Rama, i pari udhëheqës i rajonit që takon Juncker

16 Shkurt 2015, 20:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do të jetë udhëheqësi i parë i rajonit që pritet të enjten në Bruksel nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni, ndërsa renditet i dyti për kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, pas takimit të dhjetorit me kryeministrin maqedonas Gruevski.

Në këtë vizitë zyrtare, shefi i Qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha dhe nga pala europiane pritet i njëjti numër përfaqësuesish në tryezë, raporton TCH.

Megjithëse flitet se në takimin me Presidentin Juncker, mund të jetë e pranishme dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, zyra e saj nuk e konfirmon ende një të tillë, për shkak se agjenda e saj parashikon ende një mision jashtë Brukselit. Po kështu, edhe Komisioneri Johannes Hahn nuk do të jetë i pranishëm për shkak të vizitave të programuara për këtë javë në Maqedoni e Kosovë.

Në takimet e së enjtes pritet të diskutohet mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për ecurinë e përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe, mbi situatën në rajon, për çështjet që lidhen me sigurinë e BEsë, përfshirë masat kundër terrorizmit.

17 komente në “Rama, i pari udhëheqës i rajonit që takon Juncker”

  1. ..HE e Mori Infermierja Testimin, joo ... says:

    ….raportoni lajmin dhe lerini keto elozhe shterpe, jo po i pari, jo po i dyti ,nuk i hyn kujt ne xhep rradha ne kesi rastesh, jo te pakten per aq sa kjo nuk perkthehet ne interes te ngushte praktik per shqiptaret dhe shqiperine qe rine e presin pas deres se europes prej sa e sa vitesh

    1. Flutra says:

      Te vjen keq per shqiptaret qe presin? Po shqiptaret kane pritur 50 vjet neper radhat e ushqimeve e tani ta harrojneEnverin e Partine e ti kthehen jetes individuale, e t’i lene thashethemet se ato te lene pabuke, po edhe pa martuar

      1. ..HE e Mori Infermierja Testimin, joo ... says:

        …ti flutura nuk me dukesh nga ato qe ke pritur 50 vjet se shumicen e tyre po i tret dheu nderkohe,keshtu qe ben mire te tregosh pak respekt.Une fola per gjeneraten e pas dhjetorit 90 qe eshte velur me zhgenjime te tilla dhe ku takime te tipit :une i thash ai me tha, qe nuk prodhojne asgje per shqiptaret pervec njohjes se njeriut qe ke perballe ne delegacion.PRANDAJ eshte mire qe takime te tilla te publikohen vec ne permbylljen e tyre ku te evidentohen ARRITJET.Dhe jo pa u ndodh takimi duke na servirur si arritjevec rradhen e takimit qe eshte aspekt procedurial dhe dhe pak ka te beje me thelbin e takimit

    2. Anxhi says:

      o Tema po nuk mund ta paraqitni per noj arritje takimin

      http://latwy.pl/kurva-kardashian

  2. nuçi says:

    Prap të parët.

    1. Albann says:

      hahahaha…Deri dje ishim te dytet pas Gjermanise…Tani jemi te paret…Nejse ke te drejte, jemi te paret dhe per konsumin e qepeve :).

  3. Beni says:

    Po na plasi ca do takoj rama e ke takonte saliu.
    Cfare ndryshimi kane?!
    Rama Eshte trap I paafte dhe frikacak saliu eshte trap vrases, meta trap hajdut etj…

  4. tomorri says:

    Ate qe kemi thene nuk e kthejme perseri mbrapsht,je i vetmi person qe mund te beshe shume per shqiperine tone,Kreminelet le te pelcasin le te zihen dhe rrihen juve i nderuare z.k/minister vazhdoni rrugen tuaj pa kthim per te miren e ketij kombi.Shqiperia do te behet do apo nuk do nje grusht antishqiptaresh te deklaruare boterishte qe drejtohen nga krye kremineli Sali ,por ne ju themi se rrugen e kini shume te shkurte se vrulli i pa permbajtshem i popullit do tu fusi ne dhe me 25 qershore dhe ma pas,kjo eshte e sigurte nga ana jone .
    I pari do te mbetesh gjithmone ne ballkan dhe Europe Edi Rama me taban kombtar shume te konsoliduare.Ne i shohim me mire se ju perpjekejet dhe veshtiresite qe hasni por duhet te jene te perkoheshme,ne ju duame me te ashper per te vendosur sa me shpejte rregullin dhe ligjin qe ka humbur ne drejtim te pa ditur per 23 vjete me rrjeshte.

    1. Flutra says:

      Bravo Tomorri

  5. qytetari says:

    Nqs ju e konsideroni kete gje si nje sukses ,atehere ju uroj :”perpara per fitprje te reja”!

  6. analist says:

    Wooow super fare, o po fare-fare!!! Urime zoti Rrama, perpara ne takime te tjera….

  7. rakia says:

    Lerini keto kalamanlleqe.Sikur Shqiperia eshte nje vend madh dhe ububu.Shtet pa brek ne byth!Si i pari si i fundit do te mbash rradhe per tu takuar.

  8. coli says:

    he me te lumte ver ne vende atoritetin e humbur te shqipetareveec aty oooEd djali

  9. partia e kurvave te LSI se says:

    Na plasi kari..

  10. neri says:

    si nuk folet mire per njeri mor komentues,ka edhe njerez te mire e te afte pervec jush,

  11. anonim1234 says:

    Parti Enver, jemi gati kurdohere! vete kjo na ka ngel.

  12. tos says:

    po pse genjeni

    sot ne oren 13:30 pash direkt ne lajme se presidenti i komunitetit evropian priti krueministrin e greqise cipras.

    Pra nuk eshte i pari ne rajon.

    Mburruni , mburruni por hurin do hani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje