Ana e errët e Syrizas

12 Shkurt 2015, 12:52Rajoni TEMA

Nga Pavlos Eleftheriadis*

 

Më 25 janar, Greqia votoi në shumicë për ndryshim, duke hequr nga pushteti dy parti politike – Nea Demokracia dhe Pasok – të cilat patën sunduar vendin në një formë apo një tjetër që nga rivendosja e demokracisë më 1974. Qe koha e duhur që votuesit ta bënin këtë.

Përgjatë katër dekadave të fundit, udhëheqësit e Greqisë krijuan një sistem klientelizmi që transformoi vendin në një nga shoqëritë më të pabarabarta dhe të padrejta nga pikëpamja sociale në Bashkimin Europian. Pasok, partia tradicionale e së majtës në Greqi, është e gllabëruar nga skandalet dhe duket se ka mbërritur në fund të jetës së vet, duke marrë vetëm 4,6 për qind të votave.

Telashi është se, duke votuar për ndryshim, votuesit e Greqisë hodhën një hap drejt errësirës. Kryeministri i sapozgjedhur, Alexis Tsipras, advokon për lehtësim të borxheve dhe për braktisje të masave të kursimit – objektiva që kanë mbështetje të gjerë popullore. Dhe shumë nga e majta Europiane po i gëzohen refuzimit zhurmëshumë të masave të kursimit të imponuara nga Gjermania nga ana e Tsiprasit si e vetmja politikë e vlefshme për ekonomitë në telashe të Europës. Por, megjithëse Tsipras dhe partia e tij janë të rinj, idetë e tjera që ata ekspozojnë janë të vjetra – dhe shumë larg të qenit ideale për Greqinë apo Europën.

As Tsipras dhe as partia e tij, Syriza, nuk është e dëmtuar nga politikat shkatërrimtare të paraardhësve të vet. Kjo duhet të jetë gjë e mirë, për shkak se mund t’i lejojë udhëheqësve të Europës të kuptojnë më në fund se ajo që po luhet në Greqi është fati i popullit, jo mbijetesa e një klase politike të dështuar. Por vendimet e para të Tsiprasit kanë kundërshtuar BE-në dhe kanë krijuar një klimë konfrontimi.

Problemi është që Syriza nuk është me të vërtetë një parti kundër masave të kursimeve. Avokatët e vërtetë të anulimit të politikave të kursimit – përfshirë ekonomistët Joseph Stiglitz, Paul Krugman dhe Simon Ëren-Leëis – i japin kritikat e tyre nga një perspektivë europiane. Njësoj si To Potami, një parti dhjetë muaj e vjetër në Greqi në të cilën unë jam anëtar, ata mbrojnë idenë për të korrigjuar gabimet politike që kërcënojnë mbijetesën e eurozonës, në mënyrë që të krijojnë një BE më të fortë.

Syriza nuk mendon kështu; dhe, në të vërtetë, Tsipras nuk kërkoi të bëjë aleancë me To Potami, e cila mori 6 për qind të votave. Në vend që të kritikojë masat e kursimit si një gabim politik i rëndë, ajo dënon masat e kursimit si një sulm kundër Greqisë, një imponim neokolonialist apo një projekt ideologjik armiqësor që shkoi keq. Gjuha e tij është ajo e rezistencës ndaj një pushtimi.

Rrjedhimisht, nuk ndodhi aksidentalisht që Tsipras zgjodhi partinë e ekstremit të djathtë Grekët e Pavarur si partnerë në koalicionin e vet qeverisës. Të dyja partitë flasin të njëjtën gjuhë – atë të nacionalizmit virulent – përdorur nga armiqtë e Europës, qoftë në Dresden, qoftë në Moskë.

Ia vlen të rikujtojmë historinë e vonë të Syriza. Gjatë debateve përreth kolapsit të sistemit bankat të Qipros më 2013, Tsipras iu referua udhëheqësve të BE-së si “gangsterë” – e njëjta lloj retorike e përdorur nga populistët europianë të ekstremit të djathtë si Marine Le Pen dhe Geert Ëilders. Më së fundmi, ai akuzoi udhëheqësit e BE-së se kanë hartuar marëveshjen e shpëtimit nga falimenti të Greqisë në një mënyrë që t’i mundësojë ta “plaçkisin” Greqinë nga asetet e saj. Në këtë kuptim, gjithashtu, heroi i ri i të majtës Europiane ngjan shumë me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe ultranacionalistët e tjerë.

Në mënyrë të ngjashme, ministri i ri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, beson se BE-ja është një formë e re “perandorie,” e tillë që ka kthyer Greqinë në një “koloni borxhesh.”

(Ky është titulli i librit më të fundit të Kotzias.) Dokumentet zyrtare të Syriza në mënyrë të rregullt dënojnë BE-në si një organizatë që minon demokracinë dhe shkakton varfëri dhe mjerim nëpër Europë.

Përgjatë pesë viteve të fundit, Tsipras ka ndërtuar mbështetjen për Syriza duke sulmuar partitë greke pro-europiane si kukulla “neo-liberale” të Gjermanisë. Megjithëse edhe vetë Tsipras pretendon se është në favor të Euros, ai nuk përmend kurrë disiplinën fiskale që kërkohet për Euron, apo që Greqia hyri në telashe për shkak se shkeli detyrimet e traktatit. Ai madje kundërshton edhe konkluzionet e Eurostat, agjencisë statistikore Europiane, e cila thotë se Greqia dha të dhëna të rreme për buxhetin në vitin 2009. Në vend të kësaj, ai argumenton se shifrat e korrigjuara më 2010 qenë rezultat i një komploti, dhe që zyrtarët e Greqisë që publikuan të dhënat duhet të përndiqen penalisht.

Syriza nuk është tamam vetëm në Greqi në hedhjen e fajit te BE për shqetësimet e vendit. Demokracia e Re dhe Pasok bëjnë pak a shumë të njëjtën gjë, duke sulmuar BE-në, “spekulantët”, fondet hedge – çdokënd që mund të shërbejë për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga përgjegjësitë e vetë politikanëve grekë për krizën. Media më e madhe private në Greqi, e kontrolluar nga oligarkët e vendit, është e lumtur të bindet.

Kështu, shumica e televizioneve flasin për një marëveshje shpëtimi njësoj siç flet Tsipras: sikur ata janë viktima të masave të kursimit dhe rezultat i një dogme neoliberale. Për rrjedhojë, për shumë tepër njerëz në Greqi, masat e kursimit reflektojnë obsesionin të çmendur të Gjermanisë për disiplinë, jo shthurjen e vendit. Dëshpërimi për shkak të varfërisë dhe pasigurisë është kthyer në zemërim ndaj projektit Europian – gjë që trishtueshëm po kthehet në patologji pan-europiane.

Novacioni kryesor i Syriza ka qenë që të kapitalizojë nevojën urgjente për ndryshim në Greqi duke portretizuar partië që ajo rrëzoi si në një farë mënyre të rradhitura në anën e armiqve të vendit, përfshirë BE-në. Ky mesazh sugjeron që Syriza është gjithashtu e gatshme edhe për ndryshimin më të keq të mundshëm nga të gjitha: izolimin nacionalist.

*Project Syndicate-BIRN

46 komente në “Ana e errët e Syrizas”

  1. HAJDUTI says:

    O sa keq me qene korrak…hahaha…vkkkkkk

    1. Pilo Lala says:

      Jo Syriza te vije ne Greqi, por edhe babai i tij Chavezi, nuk e shpeton dot Greqine, pa masa drastike te uljesh shpenzimeve te Administrates.
      Rritja e Taksave per shtepite, token, bizneset jane rruga e dyte e shpetimit.
      Dhe nje pike delikate ku asnje Grek nuk ja mban ta preke, eshte Kisha Greke qe eshte nje gangrene dhe strehe e fshehjes se Taksave. Por kushdo qe do flase i pari, Kisha do e perveloje menjehere si Inkuizicioni ne turren e druve.

  2. EleΥΘeriskeΨi says:

    te dhjere……, por krenar !

    http://youtu.be/WvJ_DK9ovec

    1. golgi says:

      O debil gjysem jan shqipetar atje.Ske turp…

        1. tfgs says:

          HAHAHAHAHAHAHA,hani ndonje cope torte o gyzele………..por mos harroni qe duke ikur te mbushni edhe ndonje kanoce per gjishin ne shtepi…………….o Zot,keta nuk kane per tu ngopur kurre,gjithe jeten pinasmenoi………….

          1. arbereshi says:

            KETA KETU JANE BATHOREXHITE E SALIUT TE CILET I QERASI SALIU ME OMELSIN PER FESTEN E TROPOJES.ATA JANE TE URITUR EUROPIANE,DMTH JEVGJ, KUSH NUK SHIKON NDRUSHIMIN E OMELSINES NGA KARROTA DHE PATATIA??? PUCOFAGO ME SHOKE……. PUCOFAGO PI UZO ME KARROTEN e ZIKES SE SHKON SHUME LUM VELLAI MOS HARO EDHE JANULLEN JEPI TA KAFSHOJE NJI HERE.

        2. tourkoarxidifagos says:

          he mor fisq!re, ske faj ti po keta kercunjte e TemA’s qe nuk ju bejne ban te gjithe juve beqirave grekothithes. shan dhe personelin e gazetes motertum

    2. LEXUES says:

      nuk mund te talleni me popullin e varfer se sa per kujtese ti qe ke ven kete video shiko dhe ate te tortes se 100 vjetorit dhe pastaj vendos se kush eshte i dhjer dhe kush krenar

  3. Maqo kapterri says:

    Perfundimisht jevgjit duhet te kethehen ne afrike ke para-ardhesit e tyre

    https://www.youtube.com/watch?v=vWpGUjx1Kdo

    1. ec daku says:

      O maqo koqja nqs do e dije historin e fustanellës nuk do publikoje këtë video. Ik më mirë ruaj ndonjë lopë. Fshati ka nevojë për ty.

      1. Pilo Lala says:

        Pse ju djeg disave ketu kur themi ndonje te vertete pe Greket?
        Ata jane jevgjite te ardhur nga Afrika, kryesisht Egjypti.
        Jevgjiti leu edhe bythen me gjalp, kur u be i pasur. Kjo ndodhi edhe me Greket, por pastaj shkuan ne fis perseri.
        Imagjino si do hidheshin keta, po te fliste ndonjeri kunder Shqiperise…….

        1. m says:

          eh ceti besh o pili, hane buke te greku dhe jane bere gjysma greke, as shqipen se flasin si duhet.

          Sa per Europen, mire ti behet! Tere jeten ju ka dale per krah( dhe kur ngrihet ceshtja e masakrimit te cameve, bejne sikur nuk degjojne dhe heshtin Ju dhane me qindra miliarda Grekeve, dhe ata pasi i vodhen dhe i hengren, tashti i beshtyjne doren Europes. Keshtu eshte kur e ben nje popull parazit .

      2. LEXUES says:

        o “maqo kapterri” ja fute vetes me duket, hahahahahahahah

  4. tomsojeri says:

    Qe kur thua se je antar i “To Potami” meret vesh qe kjo parti e improvizuar dhe e montuar me shpejtesin e drites per te dal ne siperfaqe sepse ato parti tradicionale so Pasok dhe Demokracia e Re te zhytura ne hajni dhe korupsion ku administrata e tyre qe ne majat e larta te saj kan henger miliona € mitmarje dhe kto fillojn nga firma gjigane SIEMENS drejtori i se ciles vrau veten para dy javesh sepse dinte shum e kish ber shum !Kto skandale qe i drejtonte dhe i mbulonte nje far Hristoforakos,kur i doli horlliku ,meqe kish edhe n/shtetsi gjermane ja mbathi ne Gjermani qe ti shpetoj denimit dhe gjermanet e kan mar ne mbrojtje te plot ! Pra kta gjerman mos mi beni engjej e kal karroce sepse ashtu si fajdexhiu usta, ju dha para hajduteve ,i kompromentoj deri ne gryk qe sot tju bej pushtim ekonomik qe nuk ndryshon nga ai qe dikur Hitleri desh ta pushtonte boten ushtarakisht !
    Un nuk di per anen e erret qe flet ti zoteri ktu por di qe ky Tsipra po ju nxjer horlliqet dhe synimet e te dy paleve ,si kta qe moren e si ata qe i dhan dhe po perpiqet te shpetoj popullin e tij nga varferia pa rugdalje qe esht zhytur nga “pushtusit”! Ministri ekonomis Varufaqi e krahasoj Greqin me “lopen e semur” qe nuk mundet te prodhoj aq qumesht sa te filloj te zbres koken e borxhit sepse tokot i kan mar frymen dhe po kerkon koh aq sa ajo prodhon me shum perndryshe mbetet ta perpish “lopen”me gjith thundra !Keshtu pra kerkohet nenshtrim,kerkohet te blien falas te gjtha resurset,cdo gje qe sjell fitime e avash avash edhe ishujt e mundesisht edhe diellin qe mbulon kte vend !Cipra kuptohet po reziston ,po kerkon qe te mos jet atdheu i tij WC e Evropianeve te pameshirshem me ne krye Gjermanin pedante !”vdekja yte,jeta ime”i thon kesaj! Per fat te keq ky kodoshi i “Potamit”qe “mbiu” keshtu per te mos prekur interesat e manjateve ,nuk ja ariti dot ,edhe ai palacua tjeter Papandreu qe percau partin e hershme te tij as ne parlament nuk hyri dot !Ky popull ju dha grushtin mbiemrave qe vite me radh ja kalonin pushtetin njeri tjeyritdhe ndonese mbrem ne ate nat te ftoht ,dolen e u mblodhen me mijra ne sheshin para parlamentit ne mbeshtetje te Tsipres dhe qeveris se tij !Mos u gezo o i gezuar sepse nuk do jet larg ajo dit qe vet ne shqiptaret ,me kta qe zgjedhim do ja u kalojm edhe grekerve e te tjer do na shtypin me keq se kta greqin !”fajdexhiu”gjithmon esht miqesor e i dashur kur ti i shtrin doren e passi te ka xhveshur mir, ateher do ja shohesh ‘hajrin” e per kte fajin nuk do e kemi ne por kta politikanet e koruptar qe jan majmur ne kuriz ton !Tcipra po luftohet me te gjitha forcat e sesht cudi edhe te humbas sepse fitorja e tij esht rrezik i madh per gjith ato vende ku jan detyruar te marin borxhe e kjo nuk esht aspak ne interes te “fajdexhiut” ! Mbrem jo vetem ne Athin por ne shm vende te Evropes popujt dolen ne sheshe te solidarizohen me luften kunder ktij lloj pushtimi te ri !………

    1. matriks says:

      Ne Shqiperi po mundohen te krijojne nje klime antipatie per Syriza.

    2. Pilo Lala says:

      Lere politiken menjane.
      Grekerve jua beri gropen:
      1. Shpenzimet ne Lojerat Olimpike
      2. Varferimi Turizmit per shkak te konkurrences Turqise, Antalia.
      3. Largimi Bazave Ushatarke te Amerikes. Nuk e harron Amerika vezet dhe domatet qe u prit Presidenti Klinton ne Athine.
      4. Administrate e fryre. Kur flet klasa, nuk flet burokratizmi, thoshte Enver Hoxha.
      Me kete Administrate Greqia po shkon ne gremine me Limuzine.

      1. perkthyesi says:

        E pame se ku e coi Vatanin edhe Enver ANTIKRISHTI o enveristi Pilo Lala nga Laleria. Ja ku e ke edhe nje video famoze te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes qe i beri shqyptaret si majmune xhungle me keq se ky fisi ZULU qe kercen me fustanela grekesh alla SYRIZA me muzike popullore:

        https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

  5. arbereshi says:

    PUCOFAGO pu ise vre glendara, pare ti sakulasu re gjifto na kanis glendi me uzakia, ke na mu ksinis ta arhidia mou.Te fala janulles more jevgo rural

    1. Zigur Qarri says:

      Si mendon,çfar bën mutofagos poshtë tavolinës së priftërinjve grek?
      I mjel,apo i bën një franceze sa për nxemje para koalidimit?
      Φιλί με γλώσσα…
      https://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4

      1. Andreas says:

        xaxaxaxaxaxaaaaaa eeee re arapi mou tourkoarxidifagos ! Te kane nxjere janullen ne televizori re malaka

      2. Aua ;) says:

        Zigur, te lumte dora, ku e gjete kete perlë! Mutofagos do te jete duke bere praktike me Janullen… hahaha… ?

    2. iliria says:

      arberesh je i madh fare

  6. Zigur Qarri says:

    Me qarte nuk thuhet.Krimineli shfaqesohet duke akuzuar viktimen,nevojtari fajeson bamiresin!Fjalet jan pa vlere kur morali eshte i dyshimte.Por katastrofa me emadhe eshte qe,ky moral i ndyre eshte sanksionuar me ligj.Per ti dhene te drejte vetes,kurdis turmen ne nje kor te sinkronizuar me politiken e mashtrimit,duke hedhur fajin tend dikujt tjeter.Ky eshte fundi i moralit.Ky eshte tmerr.Tipike per politikat ekstreme.Lavazhi trurit,forcim i pushtetit te ideoligjizuar,izolim,ne prag dikture,rrenim ekonomik.

  7. Antonio says:

    Drejt Greqise, d.m.th. gremines, po shkon mbare Bota!
    Keshtu qe ne vend qe te gezohemi per vuajtjet e tjetrit qofte ky tjeter edhe nje fqinj shovinist siç eshte Greqia, duhet t’i vijme ne ndihme njeri-tjetrit e te kuptojme se ne popujt – qofshim greke, sqiptare, serbe, ruse, italiane apo amerikane, jemi viktima te nje sistemi kriminel qe po na vret bashke me ekologjine, ambientin e ketij planeti te mrekullueshem!
    Kur kuptohet kjo e vertete e fshehur, duhet aplikuar rruga ghandiane e rezistences paqesore, e mosbindjes civile mbareboterore. Popujt duhet te bashkohen per te rrezuar pushtetin e kupoles se bankiereve qe e kthen kete planet ne nje depozite pleherash, per t marre çelesat e qeverisjes ne dore!
    Sot e ka radhen Greqa, neser Shqiperia e mbare bota. Pushteti duhet te kthehet ne duart e popujve, ne litar Kapitalizmi i llojit sionit, duam nje rend te ri qe te garantoje ushqim, arsimim, paqe, begati per te gjithe, ne nje bote pa kufij!

    A. Minga

    1. perkthyesi says:

      Shko ne Korene e Veriut se e ka LIVE ate “begati” qe po e kerkon me kaq emocione komunistesh. Por mos harro se buka blehet me LEKA o Antonio Gramshi albanezi.

    1. Andreas says:

      Xaxaxaxaxaaa keni nostalgia per koherat e shkuara re poustokefale!
      Mbajtja e mendjes aty nuk ua mbush zorren me psomi grekeve re arxidi….. Po vazhdo enderro ti me si hapur

      1. tfgs says:

        Arapi mou,sot ne gjithe Greqine festohet ”TSIKNO PEMPTI” ku psinete[piqet] mish e pihet ouzaki,krasi,birra etj ne cdo cep te patridas,ok!Nje zakon qe festohet ne shekuj,i cili perkon me fillimin e apokria-s[karnavali].Ju citoj se nuk kishte taverna te lira[vende],ishin zene vendet ketu e nje jave me porosi.U orvatem dy ore ,vetem duke dale jashte Athines per te gjet taverna te lira.Kaluam nje 2 oresh u kenaqem me nje 80 evro,tani po shkojme per kafe……….Besoj se deri nga ora 2 do te kalojme nje mbremje te gezueshme,te qete,pa kallashe,pa korrake,pa dhinamiti,pa hajdute me koukoules pas ferrave,pa ulerima minaresh ne arabisht,pa erresira,pa gropa me uje,pa plehra,pa ere lopesh e shishe plastike apo goma makinash qe digjen per ngrohje…..dhe mbi cdo gje:pa korrake!
        O Zikeeeeeeeeeeeeeee,ti nuk e di mer korrak se cdo te thote te jetosh ne vendin e bekuar nga Zoti, Greqine……

        1. tourkofagos palioarapi says:

          Xaxaxaxaxaxaaaa vazhdo enderro me si hapur. Po sidoqofte, kur te lodhesh e te te kthehet mendja, lopaten dhe shatin akoma ketu e ke. Merr dhe gyneikan edhe futjuni punes per 2000 leka te vjetra dita.

        2. Kaon says:

          Tourkofagos, eisai fantastikos! Synexise na ta xoneis sta tourkospora.

        3. h says:

          Greqis i shporri hajdutet , mire apo keq Tsipras te pakten nuk eshte hajdut i provuar se mbase do behet po te ardhmen se dime! Persa i perket premtimeve edhe Tsipras eshte i vetedijshem qe jo gjithcka do plotesohet por ama dicka do perfitoj nga negociatat e reja . Nqs se Tsipras nuk do te ishte k minister ahere greket do kishin status quo kurse tani dicka ndryshoi!
          Besoj se interesi i borxhit do ulet , kohezgjatja do zgjatet dhe reth 10-20% e borxhit do falet sepse pjese e interesit te paguar do zhvendoset tek principali.Nqs se splotesojne kushtet kryesore te Tsipras Greqia falimenton atehere trojka dhe huadhenesit ligjerisht smarrim asnje kacidhe.tsipras do fitoje sepse keshtu fitojne te gjithe ndryshe te gjithe humbasin edhe ne shqiptaret duam apo sduam qerren e kemi lidhur me Greqine!
          TGFS te fala Dhulles, me ka marre malli per nje cike si i asaj se kendej nga USA sme shijon sa me shijonte i Dhulles.

          LUTUNI PER GREQINE

    2. iliria says:

      u doli pucofagos po ku ishe o fshatar iqelbur qe vjen er me kilometra larg eeeeee pe papas dhe e nxore koken e bythcpuar o bythcpuar nuk tu durua hajde tani fute koken posht tavolines dhe merri ndonje gojore papajve

    3. arbereshi says:

      PUCOFAGO fotografi jane keto, sakula ishte live,PUCOFAGO cfare te ra ne pako eshte e sigurt qe K…i i ZIKES, lum si ti apo nuk shkon me UZO.KALO GLENDI aderfara.

    4. Aua ;) says:

      Eh more mutofagos, e shperlan gojen me uzo pas “punes”, eh? Te lumte, qenke vajze pastertore, e dalluar ne gojore!

  8. demokracia ka ligje says:

    Greqia perben rreth 1.7 % te ekonomise,te poullsise dhe te siperfaqes toksore te eurozones.Nuk ia vlen kaq shum zhurme per nje vend kaq te parendesishem per Europen..

  9. plaku says:

    Me habiti fakti qe autori grek i shkrimit permend mbajtesit e cmimit nobel per ekonomine si Stiglitz dhe Krugman pa permendur se keta shkencetare ekonomike mbeshtesin teorine e Keydenssit per kohe krize. Pra, ne vend te shkolles gjermane qe predikon kursimin, sic u aplikua ne Greqi dhe i mori shpirtin ekonomise greke, sipas tyre duhet te ndiqet politika e zhvillimit ekonomik dhe investimeve, qe beri Ruzvelti ne vitin 1933 me planin NeW DEal dhe tani Obama nxorri Ameriken nga kriza duke ulur ne 50% papunesine dhe rritur 5% GDP.
    Pra behet fjale per nje politike strategjike dhe Syriza nuk eshte per heqjen e Euros por per ndryshimin e rruges se daljes nga kriza, pra rritjes ekonomike dhe jo kursimit te eger te imponuar nga Gjermania.

  10. tomsojeri says:

    Bravo Antonio ! Respekte ! Kjo esht gjuha e realitetit qe mundohen te na e fshehin e na corientojn “kodra mas bregut”! Popujt jan viktimat e tyre dhe prehu i tyre! Popujt nuk esht e veshtir ti mashtrosh,ti egersosh,ti kurdisesh e ti fusesh ne luft me njeri tjetrin !Kta mendjeshkurterit tifoz ,banal gjoja patriot ,jan ata qe vrapojn te mbushin radhet e atyre e nuk din perse luftojn !
    Mir shkruan Zigur dhe ke mjaft te drejt, por kur morali i politikaneve qe udheheqin esht negativ ,po e perseris , populli bie viktim e tyre ! Mos haro qe ky popull puntor i sakt dhe i palodhshem,gjerman, dy her u be shkak zjarri ne bot !Mir apo keq ,shqiptaret ne kte Greqi moren mesimet e para te kapitalizmit per te dal nga varferia !
    Esht e vertet ,shum e vertet qe greket u ndihmuan ne ato dit te veshtira dhe politikanet e pameshirshem denuan brezin e tashem dhe esht ky brez qe po kerkon te ndihmoet tani !A e din se Egjeu i mbushur me naft nuk esht pron e greqis? Jan vulosur burimet e naftes si shperblim i atij “planit marshall” dhe greket skan te drejten e shfrytezimit ! Tani po turren tja marin te gjtha e ti kthejn ne sherbetor apo skllever qe te punojn per ta !Thot nje fjal e urt “mos e godit te shtririn”dhe greqia kjo esht sot! Esht ky brez i tradhtuar nga vet greket e koruptuar qe po kerkon te ingranohet ne radhet e nje Evrpoe qe shkon perpara e jo mbrapa !Mos kujto se kam tifozeri por ,niveli ,kultura dhe eksperienca duhet te na bej ti shohim faktet nga te gjitha anet dhe ndaj bashkohem me Antonion persa thot!Popujt te ligj i ben vetem politika ………

  11. Su says:

    kjo eshte kritike nga nje pjestare e partise te katert ne zgjedhjet e fundit, “to potami”, qe nje nga linjat e mosrenjes dakort me partine ne pushtet eshte te mos u jepet shtetesia greke femijeve te emigranteve, thene shkurt varja trajsten.

  12. ardi says:

    ky gazetar pavlos elefteriadhis eshte nje person se vetem gazetar nuk mund ta quash ketu ne greqi nje mbeturine e sistemit rrenues nea demokracia-pasok,ky person punonte tek nje gazete pro qeveritare dhe tani qe qeveria e sotme nuk financon kete gazete del e shpif pa kufij…..Duhet te jetosh e ti degjosh realisht ketu se si qendron realiteti,nuk ka asnje qeveri prefekte,por kjo e sotmia eshte nga me e mira e se mundshmes………realiteti do ta provoj

  13. juli says:

    Kriza botrore e 1929 nuk ka as nje lidhje me ate te viteve te fundit,
    Atehere kishim mbiprodhim te konsumeve nga industri. amerikane dhe pamundesi kjo te vinte ne barazpeshe me forcen blerse te konsumatorit
    Klima entuziaste bente kompanite dhe aksionete tyrene bursen amerikane te vinin ne stratosfere
    E ndersa ne te vertete prodhimet e tyre do te ngeleshin stok ,duke cuare ne fundosjen e thelle te burses amerikane dhe te aksioneve te tyre,
    Ne keto kushte qe e logjikshme te zbatohesh teoria e keydenizmosit e cila bazohesh ne forcen qe ka sektori shteterore per te perballuare krizen ekonomike
    Duke krijuare miona vende pune dhe vepra te medhaja te asaj kohe
    Gjithashtu duke dhene demshperblime ekonomike agroteve dhe industrise ne menyre qe te mos kete mbiprodhim te konsumeve mbi forcen blerese
    Sot dhe konkretishte ne Greqi problemi eshte shteterore dhe krize borxhi ekonomik
    Eshte shteti grek ai qe ka problemin dhe jo bankat greke
    Bankat greke ne fillim te krizes ekonomike ishin shume te pastra nga lendet toksike dhe ishin te detyruara te paguanine mekatet e shtetit!
    Gjithashtu ekonomia greke nuk kishte mbiprodhim ajo bazoheshh kryesishte tek importete dhe eksportet e kesaj ekonomie nuk ishin a 20%te shkembimeve tregatare
    Si mund te krahesohet kriza greke me ate te viteve 1929 ne amerike e bote kur nuk kemi asgje te perbashket!
    Si mundet nje shtet qe nuk eshte ne gjendje te paguaje nepunesit e tij dhe qe eshte problemi kryesore i gjendjes ekonomike ne greqi mund te hap vende pune dhe ti japi hov ekonomise!
    Eshte tjeter gje ne qofte se e shikojme ne aspektin e pergjithshem europian,gje qe eshte ne sferen e se ardhmes se si mundet europa si shtet e federal i perbashket te perballoje krizen ekonomike ,dhe tjeter gje realiteti qe jetojme tani ku europa nuk eshte nje shtete i perbashket por nje klab shtetesh qe kane bashkpunimte ngushte ekonomike
    Ne qofte se europa qe nje shtet iperbashket europian atehere po mund te kishte shume menyra per te dale nga kriza ekonomike
    Por ne realitetin se si funksionon sot europa kane te drejte gjermanet si tia bejme te punojne qorrat qe te hane horrat
    Greket italianet spanjollet e portogezet ne vend te akuzojne gjermanine per gjendjen e tyre ekonomike do te ishte mire ti benin pyetje vetes pse Vikinget e finlandes te suedise apo hollandezet e ceket qe jane popuje te vegjel kane nje shtete te zhvilluare nga te tera aspektet shoqerore dhe jane mbeshtetset e politikes se mergelit!!!!!!!!!
    Sa per potamin Eshte e vetmja force politike qe perfaqeson evolucionin te rene ne GREQI
    ESHTE FORCA E SE MAJTES SE VERTET DHE JAM I SIGURTE SE DO TE LUAJ ROL TE RENDESISHEME NE POLITIKEN GREKE
    SA PER DISA KOMENTUES QE NUK DINE SE C THONE KJO PARTI KA DEKLARUARE QYSH NE DITET E PARA TE KRIJIMIT TE SAJ SE FEMIJTE E EMIGRANTEVE QE KANE LINDURE NE GREQI APO JANE RRITURE NE GREQI PER POTAMIN JANE QYTETARE GREK,JANE QYTETARE GREK,

  14. Para Laci says:

    Problemi esht se shumica e njerzve ne evropen jugore si spanje, itali, jugu I frances, portugali, greqi, (edhe ni pjese ne shqiperi)etc.. jane popull dembel prandaj jan ne krize. Shiko evropen veriore, dhe sidomos vendet skandinave per shembull ata jan me pak ne krize se jan me puntore se evropianet jugore.

  15. Votren says:

    Keto video duhej ti fshinte Tema.Me dhemb kur shoh cdo kend,kushdo qofte ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje