Kosovë, ministri i Financave shpjegon përse u falën borxhet

6 Shkurt 2015, 11:10Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës e motivoi vendimin për faljen e borxheve që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj shtetit, me arsyet se në Kosovë në vitin 2008 kanë ndodhur ndryshime të mëdha strukturore.

“Ne po mendojmë që të bëjmë një prerje në atë kohë dhe të kemi një fillim të ri. Falja e borxheve do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset për një fillim të mbarë”, thotë ndër të tjera në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Hoti thekson se është themeluar një komision ndërministror, i cili do të verifikojë borxhet dhe do të propozojë para qeverisë formën ligjore se si të procedohet më tutje.

Ky vendim është marrë mbi pasi në Kosovë në vitin 2008 kanë ndodhur ndryshime të mëdha strukturore në shoqëri, është shpallur pavarësia, është aprovuar Kushtetuta e re, janë larguar ligjet e UNMIK-ut, kemi filluar me ligje të shtetit të ri.

“Pra, është një ndryshim kapital që ka ndodhur në shtetin e Kosovës, dhe ne po mendojmë që të bëmë një prerje në atë kohë dhe të kemi një fillim të ri” tha ministri.

2 komente në “Kosovë, ministri i Financave shpjegon përse u falën borxhet”

  1. raimond vlonjati says:

    Faleminderit qeverise se Kosoves qe i fali borxhet per qytetaret e saj, se kjo beri qe edhe qeveria e Tiranes te vihej ne pozite te veshtire dhe te falte borxhet e energjise elektrike per shqitparet e Shqiperise

    Falja e borxheve qe beri qeveria e Kosoves, ishte nje levizje jo vetem humane , por
    edhe SHUME inteligjente per te ndihmuar ne nxitjen e ritjes se bizneseve te vogla.
    Bravo !

    Ne kete rast Qeveria e Kosoves i dha nje Leksion Moral & Profesional kokeqypave
    qe drejtojne ekononomine shqitpare ne Tirane

  2. RILINDJA says:

    PERRALLA -FALJA E BORGJEVE ESHTE BERE NGA IKJA MASIVE E SHQIPTARVE NGA KOSOVA E KJO QEVERI ESHTE BERE TURPI EVROPES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje