Naftëtarët në Kosovë thonë se kanë ulur çmimin e naftës për 30 për qind.
Aktualisht, sipas tyre, një litër naftë në Kosovë mund ta blesh me 1.00 euro, derisa ka qenë 1.30 euro.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, naftëtarët kanë theksuar se çmimi i naftës në Kosovë është real dhe në suaza të lëvizjeve të çmimeve në tregjet botërore.
Ata kanë ritheksuar se çmimi i naftës në Kosovë nuk mund të jetë më i lirë tani, kur merren parasysh taksat që ata paguajnë për këtë produkt.
Në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese tregojnë se paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.
30% eshte 43 cent. 30 cent eshte me pak se 25% beni llogarite perpara se te botoni lajmet
ajo qka hargjojm ne ne Kosove i nxhan ujit e asesi naftes,leni kto pazare,se naj shkatrrun qerret.
” lemi ” medate 3 janar isha ne aeroportin e prishtines per te percjell cunin per ne Angli . Ne kthim ne nje kerburant ne QYTETIN E GJAKOVES , PIKERISHT NE DALJE , PO NE RRUGEN PER NE PRIZREN FURNIZUAM MAKINEN ME NAFTE me cmimin nje liter baras me 97 cent qe i bije 95% te EUROS .