Fshihet tek rrotat e avionit për të shkuar tek e dashura, vdes nga i ftohti

6 Shkurt 2015, 18:38Lifestyle TEMA
Fshihet tek rrotat e avionit për të shkuar tek e dashura, vdes nga i

Një burrë turk ka bërë çmendurinë më të madhe të kohëve moderne.

Ai është fshehur në pjesën e poshtme të avionit, me shpresën se do të arrinte tek e dashura në Britani.

Por 32 vjeçari Hikmet Komur  u përballë me temperatura deri në -60 Celcius, pasi vendosi të fluturonte për në Londër duke u fshehur në karrelin e avionit, aty ku qëndrojnë rrotat e avionit pasi ato mbyllen në ajër.

Trupi i shtatsit turk u gjet në avionin e linjës  “British Airways” në Korrik të vitit 2013, 4 orë pasi avioni ishte ulur në tokë.

Pas hetimeve të bëra gjykata doli në përfundimin se vdekja ishte aksidentale dhe se i riu ishte fshehur tek vendi i rrotave të avionit me vullnetin e tij

Sipas të afërmve, i riu nuk kishte lekë për biletën dhe as dokumenta ndaj vendosi të ndërrmerrte veprimin ekstrem.

E dashura e tij, Luisa de Silva jeton në Londër, por ajo tha  se i kishte kërkuar Hikmetit të mos ta vizitonte më.

Ajo  e kishte vizituar atë në Turqi dy muaj para se Komur të kërkonte me patjetër ta shihte të dashurën e tij.  Mes lotëve ajo dëshmoi se  i ishte  përpjekur ta ndalonte  të bënte këtë çmenduri, por nuk ia doli dot.

Turku i ishte lutur më parë Luisës të shkonte në Turqi por ajo nuk kishte pranuar, ndërsa vëllai i 32 vjeçarit tha se ” ai kishte qenë gjithmonë një aventurier”./j.h

6 komente në “Fshihet tek rrotat e avionit për të shkuar tek e dashura, vdes nga i ftohti”

  1. Delli USA says:

    Pune kurvash,shiko moshen e saj.

  2. dardajani nga komani says:

    “e dashura”!!!
    gjyshja e dashur!!
    e dashura UK Passport!

  3. kurreshtari says:

    Po ky hallen paska per te dashur? Dashuri per letra

  4. z says:

    po prandaj thon letrat nuk njofin dashuri.

  5. Daja says:

    kurreshtar!jo nuk e ka halle, por te dashur or TRAP,po e ka te dashur te radhes se kur i ha asaj,ky nuk ishte budall mos tja kruante se fundi ajo paguante.Po sigurisht dhe per letra,e cte keqe do kishte? dhe si aventurier qe paska qene i lumte,por vec se nuk e paska menduar mire planin.U PREHTE NE PAQE ne qiellin e paster, aty ku dhe ka ikur nga kjo bote.

  6. Hitleri says:

    Nuk è paska ndihmu allahilja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje