Paragjykimi ndaj INSTAT, një fenomen thjesht shqiptar

2 Janar 2015, 10:24Politika TEMA

Drejtori i INSTAT, komenton ndryshimet që kanë ndodhur në Institutin e Statistikave gjatë vitit të fundit. Sipas tij janë shtuar informacionet statistikore plotësuese dhe analiza për aspekte të veçanta.

 

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

Statistikat zyrtare kanë qenë kurdoherë çështje debati, madje mosbesimi, në opinionin publik. Shto këtu edhe ndonjë koment jopozitiv të insitucioneve ndërkombëtare në të shkuarën. Çfarë ndryshimesh apo reformash janë bërë me ndryshimin e drejtimit të INSTAT, dhe me ndërrimin e qeverisë?

Siç e kam theksuar gjithnjë dhe do ta ritheksoj, statistikat janë një e mirë publike dhe INSTAT-i është parashikuar të jetë ligjërisht i pavarur pikërisht për këtë arsye. Me drejtimin e ri të INSTAT, perveç vazhdimit dhe inicimit të aktiviteteve të reja, janë përmirësuar komentet në publikime si në forme ashtu dhe në përmbajtje, duke tentuar të kryhet edhe një analizë e mirëfilltë e ngjarjes statistikore që ka ndodhur. Janë shtuar informacione statistikore plotësuese të statistikave të prodhuara në linjë vazhdimësie. INSTAT po bashkëpunon ngushtë me të gjithë donatorët në prodhimin e statistikave zyrtare për të rritur cilësine e indikatorëve të prodhuar por dhe numrin e tyre. Shumë shpejt publiku shqiptar do të mësojë edhe emrin e “Binjakut” të INSTAT-it nga ana e një Instituti Statistikash nga më prestigjozët e BE-së. Vetë fakti i konkretizimit të këtij binjakëzimi me kredencialet më të larta të besueshmërisë mund të shërbejë si garanci për publikun ndaj dedikimit tonë profesional. Gjithashtu, INSTAT, që prej 15 Dhjetorit 2014, është pjesë e ndërfaqes së Sistemit Statistikor Europian,  ashtu si të gjithë vendet kandidate dhe anëtare të BE-së.

 

Opozita vijon të ruajë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj statistikave tuaja. Si e komentoni këtë fakt?

INSTAT është institucion teknik, i cili prodhon statistika për të gjithë nivelet e përdoruesve, duke filluar nga qeveria deri tek studenti apo individi i thjeshtë, duke ju ofruar atyre informacion statistikor mbi ngjarjet apo fenomenet. INSTAT ka në misionin e  tij të prodhojë, publikojë statistika reale, të besueshme dhe në kohë. INSTAT ndjek në vazhdimësi përmirësimet metodologjike bashkëkohore duke përmirësuar metodat dhe metodologjitë e llogaritjes, përpunimit apo publikimit të treguesve të ndryshëm statistikor si të gjithë homologët e tij në Europë. Mosbesimi tek institucionet nuk i sjell dobi askujt, dhe ky nuk është fenomen thjesht shqiptar. Por më duhet të them se statistikat që prodhon INSTAT do të jenë në nivelet më të larta të besueshmërisë për publikun shqiptar e atë europian përsa kohë unë do ta drejtoj këtë institucion. E ritheksoj, që kjo është sfida ime personale dhe angazhimi im profesional.

 

Në terma mesatarë, sa vjet përvojë pune në statistika ka stafi i INSTAT, duke marrë parasysh edhe nivelin e dijeve teknike dhe përvojës që nevojiten për këtë lloj pune?

Nga një vrojtim i bërë së fundimi me stafin e INSTAT, eksperienca e punonjësve është mesatarisht 10 vjet. Eksperienca e punës nevojitet, si për çdo vend të ri pune, por avantazhi i INSTAT është se punon shumë për angazhimin e të rinjve në trajnime, shkolla vere, kurse, etj për ngritjen profesionale të stafit të ri dhe përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të dijeve të stafit ekzistues. Jo më kot, INSTAT-in e konsiderojnë “si shkollë”, ku fiton dije dhe rrit kapacitete.

 

Cili është buxheti vjetor që i alokohet INSTAT dhe çfarë realizohet me këtë buxhet?

Për të realizuar të gjithë veprimtarinë statistikore, buxheti vjetor i INSTAT ishte 306 milion lekë në vitin 2013. Praktikisht çdo shqiptari statistikat i kushtojnë më pak se 1$ në vit, gjë që është shumë, shumë pak.

 

Nëse do të ishte më i lartë, të themi 20 përqind, çfarë mund të pretendonim më shumë nga ky institucion?

Nëse buxheti vjetor i INSTAT-it do të ishte më i lartë mund të alokohej për të rritur numrin e stafit ekzistues në mënyrë që të konsolidohen dhe më tej cilësia e treguesve ekzistuese dhe të rritej gama e produkteve të prodhuara me tregues të rinj në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane. Aspekt tjetër do të ishte kryerja e anketave të dedikuara të cilat nuk janë kryer deri më sot, për çështje të rëndësishme si: vrojtimi mbi arsimin, vrojtimi mbi abandonimin e shkollës, vrojtimi mbi gjendjen shëndetësore të popullsisë, vrojtim mbi pasuritë e patundshme në vend etj.

 

Edhe nëse konsiderojmë nivelin aktual të fondeve që ky institucion merr, në fund të fundit, kujt i hyjnë në punë statistikat tuaja? Për çfarë vlejnë ato?

Vetë kjo intervistë tregon se ka interes për statistikat. Në fakt, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë apo në familjet tona statistikat janë pjesë shumë e rëndësishme e vendimmarrjes. Imagjinoni të ndërtoni një biznes në një zonë ku forcat e punës aty janë ta pakta dhe nuk përmbushin kërkesën e këtij biznesi. Imagjinoni të ndërtoni një shkollë dhe atje të mos ketë njerëz për t’u shkolluar. Imagjinoni të ndërtohet një poliklinikë në një vend të pa banuar. Mos të përdorësh statistikat për të planifikuar është si të dalësh të bësh pazar pa listë. Statistikat duhet të jenë thelbi i shoqërisë moderne për të ndërtuar, investuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve të saj. Statistikat e prodhuara nga INSTAT, në rradhë të parë përmbushin të drejtën e qytetarëve për informacion statistikor, si dhe shërbejnë si bazë për përdorues të ndryshëm privatë dhe shtetërorë. Kohët e fundit, me rritjen e numrit të aktiviteteve statistikore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe besueshmërisë së tyre me mbështetjen e EUROSTAT-it dhe partnerëve të tjerë të rëndësishëm (si statistikat suedeze, kooperimi zvicerian, organizatat e UN dhe Banka Botërore e FMN-ja) që e kanë mbështetur INSTAT-in në rritjen e kapaciteteve dhe metodologjinë e prodhimit statistikor, është rritur dhe gama e përdorimit të statistikave si nga ana e shtetit shqiptar në funksion të reformave për zhvillimin dhe integrimin e vendit ashtu dhe debati mbi statistikat nga ana e publikut më të gjerë.

 

Në këtë vend ekzistojnë shumë institucione që prodhojnë statistika. Nga ndryshojnë ato që ju prodhoni, në terma disi më teknikë?

Përsa i përket dallimit të INSTAT nga institucione të tjera që prodhojnë statistika, mund të themi se së fundmi, ligji i ri i statistikave ka “rregulluar” funksionimin e të gjithë sistemit statistikor në Shqipëri duke përcaktuar tre institucione të statistikave zyrtare ku INSTAT mban rolin udhëheqës dhe koordinues si dhe përgjigjet për të gjitha statistikat e tjera të prodhuara nga ministritë e linjës apo institucionet përkatëse dhe që shërbejnë si burim për informacionin zyrtar statistikor. Me pak fjalë, INSTAT ka për detyrë të bashkëpunojë me institucionet përkatëse në mënyrë që të përdoret metodologjia e rekomanduar nga EUROSTAT si dhe që të sigurohet cilësia e duhur statistikore. Ky funksion i dedikon INSTAT-it një rol shumë të rëndësishëm si dhe konfirmon përparësitë e tij si prodhuesi më i përshtatshëm i statistikave cilësore përsa i përket metodave, kompetencës dhe përafrimit europian në shumicën e fushave, duke mos harruar dhe infrastrukturën dhe bazat e të dhënave që së bashku me metodologjitë e përdorura i japin vrojtimeve të kryera saktësinë dhe besueshmërinë që duhet të përmbushin statistikat “e mira”.

 

Shpesh herë vihet re nëpër debate publike, por edhe në nivel personal se ka paqartësi dhe keqkuptime mbi të dhënat që ju nxirrni. Mund të na thoni ndonjë keqkuptim të mirëfilltë, ndoshta edhe anekdotik?

Kuptueshmëria e statistikave ka ardhur në rritje po t’i referohemi shtypit në kohë, por kjo nuk i ka shmangur ende keqkuptimet që mund të shkaktojnë interpretimet e shifrave nëse nuk i kushtohet kujdes asaj se çfarë përfaqësojnë ekzaktësisht. Kjo nuk ndodh vetëm me statistikat sigurisht. Aktualisht INSTAT po bën maksimunim e tij për të thjeshtuar sa më shumë kuptimin e idikatorëvë statistikorë dhe madje shumë shpejt në INSTAT me ndihmën e qeverisë Suedeze do të hapë një shkollë trajnimi për të gjithë ata që i përdorin dhe i nevojiten treguesit tonë. Keqkuptimet, më duhet ti ndaj në ato me dashje dhe ato pa dashje. Në ato me dashje ska nevojë ti komentoj sepse, jam i bindur që ata që i kanë bërë as vetë si besojnë. Por keqkuptime anekdodike vërtetë ekzistojnë në vend. Psh ekziston miti që në Tiranë jetojnë 1 milionë banorë, kur në të vërtetë jetojnë rreth 420 mijë. Apo mit tjetër është dhe që numri i divorceve në Shqipëri është shumë i lartë dhe e kemi dëgjuar shumë shpesh në media, e verteta nuk është e tillë. Krahasuar me të gjithë vendet e BE-së, Shqipëria zë vendim më të ulët të tyre.

 

Anketat që kryhen me bizneset janë një tjetër instrument i rëndësishëm që përdor insitucioni. Nëse do të isha sipërmarrës, përse duhet t’ju besoja juve? Përveç fjalëve të ngrohta, çfarë garancish kam që informacioni sensistiv që ju jap nuk keqpërdoret?

Në fakt përtej detyrimit ligjor që ka INSTAT për ruajtjen e kofindencilitetit të të dhënave si të biznesit ashtu edhe të familjeve, kjo përgjigje është e thjeshtë, ne jemi profesionalë në punën tonë dhe siç edhe ju vetë e dini nuk ka patur ndonjë rast që nga kur është krijuar INSTAT që kjo të ketë ndodhur. Kjo dëshmon që jemi garant që të dhënat e çdo biznesi apo familje nuk keqpërdoren. Besueshmëria ndaj INSTAT ka ardhur në rritje dhe kjo vërehet tek mirëpritja e anketuesëve tanë qoftë në dyert e bizneseve ashtu edhe në ato të familjeve.

 

Një thënie që qarkullon është se “ekzistojnë të vërteta, gënjeshtra, por dhe statistika”. Ku qëndron dallimi?

Përsa i përket thënies: “ekzistojnë të vërteta, gënjeshtra, por dhe statistika”, mua më pelqen shumë pasi kjo në të vërtetë i jep rolin e duhur statistikës. Statistika është shifër e cila përdor metodologji të caktuar shkencore që tenton të shkojë drejt të vërtetës dhe shmang maksimalisht gënjeshtrën. Ajo është e ftohtë nga ndjesitë.

E vërteta, në botën relative ku ekzistojmë është e ndryshme për këdo që e percepton ndryshe një fenomen. Gënjeshtra po ashtu. Statistika merr kuptim kur përdoret në mënyrën e duhur. Pra, për të ndërtuar një biznes, ty të duhen të dhëna statistikore apo të vërteta? Në këtë rast ty të duhet të dish nëse për këtë biznes, ka forcë punëtore të interesuar etj. pra të dhëna statistikore që bëjnë që investimi në këtë zonë të jetë për ty kuptimplotë por nuk të duhet e vërteta absolute, një banorë më shumë apo më pak.

 

Ju po përgatiteni të bëni publike dy produkte të reja. Përse bëhet fjalë?

INSTAT produktet e tij statistikore i ka të përcaktuara qartë në kalendarim e publikimeve që boton çdo vit. Ne po përpiqemi maksimalisht të ofrojmë sa më shumë produkte të reja statistikore me cilësinë maksimale për ti shërbyer përdoruesëve vendas dhe të huaj.

Në këtë kontekst, dy nga produktet e reja që INSTAT po punon për ti bërë publike së shpejti do të jenë, përgatitja e një publikimi në formë broshure “Çmimet në Shqipëri”. Ky publikim do të ndihmojë publikun e gjerë të kuptojnë konceptin kryesor mbi statistikat e çmimeve dhe të mësojnë përreth indekseve të çmimeve dhe lidhjet ndërmjet tyre në ekonomi dhe në jetën e  përditshme. Gjithashtu, të shpjegojë nevojën për indekse të ndryshme të çmimeve dhe të shpjegojnë se si çdo indeks çmimi është i  lidhur me fenomenet ekonomike dhe politikat.

Gjithashtu, po përgatisim një aplikacion për website dhe për smartphone për gjetjen e emrave më të përdorur në Shqipëri ndër vite, si për meshkuj dhe femrat. Si dhe disa karakteristika të tjera demografike të popullsisë.

15 komente në “Paragjykimi ndaj INSTAT, një fenomen thjesht shqiptar”

  1. anonim says:

    Ca thu mor trap! Po mosbesimin e populit ndaj INSTAT e ka ushqyer i gjati gjate gjithe kohes qe ka qene ne opozite, dhe me te drejte. Tani qe erdhen vete ne pushtet kerkojne qe populli ti besoje tak fak! Ik more rrumpalle. Puno aty dhe nxirr te dhena sa me cilesore. Vetem keshtu do fillojne te te besojne shqiptaret, edhe kjo dite do te jete shume e larget.

    1. Klejdi says:

      Gjergj Filipi (ky ftujak, kalama me mjekerr) ka qene njeriu me mosbesues dhe me kritik ndaj INSTATIT (me te drejte). Edhe Minxhozi po ashtu. Dhe sot kta dy loqe duan te na mbushin tani mendjen se kari i gjate funksionon. Shkoni mor pirdhuni, sistemi dhe njerezit jane po te njejtet, si rrjedhoje edhe INSTATI vazhdon te jete vetem nje vegel qesharake e qeverise qe tenton te mashtroje popullin.

      1. tani says:

        Ky gjergji doli me i pafytyre se ajo nurja. Mashtron me shifrat me keq se saliu. Sbehet rilindje me krta ciliminj.

        1. Pilo Lala says:

          Sa ju djegin ato shifrat dhe grafiqet juve te PD.
          Sepse numrat ngelen aty, dhe nuk perdridhesh dot. Ju funderrina te sistemit te rrenuar 24 vjecar, qe nuk dinit te ndertonit vec kasolle, na dilni ketu dhe vazhdoni te genjeni, ju Nastradinet dembele dhe te paafte, qe e moret zyren e INSTAT dhe e cuat ngjitur me zyren e kriminelit Berisha, ju qe e nxorret Gjermanine poshte Shqiperise.
          Puna juaj e cale duket kudo, ne rruget copa-copa, ne shkaterrimin e Policise, Bonifikemeve, Bujqesise, Urbanistikes, Plehrave, peruljes para Grekerve per Varrezat, shitjen e Detit.
          Ju jeni Antishqiptare, qe me paaftesine tuaj, lejuat derrin dhe dosen te komandojne Shqiperine.

          Sa per dijeni te gjitha keto shifra te INSTAT jane te konfirmuara nga FMN, qe ju e ndoqet me gure, sepse ju nxorri palacolleqet ne shesh, arken e zbrazur, dhe injorancen tuaj 24 vjecare.

  2. Eltoni says:

    Si e ka mbushur me fjale te pergjithshme. Asgje nuk ka ndryshuar nga ato qe ka lene ajo gomarja para teje. Psh kur kerkon te dhena qe te duhen. Nuk i merr dot sepse duhet kerkese me shkrim e pastaj kur t’u vije radha te behen. Keta gje e vendosi Nurja qe ti rriste rendesine vehtes dhe ky djaloshi nuk e ka ndryshuar. Mendoni nje studiues qe punon dhe i duhen gjera, nuk i gjen ne web dhe as nuk e di sa do presë. Ka nje staf te tejmbushur, shumica miq qe gjasme kane fituar konkurset(s’ka njeri qe nuk e di si beheshin aty konkurset, sa erdhi nje dite qe nuk kishte as kandidate, nuk vinin se dihej qe ishte e kote)dhe shihni produktet medemek te reja qe do nxjerre, per emrat nder vite psh-hahaha, statistike shume shkencore, besoj e ka ne bashkepunim me ata te gjuhesise. Nuk eshte ne gjendje te beje ndryshime, nuk ka potencial, aty brenda e dine kete

    1. Pilo Lala says:

      INSTAT i ka te dhenat te afishuara dhe Publike, si Amerika, dhe cdo vend tjeter, dhe nuk merr kerkesa personale nga gazetaret apo te tjere per ti shitur.
      Ai tjetri qe ishte para 23 Qershorit, i mbante me celes, aty ku mbanin groshet e zjera qe hanin, dhe i ndryshonte sipas kerkeses, po tja kerkonte opozita, i vinte nga nje zero mbrapa dhe i dilte rritja 100%.
      Te dhenat e INSTAT jane ne nderthurje me cdo Dikaster, dhe me FMN.

  3. niku says:

    E rendesishme eshte qe statistikat te mos manipulohen. Mua nuk me duket se kjo po ndodh tani. Nje problem i madh eshte mbledhja e te dhenave nga institucione te tjera. fatkeqesisht shume institucione nuk e kuptojne rendesine e mbledhjes te te dhenave dhe i prodhojne ato nga zyrat (qofte ne nivel qendror ashtu edhe lokal). Nuk arrijne te kuptojne rendesine e njohjes se situates reale ne vend me qellim qe te hartojne politika. Kjo lidhet me nje fakt te thjeshte: nuk kuptojne se politikat hartohen per te zgjidhur problemet qe ka ekonomia shqiptare por i shikojne ato si deshira te ministrave ose te ndonje srejtuesi tjeter. Ne rast se nga njohja e situates (marrja e te dhenave) verrehet nje renie prodhimi, kosto me e larte apo ndonje faktor tjeter pengues, politikat duhet te drejtohen ne lehtesimin apo permiresimin e situates. Shikoni Ministrine e Bujqesise qe nuk ka nje sistem te besueshem grumbullimi te dhenash dhe nuk di ose nuk po ben asnje politike zhvillimi te bujqesise shqiptare. te dhenat prodhohen ne tavoline nga drejtoret e bujqesive lokale dhe nuk dihet sa sip. jane mbjelle me cfare, lere pastaj sa eshte prodhuar me cfare cmimi shitet ose sa jane kostot etj.,etj.

  4. kaurri realist says:

    Skippertaret i kane qejf rrénat, perrallat edhe anderrat me sy çilun. E urrejne realitetin e nuk e pranojne ashtu siç asht e mandej zgjedhin neper votime ata qi diftojne perrallat mâ te bukura.

  5. sepse says:

    Sepse nen saliun na nxoret te dytet pas gjermanisr. Trap.
    Shqiptaret nuk jane naive si ca popuj te tjere.

  6. Arjan says:

    Mos genjeni edhe ju si ata te paret o mostra njerezore. Kam nje njeriun tim qe punon aty per instat. Rrogen e marrin kur tju teket Juve. Nje rroge qesharake edhe te dhenat qe jepni nuk jane te verteta. Punetoret qe dergoni per te marre te dhenat tek bizneset jane kote. Shko shikoji ne terren o mostre. Jemi vendi i fundit ne europe per gjithcka. Jeni mostra te gjithe PD edhe PS. https://www.facebook.com/pages/Sexy-Football-Fans/404714026358919

  7. thanas says:

    Me mbeti ne mendje vjetersia prej 10 vjetesh eksperience e punonjsve te INSTAT.Kjo te demaskon o Gjergji vogel qe vdes te dukesh i madh.Me gjith ishat qe punesoi e perdori Nurja para teje do besh ndryshimin?!!!!
    Asgje nuk ben dot sepse vete je i paafte ne statistika je vetem llapaqen i zoti po statistikave u vjen anash e po vazhdon avazin e pare.Mos kujto se na sugjestjonon me binjakezimin.Merrni ca fonde nga BE beni ca turizem lart e poshte pago e ca eksperte te BE e mendove se u bete EUROSTAT?
    Vajmedet,me toca si ty e 99 qe kane mbush administraten nuk vjen ndryshimi.

  8. Bato says:

    Gjergj, mire analiza por te mungon besueshmeria.

    1. pilo lala says:

      Si mund te besoje populli mbas asaj qe beri Berisha?
      E pate cfare monstre ishte krijuar ne Lazarat? “Shteti” i Lazaratit, ishte nje tollumbace, qe eshte katandisur burgjeve, kerkon meshire ai banditi kryesor. Kerkon ta shpetoje gruaja me protesta. Keta ishin “trimat” e Lazaratit.
      Shteti ka filluar te veproje, dhe hajdutet jane tmerruar nga frika.

  9. Leone-53 says:

    Si kane shkuar gjerat ne Shqiperi askush nuk beson ne “pamvarsine” e institucioneve aty.
    Vetem n.q.s. do te votojne emmigrantet, te cilet do kene deputetet e tyre aty, athere mund te thuhet (pra mund te thuhet) se ka diçka “te pamvarur”!…

  10. IPAGABUSHMI says:

    bESUSHMERI E INSTUCIONIT E JEP SHUME QARTE LLOGARITJET E DREJTORIRIT KUR DKLARON SE NE 2013 SHPENZIMET KANE QENE 306 MILOM DHE ESHTE ME PAK SE 1 EURO PER PERSON NE VIT ESHTE LATHITJE E MOS VENIES SE PRESJE PAS 3 APO HALLET NUK E LENE POPULLI TE LOGJIKOJ NDAJ DEKLARATE TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje