Kryeministri italian, Matteo Renzi vjen në Tiranë për një vizitë disa orëshe ku do të ketë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit.
Vizita e Kryeministrit italian nis rreth orës 13:00 dhe në axhendë parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati e më pas edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Policia e kryeqytetit ka marrë edhe masat e nevojshme për vizitën e kryeministrit Italian në Tiranë.
Nga ora 12:00-14:00 do të bllokohet qarkullimi në aksin Rinasi-Rruga e Durrësit, Sheshi Shqiponja dhe për gjatë gjithë ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Axhenda e vizitës së kryeministrit italian
Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.
Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.
Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. /gj.k/
… siç thot beppe grillo, ky eshte nje karton animato i vendosur nga financa per te zbatuar urdhrat e saj ashtu siç beri edhe para tij mario monti. Italia eshte katandisur vend i botes se tret njelloj si shqiperia, e kane len te shesi domate dhe vaj ulliri…Ky karton eshte mire per klloun cirku te pakten do bente nje pune te mire, do na bente per te qeshur!
Pse ky i joni nuk te duket kllaun, a e pe dje qe shperndante tapi si Shab Memia, pardje bente sikur kontrollonte lidhjet e paligjshme elektrike, para ca ditesh korigjonte tezat e provimeve (te mesuesve), nje dite tjeter kishte hipur ne buldozer me shemb ca ndertime pa leje etj etj masturbimi i Rames nuk ka fund… per mendimin tim kta kllaunet e kane vendin ne cirk, Grillo ka te drejte ne thelb, shteteve i nevojiten lider prej verteti, me bole.