketu e 20 vjet.Mashtrusa,legena keni 20 vjet qe torturoni kete popull ,mos hapni dosjet e enverit hapni dosjet e tre viteve te fundit te qeverisjes tuaj te shofim cudira.

  14. ab says:

    Po pse duhet ti drejtoheni natos,përse duhet tu drejtoheni të huajve për çdo gjë?Flisni për spiunë e sigurimsa,ashtu është të gjithë e dinë,po përse nuk ju drejtoheni me emra?Jeni deputete,keni një mandat nga populli që të ka zgjedhur,përse nuk ju drejtohesh zgjedhësve të të mbështesin?Kur shikoni që s’gjeni mbështetje nga kolegët në kuvënd përse nuk ngrini popullin në protesta,dhe jo vetëm për dosjet por edhe për sa e sa probleme të tjera që i shkakatojnë vëndit kolegët e tu kriminelë e hajdutë?

  15. Andrea says:

    Eshte emergjente qe ne fillim te hapen dosjet e ketyre 24 vjeteve per tecilen edhe mazhoranca u votua ne menyre plebishitare nga mbare populli.Jane 24 vjet qe ky truall eshte shitur eshte vjedhur,ku njerezit jane vrare sikur te ishin bageti.Demagogjia qe kjo bushter e pa cipe po mundohet te beje per hapjen e dosjeve eshte thjesht per te fshehur kriminelet dhe hajdutet e ketyre 24 viteve.I kujtij edhe njehere mazhorances qe te kthehet ne baze se nuk mund te vendoset shteti ligjor duke patur kriminelet e hajdutet e ketyre 24 viteve neper kembe.Megjith se kjo opozite kriminelesh qe per 24 vjet vetem derdellis dhe perdor dosjet per shantazh duhet te diskreditohet dhe te mare denimin e merituar duke ju konfiksuar edhe pasuria,vetem keshtu mund te hidhen themelet e nje shteti ligjor dhe jo duke i treguar dhembet atyre qe jane viktime e ketyre krimineleve dhe mezi ngopin barkun me buke.PA u denuar kjo kope hajdutesh dhe prostitutash shqiperia kure nuk ka per te RILINDUR,prandaj mazhoranca o tu bjere ne koke ketyre bajgave o le te dorzojne mandatet dhe ti lene kriminelet e hajdutet te flasin p[er demokraci.

  16. Toni says:

    ohahahaha po flet pioneria e E.HXH,moj pele po ti dikur i ke bere zedhenesen PS-se do ishe akoma edhe me mire ne PS se tani ne SHQUP je kthyer si nallone burgu,ti del e na degedis spiue-komuniste-regjmsa-etj po mire po SHQUP-i me ne krye ish sek e PPSH-se sali ram berisha—-po tonin paloka i ati i edi palokes po per te atin e astrit patozit hyqmet patozi e shume e shume te tjere boll moj debile boll mjaft me me injorancen dhe mediokren qe je bere turp-turp te te vije 8-vjet qeverisje nuk guxove njehere te ngreshe zerin.

  17. Dosje gurorsish says:

    Hapja e dosjeve te spiuneve te komunizmit, edhe pse zbardhjes se tyre pas cerek shekulli i ka humbur pothuajse cdo shprese, ka qene dhe mbetet njera nga ceshtjet themelore per te zhbllokuar ecurine e proceseve te demokratizimit ne vend.

    Kerkesa ka ardhur vertet nga shoqeria civile, ku protagonistet kryesore dhe forca e vetme frymezuese kane qene dhe mbeten ish-te denuarit dhe ish-te perndjekurit politike, te cilet e kane vuajtur mbi supet e tyre brutalitetin dhe dhunen fizike qe ushtronin sherbetoret vandale te regjimit te urryer diktatorial.

    Ajo qe nuk perputhet fare me faktet, eshte se ish-konviktorja po mundohet te beje nje shkartisje te grupeve te interesuara per zgjidhjen e kesaj problematike, duke futur mes tyre gjoja dhe ish-studentet e dikurshem, pjesa me e madhe e te cileve dihet se ishin vete pjella bastardesh.

    Perkrahsja e flakte e grupit mizor ciftelia i eshte qepur si muti pas kepuce hapjes se dosjeve te krimeve komuniste, per t’a shperngulur perqendrimin e vemendjes nga zgjidhja e problemtikave aktuale te kohes, te krijuara keto, sidomos pas situatave te tensionuara te viteve ’97, shperthimeve te Gerdecit dhe pas vrasjeve te 21 janarit.

    Akute eshte hapja e dosjeve te fresketa te demokratures, se ato per nga sasia dhe poshtersite ja kalojne me dhjetra here atyre te sherbetoreve te detyruar te komunizmit. Dhe e para dosje qe duhet hapur mendoj te jete ajo e asaj qe donte t’i varte protestuesit paqesor te 21 janarit tek maja e palmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje