Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar nisjen e fazës 2 që ka të bëjë me atë që e quan kurimi i plagëve të shkaktuara nga përmbytjet në të paktën 4 qarqe në jug të vendit.
Gjithashtu Kreu i Qeverisë garanton sigurimin 100% të ushqimit për bagëtitë.
“Nis faza 2 për kurimin e plagëve të permbytjeve. Gati plani i madh i solidaritetit me njerëzit e prekur. Ushqimi i bagëtive i siguruar 100%”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /gj.k/