Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, dhe se pas këtij operacioni qëndrojnë kryeministri Gruevski dhe njerëzit rreth tij. Bëhet fjalë për përgjim masiv dhe jolegal nga të punësuar në shërbimet sekrete
Kemi parashtruar padi kundër Sasho Mijallkovit, Goran Grujovskit nga sektori i pestë në DSK. Mbi 300 biseda të mija, për katër vite”. Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit
Në vazhdim të konferencës Zaev ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, biznesmenë, deputetë, politikanë, gazetarë. Vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nuk janë përgjuar. “Na kanë përgjuar edhe kemi biseduar me fëmijët tanë”, tha Zaev duke theksuar se me këtë është shkelë privatësia e qytetarëve.
Kryetarii LSDM-së ka deklaruar se Gruevski dhe Mijallkov e kanë përgjuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e PDSH-së, Menduh ThaçI dhe atë të RDK-së, Rufi Osmani. Për momentin Zaev ka lëshuar inçizime nga bisedta e tyre të përgjuara.
I pyetur nga gazetarët nëse në mesin e “bombave” ka ndonjë incizim që flet edhe për ndonjë likuidim, Zaev nuk dha përgjigje konkrete. “Nuk do t’i publikojmë të gjitha për një ditë”, u përgjigj shkurt Zaev, raporton “Lajm”. Pak para pres konferencës së parë ku u publikuan bombat, shumë media njoftuan se në mesin e bombave që mund të shqetësojnë partinë shqiptare në pushtet, BDI-në, janë vrasja e Harun Aliut dhe “Monstra”.
Në mesin e incizimeve të publikuara sot në pres konferencën e Zoran Zaevit është biseda e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, me kryetarin e komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.”. Në pjesën e publikuar në pres konferencë, ata bisedojnë për një person të sëmurë (si duket femër) që duhet dërguar për mjekim jashtë vendit.
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë se në mesin e të përgjuarëve kanë qenë edhe përfaqësuesit e BFIM-së dhe KOM-it. në videon më poshtë mund të përcillni një pjesë të pres konferencës së LSDM-së. Video është në gjuhën maqeodnase: