Jahjaga në takim më banorët e Podujevës/ Kryetari i komunës, Veliu: Vërehet ulje e fluksit të largimit të qytetarëve

11 Shkurt 2015, 14:40Rajoni TEMA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi mezditën e së mërkurës, komunën e Podujevës, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe takimeve me qytetarë, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal të qytetarëve dhe përcjelljes së mesazhit se rruga e ikjes nga vendi nuk është zgjidhje e asnjë problemi.

Jahjaga është pritur në takim nga kryetari i komunës, Agim Veliu, i cili e njoftoi Presidenten për gjendjen e përgjithshme në komunën e Podujevës, e cila është e prekur në masë të madhe nga migrimi ilegal i qytetarëve.

Javën e fundit vërehet një ulje e fluksit të largimit të qytetarëve, që vërehet edhe nga rënia e dukshme e numrit të kërkesave për dokumente që u shërbejnë atyre për të migruar ilegalisht. Gjithashtu po shënohen edhe raste të kthimit të qytetarëve, të cilët pasi kanë marrë rrugën e migrimit, janë kthyer sërish në familjet e tyre. – u shpreh kryetari i komunës Podujevë, Veliu

Sipas një njoftimi të Presidencës, pas takimit me kryetarin e komunës, Jahjaga u takua edhe me banorët e këtij qyteti. Ajo i dëgjoi problemet e tyre dhe premtoi se institucionet e vendit do të ndërmarrin të gjitha masat që gjendja e tanishme të ndryshojë në të mirë të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Ndërkohë, një javë më parë, presidentja ka vizituar komunën e Ferizajt dhe Vushtrrisë, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal të qytetarëve .  Elisa Dedja

2 komente në “Jahjaga në takim më banorët e Podujevës/ Kryetari i komunës, Veliu: Vërehet ulje e fluksit të largimit të qytetarëve”

  1. coli says:

    vete e gatove kete qeveri te shpifur me ne krye ty moj pshurrajke qe te vjen era perc apo kjo ishte loja coju lule t pakten por pa lek tek ata qe dhan jeten per clirimin e vendit dhe mbrojten me gjak historikishte ose te familjet e viktimave te te zhdukurve kurse te mbijetuarit e gjejne rrugen vet pa ty zogu

  2. zefi( ish dulla) says:

    @coli
    po pse ben mundin kot te besh koment me kete,futja i pordhe hekuri mer jahu, kesaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje