Pensionet e emigrantëve, mbyllet me sukses raundi i parë i negociatave Shqipëri-Gjermani

22 Janar 2015, 16:00Sociale TEMA

Mbyllet me sukses raundi i parë i negociatave dypalëshe Shqipëri-Gjermani për marrëveshjen e pensioneve të emigrantëve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, zHellmut Hoffmann, deklaruan sot, gjatë një konference për shtyp, se ky është hapi parë konkret për nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes në vjeshtë të këtij viti.

Ministri Veliaj tha se grupi teknik ka përfunduar pjesën më të madhe të marrëveshjes, nga e cila përfitojnë disa mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. “Ne e çmojmë shumë një marrëveshje të tillë me Gjermaninë, nga e cila do të përfitonin disa mijëra shqiptarë që jetojnë sot atje. Ky është një hap konkret pas takimit të Berlinit, ku kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel filluan një proces angazhimi më serioz dhe intensiv në Ballkan”, nënvizoi ai.

Veliaj u shpreh se Shqipëria është e interesuar të zhvillojë negociata të ngjashme edhe me vende të tjera të BE-së. “Suksesi i negociatave me Gjermaninë do të shërbente edhe si standard, teksa negociojmë me vendet e tjera”, tha ai. Ambasadori Hoffmann theksoi se pas marrjes së statusit të vendit kandidat, ka ardhur momenti që Shqipëria të nënshkruajë marrëveshje të tilla, si kjo për mbrojtjen sociale.

“Pika thelbësore e kësaj marrëveshjeje është garantimi i mbrojtjes sociale për shtetasit e vendeve tona. Ky proces është një investim për të ardhmen”, nënvizoi ai. Sipas ambasadorit Hoffmann, në sfond të këtyre marrëveshjeve qëndron edhe rrjetëzimi i marrëdhënieve në sektorin ekonomik, si shkëmbimi i fuqisë punëtore mes dy vendeve.

“Tregu i punës në Gjermani është i interesuar për forca pune të kualifikuara nga Shqipëria. Por, rruga për të nisur një marrëdhënie punësimi në Gjermani nuk duhet të kalojë përmes kërkesës për azil. Kjo është mënyrë e gabuar. Ajo që na intereson është punësimi i fuqisë punëtore të kualifikuar, me arsimin përkatës dhe njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane”, u shpreh z. Hoffmann.

Raundi i parë i negociatave Shqipëri-Gjermani për nënshkrimin e marrëveshjes së pensioneve do të pasohet nga një raund i dytë që do të mbahet në muajin prill. Ndërkaq, një javë më parë, Sekretari gjerman i Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Jorg Asmussen, tha se marrëveshja pritet të nënshkruhet në vjeshtë të këtij viti./j.h

6 komente në “Pensionet e emigrantëve, mbyllet me sukses raundi i parë i negociatave Shqipëri-Gjermani”

  1. stela says:

    Merrni shembull ju te tjeret nga pala gjermane dhe nga ky minister i ri shqiptar, qe nuk merren me lloqe kavaje poshte e larte neper konferenca shtypi e TV-ra, po me pune konkrete dhe te vlefshme ne sherbim te popullit.

  2. Gerti says:

    Neper media, rrjete sociale, te faqet e Rames, po behet nami per cmimin e naftes. Po e tallin dhe po e diskretitojne kryeministrin edhe me keq se per armet kimike.

    Ky eshte sot nje nga shqetesimet kryesore te qytetareve, dhe fatkeqesisht po kthehet ne nje arme te forte te opozites se Saliut.

    Po gazeta TemA ka ndermend ti bej ndonje mbulim kesaj situate, apo do genjeni akoma me keto sukseset fallso?

  3. Tirana says:

    Ne fakt Gerto,fallco jane ato brockullat e Sales per naften,kurse kjo puna e pensioneve nuk eshte nje gje fallco,por dicka qe do ta perfitojne mijera shqiptare te Gjermanise.

    1. Gerti says:

      Daku nqs do i futemi ministrise se ketij sharlatanit ka per te dale nje nga hajdutet me te medha te qeverise aktuale.

      Sa per ceshtjen e naftes nuk ka asgje fallso, kemi cmimin me te larte ne Evrope sot duke patur nje reflektim minimal te uljes me mbi 60% qe ka ndodhur ne tregjet nderkombetare. Njerezit ne zonat kufitare po ikin ne Oher e ne Prizren per te mbushur makinen.

      Shqiptaret po vidhen haptazi ne mes te dites.

  4. ALB. says:

    NUK BEHEt FjALE PER NEGOCIAtA,POR PER AtE QE GjERMANEt DO tE VENDOSIN.
    KU KA BYtHE PALA jONE tE BEjE NEGOCIAtA.
    tE jEtE PeR SHtEtIN tONE PENSIONIN GIERMAN tE AtYRE QE E MERItOjNE,E ZEVENDESOjNE ME PENSION SHQIPEtAR.

  5. gjermani says:

    negociata vetm saliu nuk dinte te bente ,se kur villont ndo nje me para shikonte cfar do te fitonte vet dhe ne qofte se nuke kishte fitim vet i prishte ato.dy marreveshje me perfitim personal i beri,e para shiti detin tek greku dhe dha me koncensione per interes te qever se tij shume pasuri te popullit shqiptar .kurse kjo qeveri me edin ne krye po bene negociata per te miren e emigranteve kodo qe ndodhen neoer bot.me politeken e saje u beme kandidat per bashkimin europian dhe se shpejti do behemi antar te saje,keto jan per te miren e popullit ton,keto jane me leverdi kombetare,prandaj saliu me shok jane kundra edit se keta nuk menduan as nje here per populli por vetem per xhepat e tyre,mos te harojme piramidat qe edhe ato pak lek qe kishin shqipetaret u a mori sala me mashtrime neper mjet piramidave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje