Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për formimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike deri më 31 dhjetor 2008.
“Viti 2008 është viti i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Kosovë, pra është shpallja e pavarësisë, është Kushtetuta që është aprovuar dhe ka nisur zbatimi i ligjeve të Kosovës. Pra konsiderojmë që është e nevojshme të kemi një fillim të ri, një shkëputje nga e kaluara dhe të merremi me të ardhmen”, ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, raporton Koha Ditore.
Sipas tij, komisioni do tq bëjë vlerësimet për borxhet ndaj ATK-së, Doganës, tatimit në pronë, borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina e ngrohje.
“Në afat prej një muaji Komisioni do të dalë para Qeverisë me propozimin për nivelin e borxheve dhe procedurat për legalizimin e këtij vendimi në instancat e duhura të Republikës Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
Ministri Hoti ka shtuar se edhe pas 31 dhjetorit 2008 do të shqyrtohet mundësia për të falur edhe ndëshkimet dhe interesin, për borxhet që qytetarët e bizneset nuk i kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të krijohet lehtësi për të bërit biznes dhe jetesë më të mirë në Kosovë.
Bravo Kosova dardane,po Shqiperia c’ka pret,ndoshta eshte e angazhuar per te burgosur sa me shume qytetare te varfer.
po po bravo kosova por shqiperia po fut ne burg ata qe kane vjedhe dhe jo te varfrit o e verteta se nuk po thua te vertetat.(emerin mund ta keshe bujar por mund te jeshe koprac)
Po me qe u falin disave faturat e energjis dhe te ujit, atehere tu kthejne paret dhe atyre qe kane paguar. Se keshtu i bie qe te ndershmit te ndeshkohen dhe ata qe s’ paguajn te shperblehen. A eshte e drejt kjo.
? Ne nuk bejme dot shtet. Fatkeqsi.