Ditmir Bushati: Zhiti do shkojë në Vatikan. Tsipras-in e presim në Tiranë

16 Shkurt 2015, 22:41Politika TEMA

Visar Zhiti do të jetë  i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqiperisë  pranë Selisë së Shenjtë.  Këtë ka lënë të kuptojë, ministri  i Jashtëm, Ditmir Bushati,  gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare.  Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se është çështje ditësh.

Bushati: Për sa i përket çështjes së Visar Zhitit, ne si qeveri nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe për të marrë vendime abuziviste me personlitete të tilla dhe besojmë se në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështje

Ilva Tare: Që do të thotë se z. Zhiti do të mbajë një detyrë si i ngarkuari  me punë i Shqipërisë në Vatikan?

Absolutisht që Z.Zhiti do të mbajë një detyrë por kjo është një çështje që do t’ua bëjmë me dije opinionit publik në kohën e duhur.

Ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të ambasadorëve, e për ketë i referohet kushtetutës.

Bushati: Politika e burimeve njerëzore është politika eksluzive e ekzekutivit. Në rast se do të lexojmë nenin 100 dhe 102 të Republikës së Shqipërisë kuptohet se është Këshilli i Ministrave insitucioni që harton dhe zbaton në tërësinë e vet drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Presidenti është vendosur, si të themi, në një digë finale, për të mos lënë sistemin të rrëzohet dhe jo për ta përdorur të drejtën të  emëruar përfaqësuesin fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë

Pranon se në emërimin e personelit diplomatik ka dhe presione por deklaron se ligji i ri  mbi shërbimin e jashtëm do të rrisë jo vetëm nivelin e përfaqësimit por dhe do të shënojë fundin e  konflikteve mes institucioneve.

Bushati: Politika, media dhe biznesi. Këto tre kategori kanë qenë pas këtij shërbimi

Ilva Tare: Media në c’kuptim?

Presione që bën media për vëllain, motrën gruan, të afërmin etj etj.

Bushati: Nëse shohim ligjin është i detajuar. Përcakton kohën e detajuar të qëndrimit në detyrë në nivel të ambasadorëve. Përcakton përgjegjësitë disiplinore. Përcakton rastet kur mund të lirohen ata para kohe. Në të, të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë proces, deryra dhe roli është i i qartë.

Ilva Tare: A do të ketë testime të diplomatëve?

Bushati: Normalisht po. Në procesin e hyrjes në shërbimin diplomatik dhe të procesit të marrjes së gradës këshilltar

Kryeministrin e greqisë, Aleksis Ciprasin, e ka ftuar në Tiranë , dhe nuk pret ndryshime drastike në marrëdhënive ndërmjet dy shteteve, dhe pse mes paleve ka ende cështje të pazgjidhura.  Marrveshja e ujërave është njëra prej tyre ndaj dhe Ministri j Jashtëm  kërkon që palët të ulen në bisedime

Bushati: Nuk besoj se do të ketë ndryshime drastike përsa i përket mardhënieve shqiptaro-greke. Cështjet e zgjidhura janë aty. Janë cështjet e vjetra të cilat presin zgjidhje.

Ilva Tare: Pakti  detar, a është një histori e hapur

Bushati: Absolutisht që është një cështje e hapur

Ilva Tare: Shpresoj të jetë e tillë sepse zyrtarë të lartë që janë përmendur në këtë dosje nuk janë prekur nga kjo çështje. Shpresoj që ju t’i keni çuar në prokurori. Kjo ka mbetur një përgjegjësi e ekspertëve?

Bushati: E para nuk ka përgjegjësi ekspertësh por ka përgjegjësi politike. Qëndrimi ynë është i qartë që të dyja palët duhet të riulemi në tryezë për të ribërë një përcaktim të zonës ekskluzive ekonomike , në gjykimin tonë, më të drejtë, më të ndershëm dhe më në respekt të parimeve të së drejtës ndërkombëtare

Nuk e konsideron çështje të lehtë dhe se  përgjegjës për marrëveshjen e nënshkruar, për kryediplomatin është vetëm një njeri.

Bushati: Nuk ka zyrtarë por ka vetëm një që e ka firmosur, që të jemi të qartë edhe me opinionin publik dhe ky është Lulzim Basha.

17 komente në “Ditmir Bushati: Zhiti do shkojë në Vatikan. Tsipras-in e presim në Tiranë”

  1. Eri says:

    Po pse e la pa nje pune ne administraten e MPJ kur i dhimbsej Zhiti?!!!

  2. HAJDUTI says:

    prisni tsiparas…gjarperushin korrak te anadollakeve grek..

  3. anonim1234 says:

    sa femije! kerkon t’ia ngarkoje ligjit problemet e deritanishme.

  4. era says:

    Kur i dini nenet perse beni zhurme kot. Ate hajvanin e mjere mos e pirdhni fare dhe vazhdoni punen. Nuk keni kohe per te humbur më, e lagu nuk e lagu bishtin dhelpra. Edhe ate qe e beni per te treguar se cfare loloje eshte presidenti dhe se kush i vertit presidentet dhe tritolet ne Shqiperi, te gjithe e dine dhe nuk ka nevoje te sorollatet nje emerim qe normalisht dhe logjikisht i takon ekzekutivit.

  5. X Man says:

    Ministri me i paafte i tranzicionit. E ke ate vend fal babait. Ti politiken e jashtme e ke kthyer ne nje bordello Amsterdami.

  6. Emigranti says:

    Shikojeni fytyren e ministrit.Arrogant si i jati,mosperfilles si i jati,te njejten urrejtje ndaj njerezve si i jati.Dhe ky majmun ben sikur po perkrah nje ish te perndjekur.Une nuk e njoh kete Visarin,por vetem fakti qe pret ndihme nga djali i nje prej persekutoreve te tij,tregon se cfare karakteri ka.

    1. altin78 says:

      NUk njihke as Visarin , nuk njihke as te atin e Ministirit, as Ministrin. Ndoshta eshte mire te mos komentosh ndonjehere kur nuk e ke idene per cfare po flet?

  7. liri a vdekje says:

    e ke gabim or tej zoterija esht shume i afte e fal tij erdhi nga papa e Merkel e gjith me radhe ,lere luften e klasave ta bej sali serb berisha si komunisti i fundit

  8. Bimi says:

    Ca ligjesh nderkombetare me greqine po mos I lejojni te hyjne fare ne detin tone nxirrni rojet bregdetare se Nuk ngeli traget grek pa derdhur ujrat e Zeza ne karabrun e himar.

  9. Demokraci says:

    O Maxhoranca. Jeni qe jeni ne mes Nishanit dhe Zhitit, pse nuk dergoni Nishanin ne Vatikan dhe beni Zhitin President.
    Respektoni dhe te denuarit e ndergjegjes me kete rast, aty ku u takon.

  10. tz says:

    Ai o I mjere eshte I biri I nje komunisti te ndyre, quaje si te duash me gjithe Ramen, por nje pyetje o fat keq, Sali Berisha me kompani cfar kane qene e jane ????

  11. tz says:

    Emigrant e ke pseudonimin , Te Emigruar e paske dhe trunin

  12. z/kallami says:

    Ne qoftese pakti detar asht ceshtje absolutisht e hapur me leshime ne favor te Grekut athere pak rendesi ka personi qe ka firmosur faljen e keti paktit.Kjo vetem qe tregon humbje kohe sepse qeveria e ma parshme paskesh punuar mire.

  13. mergim tari says:

    Unë e kuptova qe do te punoje diku tjetër por jo ne Vatikan.
    TE shohim e Te marre vesh kush e ka te drejte………

  14. E Verteta says:

    Pa dyshim me zi e prisni Tsiprasin komunistin qe eshte shprehur se populli grek mund te ngrihet ne revolte qe te mos paguaj rreth gjysem trilion dollare amerikan qe i ka Bashkimit Evropjan dhe bankave.
    Ta harroje Tsipras, greket dhe miqte e tyre nje per nje do paguajn, deri ne 1 cent sic u shpreh Merkel. Greket nuk do ta kendojne me refrenin do hape, do pime, do ketcejm nga darka deri ne mengjes dhe per ne punojne shqiptaret dhe paguajne gjermanet. Komunisti Tsipras vjen te marre te gjitha te drejtat per kufirin detar, pa perfill Vendimin e Gjykates Kushtetuse. Vjen dhe per Vori Epirin sepse origjina e te jatit eshte andej.
    Bota e paku e coi komunizmi Evropen lindore mos u merrni me aventurfiere.

  15. sikrati says:

    jam thelelsisht i zhgenjyer nga deklaratat e Bushatit. Kj te kujton Jakominin, ne mardhnjet me Greqine. Tsipras e ka dhene pegjigjen pse mungoi ne tirabe,,,NATO dhe BE e gabuar per shqiptaret por loja vazhdon,,, ka thene Tsipras. Bushati te shikoje njeriun me Bllok ne krye te shtetit qe po behet gati (po e lane Himariotet), apo Zamon, shefin e Infsoftit, apo Dulen e Lakut te Vizionit, apo , Pisturilin me shoke te tjere oligarke (te thena nga goja e Spartak Ngjeles)per te bere fshatra turistike ne himare. Mero Baze, mos kujto se himariotet flene, ka zot ai vend atje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje