Kur kjo grua nga Korea e Jugut investoi për të blerë një fshesë me korrent robot, ideja ishte që ta linte makinën e saj të besueshme që të bënte punët e shtëpise, nga të cilat ajo kishte vendosur të hiqte dorë, por s’e kishte menduar kurrë se makina do e shihte dhe atë “si papastërti”.
Por në vend të lehtësimit, 52-vjeçarja nga qytetit Changwon përfundoi duke qenë viktimë e asaj, që shumë njerëz besojnë se do të ndodhë në të ardhmem, pikërisht kur robotët do kthehen kundër njerëzve.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, ishte duke marrë një sy gjumë në dysheme në shtëpi kur fshesa me korrent u bllokua në flokët e saj pasi i thithi ata. Me sa duket i ka marrë gabimisht për pluhur.
Thithja e flokëve bëri që gruaja të zgjohej nga gjumi, pasi po ndjente dhimbje. Por, në pamundësi për të liruar veten, ajo ka thirrur zjarrfikësit dhe u nda nga “kthetrat” e robotit nga mjekët e urgjencës.
Gruaja shpëtoi, por me lëndime të rënda.
Robotët vakum për pastrim janë bërë mjaft popullar në vitet e fundit, ku firma amerikane iRobot ka shitur mbi 10 milionë njësi gjatë 12 viteve, që nga debutimi i saj i parë në vitin 2002./j.h
keto jane “kusuret” e teknologjise moderne.
Keto jane kusuret e idiotesise, se nuk shtrihet robi te flej gjume ne toke kur ka fshesen qe lwviz vet neper shpi
ah ju të kënaqni me këto komente!!
ndoshta ju e keni marrë e përkëthyer si gjithnjë me google translator,por sidoqoftë ky është një koment idiot!!”rrobotët”mjetet ndihmëse njeriu i ka prodhuar që në prehistori!këto mjete ndihmëse përveç dnihmës së madhe që na kanë dhënë për të na lehtësuar punën,na kanë dhe “vrarë”!!por nuk mund të themi se janë vënë kundër nesh!!ky rrobot i thjeshtë nuk e ka parë si “papastërti” “të zonjën”por thjesht ka thithur atë që mund të thithë!!si çdo fshesë me korent që na thith dhe gjërat që ne nuk duam të hyjnë në thesin e saj!!
koha e atyre robotëve që mund të vihen kundër nesh akoma ska ardhur!!robotët e sotëm,dhe ata të dhjet vjetëve të ardhshmë nuk do të kenë mundësi të vihen kundër nesh!!
koha që duhet të mendojmë për vetmbrojtje prej tyre do të jetë kur ata të jnë në gjëndje të mësojnë nga veprimet e tyre!kur ata të kenë ndjenja!!
ndjenjat të bëjnë kundërshtar!ashtu si dhe mik!!
Kesaj here i hoqa leshte e kokes por heres tjeter do t’i heq leshte e… zabelit!