Pas festës fillojnë negociatat

5 Shkurt 2015, 11:37Rajoni TEMA

Euforia pas fitores zgjedhore kaloi. Syriza zgjohet në realitetin e fakteve financiare. Greqisë i nevojitet tani ndihmë, shkruan Bernd Riegert.

Një gjë nuk duhet t’ia mohosh qeverisë së re në Greqi. Ajo është në gjendje të mësojë dhe shumë shpejt. Jo më shumë se para një jave fituesit vunë në dukje forcën e tyre dhe provokuan partnerët në Evropë me kërkesat e tepruara për heqjen e borxhit, të kontrolleve buxhetore nga ana e trojkës dhe për pavarësi për grekët gjoja të skllavëruar. Pasi kryeministri radikal i majtë dhe ministri i tij i financave u përkulën mbi libra, panë numrat e vërtetë dhe sidomos pasi zhvilluan bisedimet me huadhënësit e tyre në Romë, Paris, Londër, Bruksel dhe Frankfurt, po i afrohen tani më në fund realitetit politik. Tani mund të bisedohet dhe duhet të bisedohet. Një kompromis duhet të ishte i mundshëm në interes të Greqisë dhe të gjithë eurozonës. Alexis Tsipras pëshpërit diçka mbi marrëveshjet me mirëkuptim reciprok. Kancelarja gjermane Angela Merkel e pret me gëzim madje takimin me tmerrin e eurozonës javën e ardhshme në samitin e BE-së në Bruksel. Ministri i Financave Yanis Varouvakis sugjeron madje një “plan Merkel “për rindërtimin. Një kthesë e mahnitshme.

Klima është përmirësuar. Tani duhet të vihen mbi tryezë faktet dhe propozimet konkrete. Heqja e borxhit, këtë e pranon edhe vetë ministri i Financace Varoufakis, nuk shtrohet më për diskutim. Kjo nuk është urgjente në moment, sepse borxhet me norma të ulëta interesi kanë një skadencë prej mesatarisht 32 vjetësh. Një ristrukturim i borxhit mund të kishte sjellë lehtësim në një periudhë afatgjatë. Por kjo do të kërkonte që Greqia ta shlyente para kohe kredinë relativisht të shtrenjtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Këtë grekët do të mund ta bënin me para të freskëta, duke i marrë ato me kushte më të mira nga paketat evropiane të shpëtimit. Por ky do të ishte një program i tretë ndihme, të cilin qeveria gjermane e ka refuzuar deri tani. Ideja e çuditshme e ministrit të Financave, për t’i këmbyer borxhet e vjetra të Greqisë në obligacione me afat të pafund, është e pamundur nga ana ligjore dhe shumë e rrezikshme për donatorët. Greqia mund t’i blinte përsëri këto borxhe të vjetra, por përsëri me një kredi të leverdishme nga ombrella e shpëtimit.

Për një afat të shkurtër bankat greke dhe në këtë mënyrë edhe shteti grek, të cilit i përket pjesa më e madhe e bankave, mbahen mbi ujë nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me kredi emergjente. BQE do ta vazhdojë ta bëjë këtë, vetëm nëse Greqia i nënshtrohet edhe më tutje një programi shpëtimi. Sido që ta marrësh: Qeveria e re greke ka nevojë për institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, përndryshe ajo do të ishte brenda disa javësh, më së shumti disa muajsh e falimentuar. Këtë e ka kuptuar Alexis Tsipras dhe ekipi i tij dhe shpresa ekziston që të veprojnë në përputhje me këtë.

Nevojitet një politikë realiste

Deklarata për të reformuar vetë në Greqi dhe për ta bërë sistemin tatimor më eficient dhe më të drejtë është në rregull. Tani duhet të pasojnë vepra. Koha nuk pret. Deri më 28 shkurt duhet të paraqitet një plan i besueshëm, përndryshe BQE mund t’ia mbyllë rubinetin e parave Greqisë më parë se ç’mund ta priste ministri i Financave Varoufakis. Në Greqi që para fitores së Syrizës ka nisur largimi masiv i kapitalit. Njerëzit kanë votuar për një ndryshim radikal, por për të qenë të sigurtë ata tërheqin paratë nga xhirollogaritë. Për të ruajtuar likuiditetin dy banka në Greqi vetëm dhjetë ditë pas zgjedhjeve kanë nevojë për asistencë urgjente nga BQE. Ky duhej të ishte një paralajmërim serioz për qeverinë në Athinë. Edhe Eurogrupit do t’i duhet të lëvizë, për të shmangur falimentimin në Greqi. Ai nuk ka shumë hapësirë levizjeje, jo sepse do që të zemërojë grekët, por sepse nëse bën lëshime, atëherë edhe Portugalia, Irlanda dhe Qiproja, që janë gjithashtu vendet e programit, do të kërkojnë kushte më të mira.

Çështja interesante tani është se si kryeministri Tsipras do t’ia shpjegojë votuesve grekë kthimin në një politikë më realiste. Shpresat e grekëve të rraskapitur janë të mëdha. Duhen shënuar suksese, sidomos kur koalicioni i çuditshëm i Syrizës së majtë radikale dhe i partisë së djathtë ekstreme Anel po tregon të çarën e parë. Të djathtët nuk duan të votojnë një ligj të të majtëve për shtetësinë. Nëse Tsipras nuk mund të mbajë të paktën një pjesë të premtimeve sociale, ekipi i tij qeveritar do të ketë së shpejti vështirësi serioze.

8 komente në “Pas festës fillojnë negociatat”

  1. EleΥΘeriskeΨi says:

    kopanon me tre gunga te pabeseve !

  2. nbca anticensurë abc says:

    me të vërtetë qiprasi e ka kuptuar se ku është!!fluturoi sa fluturoi dhe kur këtheu kokën e pa se gjethet e prasit ishin zverdhur nga pordhët e mëdha!!e kuptoi se nuk fluturohet me pras në bythë gjithë jetën!!
    shpresoj që të këthehen me këmbë në tokë,të hapin sytë dhe ti shtrohen punës!!të administrojnë paret më mirë nga këtu e tutje!!ekonomia nuk është politikë!në ekonomi rezultati i 1+1 është 2,në politikë mund të jetë dhe 200!!
    përvoja e syrizës së qiprasit shpresoj që të bëhet mësim dhe për idiotët që udhëheqin politikën shqiptare!!nuk mund të jesh si europa duke i kërkuar falje borxhesh o duke e kërcënuar “të veprojë sa nuk është vonë”!në europë shkohet me shifra dhe me llogari!!
    reforma që bëri shrëder për gjermanët e asaj kohe ishte një katastrofë,por sot ata po korrin sukseset e saaj.janë shteti më i fuqishëm dhe më i barazpeshuar në europë për të mos thënë në botë!!

  3. Zigur Qarri says:

    “We agree to disagree”
    Shoijble(Schäuble) dhe Varoufakis nuk bien dakord.
    Shkaku i qendrimit te ashper te Bankes qendrore Europiane,Bursa greke ne Athine ne pikjate,me shume se 9% minus.Athina e zemeruar proteston,kurse investitoret ne Spanje dhe Itali dridhen nga nervoziteti.Banka qendrore Europiane ia ka bere te qarte grekeve,pa kontrollin Europian nuk ka kredi.
    Kjo do te thote se,qeverisja nga nje ose dy forca politike per momentin eshte pamundur,por me te gjith forcat politike qe duhet te jene te nje
    mendimi ne marrveshjen me Banken qendrore Europiane.Hamsia e madhe te le pa gje.Hajt hidhni Eurot tani tek minoritetet e Rusise dhe Shqiperise si te jene letra qoftexhiu.Kot s’thone se,kur ka Leke jevgu fshin edhe bythen.

  4. Gjirokastriti says:

    Loja tani ka nisur gjermania nuk ben pas por as Greqia
    Pa mbaruar koferenca e ministit te ekonomise greke me ate gjerman erdhi ftesa nga Putin per Cipran me 9 maj.
    Pyetja qendron?
    EU do nje Greqi ne BE apo nje kunje te rusise ne Evrope????
    SHBA foli hapur nuk mund te shtrydhesh nje popull pergjithmone dhe ai mos reagoje.
    Ngelet vetem te shohim perfundimin.
    Jo pa qellim qeveria Greke filloi takime me te gjithe pervec Gjermanise.
    Besoj se Greket prape do e hedhin lumin
    Nqs falimentojne do e marin veten shpejt mos harojme industrine e rende te turizmit qe kane ( vitin qe kaloi 24 milion turista dhe mbi 13 miliard euro)
    Nqs falimentojne problemet do perhapen ne tere EU
    Pra komentet jane te mira po pak durim dhe do marim vesh se cdo ndodhi.

    1. tfgs pisoglentis says:

      Ashtu themi qe tja hedhin te pabeset se ndryshe ngelen korofillaket si puna jote pa evro

      1. Gjirokastriti says:

        Kujdes ti pasardhes i ndonje jeniceri turk.
        Po kot s’thone gjaku uje sbehet.
        Se ke mare rrugen per siri akoma?????
        Gjaku te kerkon atje ne krye te frontit mos e lodh veten me analiza se do ta djegesh ate pak tru qe ke.

        1. tourkofagos palioarapi says:

          Irritimi jot ka nje baze te vlefshme. Keshtu eshte kur gjysherit e stergjysherit e tu kane qene argate te gjirokastritet

  5. Star says:

    Po ruset i kan teper paret qe mendohet se do i hedhin ne Greqi . Dhe Rusi ben pyetjen? Po sikur edhe me te te sillet si po sillen me Europen? Se ne Rusi gjanem ka probleme si ne Greqi dhe ndoshta edhe me te thella. Sanksionet dhe renja e cmimit te naftes po e len pa gjume regjimin putinian qe edhe ashtu ka boll probleme per vehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje