Personi që ka arrestuar policia dhe që dyshohet se njeh autorin e vendosjes së tritolit, qenkësh mik i Fates. Kunati pa fotografitë me të, dhe vendosi ta pyesë Faten se sa të “rrezikuar jemi nga dekonspirimi i grupit”.
E thirri Faten në kafe dhe filloi ta pyesë.
-Ça është ky tipi që kanë arrestuar, se të pashë në fotografi?
-Po ku di unë mo burrë, çun i mirë, djalë flori. Se ke idenë ça çuni është. I gjendshëm, i mirë, na ka ndjek në fushatë pas gjithmonë.
-Po si e ke njohur ti?
-Po kot mo, më është afruar vetë. Kur kisha ato hallet unë me gjyqin, ky më kapi një ditë në rrugë e më tha: Ti je njësh. Unë për ty do votoj. Më thuaj ça nevoje ke.
-Po ça nevoje kam, i thashë. Nuk ma zgjidh dot ti, e kam me këta lartë.
-Mos e rruaj, tha, se s’të bëjnë dot gjë. Vetëm mos lësho Doktorin dhe mos pri në besë Zenin. Po respektove ata, s’ka gjykatë që të dënon. Mua më ke gati për çfarë të duash.
Më pëlqeu shumë si tip. E thirra një ditë ta respektoja dhe e pyeta me se merrej.
-Me punët e mia, tha, s’kam probleme.
-Ça do ndonjë ndihmë, i thashë?
-Jo, tha, i kam punët në rregull. Të kam qejf se jemi i njëjti tip. Dhe unë kam qejf shpërthimet, tritolin, barutin. Kur të ndodhi ajo në Gërdec, thashë me vete, “Ja tipi im”. Më erdhi shumë keq që plasi, u bë dëm i madh. Gjithë ai dinamit, gjithë ai barut kot. Pu pu pu.
Aty e kuptova që ishte çun u mirë, djalë flori. E futa në Partinë Republikane. E bëri qilizëm Bathoren dhe Kamzën. Donte vetëm t’i gjeje ndonjë lidhje, se i duhej herë pas here dinamit, dhe qe njësh.
-Po kështu, ça interesash kishte, tha Kunati?
-Po hiç mo burrë, djalë i mirë. Më tregoi një ditë për një vrasje të bukur shumë. Ja kishin fut njërit dinamitin poshtë tavolinës dhe e vranë me bukë në gojë. Kishte bërë bujë si vrasje shumë.
-Si, e kishin vrarë këta?
-Jo mo burë jo, e tregonin si histori, se e di që unë i kam qejf këto historitë me vrasje të bukura shumë.
-Aha, se më ngrive gjakun, i tha Kunati.
-Ke folur që kur e arrestuan?
-Po, më më dërgoi dje foto nga qelia. Kishte internet. Ishte në qeli me këta që s’kanë paguar drita. U kishte premtuar atyre që do dilte pasnesër dhe do t’ua paguante të gjithë shokëve të qelisë dritat. Ata ishin pa punë. U kishte premtuar se do t’i merrte dhe në punë. “Do kemi punë këto muaj”, u kishte thënë.
-D.m.th ti thua s’ka ndonjë problem se tregon shokët ai?
-Jo, në asnjë mënyrë. Ai më thoshte mua, mos trego Zenin, si do tregojë shokët ai?!
https://secure.avaaz.org/en/petition/Bashkia_e_Tiranes_JO_koncesionit_te_parkimeve_ne_Tirane/?lakIdgb&pv=0
Ore, une kujtova per Faten e diplomacise kulturore !
Po ai qefalia kishte foto me njeri o mero?