FOTO/ Miss Ekuadori vdes në operacion për heqjen e dhjamit

13 Janar 2015, 19:04Lifestyle TEMA
FOTO/ Miss Ekuadori vdes në operacion për heqjen e dhjamit

Një 19 vjeçare, studente mjekësie, e cila fitoi çmimin si Mbretëresha e Duran në Ekuador, ka vdekur gjatë një operacioni plastik.

Catherine Cando, e cila fitoi këtë kompeticion bukurie në Tetorin e vitit të kaluar u shpërblye me një makinë, një tabletë smart dhe një ndërhyrje kirurgjikale falas.

Ajo iu nënshtura liposucionit, ose ndryshe heqjes së dhjamit edhe pse nuk dëshironte, por juria e bindi se ajo duhet të binte pak në peshë.

Vëllai i saj Daniel Zavala, 24 vjeç tha për mediat se përpara se e motra mis të bënte ndërhyrjen ajo mori shumë telefonata nga klinika që donin ta bindnin për operacionin, por ajo tha jo.

“Ajo po mendonte që t’ia jepte ofertën për heqje dhjami dikujt tjetër,por pranoi ta bënte thjesht për “ta hequr qafe”” ka thene i vellai.

Catherine Cando iu nenshtrua operacionit më 10 janar ku humbi dhe jetën. Sipas klinikës 19 vjeçarja me kurorë bukurie vdiq nga një atak kardiak./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje