“Çdokush mund të solidarizohet me vuajtjet e një miku, por kërkon një natyrë të lartë që dikush të kënaqet nga suksesi i një miku”, tha dikur Oscar Wilde.
Dhe duket se ka pasur shumë të drejtë, sidomos tani që studiuesit kanë konfirmuar se përdoruesit e Facebook vuajnë ndjenjat e zilisë dhe depresionit kur ata kontrollojnë përditësimet e statusve të shokëve dhe të afërmve të tyre.
Studiuesit në Universitetin e Missourit hulumtuan rreth implikimeve të shëndetit mendor për qindra miliona njerëz, të cilët janë përdorues aktivë në Facebook.
Çiftet e dashuruar si pëllumba në çdo foto “lovey–dovey”, foto të shumta dhe të ekzagjeruara të fëmijëve dhe fotot e dërguara nga pushimet ekzotike, u cilësuan nga ato materiale që mund të çojë në depresion dhe të shkaktojnë ndjenjat e zilisë tek përdoruesit, zbuluan akademikët.
“Ne zbuluam se nëse përdoruesit e Facebook përjetojnë zili nga aktivitetet dhe mënyra e jetesës të miqve të tyre në Facebook, ata kanë shumë më shumë gjasa që të kenë ndjenja depresive”, tha Margaret Duffy, profesore e komunikimit strategjik.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se përdorimi i Facebook, është i lidhur me xhelozinë, tensionin dhe izolimin social, si edhe me gjendjen depresive po ashtu.
Ndaj kujdes! Ndoshta bëni mirë të mos postoni dhe mos ta hapni për disa kohë facebook-un tuaj. Ndoshta është koha të kujtojmë vitet kur teknologjia nuk ishte kaq prezente në jetën tonë, madje edhe në krevatin e një çifti. Përgatiti: J.H
Vertet te vjen keq!
Ska per te ardhur keq. Cdo njeri e percepton FB ne menyren e tij. Zilia nuk lind me FB por eshte atje, ne karakterin e individit.
Zilia eshte helmi i shpirtit, mjere kush e ka!!!
Me fejzbook, ose pa, kush e ka , e ka.
Dashnorja m’la,
ajo qyyy un s’dooja,
u hodh nga hoteli me lapi-topin m’dor,
gjithcka ka dal jasht kontrolli eh jet e gjor !
N’plazh shijuam akulloret,sot luleshtrydhja perqesh mbi bor,
emocione depresive injekton my PC,
e di qe pa te s’rri dot ,por me ne fund vendosa ta le ?
PC hate you
Cunoooo mos urre PC, SE STA KA FAJIN PC-ja
E kane akulloret ndoshta…
Kohe te keqija kane ardh.
Mbasi ndahesh, mos dil ne ballkon
Se te merren mendt
kujton se je zog, e fluturon.
? I bashkohem komentit tat “shoku” ,
kaq shume emocione fallso jan te pasuportushme per kte Bote !
Le c’thot Jassi Ti, per cupat si Jasmina jane dicka normale impulset negative qe vijn nga “PC-ja” ? .Gocat i kalojn lehtesisht kto gjona ,jan atlete te talentuara ?
FCB nuk shkakton zili sepse zilia eshte ne perberjen kimike te trupit, zilia ka ekzistuar cdo moment, vetem se tani i shohim e i marrim vesh lajmet ne menyre rrufe dhe per shume e shume “miq” ne te njejten kohe
Qysh ne fillimet e veta e kam pare dhe kuptuar FB si nje mjet te njerzeve qe vuajn nga depresionet dhe shprehin nje duf (dikush e quan zili) qe na qenka tek njeriu, porse e nxit per te keq vete FB. Bile me kujton nje shaka çeke te kohes se socialismit, kur familja çeke me zi hante nje cope buke ne shtepi, dilte ne ballkon per ti ngjallur zili komshiut, duke krojtur dhembet per ti thene se une hengra mish, kurse ti hiç. Une e ka refuzuar qysh diten e pare kur e pashe tek nje shok! Jame plotesisht i bindur dhe dakort me studimin e bere e Amerike!Sheme Plaku
Prandaj qenka depeesuar sali haleja.