Dy të rinj që kishin dalë për peshkim në lagunën e Karavastas nuk janë kthyer më në shtëpi.
23 vjeçari K. Dervishi dhe 25 vjeçari A. Ismaili kishin dalë në lagunë mbrëmjen e 30 dhjetorit, ndersa mengjesin e sotëm familjarët kanë lajmëruar policinë.
Njëri nga të rinjtë, 23-vjeçari K. Dervishi u gjet sot i pajetë në fshatin Muçias nga peshkatarë të tjerë që kishin dalë për të gjuajtur peshk.
Ndërsa policia vijon kërkimet për të riun tjetër që ishte në varkë me të, A. Ismaili.
Dyshohet se të rinjtë mund të kenë pësuar ndonjë problem në varkë, gjë që ka sjellë mbytjen e 23-vjeçarit Dervishi./j.h