Heqja e sistemit dytarifor në energjinë elektrike që i shitet konsumatorëve familjarë duket se i ka çorientuar disi shqiptarët. Çmimi prej 9.5 lekësh (pa TVSH) i vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë të premten më 26 dhjetor është 24 për qind më i lartë se sa çmimi i mëparshëm i fashës së konsumit deri në 300 kWh prej 7.7 lekësh dhe gati 30 më i lirë se sa çmimi i mëparshëm i konsumit mbi 300 kWh, çmim që qe vendosur që nga viti 2008 në masën 13.5 lekë për kWh.
Çmimi i vendosur nga ERE është dukshëm më i ulët se sa ai i kërkuar nga OSHEE prej 11.08 lekësh, apo nga çmimi i përfolur gjerësisht në qarqet politike prej 10.6 lekësh, pra mesatarja e thjeshtë mes dy çmimeve të zbatuara deri tani. Por çmimi i ri është shumë pranë mesatares së ponderuar të dy fashave sipas konsumit. Në këtë pikëpamje, çmimi nuk është rritur, por situata është bërë paksa e pakuptueshme.
Nga pikëpamja e konsumatorit, familjet që konsumonin më pak se 300 kWh në muaj dhe që presupozohet se janë familjet e varfra, do të marrin një rritje të faturës prej 648 lekësh, ose 24 për qind më shtrenjtë. Por në të njëjtën kohë qeveria ka premtuar dhe ka vënë buxhetin e vitit të ardhshëm 16 milionë dollarë me synimin për të kompensuar rreth 200 mijë familje të konsideruara si të varfra. Me një mesatare prej 650 lekësh për familje, duket se kompensimi, nëse zbatohet, mbulon me bujari të gjithë shtrenjtimin e faturës. Në rast se kompensimi do të kryhet siç është premtuar, familjet e varfra nuk pritet të goditen nga ky ndryshim çmimi.
Ndërkohë, OSHEE nuk pritet të ketë ndonjë përfitim financiar të konsiderueshëm nga ky ndryshim. Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri familjet patën një konsum të faturuar prej 2.27 miliardë kWh, nga të cilat, mësohet se 1.62 miliardë ose 71 për qind e tyre u faturuan me tarifën e parë prej 7.7 lekësh për kWh. Rreth 27 për qind ose 620 milionë kWh u faturuan me tarifën e dytë 13.5 lekë. Diferenca është faturuar si “Hapësira të përbashkëta”. Çmimi mesatar i ponderuar në bazë të këtyre të dhënave rezulton 9.3 lekë, shumë pak më i ulët se sa çmimi i vendosur aktualisht prej 9.5 lekësh. Në total, në rast se struktura e konsumit sipas familjeve nuk ndryshon, çmimi i ri i energjisë pritet t’i japë OSHEE rreth 5 milionë dollarë në vit më shumë. Ballafaqimi i këtij përfitimi me koston e qeverisë për subvencionimin e familjeve të varfra prej 16 milionë dollarësh sugjeron se qeveria ka mbuluar me gati tri herë tarifën e shtuar me kompensim.
Natyrisht, përveç familjeve, OSHEE i shet energji elektrike edhe subjekteve të tjera, pra subjekteve të biznesit. Tarifat për këto subjekte u rritën mesatarisht me 20 për qind. Kur tarifat rriten, nuk ka shumë rëndësi se kujt i rriten sepse në fund, rëndojnë që të gjitha mbi konsumatorët.
Por mund të ketë rritje kostosh
Përpos kësaj, vendimi i ERE për rikthimin e sistemit tarifor unik për konsumatorin familjar të energjisë elektrike për herë të parë që nga viti 2001, mund të ketë disa pasoja të pakëndshme në sistem. Pasoja e parë është që për familjet e shtresës së mesme, të cilat më herët kishin arsye të forta për të tentuar kufizimin e nivelit të konsumit të energjisë elektrike përmes metodave të ndryshme, nga përdorimi i pajisjeve eficente te përdorimi sa më i kufizuar i kondicionerit, me tarifën e re do të kenë shumë më pak incentiva për të vepruar në këtë mënyrë.
Por ndërsa rritja e konsumit mund të japë para shtesë për OSHEE-në, ai ka gjasa do të sjellë edhe kosto shtesë. Shqipëria mbulon aktualisht 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike me prodhimin e hidrocentraleve dhe pjesën tjetër me importe. Në rast se konsumi familjar do të rritet si pasojë e mungesës së çmimit diskurajues për konsumin e lartë, atëherë bashkë me të ardhurat e OSHEE, do të rriten edhe importet. Vetëm se energjia e importit kushton aktualisht mbi 7 lekë për kWh në “doganë” dhe për këtë, çmimi prej 9.5 lekësh nuk mjafton.
Qeveria dhe OSHEE kanë argumentuar gjatë javëve të fundit se sistemi dytarifor i faturimit ka sjellë shumë spekulime përgjatë viteve nga ana e konsumatorëve, por nuk ka publikuar deri tani ndonjë studim për të treguar se në çfarë përmasash dhe çfarë pasojash kanë shkaktuar këto manipulime. Gjithashtu nuk dihet nëse qeveria, OSHEE apo ERE kanë kryer ndonjë studim se çfarë mund të ndodhë me konsumin dhe koston e energjisë elektrike nga sistemi i ri i faturimit.
Pa qene partiak dhe paragjykues mund te them me bindje te plote qe edhe familjet mesatare shqiptare dhe jo vetem ato te varfrat e kishin organizuar te mos kalohej 300 kw. Kjo ishte organizuar me perdorjen e gazit sobave te drurit panele diellore etj. Tani mund te thuhet qe familjet e mesme e durojne kete rritje po koha eshte e veshtire dhe papunesia eshte rritur. Bizneset po falimentojne ne mase. Atehere ky kombinim pikerisht ne kete kohe eshte i dhimbshem per klasen e mesme alla mikroborgjese sic quhej ne kohen e ppsh.
Hiqja Lenes, verja Prenes. Kjo eshte e gjithe historia e Rames
Ne mbeshtetje te arsyetimit te Arberit llogjika vazhdon duke thene qe per pjesen me te madhe te shqiptareve energjia eshte rritur.Te gjitha arsyetimet e tjera jane lojra fjalesh dhe mjere ne qe rrime e i degjojme!!!!!!!!!!!!1
Eshte fakt se pjesa me e madhe e popullsise qe jetojne me te ardhura nen mesataren qe punojne ne sektorin privat ose qe bejne pune sezjonale ose qe jane pa pune e pa mbeshtetje nga shteti si ne fshat dhe ne qytet ,zene me shume se gjysmen e popullsise ,do te preken thelle nga ngritja e cmimit me 24% pasi ato nuk do marrin asnje kompensim nga shteti.
Shto edhe peshen qe do perballojne nga rritja e taksave dhe e cmimit te karburantit qe do reflektoje ne rritjen e cmimeve ne pergjithesi, duhet te pranojme se te varferit do varferohen akoma me shume.
Deri tani mbi 2000 familje i kane kryefamiljaret ne burg per energjinr ,po ky numur pritet te shtohet gjate 2015 keshtu qe familjet e tyre duhet te nbijetojne vete dhe te mbane edhe te burgosurit qe po shtohen dita dites .
Tablloja e vitit 2015 pritet te jete shume me e zymte per shqipetaret qe jane populli me i varfer i Europes.
ca t keqe ka qe u rrit energjia……
Erebara, ne kete shkrim-analize duhet te marre parasysh edhe keta faktore: 1-Sot, pra aktualisht 247 mije familje paguajne fature energjie me ZERO kwh konsum, 2- 196 mije familje paguajne fature energjie me konsum 0-100 kwh. Te tjerave iu faturohet mbi 300 kwh.
Nese autoritetet do te faturojne te gjithe energjine qe konsumohet, atehere i bie qe vitin tjeter çmimi i energjise do te ulet. ERE e ka detyre ligjore rishikimin e atrifVe cdo vit dhe e ka deklaruar qe cmimi 9,5 leke eshte deri ne dhjetor 2015!
Nderkohe cmimi i blerjes se energjise ne import per 2014 nuk ka qene me shume se 6,4 cent/Euro, gje qe do te thote se nuk do te kete kosto shtese, nderkohe qe sipas deklarimeve zyrtare, ne 2015 nuk do te kete nevoje per importe, sepse prodhimi vendas publik dhe privat e perballon konsumin e parashikuar.
Sa per studimet qe thote Erebare, ata gjenden, mjafton qe t’i kerkosh, ne ERE dhe ne MIE.
Po behen shume shkrime per energine, po flasin edhe ata qe ngaterojne njesite e matjes, por nuk po i referohen asnje burimi zyrtar. BIRN nuk duhet ta beje kete gje, si “me nder” gazetat e tjera! Tung!
z.Aleks paraqet disa grupime shume interesante te popullsise qe nuk paguan, ose paguan pak si dhe ata qe super-paguajne. Natyrisht ne grupimet e para pervec hajduteve te energize perfshihen besoj dhe shtepite e emigranteve si dhe shtepite dhe vilat ne bregdet me perdorim sezonal. Do te ishte gjithashtu me shume interes per hir te transparences dhe reformimit te sektorit energjitik te paraqitej dhe shperndarja gjeografike e ketyre grupimeve te popullsise sipas rretheve apo prefekturave. Mos ka ardhur koha per nje ndarje te OSHEE ne 3 divizione te pavarura: Veri, Qender dhe Jug te vendit sic ndodh ne shume shtete te tjera Europiane?