Ruben Avxhiu nga gazeta e shqiptarëve të Amerikës, Illyria, sjell disa detaje interesante nga takimi Rugova-Millosheviç.
Ai shpjegon Rugova shkoi në Beograd në momentet më dramatike për popullin e Kosovës:
Ishte vendosja në krye të diplomacisë amerikane e Madeleine Albright që e bëri Ambasadorin Christopher Hill, në rolin e diplomatit kryesor amerikan për Kosovën.
Në maj 1998, ajo i telefonoi në ambasadën e Shkupit dhe e pyeti nëse mund të merrte përsipër detyrën e të dërguarit për çështjen e Kosovës. Hill nuk u habit sepse kishte pasur tashmë sinjale që po mendohej si njeriu më i përshtatshëm për atë punë, por ai dyshonte nëse do të kishte sukses ndërmjetësimi mes Serbisë dhe shqiptarëve në atë gjendje.
Albright e kishte zhvendosur Gelbartin në punët e Bosnjës dhe i tha Hillit që të udhëtonte në Londër për të takuar Holbrooke dhe që aty të dy do të shkonin në Beograd, ku arkitekti i Dayton-it do ta prezantonte me Millosheviçin duke ia hapur rrugën e komunikimit.
Holbrooke kuptohet kishte avantazhe që asnjë diplomat tjetër amerikan kishte me Millosheviçin. Ai kishte dy vite që kishte lënë diplomacinë dhe i ishte futur sektorit privat ku kishte bërë shumë para, mirëpo dukej që e kishte marrë malli për ethet e politikës dhe në fakt, vetëm pak kohë pas takimit me Hillin u emërua si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB, transmeton “Zëri”.
Njohja me Milosheviçin: “Kosova është çështja jonë e brendshme!”
Më 8 gusht 1997 presidenti jugosllav i priti krahëhapur sikur të ishin miq të vjetër,në Pallatin e Bardhëm, në Beograd, kurse të ngarkuarit me punë nga ambasada, Richard Mile, ia dha dorën ftohtë.
U ul dhe filloi të reminishonte për “kohët e bukura” të kaluara në Dayton, duke i shokuar me një shaka raciste. “E dini se cila ishte arritja më e madhe në Dayton? Amerikanët mësuan se çfarë do të thotë të bashkëjetosh me myslimanë.”
Ai me sa duket e kishte pasur fjalën për debatet e gjata dhe të vështira me Izetbegoviçin lidhur me kushtet e paqes. Millosheviçi ishte i vetmi që qeshi me “shakanë” e tij, ndërsa në dhomë ra heshtja.
Më në fund Holbrooke e sqaroi diktatorin serb se Hill ishte zgjedhur nga Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Albright dhe si të dërguarin amerikan për krizën në Kosovë.
Millosheviçi ktheu sytë nga Hill, që në Dayton kishte pasur një rol më të vogël tundi kokën pastaj, duke u anuar djathtas me dorën mbi gju, tha: “Zoti Richard Charles Albert Holbrooke” (Millosheviç ishte nga të paktët që kishte mësuar emrin e plotë të diplomatit Holbrooke dhe i shijonte që ta thërriste ashtu. “Nuk ka krizë në Kosovë. Janë vetëm pak shqiptarë separatistë për të cilët i pëlqen të flasë media amerikane. Po merren forcat tona të sigurisë me to. Mos u lodhni me një krizë ”.
Kur Holbrooke i tha se gjithsesi gjendja po bëhet serioze dhe duhet të zgjidhet, ai u përgjigj.
“Nuk dua të dërguar. Kosova është pjesë e Serbisë. Është një problem i brendshëm. Serbia nuk do të pranonte kurrë që një huaj që të merrej me çështjet tona të brendshme”.
Gjithsesi, ai tha se Ambasadori Hill mund të shkonte ku të dëshironte nëpër Kosovë dhe mund ta takonte Millosheviçin kur të donte.
Si doli nga “xhepi” takimi Clinton-Rugova
Fehmi Agani-Rugova-Millosheviq-maj-98. Pas kësaj, vërtet që udhëtuan në Kosovë. Aty Hill e prezantoi Hobrooke me Rugovën dhe udhëheqës të tjerë të LDK-së. Lajmi se Hill do të ishte i dërguari i ri e gjallëroi Rugovën që i ftoi më pas që të shkonin si miq në shtëpinë e tij. “Në fillim kujtova se druhej se na përgjonin serbët, po pastaj e kuptova se ai thjesht donte ta mbante ndezur televizorin gjithë kohën”, shkruan Hill.
Holbrooke i bëri të njëjtën pyetje që i kishte bërë Millosheviçit, nëse do të shkonte në Beograd për një takim me presidentin Millosheviç.
Rugova nuk ishte i interesuar kështu që filloi të shpjegohej, kur papritur Holbrooke i tha se nëse e takonte Millosheviçin, me siguri Presidenti Bill Clinton do të ishte shumë i interesuar që ta priste si vizitor në Shtëpinë e Bardhë.
Hill thotë se këto vizita përdoren shpesh për të joshur palët që të pranojnë bisedime, po shpesh janë premtime që nuk mbushen. Të arrish të fusësh një takim të paparashikuar në kalendarin e presidentit është diçka e pamundshme. Po Holbrooke gëzonte në atë kohë një pushtet të madh në Washington dhe e realizoi atë që deshi.
Rug-clin vert: Dhe vërtet në 15 maj, Hill asistoi në takimin Rugova-Millosheviç bë Beograd, ku nuk u arrit asgjë dhe në 28 maj, Rugova u prit në Zyrën Ovale nga Bill Clinton, ku sipas Ambasadorit Hill përsëri nuk u arrit asgjë.
Po mbi të gjitha diplomati kujton në librin e tij se Holbrooke po injoronte një fakt që në vitin 1998, Rugova nuk ishte më i vetmi aktor politik në Kosovë. Në terren kishte lindur UÇK-ja e cila dalëngadalë do të bëhej palë e pashmangshme e vendimeve për të ardhmen e Kosovës. Pak ditë më pas në Drenas, UÇK vrau një polic serb dhe policia serbe reagoi me dhunë të egër kundër civilëve. Deri në 20 shqiptarë mund të jenë vrarë në ato ditë, tregon ambasadori për të kujtuar se ndërsa takimet Millosheviç-Rugova dhe Rugova-Clinton kishin bërë bujë në media, ato nuk po ndikonin në qetësimin e gjendjes në Kosovë.
Në 1 qershor Hill filloi vajtje-ardhjet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe në punën e tij ndërmjetëse shfaqen tre emra vartësish e ndihmësish që më vonë do të dalin në moment të ndryshme të historisë së Kosovës, në poste krejt të tjera. Tina Kaidanow, Philip Reeker dhe Paul Jones.
Me vjen keq per keto trillime qe kane filluar te behen per veprimet skandaloze te Rugoves; megjithate kriminelet sot nuk denohen, denohen vetem hajdutet e xhepave. Rugova kishte tradhetuar ate popull qysh heret. Ja shikoni, eshte Sali Berisha per ta dashur?! Por shikoni se sa pseudoshqiptare i rrine pas bythes. Ky eshte popull maskara qe vret veten
Deshmia e I.Rugoves ne Hag,kundra Milosevicit ishte nje marrezi,nje qe zgerdhiheshte pa thene asgje me nje fjalor shume te dobet ai ishte Rugova.Miloshevici qe e beri Rugoven lecke per te fshi…..Ishte per te ardhe keqe kur prokurori ja qon nje dokument qe Milos.pretendonte se e ka nenshkruar Rug. dhe i thote a eshte nenshkrimi i juaj,Rugova zgerdhihet dhe thote mundet ,kam harru.Po nga Italia pse kerkonte ndalimin e bombardimeve pa kushte per Serbin?Te gjithe keto jane te incizuara dhe teshkruara ne shtypin e kohes.Historia shkruhet me fakte dhe jo me pallava.
E gjitha kjo më kujton atë që në Kosovë quajnë "muhabet në dhomat e burrave". Ai që tregon, e vendos veten në vetën e parë, sikur ka qenë, jo vetëm i pranishëm, por dhe i ka regjistruar të gjitha ngjarjet, përfshi dhe mendimet, në video e audio.
Takimi i fundit Rugova-Millosheviq nuk eshte bërë me 25 maj , por me 1 prill 1999 , me ç'rast kerkoi ndalimin e bombardimeve. Pas nenshkrimit dhe deklarates se I.Rugoves, në NATO ekzistonte një skepticizëm dhe thonin perafersisht keshtuu: "Nuk eshte e mundur qe nje lider shqiptar te deklarnote qe te ndalonin bombardimet". Nga kjo logjikë në eskpertet e NATOs ia filluan ekspertizimin e videos per te vertetuar se deklarata e Rugoves ishte reale apo montazh e Serbisë. Pak ditë me vonë në Luxemburg u organizua takimi i ministrave evropianë ku u kerkue qe Millosheviq ta lironte Rugoven. ETJ Mos genjeni se i dini gjerat pa pasur qasje as ne Stejt Departament e as në NATO e askund. Kujt i sherben ky shkrim i juaj? Historia nuk shkruhet me rrena e me thashetheme. Me respekt Reshat Sahitaj
Propagande e hapur me 100% gënjeshtra për të justifikuar takimet dhe perkuljet gjunjëzuese të Rugovës para Milloshevicit! Mjafton vetëm një fakt se si Rugova ishte në krah të Milloshit dhe kunder Aleances atlantike, kur ai bënte thirrje NATOS-s nga Italia të ndalonte bombardimet kunder Serbise, dhe kur Patriarku Artemije me kryeministrin e mëvonshëm të Serbise Gjincic në atë kohë kërkonin që Milloshevici t’i dorëzohej Tribunalit të Hagës për krime kundër njerëzimit!
ne menyre te qellimeshme flitet per takimin e 1998 kur amerikanet deshen te vendosin dialogun midis serbeve e shqipetareve per te mbritur me vone tek bisedimet e rrambujese/ashtu sic nxiten dhe takimin Nano-Millo ne Krete.Ndersa i paautorizuar dhe teper i kundershtuar e i demshem eshte takimi i 1999 gjate bombardimeve ku paqesori Rrugova doli edhe kunder vazhdimit te bombardimeve e firmosi mareveshje tjeter me serbet,tentative e deshtuar per te cvleftesuar KONKLUZIONET E RAMBUJESE.Pra behet fjale per dy takime te ndryeshme,ne kohe te ndryeshme,me efekte te ndryeshme qe gazeta kerkon te ngateroje qellimisht.
Ti Emigrant,je nje injorant dhe ke ik nga Kosova per te mos u kethyer kurre me ne te.Z.Rugova ishte atdhetare dhe gjithnje donte qe permes bisedimeve paqsore,por edhe Luftes se pergjithshme popullore,te bente Kosoven te pavarne dhe sovrane.Edhe femijet e dine se Rugova ishte burgosur,kidnapuar,nga UDB-a serbe per takim me kasapin Millosheviq,ne menyre qe Rugova te detyrohet ti ndale bombardimet ndaj Serbise dhe forcave ushtarake te saje ne Kosove.Nuk duhet te flasim nga fusha e militantit primitiv,por te thuhet e verteta.Me nderhyrjen e Papes J.Paul,Rugova shpetoi nga kethetrat e shovenistit Millosheviq.Rugova ishte i pari me Adem Jasharin dhe perkrahesit e tyre,qe organizuan takime ne Tirane,per mbrojtjen e atdheut te okupuar.Ky atdhetare punoi nate e dite ne dy drejtime:Bisedime paqesore dhe pergaditjen e popullit per lufte guerile dhe te pergjithshme,permes FARK-ut dhe UCK-es.Ata qe fyejne Rugoven,s’jane gje tjeter vec disa rrugac,militant,spiuj dhe mjekerrcjapet pantolshkurter qe paguhen nga agjenturat serbe dhe ISIS.Fyejne vetem ata qe vrane oficeret e shkolluat te FARK-ut dhe atdhetare te tjere,per te zene pozitat qe tani kane.Vetem Gjykata speciale do i vare per koce keta spiuj dhe kriminel te shitur.
Rugova, ishte si ajo Nxehja e Sportisteve parà Gare te Rendesishme, besoj qe Patjeter eDonte Kosoven e Lire por, s’kishte Bole te Luftonte, ai i perket Shkolles Utopikke duke menduar me Mosbindje Civile dhe Greva Paqesore te Fitohet Liria, por kjo metode per Ballkanin eshte e pA Realizushme, eshte Utopike si vete Rugova
Nje mbrojtje e tradhetise lakuriqe te Rugoves me gjethe fiku(si)!
Po lene kete tradhtar pashit neren,a amerikant e qun me 99 ne Beograd,po shkoj vete,mej ndalu bombardimet,po te ishte ashtu,Amerikanet ishin ata qe e bastisen rugoven per krime te ndryshme,e qe nuk pat jete mu bellafaqu me drejtsi tjeter pune eshte,po tash edhe djali eshte nji kriminel i njoftun qe mirret me pune kriminale,si rugov krimi si uk krimineli njejt,hajn baba hajn djali.
@lemi, ti mor zhugani qerkez e urren Rugeven per dy arsye: 1. sepse ky propozoj qe te gjithe shqiptaret kosovar te konvertohen ne katolik, 2. sepse ztr. Rugova e ndertoj katedralen ma te madhe ne Ballkan,a more vesh o qerkezi tapall?
lexoj edhe komentet tjera.
po mos tregoni genjeshtra ket se dihet mir si dhe qka ka ndodhur.
mos mundoheni te na hedhni hi syve.
ishte nji pijanec qyrravec
Shiti atdheun, dhe tani i ngeli nje foto ne shpine e bardhe dhe…dheu…
Franjo Tugjman presidenti kroat pas nje takimi me presd.Rugova.
Ne pyetjen e nje gazetari se çka mendon per z.RUGOVA ishte pergjigjur.
Ne karieren time politike nuk kam takuar njeri me te shpifur.
Si do qofte Rugova ishte nje trim me flete.
Thon me kemishe e pat be e ema buhahahahahahaah.
Rugova ishte turpi i popullit shqiptare . Ne koferencat e shtypit ne ate kohe vetem 3 fjali i permente dhe pastaj zgerdhieshte.Kurre nuk e pemendte UCK.
Rugova ishte nje trashegimtar i vertet i GJERGJIT te madhe,qe urrente
‘xhihadomutlimantalibanostanezet’e qe ktheu kombin Shqipetar ne rrenjet e Krishterimit.
-Ju qe shani te madhin Rugova,te gjthe jeni rrac qe mbani koken posht bythen lart.
Takimet e Rugoves me Milloshin ja ka zgjate pushtetin serrbve mbi Kosoven ,sedi sa ju kujtohet i bojke do marrveshje per arsimin ne kosove e ja zgjatke jeten serrbve ,kure ka kersit lufta ne Kruaci ,Kruacia i ka kerkue Rugoves qe ta hape frontin e luftes edhe ne Kosove pore ky ka qene kunder se Rugoves ju prishke pozita e ti qe e kishte ne ate kohe ,shkurte per interesa e veta personale Rugova spranoj te qelet nje front lufte ne Kosove se ju prishte rahatia ,bile edhe do koleg te Rugoves thone edhe sote se ne kohen e Milloshit shume ma mire kemi jetue se sa sote se askushe nuke i ka nucure rrethine e Rugoves pore kane qene te mbrotur nga rregjimi i serrbit.
une I respektoj te gjithe ata shqiptare te Kosoves apo te Shqiperise qe jane fansa te Rugoves por ky Bracja per mua ka me teper minuse se pluse.
Ruben Arixhiu ben mire ti shesi tjeterkund keto dengla se Ibrahim Rrugori paska shkuar me mission nga perendimi “si hero I heshtur” te keshtjella e Sllobos..
Milloshi ka qene nje I perkedhelur I Perendimit se ne vitet 1988-1992 ka qene nje trampoline per sherbimet secrete perendimore dhe ishte UDB jugosllave me keto Ibrahim Rrugoret dhe Berishajt qe gjasme hodhen komunizmin ne Shqiperi
Tolerim pambarim I ka bere administrata amerikane klanit te Milloshevicit deri sa ky doli nga kontrolli dhe filloi te tallet me amerikanet.
Arsyeja kryesore qe pruri clirimin e Kosoves ka qene idiotizmi I Milloshevicit dhe tejperkedhelja e tij.Kur e pane amerikanet qe ai po bente krime ne Kosove me shume se Hitleri atehere nderhyne.,,nga zori me rezervistet e Thacit
Fakti qe Serbia nuk u detyrua te neshkruante kapitullimin nga amerikanet ne 1999 dhe mos kerkesa per per demshperblim per demet e luftes nuk duhet te na “gezojne” kaq shume ky teater gazmor me Ruben Arixhiun e Hilelirise…
Keto gazetaruce le te na bejne ndonje shkrim per faktin qe Serbia eshte
bossi kryesor I ekonomise dhe tregut shqiptar ne dy shtete shqiptare.
vetem hapja e arkivave te plota pas 30 vjeteve do jete lluksi I brezave qe do mesojme se kush ka qene Bracja I Sllobos…
tung
Vlene te theksohet se ish presidenti i Kosoves i ndjeri Ibrahim Rugova eshte arrestuar nga policia serbosllave dhe me dhune eshte derguar ne Beograd ne takim me presidentin Jugosllave Sllobodan Millosheviq…..
Arsyeja kardinale e shperberjes se Jugosllavise, dhe ma vone triumphi i Kosoves ishte propaganda primitive e akedemise se shkencave dhe arteve
te Serbise, ma vone u ngrit Slloba dhe vazhdoj me te njejten propagande, si pike-nisje ishte bytha e njifar Martinovic-it, gjoja qe shqiptart ia ngulen gastaren e birres ne bythe, mandej Milosevici vazhdoje meeting-et
ne mbare Jugosllavi keshtu qe politika e tije filloj me bythe dhe aty perfundoj!