Boris Tadiç kërkon t’i zërë vendin Ban Ki Moon në OKB

8 Shkurt 2015, 13:56Rajoni TEMA

Ish- presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka nisur një fushatë për përkrahjen e qeverisë serbe për kandidaturën në postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB.

Sipas të përditshmes serbe Blic, ambicia e Tadiç nuk është sekret për publikun, pasi ai edhe më parë e ka shprehur dëshirën për këtë post.

Ish- presidenti ka përqendruar energjitë në sigurimin e mbështetjes së kryeministrit serb Aleksandar Vuçic, ndërkohë që udhëtimet e tij jashtë Serbisë në forume ndërkombëtare janë bërë të rregullta që pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale.

Në garë për postin e Ban Ki Moon është edhe Vuk Jeremic, ish- minitër i Jashtëm i Serbisë, i cili e bën më të vështire realizimin e ambicjes së Tadic.

Pritet që sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së të zgjidhet nga vendet e Evropës Lindore pasi asnjëherë këto vende nuk e kanë udhëhequr organizatën botërore.

Jeremic thuhet se e ka përkrahjen e Rusisë, por jo të SHBA-ve, ndërsa mundësitë e mira i ka diplomati sllovak Miroslav Lajçak, ish- presidenti slloven Danilo Tirk dhe drejtoresha e UNESCO-s, bullgarja, Irina Bokova.

4 komente në “Boris Tadiç kërkon t’i zërë vendin Ban Ki Moon në OKB”

  1. Treviso says:

    Miroslav Lajçak dhe Irina Bokovajane dy kandidatet qe munde te garojne per drejtimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara.
    Cudi nuk eshte te garoje edhe kryekrimineli i shqiptareve, zoti sali Berisha, por nuk do te thote se do ti prishin pune dy garuesve te pare.

  2. Zamorano says:

    Obobo, punë serbësh ky muhabet. Mirë kjo, po ky Tadići mbështetjen e kujt ka? Se po e pati edhe ky të Rusisë e hëngri Kosova.

  3. nard noka ,noke nardi says:

    pse te mos kandidoje namik dokle, i mire eshte dhe ai, dhe nga evropa lindore eshte.

  4. Albani says:

    Me mire per Kosoven jane Bullgarja,ose slloveni.
    Sllovaku eshte njelloj si Serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje