Ajo mendon se isopolifonia është mënyra më e mirë për t’i përfaqësuar shqiptarët në botën e muzikës.
Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë përballë gazetarit Mustafa Nano, për intervistën fotografike ishte i ftuar këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa. Ajo tha se për shkak të origjinës nga Gjirokastra, e një ndjenjë të pashpjegueshme që e lidhte njeriun me vendin nga vinte, edhe pse nuk kishte shumë bagazh këngësh polifonike, e ndiente shumë pranë. “Nëse një i huaj dëgjon muzikë bashkëkohore kompozuar nga një shqiptar, nuk e kupton se nga cili vend vjen, por nëse dëgjon isopolifoninë do të thotë pa frikë se është një këngë tradicionale shqiptare”, tha Tarifa në “Jamais Vu”.
Më pas, këngëtarja e njohur foli për “muzikën e lehtë” shqiptare ku tha se, nga kjo terminologji i kujtoheshin festivalet e diktaturës, që sipas këndvështrimit të saj muzikor kanë pasur ndikime të thella kineze dhe italiane. “Ka elementë të inkorporuar shumë thellë, që një vesh normal nuk i kupton dot”, vërejti Tarifa.
Duke folur për zhvillimet aktuale në tregun e muzikës shqiptare, ajo tha se për fat të keq, vitet e fundit nuk kishte dëgjuar ndonjë këngë që t’i kishte bërë ndonjë përshtypje të madhe. Ndërsa si interpretuese, do të veçonte në mënyrë të veçantë Juljana Pashën, por dhe Eranda Libohovën.
Eneda Tarifa tha gjithashtu se, sapo kishte regjistruar një këngë të re, klipi i së cilës përfundonte brenda 2-3 ditëve në vazhdim. “Është këngë e mirë dhe po të krahasohet me ato që këndohen në tregun amerikan nuk bën diferencime. Është një këngë niveli, bashkëpunimi im i parë më djalin e xhaxhait, Jon Tarifën”.
Megjithatë, këngëtarja e njohur e skenës, gjithashtu dhe prezantuese në një format fort të njohur si “Portokallia” tha se, asnjëherë nuk ishte e kënaqur nga këngët e saj, por vazhdimisht kërkonte diçka të re. Ajo sqaroi gjithashtu se, kënga e re e interpretuar prej saj ishte në versionin anglisht, dhe se pas bashkëpunimit të saj të gjatë me bashkëshortin, kompozitorin Erion Zaloshnja, por dhe me kompozitorë të tjerë, në kërkim të diçkaje të re, kishte ardhur bashkëpunimi me Jon Tarifën, një bashkëpunim që ajo e cilësoi “në momentin e duhur”.
Po ku je ne gjendje ti te japesh mend per muziken,apo per ata qe e kane bere?Ik futi ndonji tallava,kete po e qani ju brezi i ri.
Rakia! nuk me duket me vende nje ofendim i till nga ty per Enida Tarifen.Ate e njohin te gjithe,dhe nuk eshte ndonje kengetare qe mund te flasesh keq.Eshte tjeter pune ne se ke ndonje inate me te.
Nje percaktim me te vertete te sakt, bravo Eneda per guximin dhe gjetjen qe ke bere. Je me te vertete nje kengetaren qe ben diference nga te tjerat ke nje ze brilant dhe shume simpatike ne portokalli.
Por prite tani kur do te te sulmojne mediokrit,ata qe nuk dine tjeter vetem kete lloj menu corbe qe beri komunizmi te ashtuquajturen “muzik shqiptare”, pa ritem, pa ndjenja, te ftokte deri ne te akullt si vete komunizmi.
Ja ke fut kot ,plako. Me qe na flet per “kete lloj menu çorbe” ( e folur zdrenkthi, i themi ne ketej ), po te kujtoj se ne programin e TV Klanit “100 kenget e shekullit” jo me pak se 90 perqind e tyre ishin te asaj kohe, qe zonja Tarifa na i quaka “perzjerje kinezo-italiane”.
Çudi, ajo s’eshte ne gjendje te vleresoj muziken e vertete ! Gjynah !
Num dua ta paragjykoj nivelin artistik te zonjes ,por do te thoja se ka shume boshlleqe ose me mire mosnjohje te thelle ne ato qe thote.Nuk mundet ta ekuivalentoje muziken e festivaleve te shkuara me nje mix italo-kinez.Me sa duket niveli nuk e le te dalloje kompozimin me orkestrimin.Duke qene se ato vite basi dhe xhazi nuk lejohej te kishin vendin e duhur dhe orkestrimi nuk kishte keto elemente.Dhe sa per motivin dhe kompozimin nuk duhet te flase fare sepse edhe kenga me e dobet prap ishte nga fillimi deri ne fund shqiptare.Mbase mund ta ngaterroje me kenget e festivaleve pas 1999 qe nuk ka asnje kenge qe ka ndonje nga ato elementet e “thella” shqiptare.Kam besim qe ka akoma muzikante,kompozitore,kengetare dhe analiste muzike te shkolluar dhe shume te talentuar ne Shqiperi.Do te ishte mire te degjohej zeri i tyre per kete problem.
Kenget qe kompozohen tani, asokohe nuk do kalonin as per kengetaret amatore.
po kus te degjon ty moj Tarifa ????vetem kengetare nuk je ti..
Nji kangetare qe vlerson kenget shqiptare e nji kohe te kaluar ne motivin Kinez-Italian.Po ku te linte Hoxha te ikje nga motivi me taban shqiptare moj e fameshmja kengetare e pjekur vone ne muzike qe nuk ke haberr per motivet italiane e hiq e hiq ato chine machin.
Po ti thuash cfare permban kuptimi i fjales motiv.Kjo me siguri do te thote sheqer filip.Keshtu flet kodra mbas bregut vetem e vetem se na qenka ba kagetare ne kohen sot.Qe i duket vetja se vetem kjo din,kendon dhe asht kengetare.Asht e vertet kompozimet e kengeve shqiptare sot jane per te ardhur keq sepse nuk gjene askund motiv shqiptare edhe nese gjen i ka te perziera per tu quajtur modern,i favorizon e drejta e kompozimit(hajt ti biem) liri pa kufi e demokracise.Ato qe kualifikohen ne ate Europian asht per te ardhur keq cilesia e kenges si dhe e motivit.
Simbas kengetares,kompozitoret e hershem shqiptare te nivelit qe zor se do perseriten ne nivelin dhe talentin e tyre qe u shkolluan ne monizmin diktature qe sot pak jane gjalle paskeshin motivuar Italo-Kinezen,ne intervisten tjeter mos harro ate ruse sllave.Dhe kengetare me plota talent na paskeshin kenduar Italo-kinezen.Te pakten ta deklarojshe sa ishte gjalle e ndjera Vace Zela e cilesuar nga vete italianet Bybyli pertej Adriatikuit,per te falenderuar ty per kete surpize gjigande te sheqer filipit(4 lek bente cmimi)tend.
Ti shoqe cileson ato qe ndigjon dhe sfumuar nga sukeset ne Itali.Cfrytezon shprehje huazime te gatshme nga te huajt per kengetaret tona i deklaron si mendim i vlersimit tend(kjo tregon shterp trunor) se e kupton qe nuk te kundershtojne e te ngjan vetja se ke taban muzikor.Klipin qe do perfundoj per 2-3 dite mos e krahaso me ate tregun amerikan.Krahasoje me tregun italo-chine machin.Po mos harro ose te pakten ndigjoje nji kangetare shume modeste dhe me nji za qe jo te ben per vete por te mrekullon(nuk ia di emrin) asht e motra apo vajza e vogel e familjes se talenteve kangetaresh Ndoci nga Shkodra.Per qudi m’ka ba pershtypje me kange tradicionale me motiv taban popullore shkodrane.Po kjo te kendon edhe ty ne ndonji dite humori qe nuk i mungojne shkoderloces,apo nuk jane me talent interpretimit nga ma i madhi deri tek ma i vogli/a.Mbyll komentin dhe jam mase dakort me ndendimin tend qe Isopolifonia asht vertet nji perle e forte e tabanit kombetar ku mund te krijosh perla te muzikes apo te kanges me motive shqiptare krejt ndryshej nga e gjithe bota.Nji turiste gjermane i thoshte nji te vetit per (Isopolifonine)kenget e jugut.Nuk mund te iki nga ky vend se kam gjetur pasuri magjepse peradhore plot flori.
Moj ti na Gjinokastra. Te thoje kenget tona te festivaleve kane patur ndikim ruso-italian edhe mund ta besoja. Por kinez??? Ta kane futur kot moj zonje. Ne Shqiperi ndonje film kinez edhe shfaqej, afer 1 Tetorit, por 99% e shqiptareve as nuk e dinin qe kinezet edhe kendonin.
Eshte nje INJORANCE totale, te degjosh sot nje anonime, qe e mban veten per kengetare qe tenton te hedhe balte mbi nje PASURI TE PACMUAR E TE PA ARRITESHME DERI SOT sic jane kenget e MUZIKES SE LEHTE SHQIPTARE TE KOHES SOCIALISTE!!!
Le te gjeje kjo kengetaruce qofte edhe nje kenge te vetme pas 90-tes qe eshte me e bukur se kenget me te mira te asaj kohe,perfsdhi edhe ato palo kenget qe keni cuar ne Eurovizion!!!
KENGA ITALIANE ESHTE MUZIKA ME E BUKURA NE BOTE DHE NE PO SE I AFROHEMI ASAJ JEMI TE PERKEDHELURIT E ZOTIT JUPITER DHE ZEUSIT BASHKE MOJ TARIFA !
Ama me Nano ficken paskeni diskutuar per muziken Eneida?Se ky Muci eshte polignos,merr vesh pak nga te tera,e spo gjej rast ta pyes edhe per djegjen e shurres se po me vuan gjyshi
Ahhaaa e madhe kjo ahhaaaahaha sa kam qesh, po pyete njehere se mbase gjen shpetim gjyshi ahhhaaa
that’s it
Per Eneda Tarifa-n ,
Une pershendes fuqishem Bleona Qeretin dhe “Kallashin” per kurajon e tyre per te dale deri diku por edhe komplet, KUNDUR RRYMES ne veshje ose ne zh-veshje.
Te dalesh kunder rrymes eshte force personaliteti, per mua, dhe une admiroj ne maxsimum ato femra shqiptare qe pozojne nudo dhe ato djem qe deklarohen GAY. Si perfundim, cilido qe shfaqet hapur kunder TABU-ve re rrymes ose me shkoqur, kunder TURMES, ka fuqishem respektin dhe mbeshtetjen time.
Tani, per ju Eneda,
Kur cfaq mendimin e juaj per kenget e Festivaleve, te admiroj qe merr guximin dhe i vlereson ne ate forme. Por kujdes moj ti cupe e njome.
Kur une kam mbaruar inxhinierine mekanike ne ate kohen e festivaleve “kinezo-italiane”. Dhe ne ate kohe ishte vetem nje dege per inxhinierine mekanike. Mbas dy-tri vitesh u bene tre dege ne inxhinierine mekanike, dega auto-transport, dega industriale dhe dega metalurgjik.
Nuk e dij se sa dege ne inxhinierine mekanike jane sot, por dije kete qe ne USA (ne Amerike) jane plot 44-dege te inxhinierise mekanike. Dhe eshte pothuajse idiotizem qe te thuash vetem qe , une jam inxhinier mekanik, pa cilisuar degen .
Tani e kam me ty, moj ti cupe e njome, Eneda Tarifa :
E para, per kengen tende, ne cilen rryme te kenges futet kjo e jotja qe te ta krahasojme me kenget qe kendohen ketu ne tregun Amerikan ?
Nuk del nje jete e tere per te degjuar kenget me te mira ne te gjitha rrymet ketu ne USA.
Dhe e dyta, bashkepunimi , vetem me burrin dhe djalin e axhes, eshte tregues i nje xhelozie te verber te atyre njerezve qe te rrethojne ne familje ?
(Me fal per kete pyetje idiote ne te cilen te dyja pergjigjet, PO/JO, jane plotesisht bindese)
Me shume admirim dhe respekt per cfaqjen tuaj ne skene nga une……qe behem xheloz me te gjithe ata qe jane me ty ne skene.
?